Disa mësime për të dështuarit e skenarit të Iranofobisë
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i68189-disa_mësime_për_të_dështuarit_e_skenarit_të_iranofobisë
Dështimi i SHBA-ve në mbledhjen urgjente të KS të OKB në lidhje me trazirat e fundit në Iran, edhe njëherë tregoi se Donald Trump deri në çfarë mase është izoluar në strategjinë e Iranofobisë dhe për destabilizimin e Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2018 07:06 Europe/Tirane

Dështimi i SHBA-ve në mbledhjen urgjente të KS të OKB në lidhje me trazirat e fundit në Iran, edhe njëherë tregoi se Donald Trump deri në çfarë mase është izoluar në strategjinë e Iranofobisë dhe për destabilizimin e Iranit.

Nikky Haley pas dështimit në skenarin raketor, bëri përpjekje që me pretendimin e të drejtave të njeriut, çështjen e Iranit ta çojë edhe njëherë në Këshillin e Sigurimit dhe në këtë mënyrë të krijojë kushtet për të ushtruar më shumë presion mbi popullin e Iranit, mirëpo edhe kësaj radhe nuk pati sukses dhe mbledhja e KS të OKB përfundoi pa kurrfarë rezultati.  

Uashingtoni i cili duke ndjekur presionet përkatëse me marrëveshjen bërthamore, po e shikon vetën të izoluar në mesin e aleatëve të tij evropianë, supozonte se në çështjet e të drejtave të njeriut mund ta bindë Evropën që ta ndjekë atë.

Është e qartë se krijimi i preteksteve nga Uashingtoni për të ushtruar më shumë presion kundër Iranit, do të vazhdojnë akoma. Këto pretekste po ndryshojnë formën e tyre për çdo ditë duke marrë parasysh zhvillimet ditore. Mirëpo natyra dhe lloji i tyre që është armiqësia me Revolucionin Islamik të Iranit, nuk ndryshon kurrë. Megjithëkëtë, një vend i cili është i urryer shumë brenda Iranit dhe vet ai ka një histori të gjatë në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe aktualisht me armët e atij vendi, vriten me qindra myslimanë në Azinë Perëndimore ndërsa edhe brenda atij vendi për çdo ditë organizohen protesta kundër nivelit të lartë të diskriminimit racor, ekonomik dhe diskriminimit gjinor, kurrë nuk mund të pretendojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Fuqia e Republikës Islamike të Iranit përkundër vendeve të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme, nuk është fuqi e krijuar nëpërmjet varësisë ndaj fuqive të huaja, por ajo është një fuqi kombëtare e brendshme e cila është vërtetuar edhe njëherë me praninë e popullit në mbështetje ndaj sistemit të Republikës Islamike. Në rrethana të tilla, vendet perëndimore ose lindore nuk kanë asnjë mundësi për ta vendosur në pikëpyetje fuqinë kombëtare të Iranit dhe të mundohen të keqshfrytëzojnë atmosferën e pakënaqësive të ndryshme për ta paraqitur atë si pakënaqësi ndaj sistemit islamik.

Ato vende të cilat në rajonin e Lindjes së Mesme janë munduar të zgjerojnë trazirat në Iran duke futur ekipe të terrorit, gjithashtu me praninë e popullit në skenë e kanë kuptuar mirë se Irani nuk është Siri dhe as Irak që me lëvizje të tilla mund të ushtrohet ndikim negativ mbi sigurinë e tij, prandaj aktualisht ato vende duhet të mendojnë për disfatën e tyre rajonale dhe rënien e popullaritetit të tyre në botë.

Natyrisht se problemet ekonomike dhe jetësore, janë një realitet që lideri suprem i Revolucionit Islamik shumë herë i ka tërhequr vërejtjen qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore për nevojën e përkushtimit ndaj tyre.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vjeshtën e vitit të kaluar në takim me presidentit dhe me anëtarët e qeverisë, ka deklaruar:

"Sot problemet dhe sfidat ekonomike, duhet të jenë prioritet i vendit të cilat duhet të zgjidhen dhe zgjidhja e tyre varët nga zbatimi i drejtë dhe i saktë i politikave të ekonomisë rezistente".

Ai gjithashtu në një takim tjetër me presidentin e shtetit të zhvilluar 4 muaj më parë, "ekonominë dhe kushtet jetësore të qytetarëve" i quajti çështje më të rëndësishme të vendit dhe duke vë në dukje disa statistika, deklaroi:

"Statistikat e paraqitura në sektorin e ekonomisë, paraqiten në baza shkencore, mirëpo këto statistika në mënyrë të plotë dhe në të gjitha fushat, nuk tregojnë gjendjen reale të vendit dhe kushtet e jetës së qytetarëve, prandaj në këtë mes ekziston një problem i cili duhet të njihet dhe zgjidhet. Në bazë të këtyre statistikave, inflacioni nga disa dhjetëra përqind ka rënë në nën 10 përqind. Mirëpo paralel me këtë rritje, a është rritur edhe forca blerëse e qytetarëve dhe vlera e monedhës kombëtare?"

