Dosja e sanksioneve amerikane kundër Iranit
(last modified Sun, 19 Nov 2017 08:37:15 GMT )
Nëntor 19, 2017 09:37 Europe/Tirane

Sanksionet element i pandarë në marrëdhëniet mes Iranit dhe Amerikës.

Përgjatë afro 40 vjet që nga themelimi i Republikës Islamike të Iranit në vitin 1979, Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë vendosur sanksione ndaj Iranit me pretekste të ndryshme. Sanksionet fillimisht filluan me pretekstin e pushtimit të ambasadës amerikane në Teheran, e cila ishte një përgjigje ndaj viteve të ndërhyrjes amerikane dhe 25 viteve të mbështetjes për regjimin Pahlavi në Iran. Por me fundin e çështjes së ambasadës amerikane në Teheran dhe nxjerrjen e deklaratës algjeriane, amerikanët vazhduan të ndjekin këtë politikë të sanksioneve nën pretekstin e mbrojtjes së terrorizmit, abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe përpjekjes për të marrë armë të shkatërrimit në masë, në kohën kur Irani u sulmua nga regjimi Ba'ath i Irakut dhe qasja e Iranit në armë për vetëmbrojtje u ndërpre.

Më pas, çështja e programit paqësor bërthamor në Iran u kthye në një element për sanksionet e padrejta të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Amerikanët vendosën sanksionet më të ashpra kundër Iranit, duke deklaruar se ata do t’i vinin iranianët në gjunjë dhe ato i quanin "sanksione inteligjente". Duke bashkuar fuqitë e mëdha, ata miratuan disa rezoluta për sanksione kundër Republikës Islamike në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe sanksionet e tyre fillestare dhe sekondare i kthyen në sanksione globale. Megjithatë, Republika Islamike e Iranit pavarësisht nga gjithë këto sanksione, vazhdoi ndjekjen e programit paqësor të energjisë bërthamore, derisa fuqitë e mëdha më në fund pranuan të futen për të negociuar në tryezën e bisedimeve me iranianët. Pas gati dy vjet bisedimesh intensive midis Iranit dhe P5 + 1 (Amerika, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina), u arrit një marrëveshje bërthamore, në të cilën palët kundërshtare, në shkëmbim të aderimit të Iranit, do të shfuqizonin ose do të pezullonin sanksionet bërthamore kundër këtij vendi. Megjithatë, amerikanët në qeverinë e Donald Trump, me pretekste të reja, po përpiqen të mbrojnë sanksionet si mjete të politikës së jashtme të tyre ndaj Iranit. Në vijim, do të njihemi më nga afër me procesin e zhvillimit dhe zgjerimit të politikave sanksionuese të SHBA kundër Republikës Islamike të Iranit.

Siç thuhet, sanksionet e para ekonomike amerikane kundër Republikës Islamike u vunë në vitin 1980, si përgjigje ndaj marrjes së ambasadës amerikane në Teheran. Sanksionet anuluan kontratën e qindra miliona dollarëve për shitjen e pajisjeve ushtarake Iranit të nënshkruara më herët nga ish-mbreti iranian Muhamed Reza Pahlavi. Më pas, në Shtetet e Bashkuara u konfiskuan 12 miliardë dollarë nga pasuritë e qeverisë iraniane dhe tregtia midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u ndalua. Shtetet e Bashkuara gjithashtu i prenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Administrata e Jimmy Carter, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara e zemëruar me fitoren e Revolucionit Islamik në Iran dhe pastaj nga pushtimi i ambasadës amerikane në Teheran, hapi një llogari të veçantë për këto sanksione. Deri në fitoren e Revolucionit Islamik, struktura ekonomike e Iranit ishte krejtësisht e varur nga Amerika. Pjesa më e madhe e mallrave të nevojshme për vendin, si materialet dhe nevojshme nga industritë, medikamentet, si dhe mallrat e konsumit të njerëzve importoheshin nga perëndimi dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara apo prej kompanive amerikane. Kjo situatë ndihej më shumë tek forcat e armatosura që ishin përgjegjëse për garantimin e sigurisë gjatë periudhës së ndjeshme të revolucionit. Ndërkohë që të gjitha nevojat e ushtrisë vinin nga Shtetet e Bashkuara, amerikanët mendonin se duke ndërprerë lidhjet tregtare dhe ushtarake midis Teheranit dhe Uashingtonit, ata përfundimisht do ta detyronin popullin iranian të dorëzohej dhe të braktiste  vlerat revolucionare. Megjithatë, udhëheqja e revolucionit dhe kombi iranian vendosi të mbante pengjet amerikane në Teheran derisa Uashingtoni tu bindej kërkesave të iranianëve që Amerika të mos ndërhynte në punët e tyre të vendit.

Kërkesa u realizua me deklaratën e Algjerisë dhe pas zotimit me shkrim të qeverisë amerikane për mosndërhyrjen në punët e brendshme të Iranit dhe përfundimisht pengjet amerikane u rikthyen në vendin e tyre pas 444 ditësh. Megjithatë, fundi i marrjes së pengjeve në Teheran nuk i dha fund embargos amerikane ndaj Iranit. Natyrisht, me sa duket, Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët e tyre evropianë, lëshuan një deklaratë nga Algjeria duke njoftuar se i kishin hequr sanksionet e vendosura për marrjen e pengjeve në Teheran, por Uashingtoni me kujdes bllokoi pasuritë e Iranit për shkak të kërkesave të kompanive amerikane dhe  refuzoi të dorëzojë pajisjet ushtarake të blera nga Irani dhe si rezultat vazhdoi t'i zbatojnë këto sanksione në një shkallë akoma më të gjerë. Pasojat e dukshme të sanksioneve që u vunë nga janari 1984 kundër Iranit,  u dukën qartazi në luftën e ushtrisë Ba'athiste të Irakut kundër Iranit.

