Këshillat e Liderit Suprem për funksionarët dhe zyrtarët shtetërorë
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i58341-këshillat_e_liderit_suprem_për_funksionarët_dhe_zyrtarët_shtetërorë
Puna dhe përpjekja në qeverinë e Republikës Islamike janë të rëndësishme dhe me ndikim në çdo organ dhe institucion. Grupi i këtyre përpjekjeve vihet re gjatë kremtimeve në Javën e Qeverisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 04, 2017 10:06 Europe/Tirane

Puna dhe përpjekja në qeverinë e Republikës Islamike janë të rëndësishme dhe me ndikim në çdo organ dhe institucion. Grupi i këtyre përpjekjeve vihet re gjatë kremtimeve në Javën e Qeverisë.

Këtë vit “Java e Qeverisë” përkoi me fillimin e qeverisë së dymbëdhjetë të Iranit.Me këtë rast Lideri Suprem në takimin me presidentin dhe anëtarët e qeverisë pasi uroi  javën e qeverisë bëri disa këshilla të rëndësishme për qeveritarët dhe funksionarët. Ai gjithashtu vuri në dukje çështjet e rëndësishme siç janë "të kesh qëllimin hyjnor për t'i shërbyer popullit si shërbëtorë të Zotit dhe zgjidhjen e problemeve të tyre" dhe "të jesh i lidhur me Kur'anin dhe lutjet". Ajetollah Khamenei gjithashtu theksoi nevojën për "përpjekje të qëndrueshme, të vazhdueshme dhe të palodhura" dhe shtoi: "Anëtarët e qeverisë, përveçse kanë përgjegjësi të përbashkëta në vendimet e qeverisë, duhet të punojnë së bashku dhe të veprojnë si anëtarë të një ekipi". Vazhdimi i "kontaktit të afërt me njerëzit për të kuptuar më mirë realitetin e jetës së njerëzve" në formën e vizitave provinciale të zyrtarëve dhe nevoja për të ruajtur dhe forcuar moralin popullor dhe për të shmangur aristokracinë, ishin ndër rekomandimet e tjera të Liderit Suprem për anëtarët e qeverisë.

Ashtu siç theksoi lideri suprem, "sundimi i ambientit islam në shoqëri" është një tipar i rëndësishëm i punës së shtetit në Republikën Islamike. Kjo veçori njerëzve u jep fuqi për të punuar në mënyrë të lidhur me eksperiencën dhe ndërgjegjësimin në të gjitha aspektet e punës dhe detyrave të tyre. Prandaj, një nga pikat kyçe dhe rekomandimet e Liderit Suprem të Revolucionit, drejtuar pushtetarëve "është që ata të marrin në konsideratë efikasitetin, integritetin, revolucionin, pluralizmin dhe xhihadin në zgjedhjen e kolegëve, drejtuesve dhe menaxherëve". Lideri Suprem rikujtoi domosdoshmërinë e përpjekjeve në punë dhe xhihadin e zyrtarëve për zgjidhjen e problemeve të popullit dhe rekomandoi ruajtjen dhe respektimin e personalitetit, sjelljes dhe moralit gjatë punës  së anëtarëve  të qeverisë,  në ngritjen e ekonominë dhe mirëqenien e jetesës së popullit. Ai foli mbi detyrat e qeverisë dhe theksoi se orientimet duhet të ndryshojnë nga "ekonomia e naftës" në një "ekonomi produktive dhe popullore".

Ajetollah Khamenei, në një pjesë tjetër të fjalimet të tij, gjithashtu bëri thirrje për ruajtjen e orientimit religjioz dhe fetar dhe të shpirtit revolucionar në diplomaci dhe theksoi se “ne duhet të jemi krenarë për diplomacinë në revolucionin tonë dhe për respektimin e normave dhe parimeve kombëtare dhe revolucionare, si rezistenca ndaj arrogancës, shtypjes dhe kundërshtimi i  sistemit sundues dhe arrogant. Diskursi politik i Iranit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, tashmë ka hyrë në nivele strategjike. Irani vepron si faktor aktiv politik në zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe ndër-rajonale. Një nga shembujt e këtij angazhimi është roli i Iranit në çështjen siriane dhe futja e Iranit në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ISIS brenda në Siri dhe Irak. Por nuk ka dyshim se vazhdimi i kësaj rruge, bazuar në karakteristikat e sistemit islam, është punë e vështirë, e cila kërkon vullnet dhe përballje, frymë revolucionare dhe një përpjekje xhihadiste.