Aktualisht problemet dhe sfidat ekonomike, janë prioritet i parë i vendi

Nuk ka dyshim se shprehja e problemeve, është e drejtë e qytetarëve dhe tregon dinamizmin e shoqërisë. Atmosfera mediale e lirë dhe organizimi i tubimeve ligjore për të paraqitur pakënaqësitë, gjithashtu janë të drejta themelore të shoqërisë.

Mirëpo në këtë rast duhet të bëhet dallim mes dy çështjeve. Së pasi është çështja e problemeve të jetesës së qytetarëve dhe protestat e shtresave të ndryshme të shoqërisë ndaj dallimeve ekonomike dhe natyrisht kërkesat e qytetarëve nga qeveria dhe autoritetet ekzekutive.

Mirëpo çështja e dytë, është vështrimi i jashtëm ndaj këtyre çështjeve që në mënyrë të përcaktuar një gjë të tillë e kemi vërejtur gjatë ditëve të kaluara me lëshimin e deklaratave nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Kongresi i Amerikës.  

Mirëpritja e armiqve të përbetuar të popullit iranian ndaj grupit Monafekin (MEK) deri në lëshimin e deklaratës nga Shtëpia e Bardhë, çfarë domethënie mund të ketë?

Këto qëndrime të tilla të njëpasnjëshme dhe pikëpamjet e induksionuara nga mediat e huaja, shumë shpejtë hyrën në skenë dhe ato u munduan të paraqesin situatën në këtë mënyrë që këto kërkesa dhe këto protesta qytetare kanë natyrë politike të cilat kanë në shënjestër rrënjët e sistemit të Republikës Islamike të Iranit.

Në këtë kuadër, sekretari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit ka deklaruar se burim i trazirave të fundit në Iran është takimi i fundit në Arbil në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Mohsen Rezai disa ditë më parë në një prononcim për media, në lidhje me trazirat e fundit në Iran, ka thënë:

"Disa muaj më parë në Arbil u organizua një takim me pjesëmarrjen e Michael De' Andre, drejtori i dhomës së operacioneve kundër Iranit në CIA, e shefit të zyrës së Ghasi Sadam, djali i ish-diktatorit irakian Sadam Husejn, me pjesëmarrjen e Hani Telfa, kunati i Sadam Husejnit dhe të disa përfaqësuesve të grupit terrorist Monafekin (MEK) dhe të Arabisë Saudite ku është caktuar fundi i dhjetorit të vitit 2017, si fillim i operacioneve kundër Iranit. Pjesëmarrësit në takimin e Arbilit kanë caktuar që duke shfrytëzuar sferën virtuale, të fillojnë operacionet kundër Iranit dhe në muajt janar dhe shkurt të vitit 2018, të zgjerohen trazirat në të gjithë Iranin dhe të gjitha qytetet iraniane të dalin nga kontrolli i qeverisë. Emri i këtyre operacioneve kundër Iranit ishte projekti "Bashkimi i Frytshëm". Ata dëshironin që pas zgjerimit të trazirave, të fusin armë në Iran dhe të vrasin një numër të protestuesve. Pjesëmarrësit në takimin e Arbilit gjithashtu kishin vendosur që pas zgjerimit të trazirave në Iran, Amerika të kërkojë shqyrtimin e të drejtave të njeriut në Iran nga ana e OKB dhe më pas grupi terrorist Monafekin (MEK) të hyjë në veprim dhe të kërkojë nga Evropa që ta sanksionojë Iranin. Faktor për dështimin e projektit "Bashkimi i Frytshëm" padyshim se është uniteti mes autoriteteve dhe popullit të Iranit, sepse populli i Iranit kur e kuptoi se po ndiqet një komplot nëpërmjet këtyre protestave, shumë shpejt ndau rrugën e vet nga autorët e trazirave dhe i dha një grusht të fortë armiqve të sistemit të Republikës Islamike të Iranit".

Në fund është e domosdoshme të flitet edhe për zgjimin dhe vigjilencën e popullit iranian. Padyshim se uniteti i popullit të Iranit është mbështetësi më i fuqishëm dhe më i sigurt për tejkalimin e krizave dhe sfidave. Populli i Iranit shumë herë zgjimin dhe vigjilencën politike të tij e ka treguar gjatë periudhave të ndjeshme me lëvizjet e tij heroike dhe vullnetare duke treguar kështu forcën e vet të butë përball kërcënimeve të armiqve. Mirëpo eksperienca tregon se armiqtë akoma synojnë dobësimin e Iranit dhe ata irritohen jashtë mase nga progresi i Iranit në fusha të ndryshme. Realiteti është ky që Irani pa kurrfarë shantazhi ndaj fuqive botërore, është një prej vendeve të para të rajonit dhe duke poseduar potenciale të mëdha ekonomike, po mundohet t'i tejkalojë sfidat e ndryshme si papunësia, rritja e çmimeve, mungesat e tjera dhe problemet jetësore të qytetarëve. Objektivi i ekonomisë së Iranit është ecja në rrugën e ekonomisë rezistente.

Reagimet ndaj veprimit anti-iranan të Amerikës në KS të OKB