Rëndësia e Arbainit në fjalët e Ajetollah Khameneit
Emri dhe kujtimi i Huseinit (as) çdo vit është përhapur gjithnjë e më shumë në botë. Pelegrinët e Arbainit Huseinian janë rritur nga 3 milionë në vitin 2003 në më shumë se 25 milionë gjatë këtij viti. Cila është arsyeja që të bardhë e të zinj, nga Evropa, Azia dhe Afrika, myslimanë, të krishterë dhe zoroastrianë, kanë ardhur në Qerbela me zjarrin e dashurisë për Huseinin?
Në këtë program, do të dëshironim të gjenim sekretin e kësaj pranie në fjalët e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei.
Rreth mauzoleut të Prijësit të Dëshmorëve, të cilin Zoti e quajti "anije shpëtimi" dhe dritë e udhëzimit të njeriut për të dalë nga injoranca dhe padituria, janë mbledhur miliona njerëz. Në këto ditë, të dashuruarit e Aba-Abdullah al-Husein (as) nga çdo cep i botës drejtohen për në shkretëtirën e Nejnavasë për të regjistruar emrin e tyre midis pelegrinëve të Arbanit huseinian. Pulsi i dashurisë jehon në veshët e universit dhe këto pulsime janë gati për t’a kthyer shpirtin në trupin e pajetë të njerëzimit! Ky komunitet masiv dhe ky demonstrim i pashembullt, zhvillohet vetëm me fuqinë e dashurisë dhe vullnetit të pasuesve të Imam Huseinit (as) dhe pa propagandën masive të gjigandëve të medias botërore dhe pa ndonjë buxhet shtetëror në një vend që për shumë vite ka qenë i përfshirë në luftërat e brendshme dhe të jashtme. 25 milionë njerëz shkojnë në Qerbela për të dëshmuar se Huseini (as) nuk është vetëm, dhe flamuri i gjelbër që u ngrit në Ashura në vitin 61 hixhri kameri me gjakun e Imamit dhe shokët e tij besnikë, nuk ka rënë.
Duke folur për ceremoninë madhështore të Arbainit të këtij viti, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik thekson: “"Të bekuar janë ata që janë duke ecur dhe do të vizitojnë Qerbelanë dhe do ta realizojnë këtë pelegrinazh të bukur të Ditës së Arbainit të Imam Huseinit (as), Imami i tretë i shi’itëve të botës. Falë Zotit, miliona njerëz nga Irani, Iraku dhe vende të tjera po lëvizin në këtë drejtim. Arbaini Huseinian është një nga ngjarjet më të spikatura që Zoti i Plotfuqishëm u ka dhuruar dashamirësve dhe ndjekësve të Ehlibejtit të Profetit (savs) dhe duhet që Zoti i Plotfuqishëm të falënderohet për këtë bekim”. Ajatollah Khamenei shtoi: “Lëvizja e madhe e Arbainit Huseinian është një simbol shumë i bukur dhe madhështor i pranisë së pasuesve dhe ndjekësve të Ehlibejtit të pastër (as).
Thuhet se Zoti i do ata që e duan Imam Huseinin(as). Pak burra me të vërtetë, nëse ka ndonjë, kanë fituar ndonjëherë një dashuri të tillë, kanë frymëzuar një besnikëri të tillë dhe i kanë caktuar emrit të tyre një përkushtim të tillë vetëmohues. I martirizuar në shkretëtirën e Qerbelasë mbi 13 shekuj më parë, Imam Husein ibn Ali, nipi i Profetit Muhamed (savs) dhe Imami i tretë i myslimanëve, mbetet deri më sot një katalizator për ndryshim, një fener shprese dhe një dritë që nuk shuhet ndonjëherë. Është thënë që e vërteta i detyrohet Imam Huseinit, sepse është guximi i pakufishëm i qëndrimit të tij kundër forcave tiranike të Jezidit, që mbrojti të vërtetën dhe bëri të mundur që njeriu të mësonte se askush nuk duhet të skllavërojë ata që Zoti i krijoi të lirë. I vetëm kundër një fuqie që mashtroi mijëra e mijëra shpirtra, skllavëroi komunitetet e panumërta të njerëzve dhe abuzoi me ummetin duke ia privuar të drejtën për të qenë dinjitoz, Imam Huseini foli për një revolucion në vazhdim... Është revolucioni, ajo traditë, të cilën Imam Khomeini (ra), dhe pas tij Ajetollah Khamenei, e arkitektuan, e ushqyen dhe e inkuadruan në realitetin politik nëpërmjet qeverisjes së pushtetit islam.
