Qëllimi i politikës akuzuese të Taxhikistanit kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i57984-qëllimi_i_politikës_akuzuese_të_taxhikistanit_kundër_iranit
Disa ditë më parë, më 8 gusht, radiotelevizionit shtetëror i Taxhikistanit, me një film të diskutueshëm, akuzoi Iranin për gjoja mbështetjen e një zinxhiri vrasjesh gjatë luftës civile të këtij vendi. Mesa duket dokumentari ishte përgatitur për  "luftën civile të vitit 1990". Ky veprim i dyshimtë gjatë ditëve të fundit u përball me reagimet e të apasionuarëve të historisë dhe kulturës së përbashkët të Iranit dhe Taxhikistanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2017 07:32 Europe/Tirane

Disa ditë më parë, më 8 gusht, radiotelevizionit shtetëror i Taxhikistanit, me një film të diskutueshëm, akuzoi Iranin për gjoja mbështetjen e një zinxhiri vrasjesh gjatë luftës civile të këtij vendi. Mesa duket dokumentari ishte përgatitur për  "luftën civile të vitit 1990". Ky veprim i dyshimtë gjatë ditëve të fundit u përball me reagimet e të apasionuarëve të historisë dhe kulturës së përbashkët të Iranit dhe Taxhikistanit.

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Dushanbe menjëherë pas transmetimit të filmit mohoi akuzat e pabaza që u hodhën kundër Iranit dhe shkroi: "Pretendimet e bëra në këtë film janë rrëfimet nga njerëz që nuk janë gjallë dhe për këtë nuk mund të kenë kredilitet". Ambasada iraniane në Taxhikistan theksoi: "... Rikujtimi i historisë së kombit taxhik e tregon shumë mirë dhe në formë të paharrueshme se si Republika Islamike e Iranit, ka qenë një prej sponsorëve kryesorë të paqes në Taxhikistan dhe ka qenë ajo që ka luajtur një rol konstruktiv për përfundimin e luftës civile në vitet '90 ".

Marrëdhëniet midis Iranit dhe Taxhikistanit kanë qenë gjithmonë të një rëndësie të madhe në sistemin e marrëdhënieve të Iranit dhe me vendet e rajonit të Azisë Qendrore. Kjo rëndësi është për shkak të dy faktorëve të rëndësishëm që janë:

- Së pari, ekzistojnë lidhje të gjata kulturore, fetare dhe gjuhësore midis iranianëve dhe taxhikëve dhe këto lidhje kurrë nuk janë dëmtuar për shkak të luhatjeve dhe ndryshimeve gjeopolitike në rajon.

- Por fakti i dytë është në arenën politike.

Irani është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Taxhikistanit dhe më pas gjatë luftës civile në Taxhikistan mes  viteve1992 dhe 1997, është përpjekur për të ndërmjetësuar në dhënien fund të konfliktit, gjë që rezultoi me organizimin e bisedimeve të paqes mes qeverisë së Taxhikistanit dhe kundërshtarëve të saj. Por kush përfiton nga ftohtësia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve?

Disa ekspertë theksojnë se kjo çështje duhet të analizohet në ndikimin e faktorëve destruktiv rajonal dhe ndër-rajonal, në marrëdhëniet Iran-Taxhikistan.

Sipas agjencisë Sputnik, eksperti politik rus, Aleksandër Konyazov, i ka dhënë korrespondentit të agjencisë së lajmeve Fars në Bishkek në një shënim të posaçëm ku thotë: Polemika e kohëve të fundit në një nga rrjetet televizive të Taxhikistanit, bëhet në mënyrë që të rrisë tensionin mes Iranit dhe Taxhikistanit dhe kjo bëhet me kërkesë të Arabisë Saudite.

Kjo polemikë u formua rreth dy vjet më parë në kuadër të aktiviteteve të Partisë Lëvizja Islamike e Taxhikistanit, ndërkohë që rrënjët e kësaj çështjeje duhet të kontrollohen diku tjetër. Morteza Saffari Natanzi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit, gjithashtu beson se gjurmët e Arabisë Saudite janë të dukshme në këtë polemikë.