Qeveria e presidentit Ronald Reagan gjatë tetë viteve të luftës së imponuar të Irakut ndaj Iranit ndërmori një lëvizje masive ndërkombëtare për të parandaluar shitjen e pajisjeve ushtarake në Iran, për të parandaluar fitoren e Iranin në luftën kundër Irakut. Në janar 1984, Uashingtoni e vendosi Republikën Islamike në listën e vendeve që sponsorizonin terrorizmin nën pretekstin e një shpërthimi në bazën ushtarake të SHBA në Bejrut, i cili vrau 241 njerëz. Që nga ajo kohë, akuza për mbështetjen e terrorizmit u kthye në një pretekst për të zgjeruar politikën e sanksioneve të SHBA kundër Iranit. Rreth dy vjet më vonë, e njëjta arsye u përdor për të ndaluar eksportin dhe shitjen e të gjitha pajisjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, si dhe u imponua kontrolli i eksportit të mallrave ushtarake dhe civile me përdorim të dyfishtë në Iran. Qeveria e SHBA gjithashtu këshilloi përfaqësuesin e saj në organizatat ndërkombëtare financiare, siç është Banka Botërore, që ata do të kundërshtonin kërkesat e Iranit për kredi dhe garanci bankare nga këto organizata dhe si pasojë, asistenca e tyre financiare e këtyre organizatave për Republikën Islamike nisën të uleshin dhe reduktoheshin. Sidoqoftë, armiqësitë e qeverisë amerikane me kombin iranian vazhduan të zgjeroheshin. Në vitin 1987, administrata e presidentit Reagan, e vendosi Iranin në listën e vendeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke vendosur kështu më shumë pengesa në eksportimin dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Republikën Islamike të Iranit. Ndërkohë, Irani është në ballë të luftës kundër trafikut të drogës nga Afganistani dhe ka dhënë shumë dëshmorë në këtë fushë. Kjo situatë vazhdoi me intensitet të madh deri në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988. Natyrisht, me fillimin e periudhës së rindërtimit në Iran, marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes Republikës Islamike të Iranit dhe Bashkimit Evropian u përmirësuan ndjeshëm. Por amerikanët jo vetëm që refuzuan të shoqëronin evropianët, por gjithashtu shtuan sanksione ndaj tyre. Për shembull, me gjithë vendimin e Gjykatës së Drejtësisë të Hagës që Amerika t’i paguajë Iranit rreth 300 milionë dollarë si dëm për kontratat ushtarake të arritura gjatë regjimit Pahlavi, Uashingtoni në vitin 1991 filloi një raund të ri të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit. Zhvillimet e shpejta rajonale bënë që amerikanët të intensifikojnë sanksionet e tyre kundër Iranit. Pas agresionit irakian kundër Kuvajtit, i cili u shoqërua me pushtimin e këtij vendi nga trupat amerikane, amerikanët vendosën sanksione të reja kundër Iranit mbi atë që e quajtën pengimin e kontrollit të Iranit ndaj Irakut të dobët. Ligji për ndalimin e pajisjeve ushtarake Iran-Irak u zbatua në vitin 1992, ndërkohë që mungesa e ndërhyrjes së Iranit në luftën SHBA-Irak në vitin 1991, e quajtur Lufta e Parë e Gjirit Persik, hapi rrugën për një fitore të shpejtë të amerikanëve. Sigurisht, Republika Islamike e Iranit, bazuar në qëndrimin e saj parimor në dënimin e çdo agresioni dhe evazioni ushtarak në rajonin e ndjeshëm të Azisë Perëndimore, ka refuzuar të futet në krizën e pushtimit të Kuvajtit. Megjithatë, kësaj politike parimore Amerika iu përgjigj duke intensifikuar sjelljet armiqësore kundër Iranit.

Administrata e re, e kryesuar nga Bill Klinton, ndoqi një politikë të quajtur "Bllokimi dyanësh", e cila synonte përballjen njëkohësisht me Iranin dhe Irakun. Zyrtarët amerikanë u shqetësuan se duke dobësuar Irakun pas Luftës së Parë të Gjirit Persik, Irani do të bëhej fuqia më e lartë e rajonit dhe do të rrezikonte interesat e Shteteve të Bashkuara në Azinë Perëndimore dhe Gjirin Persik. Për këtë arsye, përveç sanksioneve të kaluara, u vendosën sanksione të reja për të dëmtuar burimin kryesor të fitimeve valutore iraniane, domethënë shitjet e naftës. Por që kur ndalimi i eksporteve iraniane të naftës i futi tregjet e naftës në turbullirë, amerikanët vendosën të parandalonin kompanitë perëndimore që të investonin në industrinë iraniane të naftës dhe gazit. Megjithatë, ajo që e bëri politikën e sanksioneve në administratën e Klintonit të ndryshme nga politikat e qeverive të mëparshme ishte zgjerimi i perimetrit të sanksioneve nga brenda Shteteve të Bashkuara përtej kufijve të saj. Në këtë mënyrë, lindën sanksione sekondare për të cilat do të njihemi në programin e ardhshëm.