Siç thekson Ajetollah Ali Khamenei në një takim me të diplomuarit e seminareve islame: "... Dhe duhet të luftoni. Asgjë nuk arrihet pa luftuar. Kjo nuk do të thotë që lufta dhe dhuna janë burime që duhet të kërkohen, por në vend të kësaj, lufta cilëndo formë që mund të marrë, është e nevojshme kur kundërshton tiraninë”. Shpesh në përkujtimin tonë për tragjedinë e Ashures, harrojmë se Imam Huseini kurrë nuk kishte për qëllim të hynte në një luftë të armatosur kundër Jezidit, përkundrazi ai ishte i detyruar. Ajo që imami dëshironte më së shumti ishte pastrimi i islamit - feja e gjyshit të tij nga devijimet e shumta që një elitë u përpoq të impononte në mënyrë që të realizoheshin më së miri interesat e tyre egoiste. Nëse nuk do të ishte lëvizja e Imam Huseinit, ishte e mundur që Islami të ishte zbehur dhe humbur për shkak të ambicieve dhe egoizmave të një elite të fuqishme.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Arbainon, e vlerëson si forcën magnetike huseiniane, e cila e tërhoqi Xhaber ibn Abdullahun nga Medina në Qerbela. Xhaber ibn Abdullah, i cili ishte shok i Profetit të shenjtë të Allahut (savs) dhe luftëtar i ditëve të hershme të Islamit, ishte pelegrini i parë i njohur i Qerbelasë, i cili dyzet ditë pas Ashures, pavarësisht nga mosha e tij e vjetër dhe verbëria, shkoi tek varri i shenjtë i Imam Huseinit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit thotë: “ Forca tërheqëse që e solli Xhaberin në Qerbela në ditën e Arbanit është forca e njëjtë që tërheq në shumë shekuj zemrat e të dashuruarve të Ehlibejtit (as)”. Ai e sheh rëndësinë e Arbainit huseinian në ringjalljen e kujtimit të dëshmorëve të Qerbelasë dhe në përjetësimin e mesazhit të tyre në këtë ditë dhe thekson: ”Nëse ky martirizim masiv që ndodhi në histori, domethënë Husein ibn Ali dhe pjesa tjetër e dëshmorëve u martirizuan në Qerbela, por Emevitët do të kishin sukses, që ashtu siç masakruan Huseinin (as) dhe shokët e tij të dashur, të masakronin dhe zhduknin edhe kujtimin e veprës së tyre nga njerëzimi, a do të kishte ndonjë dobi për Islamin ky martirizim? Nëse Huseini u martirizua, por popujt e asaj kohe dhe njerëzit e gjeneratave të mëvonshme nuk do e kuptonin se Huseini u martirizua, çfarë efekti dhe roli mund të kishte kjo ngjarje në zhvillimin, udhëheqjen dhe inkurajimin e kombeve, përgjatë historisë?”.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit mendon se megjithëse të gjithë dëshmorët, madje edhe ata dëshmorë të martirizuar në braktisje dhe heshtje, e kanë marrë shpërblimin e tyre nga Zoti i Madhërishëm, por ai martir mund të jetë një shembull dhe frymëzues në histori, martirizimi dhe mesazhi i të cilit përcillet dhe transmetohet tek brezat e ardhshëm, dhe ky ndërgjegjësim dhe ky mesazh në lidhje me epopenë e Ashures është përhapur nga të mbijetuarit e Qerbelasë. Ajetollah Khamenei thekson: “Shpresa mbijetoi nga guximi dhe përkushtimi i devotshëm Imam Huseinit(as) i cili u ngrit kundër armiqve të fesë në shkretëtirën e Qerbelasë, duke i mësuar popujt dhe njerëzit e epokave të ardhshme se dinjiteti nuk mund të jetojë me nënshtrimin ndaj shtypjes, por në vetëm në rezistencë kundër tiranisë”.
Sot më shumë se kurrë duhet të nxjerrim forcë dhe urtësi nga martirizimi i Imam Huseinit (as) dhe të konceptojmë mesazhin e tij brenda paradigmës sonë moderne. Kohët e fundit Ajetollah Khamenei theksoi: "Disa njerëz mendojnë se ne duhet të bëjmë kompromis me SHBA. Sa më shumë kompromise që bëjmë, aq më të guximshëm bëhen ata. Mënyra e vetme për të vazhduar është përballja, sfida dhe rezistenca. Mënyra për të vazhduar progresin është të vazhdosh lëvizjen që ka filluar Revolucioni. Pra, ky është kushti kryesore." Ajetollah Khamenei, Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, duke iu referuar zemërgjerësisë dhe dashamirësisë së popullit irakian në pritjen e pelegrinëve të Arbainit, i këshilloi ata që kanë mundur të marrin pjesë në këtë lëvizje kuptimplote dhe të guximshme që ta vlerësojnë siç duhet këtë mundësi dhe shtoi: " Edhe ne, nga larg i përshëndesin nga zemra pelegrinët e Arbainit dhe popullin irakian që i pret ata me dashuri dhe bujari. Me vete themi: Ah sikur të ishim edhe ne me ju!”