Speciale me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Fatime (s.a.)
Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s.) ishte në pritje të shpalljes. Nuk kaloi shumë kohë që krahët e Xhibrilit, engjëllit të shpalljes, mbuluan lindjen dhe perëndim, pastaj ai thirri: "O Muhamed! Zoti i lartësuar të dërgon selam dhe përshëndetje dhe të urdhëron ty që të largohesh nga Hadixhja për 40 ditë".
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte në pritje të shpalljes. Nuk kaloi shumë kohë që krahët e Xhibrilit, engjëllit të shpalljes, mbuluan lindjen dhe perëndim, pastaj ai thirri: "O Muhamed! Zoti i lartësuar të dërgon selam dhe përshëndetje dhe të urdhëron ty që të largohesh nga Hadixhja për 40 ditë". Profeti Muhamed s.a.v.s. për të zbatuar urdhrin hyjnor, për 40 ditë u largua nga bashkëshortja e tij Hadixhja. Ai gjatë ditëve agjëroi dhe gjatë netëve kreu adhurim. Më pas e dërgoi Amarin pranë Hadixhes për ta informuar atë se largimi i Hazretit Muhamed s.a.v.s. nga shtëpia ishte me urdhrin e Zotit dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Kaluan 40 ditë. Përsëri Xhibrili shtriu krahët mbi tokë, i dha Profetit Muhamed s.a.v.s. një mollë dhe tha: "O Muhamed! Zoti yt të dërgoi përshëndetje dhe këtë dhuratë ta dërgoi ty nga parajsa". Profeti Muhamed s.a.v.s. e ngrëni mollën dhe u kthye në shtëpi pranë bashkëshortes së tij. Znj. Hadixhe e cila ishte ngritur nga shtrati, ndjente në vete dritën e Hazretit Fatime.
Një ditë Hazreti Muhamed s.a.v.s. nga qyteti u kthye në shtëpi. E pa znj. Hadixhe që fliste me një person. E pyeti: "Hadixhe me kënd po flasësh?" Znj. Hadixhe u përgjigj: "Embrioni që kam në bark, po flet me mua dhe është bërë bashkëbiseduesi im". Atëherë Xhibrili zbriti dhe tha: "O Muhamed! Thuaj Hdixhes se embrioni i saj është një foshnjë femër dhe loza e Profetit do të vazhdojë nëpërmjet saj".

Më datë 20 të muajit xhemadi thani të vitit të pestë pas shpalljes së Kur'anit, një dhimbje e madhe e kaploi trupin e znj. Hadixhe. Ajo kërkoi nga grat e fisit Kurejsh dhe Beni Hashim që të vinë për ta ndihmuar atë. Ato nuk pranuan dhe thanë: "Ti përkundër kërkesës tonë, ke pranuar të martohesh me një jetim të Ebu Talibit i cili nuk kishte pasuri".
Znj. Hadixhe mbeti vetëm me dhimbjet e saj kur papritur pranë saj erdhën katër gra me shtat të lartë. Ajo u frikësua. Ato thanë: "Mos u pikëllo znj. Hadixhe! Ne jemi dërguar nga Zoti". Sara, bashkëshortja e Hazretit Ibrahim a.s., Asia, bashkëshortja e Firaonit, Hazreti Marjam, e bija e Imranit dhe Kulthum, motra e Hazretit Musa a.s., u ulën rreth e rrotull znj. Hadixhe dhe e ndihmuan atë që të lindë.
Foshnja e znj. Hadixhe u lind e pastër. Një dritë e madhe e ndriçoi të gjithë shtëpinë. Hyritë e parajsës hyjnë në shtëpinë e znj. Hadixhe me një enë me ujë nga burimi Keothar. Foshnjën e pastruan me ujin e Keotherit dhe e mbështollën në një basmë më të bardhë se sa qumështi dhe me armë të bukur se lulja.
Dëshiruan të emërojnë foshnjën, por engjëlli i Zotit zbriti nga qielli dhe emëroi foshnjën me emrin Fatime. Kjo ishte foshnja e parë në Islam që u emërua me emrin Fatime dhe ishte vajza e parë e cila korrigjoi dhe përmirësojë vështrimin e periudhës së injorancës ndaj femrës. Edhe një herë iu urojmë përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatime (s.a.), ditë kjo që në Republikën Islamike të Iranit është emëruar "Dita e Gruas".
