Amerika dhe konfrontimi i përhershëm me Revolucionin Islamik
(last modified Fri, 23 Feb 2018 10:25:13 GMT )
Shkurt 23, 2018 11:25 Europe/Tirane

Revolucioni islamik i Iranit ka hyrë në përvjetorin e 40-të. Mosha dyzetvjeçare është kulmi i pjekurisë së njerëzve, dhe ky interpretim mund të përdoret edhe për Revolucionin Islamik.

Revolucioni islamik i Iranit ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme gjatë këtyre dyzet viteve. Nëse duam marrim parasysh një nga atributet e qëndrueshme të ekuacioneve pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, duhet të përmendim armiqësinë e shtetasve amerikanë ndaj këtij revolucioni. Për të kuptuar shkakun e armiqësisë 40-vjeçare amerikane ndaj Republikës Islamike të Iranit, duhet t'i kushtojmë vëmendje pozitës së Iranit në politikat e Amerikës në Lindjen e Mesme dhe në botë  para Revolucionit Islamik. Para fitores së Revolucionit Islamik, Irani kishte një vend të veçantë në sistemin e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe në botë. Në kornizën e Traktatit të Sento, Irani ishte nyja lidhëse e NATO-s në Lindjen e Mesme për rrethimin e Bashkimit Sovjetik, një superfuqi e Lindjes. Për këtë arsye, amerikanët nuk ishin aspak të gatshëm ta humbnin Iranin strategjik, dhe të gjitha përpjekjet e tyre pas Luftës së Dytë Botërore synonin të forconin ndikimin e tyre në Iran. Shtetet e Bashkuara nuk i përmbaheshin asnjë vlere demokratike dhe morale në drejtim të dominimit të Iranit. Në vitin 1953, SHBA organizoi një grusht shteti kundër qeverisë legjitime të kryeministrit iranian Dr. Muhamed Mosadegh, dhe shkatërroi procesin e institucionalizimit të demokracisë në Iran. Pas grushtit të shtetit amerikan-britanik të vitit 1953, qeveria amerikane siguroi rivendosjen e një sistemi tiranik dhe diktatorial duke kthyer Shahun Muhamed Reza në Iran. SAVAK-u, një nga agjencitë më famëkeqe të sigurisë në botë, u formua me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist për të mbytur zërin e çdo lëvizjeje opozitare dhe progresiste në Iran. Shtetet e Bashkuara punuan shumë për të zbatuar ligjin e kapitullimit apo imunitetin juridik të  qytetarëve amerikanë në Iran. Dhjetëra mijëra këshilltarë amerikanë dominonin të gjithë shtyllat politike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore të Iranit. Në kohën e Revolucionit Islamik, rreth 30,000 këshilltarë amerikanë ishin aktivë në Iran.

 

Eksperienca e luftës amerikane në Kore dhe Vietnam dhe viktimat e mëdha të trupave amerikane në këto dy luftëra, e shtyu Shtëpinë e Bardhë që politikën e saj dominuese në rajon t’ua kalojë  vendeve të varura prej. Në rajonin e Lindjes së Mesme, veçanërisht në Gjirin Persik, Irani u vendos në rolin e xhandarit të SHBA. Irani në Gjirin Persik ishte superior ndaj vendeve të tjera në rajon për shkak të faktorëve si pasuria dhe popullsia, vendndodhja strategjike, stabiliteti relativ dhe aftësia ushtarake. Ndër shkaqet e tjera që çuan në lindjen e revolucionit mund të përmenden : Pakënaqësia e thellë prej situatës ekzistuese me tregues të tillë si lodhja dhe neveria e popullit prej premtimeve të përsëritura dhe false të monarkisë të cilat çuan në parrullat refuzuese si "Poshtë Shahu" ose "Poshtë Monarkia". Ndryshe nga shumica e revolucioneve të kohës së sotme në të cilat marrin pjesë vetëm disa grupe të veçanta të shoqërisë, në Iran pothuajse e gjithë popullsia e vendit e urrente regjimin e Shahut. Si pasojë e mpleksjes së kësaj pakënaqësie të popullit me aspekte ideore dhe të bindjeve fetare mund të arrihet në përfundimin se në Iran pakënaqësia ishte më e madhe dhe më e thellë krahasuar me revolucione në vende të tjera . Në përgjithësi Revolucioni Islamik i Iranit krahas luftrave të pashembullta të popullit iranian nën udhëheqjen e Imam Khomeinit mund të konsiderohet rezultat i politikave të gabuara të fuqive të mëdha dhe veçanërisht i Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Bashkimit Sovjetik përkundrejt Iranit gjatë 200 vjetëve para Revolucionit Islamik. Revolucioni Islamik i Iranit pa dyshim është një fenomen i ri i shekullit të XX-të . Ishte një revolucion largpamës, aspirues, islamizues dhe universal i pashembullt në botën islamike, i cili nën udhëheqjen e Imam Khomeinit solli zhvillime të thella në skenën ndërkombëtare. Ky lider historik hodhi themelet e një revolucioni i cili, si një thikë me dy presa, iu kundërvu si komunizmit ashtu edhe kapitalizmit. Ky revolucion u bëri thirrje popujve myslimanë që, për t’u përballur me sundimin e superfuqive të Lindjes dhe të Perëndimit, të mbanin një qëndrim të ri ndaj vlerave islamike. Duke vendosur një lidhje direkte midis revolucionit dhe ideologjisë ai e konsideroi revolucionin një kusht të nevojshëm dhe të domosdoshëm për realizimin e aspiratave hyjnore dhe një mjet për të arritur qëllimet doktrinore, për ta çuar shoqërinë njerëzore drejt përsosjes.

