Mundësitë e ekonomisë rezistente nga  pikëpamjet e liderit suprem
(last modified Wed, 30 Aug 2017 07:23:53 GMT )
Gusht 30, 2017 09:23 Europe/Tirane

Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një mesazh në fillim të Vitit të Ri diellor 1396, adresimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e objektivave të ekonomisë rezistente e konsideroi përparësinë kryesore të vendit. Ai gjithashtu në dhënien e dekretit presidencial theksoi nevojën për zhvillim ekonomik të bazuar në një ekonomi të qëndrueshme dhe rezistente.

Lideri Suprem, në një pjesë të deklaratave të tij në fillim të Vitit të Ri, vuri në dukje zhvillimin e rëndësishëm të infrastrukturës së vendit krahasuar me periudhën para Revolucionit Islamik dhe tha:

"... Përparimet e Iranit në fushën e infrastrukturës, sidomos në sektorin e rrugëve dhe korridoreve tregtare, rritja gjashtë herë e rrjetit të rrugëve të vendit, zhvillimi i porteve me shumë përdorime dhe korridoret multifunksionale, si dhe rritja me 20 herë më shumë e kapaciteteve portuale, janë tregues të kapaciteteve të mëdha që ka Irani në zhvillimin ekonomik.

Në këtë emision dhe në serinë e emisioneve të ekonomisë rezistente, ne do të shqyrtojmë aftësitë e Iranit në fushën e rrugëve të tranzitit dhe nga ky aspekt do të shikojmë bashkëpunimin midis Iranit dhe vendeve të rajonit.

Në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit, zhvillimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit është e një rëndësie parësore. Bazuar në këtë, Republika Islamike e Iranit mirëpret çdo ide dhe nismë për të përmirësuar ndërveprimet dhe bashkëpunimet shumëpalëshe rajonale. Shenjat e këtij bashkëpunimi janë zhvillimi dhe forcimi i infrastrukturës së komunikimit dhe zhvillimi i rrjetit të transportit dhe tranzitit të mallrave nëpërmjet rrugëve tregtare iraniane. Në këtë kontekst, korridori Veri-Jug është një nga vendkalimet më të rëndësishme tranzit, i cili me më shumë se 7 mijë kilometra lidh zonat e Evropës Veriore, Azerbajxhanit dhe Rusisë me Iranin dhe vendet e Oqeanit Indian dhe Azisë Juglindore.

Marrëveshja Ndërkombëtare e Transportit Rrugor Veri-Jug ka një histori prej gati dy dekadash. Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur në Shën Petersburg në vitin 2000 nga ministrat rusë të transportit, Iranit, Indisë dhe Rusisë, korridori Veri-Jug shpalli ekzistencën e tij. Rusia, Azerbajxhani dhe Irani po kërkojnë përshpejtimin e punës për të plotësuar planin e përfundimit të korridorit të transportit Veri-Jug, i cili përmes Republikës së Azerbajxhanit do të lidhë pjesën perëndimore të Detit Kaspik me Iranin.

Rrugët degëzuese të këtij kalimi ndër-kontinental, që do të shtrihen në mijëra kilometra dhe do të lidhin gjithashtu me dhjetëra vende të tjera në Azi dhe Evropë, duke u kthyer në një nga rrugët ndërkombëtare me rëndësi të madhe ekonomike.

Ky korridor, përveç shkurtimit të gjatësisë së rrugës Azi dhe Evropë me 40%, gjithashtu zvogëlon me rreth 30% të kostot e transportit. Sipas ekspertëve, shpenzimet e transportit nga Irani në vendet e interesit të përbashkët janë rreth 40 për qind më të ulëta sesa kanali i Suezit. India është një nga vendet që tani mund të kombinojë rrugët detare, hekurudhore dhe rrugore të saj me Iranin, për të dërguar mallra në vendet me interes të përbashkët. Gjithashtu këtij vendi i jepet mundësia që të transferojë mallrat e veta në vendet e Azisë Qendrore dhe Kaukazit duke përdorur rrugët që infrastruktura ka ofruar prej shumë vitesh. Vendet e interesit të përbashkët kanë një popullsi me rreth 280 milionë njerëz në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Kazakistan, Kirgizistan, Moldavi, Rusi, Taxhikistan, Turkmenistan, Ukrainë, Uzbekistan dhe Gjeorgji, ose thënë ndryshe 4 përqind e popullsisë së botës.