Në arenën ndërkombëtare, Republika Islamike e Iranit ka institucionalizuar sjelljen revolucionare duke u përballur me sistemin arrogant të botës. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një takim me një grup dijetarësh dhe mendimtarësh fetarë të provincës së Teheranit, gjithashtu tha se rruga e arritjes në një gjendje të përshtatshme është lëvizja e palëkundur, plot ambicie dhe me përballje dhe theksoi se ndër karakteristikat e periudhë së shtetit në islame, janë përpjekja, xhihadi, bashkëveprimi, organizimi dhe bashkëmendimi. Lideri suprem i Revolucionit Islamik, duke iu referuar privilegjeve dhe karakteristikave të sundimit të shtetit islamik, theksoi: "Sot, njerëzimi, sidomos brezi i ri, ka nevojë të madhe për ide të reja dhe Islami ka fjalë të reja për njerëzit, shoqërinë dhe politikën, që nëse dëgjohen nga bota, patjetër do të pranohen nga shumë njerëz."

Deklaratat e Liderit Suprem të Revolucionit në takimin me pushtetarët, si dhe treguesit e rëndësishëm që ai paraqiti në një takim me një grup dijetarësh dhe studiuesish fetarë të Teheranit; Në të vërtetë, janë çelësi i përparimit dhe avancimit në të gjitha fushat politike dhe ekonomike, që sot janë në krye të prioriteteve të vendit. Nuk ka dyshim se qëllimi i armiqve është të parandalojë progresin e iranit duke përdorur sanksione, Iraniofobinë dhe me anë të përpjekjeve për të distancuar shtetin nga vlerat revolucionare, sic është ekonomia e qëndrueshme dhe rezitente. Aspekti më i rëndësishëm i kësaj çështjeje është ndikimi i dobësive ekonomike në pjesët e tjera të sistemit dhe shoqërisë, të cilat mund të jenë destruktive dhe shkatërruese.

Siç theksoi Lideri Suprem, statistikat e paraqitura në fushën e ekonomisë bazohen në të dhënat shkencore dhe këto statistika nuk pasqyrojnë plotësisht gjendjen aktuale të vendit dhe jetën e njerëzve dhe për këtë duhen njohur faktorët ndikues dhe duhen marrë masa për zgjidhjen e tyre. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha: Sipas këtyre statistikave, inflacioni ka rënë nën 10 për qind, por a është rritur fuqia blerëse dhe vlera e monedhës kombëtare në të njëjtën shkallë? Ajetollah Khamenei, në një shembull tjetër, vuri në dukje se të njëjtat statistika ishin të vërteta rreth recesionit, por ende ekzistojnë shumë biznese të vogla dhe të mesme që punojnë nën kapacitetin e tyre ose janë mbyllur dhe ky fakt tregon se puna ka një ngërç që duhet zgjidhur. Ai,  çështjen e bankave, investimeve, likuiditetit dhe kontrabandës, i konsideroi çështje të rëndësishme për ekonominë dhe theksoi se gjërat nuk po ecin ashtu siç duhet dhe realiteti tregon se problemi kryesor qëndron në zbatimin e vendimeve.

Pa dyshim, çështje të tilla si kostoja e lartë, recesioni dhe papunësia dhe prirja e shoqërisë në konsumimin e mallrave të importuara me paratë e naftës janë një sfidë që do të jetë shumë e kushtueshme nëse ajo lihet pas dore. Si rrjedhojë, Lideri Suprem, duke iu referuar kalimit të shpejtë të kohës dhe nevojës shfrytëzimin sa më efektiv të mandatit katërvjeçar të qeverisë dhe presidentit, theksoi përpjekjet e vazhdueshme të zyrtarëve për të zgjidhur problemet e jetesës së popullit, përfshirë papunësinë e të rinjve dhe tha se ekonomia duhet të jetë një prioritet kryesor për të gjithë pushtetarët dhe departamentet shtetërore. Qeveria e dymbëdhjetë po fillon punën e saj me një mal planesh dhe qëllimesh afatshkurtra dhe afatgjata dhe drejtuesit ekzekutivë të vendit për të arritur këto objektiva në formën më të denjë për  sistemin e Republikës Islamike, duhet të përdorin të gjitha kapacitetet dhe mundësitë e vendit nëpërmjet përdorimit të rekomandimeve dhe këshillave të Liderit Suprem.