Speciale mbi rastin e dhjetëditëshit të Faxhrit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i69707-speciale_mbi_rastin_e_dhjetëditëshit_të_faxhrit
Me fitoren e revolucionit islamik të Iranit, nisi një periudhë e re e dominuar nga uniteti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 23, 2018 11:24 Europe/Tirane

Me fitoren e revolucionit islamik të Iranit, nisi një periudhë e re e dominuar nga uniteti.

Bashkimi dhe uniteti është faktori më i rëndësishëm në fitoren e revolucionit islamik i cili për një periudhë të shkurtër fitoi përballë një regjimi të fuqishëm. Për të treguar rëndësinë e unitetit mjafton të kujtojmë këtë thënie të imam Khomeinit (ra) i cili ka thënë se çelësi i fitores së revolucionit islamik është ndryshimi hyjnor.

Imam Khomeini (ra) thekson: “Kombi islam u ngrit në këmbë për të mbrojtur islamin me gjithë fuqinë e tij dhe i dha fund veprës së regjimit armik të islamit të cilin e formoi mbreti Shah. Ky komb ashtu siç e vuri re e gjithë bota, lëvizi në rrugën e mbrojtjes së besimit në islam dhe është i gatshëm të sakrifikojë deri në fitore. Ky komb ka vullnet dhe ne jemi të bindur që lëvizja e këtij kombi do të rezultojë me fitoren e popullit dhe disfatën e armikut”.

Uniteti i fjalës dhe besimi hyjnor mund të jenë sekreti i fitores së çdo kombi. Sekreti i fitores së Revolucionit Islamik ishte uniteti në të gjitha sferat e sistemit dhe njerëzve. Lideri suprem, Ajetollah Khamenei duke folur për shtyllat e Revolucionit Islamik të Iranit ka thënë:

" Për të formuar çdo revolucion janë të nevojshëm një element intelektual dhe dy faktorë njerëzorë. Elementi intelektual është pikërisht ajo doktrinë ideologjike në të cilën revolucioni bazohet dhe elementi i njeriut është një burrë dhe tjetri është një udhëheqës. Kur këto tre elemente përafrohen dhe kanë orientim të njëjtë, revolucioni nis të marrë formë.

Lideri suprem i Revolucionit Islam, mbi elementët e tjerë të Revolucionit Islamik, përmend autoritetit udhëheqës të Imam Khomeinit dhe thekson se Imami, me të gjitha cilësitë e nevojshme për udhëheqjen fetare dhe hyjnore, mori drejtimin e revolucionit islamik dhe botës i tregoi udhëzimin e tij të stilit profetik. Teoricieni francez Michel Foko, i cili studioi shumë për revolucionet botërore, përfshirë revolucionin francez, vizitoi Iranin në mes të Revolucionit Islamik. Kur erdhi në Iran, ai pa fuqinë e madhe të udhëheqjes dhe rolin e popullit në zhvillimet e revolucionit afër. Ai pohoi se: "Personaliteti i imam Khomeinit (ra) është një karakter legjendar dhe karizmatik që nuk vihet re në asnjë revolucion tjetër, sepse ai ka lidhje të madhe emocionale dhe të thellë me njerëzit dhe asnjë kryetar tjetër shteti apo udhëheqës politik, madje edhe me mbështetjen e të gjithëve mediave në botë nuk mund të krahasohet me pozitën e Imam Khomeinit (ra)”.

Historia e Revolucionit Islamik tregon se kombi iranian ka mposhtur të gjitha komplotet e armikut gjatë dyzet viteve të fundit me unitetin dhe integritetin e tij dhe sekreti i suksesit të tij në këto vite është uniteti. Udhëheqës suprem i Revolucionit në deklaratat e tij në përvjetorin e kryengritjes së 19 Deyit, duke iu referuar proceseve të komploteve kundër kombit iranian dhe dështimeve të Amerikës, ka thënë:

Amerika është e zemëruar, është shumë e zemëruar. Nga kush është i zemëruar? Nuk është vetëm e zemëruar nga kjo, është e zemëruar me kombin iranian, është e zemëruar me qeverinë iraniane, është e zemëruar me revolucionin iranian. Përse? "Për shkak të humbjes dhe për shkak se ajo është mposhtur nga kjo lëvizje masive". Ai më tej shtoi: "...... qëllimi i tyre përfundimtar është i qartë. Natyrisht, qeveria e mëparshme amerikane nuk e shprehte këtë, dhe thoshte të kundërtën, mirëpo edhe ata kishin të njëjtin qëllimi që ishte të shkatërronte Republikën Islamike.  Këto, që janë tani shprehen haptazi dhe pa ndonjë hezitim dhe thonë se “ne” duhet ta rrëzojmë Republikën Islamike. Ky pra është qëllimi. Por historia e revolucionit të kombit iranian tregoi se ajo që e bëri emrin e Iranit Islamik të dëgjohet në botë dhe  që e ktheu atë në një model universal, është uniteti dhe lëvizja drejt realizimit të vlerave dhe aspiratave të larta islame. Republika Islamike e Iranit nuk është vetëm një model i unitetit të kombit iranian, por ajo ka hedhur hapa edhe për unitetin e botës islamike.

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei mori pjesë në konferencën e 31-të të Unitetit Islam, ku theksoi rëndësinë e unitetit të botës islamike dhe ndjekjen e mësimeve dhe udhëzimeve të Profetit për çlirimin ummetit islamik nga problemet e brendshme, rajonale dhe botërore dhe theksoi: "Bota islame, nëse dëshiron dinjitet dhe fuqi, duhet të ketë unitet dhe qëndrueshmëri. Le të dëgjojmë një pjesë nga fjalimi i liderit suprem në takimin me mysafirët e Konferencës së Unitetit Islamik. Dr. Hasan Ruhani, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në Konferencën e 31-të Ndërkombëtare për Unitetin Islam në një pjesë të fjalimit të tij theksoi nevojën e unitetit të myslimanëve dhe tha se të gjithë ne duhet të punojmë me vite për të kompensuar atë; "Detyra jonë e madhe është të shërojmë plagët e viteve të kaluara, të cilat nga i ka krijuar kolonializmi, shfrytëzimi dhe arroganca dhe sot detyra jonë është t'i kushtojmë më shumë vëmendje këtij misioni”.