Somita Narjanan Contenei, një studiuese indiane, thotë:

"... Bashkëpunimi midis dy vendeve në zonën e tranzitit është mënyra më e përshtatshme për të dy vendet shtojnë përfitimet e tyre. Me anë të këtij bashkëpunimi kostoja e transportit të mallrave nga Irani për në Evropë dhe Azinë Qendrore, ulet me rreth 40%.  

Në gjeografinë e rajonit, qasja në ujërat detare nëpërmjet rrugëve të tranzitit dhe ato tregtare të Iranit, për vendet e Azisë Qendrore dhe Kaukazit është e një rëndësie të madhe. Bashkëpunimi i Iranit me Kazakistanin dhe Turkmenistanin në zbatimin e projektit për ndërtimin e linjës së përbashkët hekurudhore krijon një mundësi të mirë në këtë drejtim.

Siguria dhe stabiliteti, tregu i madh ekonomik i Iranit dhe aksesi në ujërat ndërkombëtare të Detit Oman dhe Gjirin Persik, janë avantazhe që kanë siguruar një mundësi të mirë për Iranin që ky vend të bëhet fokusi kryesor dhe qendra tranzitit në rajon.

Rreth tre vjet më parë, me ardhjen e trenit të parë nga Turkmenistani, në kufirin e Inçe-Boreh, u hap një tjetër rrugë lidhëse. Më parë, rruga lidhëse e Iranit me Azinë Qendrore nëpërmjet Turkmenistanit ishte linja hekurudhore  Sarkhas-Tajan. Me shfrytëzimin e projektit të përbashkët hekurudhor Iran-Turkmenistan-Kazakistan, në dhjetor 2014, rrugët e transportit të Lindjes (nga Kina në Azinë Qendrore) dhe Perëndimit të botës (sidomos Evropën Perëndimore) u shkurtua me rreth 10,000 kilometra vijë tokësore. Tani, pas përfundimit të projektit të linjës hekurudhore Rasht-Astara dhe lidhjen e sa me linjat hekurudhore të Republikës së Azerbajxhanit; Irani ka krijuar një rrugë të re lidhëse me Azinë Qendrore dhe Kaukazin. Republika e Dagestanit në Federatën Ruse në bregun veriperëndimor të Detit Kaspik gjithashtu do të jetë pjesë e korridorit Veri-Jug në linjën që lidh Iranin dhe Azerbajxhanin.

Kjo rrugë multifunksionale e transportit, e cila fillon nga portet jugore të vendit, pas kalimit të kufijve veriorë të Iranit, kalon në Armeni dhe Republikën e Azerbajxhanit dhe pastaj lidhet me portet Poti dhe Batumi në Gjeorgji. Porti i Burgas dhe Varnas në Bullgari, gjithashtu është destinacioni tjetër i mallrave përmes Detit të Zi dhe prej aty do të jetë ai lidhet me Greqinë dhe vendet e tjera evropiane. Gjashtë vendet, Irani, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Bullgaria dhe Greqia vitin e kaluar në bisedimet e përbashkëta të tyre në Sofie kanë nënshkruar një dokument mirëkuptimi në këtë fushë.

Duke iu referuar bisedimeve midis ministrave të transportit të Iranit dhe Armenisë për përdorimin e linjës së Detit të Zi për tranzitin e mallrave, Theodore Tskiris, eksperti i Ekonomisë së tranzitit në Qendrën për Studime Ekonomike dhe Planifikim Grek (KEPE) në një bisedë me agjencinë e lajmeve "News” ka thënë: "... Mallrat nga kjo rrugë janë më të sigurta dhe duke përdorur rrugën hekurudhore dhe detin e hapur ato janë edhe më të pastra nga aspekti mjedisor. Bullgaria dhe Greqia kanë kapacitet të larta për të qenë pjesë e kësaj rruge duke shfrytëzuar linjën hekurudhore të portit Aleksandropolis në Greqi dhe portit Burgas në Bullgari".

Republika Islamike e Iranit beson se siguria dhe zhvillimi i vendeve do të ndërlidhen mes tyre në bazë të interesave reciproke dhe angazhimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe. Përdorimi i mundësive për bashkëpunim në lidhjet dhe ndërveprimet tregtare dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe detare, janë ndër objektivat kryesore që Irani i ka në prioritet të tij në kuadër të politikave makroekonomike të ekonomisë rezistente, efektet pozitive të të cilit gjithashtu do të nxisin dhe forcojnë ekonomitë rajonale.