Ajo që i jep vlerë qenies së njeriut dhe rregullon veprimet dhe qëndrimet e tij, është mendja dhe arsyeja e tij dhe ajo që e rregullon mendimin dhe arsyen dhe i jep anë të drejtë asaj, është dituria dhe shkenca. Gjithashtu, gjëja më e rëndësishme që e bënë diturinë dhe shkencën të dobishme dhe me ndikim, është besimi. Hazreti Fatime (s.a.), vajza e Profetit të nderuar të Islamit, gëzonte të gjitha këto karakteristika dhe virtyte të çmuara. Ajo ishte një zonjë e zotuar ndaj vlerave njerëzore dhe morale dhe në vete konsiderohet një shpjegim i bukur i sakrificës, pastërtisë dhe fisnikërisë. Ajo ishte e pasionuar në adhurimin dhe lutjen pranë Fronit Hyjnor dhe zhytej aq shumë në bukurinë hyjnore se që thoshte: "Kënaqësia që përjetoj nga adhurimi i Zotit të madhëruar, nuk më lejon të paraqes asnjë kërkesë tjetër. Prandaj nuk kam asnjë nevojë tjetër, përveçse gjithmonë të jem duke shikuar bukurinë dhe madhërinë hyjnore".
Një prej epiteteve të njohura të Hazretit Fatime (s.a.), është Zahra në kuptim të dritës dhe shkëlqimin. Nga Imam Xhafer Sadik (a.s.) transmetohet se në lidhje me këtë epitet të Hazretit Fatime (s.a.) ka thënë: "Ajo është emëruar me këtë epitet për arsye se çdo herë kur Hazreti Fatime (s.a.) qëndronte në Mihrab për të adhuruar Zotin, drita e saj shkëlqente për banorët e qiellit, ashtu siç shkëlqejnë yjet për banorët e tokës...".
Dituria dhe urtësia e Hazretit Fatime (s.a.) kishte lidhje të ngushtë dhe të fortë me diturinë dhe urtësinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ajo transmetonte edhe hadithe profetike. Në takim me Umu Selma dhe me grat e tjera të fisit Kurejsh, ajo fliste fjalë nga dituria dhe urtësia dhe në bazë të nevojës dhe domosdoshmërisë, ka mbajtur edhe një ligjëratë historike në xhaminë e Medinës dhe në prani të khalifes dhe para një publikur të madh ku ka paralajmëruar për devijimet e shoqërisë pas vdekjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Fida ishte shërbyesja dhe nxënësja e saj e cila për 20 vite nuk ka fol gjë tjetër, përveç me ajete kur'anore.

Hazreti Fatime (s.a.) në oratori, ishte një mësuese e mirë ndërsa edhe në sjellje ishte një model dhe shëmbëlltyrë e fisnikërisë dhe pastërtisë. Ajo kishte bindjes se gjëja më e mirë për një grua është kjo që ta ruajë privatësinë dhe distancën mes asaj dhe meshkujve. Fatime (s.a.) ishte vajza e dashur e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe pjesë e trupit të tij. Lidhje e këtij babai dhe kësaj vajze, ishte e bazuar mbi dashurinë, respektin dhe edukatën. Çdo herë kur Hazreti Muhamed shkonte pranë Hazretit Fatime (s.a.), ajo ngrihej në këmbë dhe e priste me respekt dhe nderim të madhe babanë e vetë dhe e ulte atë në vendin më të mirë në shtëpi, ndërsa edhe babai (Hazreti Muhamed s.a.v.s.) do të thotë vepronte në të njëjtën mënyrë. Sipas Imam Khomejnit (ra), "historia e Islamit dëshmon dhe tregon qartë respektin e pakufishëm të Profetit të nderuar të Islamit ndaj kësaj foshnje fisnike, do të thotë Hazretit Fatime (s.a.). Kjo tregon se gruaja ka një pozitë të veçantë në shoqëri e cila nëse nuk është më e lartë se pozita e burrit, të paktën nuk është më e vogël".