Ai lidhur me këtë në një intervistë për Al Alam ka thënë:

Riadi duke udhënë rryshfete disa autoriteteve taxhike, kërkon të shkatërrojë dhe dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Faktet tregojnë se Arabia Saudite, veprimet e saj kundër Iranit i ka shtrirë në vendet fqinje lindore dhe veriore të Iranit. Riadi mundohet të shfrytëzojë gjendjen ekonomike të Taxhikistanit dhe duke dhënë ndihma financiare për këtë vend, mundohet të dëmtojë marrëdhëniet e tij me Iranin. Të njëjtën taktikë, Arabia Saudite e ka ndjekur edhe kundrejt Afganistanit.

Rashid Gani Abdullah, një prej ekspertëve taxhik të rajonit ka thënë: Taxhikistani si një vend jo shumë i fuqishëm, duhet të distancohet nga kundërshtimi i fuqive të mëdha të botës dhe të ruaje veten për të mos u bërë lodër e tyre. Në vitin 1990, në kohën kur Teherani ishte angazhuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e brendshme në Taxhikistan, Arabia Saudite ndihmoi jashtë mase frontin kundërshtar. Në luftën e brendshme në Taxhikistan, me mijëra persona humbën jetën, shumë fshatra dhe qytete u shkatërruan, mirëpo largpamësia e palëve si e qeverisë ashtu edhe e opozitës dhe ndërmjetësimi i Iranit dhe Rusisë, bëri të mundur rikthimin e paqes dhe stabilitetit në këtë vend.

Pas kthimit të paqes në vend, qeveria e Taxhikistanit ndoqi strategjinë e dyerve të hapura me qëllim që t’i qëndrojë larg izolimit dhe përçarjeve me vendet fqinje të rajonit dhe në të njëjtën kohë të mund të shfrytëzojë mundësinë e bashkëpunimit me të tjerët. Mirëpo në disa raste kjo strategji është ndikuar nga politika imponuese. Të tilla pretendime mbi rolin e Iranit, janë përsëritur edhe nga ambasada e Arabisë Saudite në Afganistan. Kjo për arsye se Irani si në Taxhikistan ashtu edhe në Afganistan, gjithmonë ka kërkuar vendosjen e paqes, sigurisë, rendit dhe stabilitet, si të zhvillimit të qëndrueshëm të fqinjëve të tij duke i ndihmuar ata në ngritjen e infrastrukturës së vendit të tyre. Të tilla pretendime janë të papranueshme edhe për vetë popullin e Taxhikistanit.

Populli i këtij vendi e di shumë mirë se në kohën kur Taxhikistani shpalli pavarësinë, Irani u angazhua që të bashkëpunonte me këtë vend në procesin e zhvillimit dhe progresit dhe në kuadër të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit. Ndihma e Iranit mundësoi rikthimin e stabilitetit në Taxhikistan dhe planet që Irani ka parashtruar Irani për të ndihmuar në zhvillimin dhe zgjidhjen e problemeve ekonomike të Taxhikistanit, janë të qarta për të gjithë. Irani në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer paqen, rendin dhe qetësinë në Taxhaikistan, ka bashkëpunuar me këtë vend në zbatimin e projekteve për ndërtimin e digave, tuneleve, rrugëve dhe projekte të tjera. Është fakt se Taxhikistani përballet me probleme, mirëpo mangësitë aktuale në politikën e këtij vendi nuk duhet të justifikohen duke ngritur polemika kundër Iranit. Ashtu siç thuhet në reagimin e ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Taxhikstan: Një pjesë e këtij filmi, që u transmetua pas vizitës së ministrit të energjisë dhe birimeve ujore të Taxhikistanit në Iran, tregon faktin se rrjedha të caktuara nuk duan normalizimin e marrëdhënieve dhe forcimin e miqësisë mes dy vendeve, mirëpo është e qartë se prodhuesit e këtij dokumentari nuk kanë mundur dhe nuk do të mund të shkatërrojnë lidhjet kulturore, historike dhe civilizuese të popullit iranian dhe taxhik.