 

Një nga arritjet e mëdha të Revolucionit Islamik të Iranit është pavarësia dhe qëndrimi revolucionar ndaj fuqive hegjemoniste  si Amerika. Noam Chamsky, një shkrimtar i famshëm amerikan, thotë se "për sa kohë që Irani mbetet i pavarur dhe nuk i dorëzohet dominimit amerikan, armiqësia amerikane ndaj Iranit dhe revolucionit islamik do të vazhdojnë. Republika Islamike e Iranit është e papranueshme nga pikëpamja amerikane për shkak se nuk heq dorë nga pavarësia e saj ". Martin Indyke, ish-zëvendëssekretar për rajonin i Lindjes së Mesme në Departamentin e Shtetit të SHBA dhe njëri nga militantët e njohur anti-iranianë në koalicionin qeverisës të SHBA, në lidhje me pavarësinë e Iranit pas Revolucionit Islamik, ka thënë: "Dënimi dhe armiqësia ndaj  Revolucionit Islamik do të jetë një mësim për vendet që po ndërmarrin hapa drejt pavarësisë dhe çlirimit nga Shtetet e Bashkuara".

Në lidhje me këtë, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei thotë: "Armiqësia e sistemit arrogant amerikan dhe e çdo tirani në botë me sistemin islamik është për shkak se ky sistem ka ngritur flamurin e drejtësisë, sepse ata e shohin se në emër të Islamit dhe me mësimet e mëdha të Islamit, një vend shkon drejt zhvillimit dhe përparimit shkencor dhe praktik dhe sepse e dinë se kjo do t'i pengojë ata që të zgjerojnë sundimin e tyre.Ata nuk pajtohen me asnjë vend, i cili përtej fushës së ndikimit tyre, ecën në rrugën e zhvillimit shkencor”. Ndikimi dhe efikasiteti i Revolucionit Islamik në lëvizjet çlirimtare anembanë botës dhe shfaqja e Revolucionit Islamik si një model për përballjen me fuqitë e mëdha dhe demaskimi i ekspansionizmit dhe hegjemonizmit të fuqive arrogante është ndër arsyet e armiqësisë së pafundme të Amerikës ndaj revolucionit islamik. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Aleksandër Hig, gjatë fitores së Revolucionit Islamik, tha: “Sipas mendimit tim, më e rrezikshmja dhe më e rëndësishme nga të gjitha problemet ndërkombëtare, janë  pasojat e përhapjes së fondamentalizmit islamik që është konsoliduar në Iran dhe tani kërcënon Irakun dhe stabilitetin e regjimeve të moderuara arabe në rajon. Nëse Irani del nga kontrolli, ai do të rrezikojë interesat e superfuqive në mënyrën më të rrezikshme. "

Shqetësimet e shprehura nga administrata amerikane dhe strategët e saj mbi pasojat e Revolucionit Islamik të Iranit janë duke u përmbushur. Republika Islamike e Iranit ka arritur suksese të mëdha brenda në Iran dhe në rajon. Asnjë vend nuk mund ta injorojë apo mohojë rolin e Iranit në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme. Në po atë masë që Irani është bërë një vend i madh dhe efektiv në ekuacionet e rajonit dhe botës, po ashtu është rritur edhe armiqësia e Amerikës me Iranin. Mike Pence, Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikë, në një vizitë në Izrael, deklaroi në mënyrë eksplicite se nëse populli iranian dëshiron të jetë një mik i SHBA, kjo është e mundur vetëm pas përmbysjes së Republikës Islamike. Imam Khomeini, udhëheqësi i madh i Revolucionit Islamik, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë dhe në kulmin e fuqisë amerikane në botë, duke folur kundër kërcënimeve amerikane, tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë asgjë. Edhe tani, Shtetet e Bashkuara nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim kundër strukturës së fuqishme të Revolucionit Islamik të Iranit. Siç e shohim sot, Shtetet e Bashkuara janë të izoluara për shkak të politikave prepotente dhe fodulle të Donald Trump dhe nuk mund të godasin një revolucion dyzetvjeçar me një eksperience të madhe në luftën kundër arrogancës botërore.