Imazhi i Hazretit Fatima (s.a.) në Kur'anin e shenjtë, është një imazh shumë i lartë dhe i lavdëruar. Surja Keothar është shembulli më i qartë që tregon personalitetin dhe pozitën e lartë të Hazretit Fatime (s.a.) në Kur'anin e shenjtë dhe me lindjen e kësaj zonje, Zoti i madhëruar i drejtohet Hazretit Muhamed s.a.v.s. duke e lajmëruar atë se i atij i është dhënë burimi "Keothar" që do të thotë mirësi e madhe dhe loza e tij nuk do të ndërpritet. Dijetarët myslimanë mendojnë se edhe disa ajete të tjera të Kur'anit si ajeti mubahele, ajeti muvadat dhe ajeti tat'hir kanë zbritur për të përshkruar pozitën e Hazretit Fatime (s.a.). Xhalaludin Sujuti në komentimin e tij transmeton rreth 20 hadithe me dëshmi të ndryshme dhe në lidhje me ajetin 33 të sures Ahzab i cili thotë: "... Zoti i madhëruar dëshiron të largojë të gjitha papastërtitë dhe të këqijat nga ju dhe t'u pastrojë juve në mënyrë më të mirë", shkruan: "Qëllimi i këtij ajeti me emrin Ehli Bejt është vetëm Profeti s.a.v.s., Aliu, Fatime, Hasani dhe Husejni".
Ky ajet i cili njihet me emrin "ajeti Tat'hir" (ajeti i pastrimit), ka zbritur për Hazretin Muhamed s.a.v.s. kur ai ishte në shtëpinë e Umu Selma, bashkëshortes së vet. Imam Ahmed bin Hanbel transmeton nga Umu Selma dhe thotë: "Hazreti Muhamed s.a.v.s. i ka thënë Fatime (s.a.): thirre bashkëshortin dhe të dy fëmijët e tu që të vijnë te unë. Kur ata erdhën pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s., ai i mbuloi ata me aba-në (lloj rrobe e sipërme) e vet dhe tha: "O Zot, kjo është familja e Muhamedit. Përshëndetjen dhe begatinë tënde dërgoje mbi Muhamedin dhe familjen e tij! Ti je i pëlqyer dhe i lartësuar!". Umu Selma thotë: "Unë e ngrita një qoshe të aba-s së Profetit s.a.v.s. që të futem edhe unë aty, mirëpo Profeti nuk më lejoi dhe me respekt më tha: natyrisht se edhe ti je në rrugën e mirë".
Ibn Haxher gjithashtu pohon se shumica e komentuesve të Kur'anit besojnë se ajeti tat'hir ka zbritur për të përshkruar pozitën e Fatimes, Aliut, Hasanit dhe Husejnit (a.s.).

Modestia në jetë, asketizmi dhe bindja me mirësinë e Zotit, ishin karakteristikat kryesore në jetën e Hazretit Fatime (s.a.). Ajo edhe në shtëpinë e babait edhe në shtëpinë e bashkëshortit, ka ndjekur këtë metodë të jetës. Shpirti i butë dhe i pastër i Hazretit Fatime (s.a.), e largonte atë nga varësia ndaj kësaj bote materiale dhe lukset e saj. Fatime (s.a.) në gjithë jetën e saj, ka ndjekur një jetë të thjeshtë dhe modeste dhe me plotë spiritualitet. Ajo ka thënë: "Nga bota juaj tre gjëra për mua janë të dashura: leximi i Librit të Zotit (Kur'anit), shikimi i fytyrës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe bamirësia në rrugën e Zotit".
Ajsha, njëra prej bashkëshorteve të Hazretit Muhamed s.a.v.s. thotë: "Nuk kam parë asnjë person që në fjalë, rrugë dhe në metodën e jetës të ketë qenë më i ngjashëm me Hazretin Muhamed s.a.v.s. se sa që ishte Fatime. Dashuria e babait ndaj vajzës së tij ishte aq e madhe sa që çdo herë kur e shikonte atë, thoshte: "Unë po ndjej aromën e parajsës nga qenia e Fatimes".
Hazreti Fatime (s.a.) është një shembull i lartë i gruas së përkryer e cila nuk ka sakrifikuar asnjë prej aspekteve të personalitetit të vet dhe ka treguar se gruaja ka potenciale të larta për të arritur në përkryerje. Ajo duhet të jetë një njeri i përkryer dhe nuk duhet të neglizhohet asnjë aspekt shoqëror, politik dhe njerëzor i saj. Prandaj, Hazreti Fatime (s.a.) është ngritur në pozitën më të lartë të virtyteve njerëzore dhe devotshmërisë dhe me dashuri vështron të gjitha grat e botës i fton ato për të ndjekur këtë rrugë dhe këtë stil të jetës.
Paqja dhe përshëndetja e Zotit të madhëruar qoftë mbi Hazretin Fatime (s.a.), zonjën e të dy botëve, zonjën e grave të parajsës, dritën e syve të Profetit s.a.v.s. dhe shëmbëlltyrën e grave të botës.