Irani në prag të Vitit të Ri
Irani përgjatë vitit 1396 sipas kalendarit diellor është përkushtuar shumë në forcimin e stabilitetin dhe të sigurisë në rajon. Një prej çështjeve themelore në këtë fushë është paqja në Azi dhe sidomos në Palestinë dhe situatat e rënduar e popullit jemenas i cili prej mëse tre vjet përballet me sulmet e Arabisë Saudite.
Këto ngjarje janë pjesë e realitetit të rajonit të lindjes ku të gjithë popujt janë të lidhur me procesin e paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm. Irani është i mendimit se për vendosjen e paqes dhe sigurisë nevojiten disa faktorë ku më i rëndësishëm është ndërprerja e influencës dhe e ndërhyrjes së të huajve dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Irani në bazë të parimeve bazë dhe strategjike të tij kërkon vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë. Sa i përket Irakut, Afganistanit, Jemenit dhe vendeve të tjera përreth Iranit, ky vend ndjek me seriozitet të lartë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së qëndrueshme. Në kulmin e krizës në Afganistan dhe pasigurisë së këtij vendi, Republika Islamike e Iranit në kuadër të një bashkëpunimi konstruktiv me sistemin ndërkombëtare, ka ndihmuar përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e rendit dhe qetësisë në Afganistan. Politika kryesore e Iranit mbi Irakun, Jemenin dhe Sirisë konsiston në vendosjen e paqes dhe sigurisë në këto vende dhe Teherani gjithmonë përpiqet dhe hedh hapa drejt shtimit të sigurisë në rajon.
Revista amerikane National Interes në nëntor të vitit 2017, ka shkruar një analizë ku kritikon politikat armiqësore të Uashingtonit kundrejt Teheranit dhe thotë: Strategjia e sigurisë që ndiqet nga Amerika në rajonin e Lindjes së Mesme, ka shpërdoruar gjakun e amerikanëve dhe kapitalet e Amerikës. Me gjithë strategjitë e ndryshme të Amerikës në rajon, janë pikërisht ndërhyrjet e Amerikës që kanë çuar në dobësimin e fuqisë së saj për tu përballur me elementët dhe grupet terroriste si dhe në pamundësinë për të bashkëpunuar me fuqitë e rajonit. Zhvillimet në rajon tregojnë se prania e faktorit të huaj në veçanti e Amerikës dhe e Anglisë dhe përpjekjet e tyre për të ndikuar në zhvillimet rajonale për të plotësuar interesat e veta, e kanë bërë tepër të vështirë vendosjen e sigurisë në rajon. Irani në bazë të parimeve të tij, si strategji kryesore ndjek paqen dhe sigurinë në botë. Lufta dhe dhunë kurrë nuk janë pjesë e strategjisë ushtarake të Iranit dhe pikërisht kjo është bërë shkak që Irani Islamik të kthehet në një faktor të rëndësishëm dhe aktiv në vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë, gjë e cila zbulon realitetin e pretendimeve false të Amerikës për vendosjen e sigurisë në rajon.
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, korrikun e kaluar në një fjalim të mbajtur në prani të krerëve të shtetit, funksionarëve dhe punonjësve shtetërorë, foli mbi rolin e amerikanë në krijimin dhe formimin e grupit terrorist ISIS dhe mbështetjen ushtarake të Amerikës për këtë grup dhe tha: Pretendimet për krijimin e një koalicioni anti-ISIS janë pretendime false dhe mashtruese. Sigurisht amerikanët janë kundër një ISIS-i të pakontrolluar por ata janë edhe kundër atij që dëshiron me të vërtetë shkatërrimin e ISIS.
Lideri suprem, në një tjetër fjalim të tij ka thënë: Ato duar që kanë krijuar ISIS dhe që e kanë përdorur këtë grup për të ushtruar presione dhe dhunë ndaj popullit sirian dhe irakian, sot pas disfatës së këtij grupi po mundohet të transferojnë pjesëtarët e ISIS në Afganistan. Faktet tregojnë se Amerika duke mbështetur grupet separatiste kurdë si grupi terrorist Kumala, Pezhak, PKK dhe grupi për ndarjen e Kurdistanit të Irakut, është munduar të ndajë dhe copëtojë rajonin. Sot popujt e rajonit kanë arritur në përfundimin se zgjerimi i pasigurisë në rajonin e Azisë perëndimore është rezultat i mbështetjes së Amerikës dhe disa vendeve të tjera të rajonit për grupet radikale dhe rezultat i ndërhyrjes së të huajve. Shumë dokumentarë tregojnë se faktori kryesor i destabilitetit të rajonit është Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite të cilët duhen sanksionuar dhe nuk është Irani që është baza e stabilitetit dhe e sigurisë së rajonit. Në kulmin e krizës në Afganistan dhe pasigurisë së këtij vendi, Irani në kuadër të bashkëpunimit konstruktiv me faktorin ndërkombëtare, ndihmoi përpjekjet botërore për vendosjen e rendit dhe qetësisë në Afganistan. Irani është i mendimit se terrorizmi dhe radikalizmi, prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, prapambetja, mungesa e infrastrukturës, mungesa e arsimit, investimet e kufizuara, mungesa e burimeve financiare dhe emigracioni i afganëve në vendet e tjera fqinje, janë problemet kryesore të Afganistanit dhe fqinjëve të tij vend i cili nuk mund të zgjidhë atë i vetëm por ka nevojë për bashkëpunim konstruktiv dhe pa politika të dyanshme. Gjeneral Amir Hatami ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, në një bisedë telefonike me Tarek Shah Behram ministër i mbrojtjes i Afganistanit lidhur me këtë çështje ka thënë: Siguria në Afganistan mund të vendoset vetëm me anë të bashkëpunimit pozitiv të vendeve të rajonit. Në këtë rrugë duhen shfrytëzuar potencialet e përbashkëta të vendeve të rajonit sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe vendosjes së rendit dhe qetësisë në Afganistan. Sigurisht që Amerika prej shumë vitesh ka prani ushtarake në rajon. Me largimin e ushtarakëve anglezë nga Gjiri Persik në vitin 1971, Amerika nisi forcimin e pranisë së saj ushtarake në këtë rajon strategjik dhe në Bahrejn ka ngritur bazën e saj të 5-të detare. James Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes në muajin janar publikoi strategjinë e re mbrojtëse kombëtare 2018 të Amerikës. Në një pjesë të kësaj strategji është përmendur 6 herë emri i Iranit dhe akuzat e pabaza kundër Iranit. Këto akuza përfshijnë pretendimet për gjoja mbështetjen ndaj terrorizmit, projektin për influencën dhe hegjemoninë në rajon dhe kërcënimet mbi kapacitetin raketor të Iranit. Dokumenti i strategjisë kombëtare të mbrojtjes së Amerikës për vitin 2018, ka theksuar në përpjekjet e Pentagonit për të kontrolluar dhe bllokuar Iranin. Pentagoni synon koalicione me vendet e rajonit për të realizuar objektivin e tij. Pretendimet e Amerikës për krijimin e një rajonit të sigurt, më shumë ngjasojnë me një komedi. Amerika që vetë është burim i pasigurisë dhe destabilitetit në botë, pas ngjarjes së 11 shtatorit me pretendimin për gjoja vendosjen e sigurisë, sulmoi dhe pushtoi Afganistanin dhe Irakun mirëpo rezultati i agresionit ushtarak në këto vende ishte përhapja e grupeve terroriste dhe krijimi i grupit terrorist ISIS. Profesor John Marshajmer, profesor i universitetit të Çikagos në seminarin e titulluar “Perspektiva e sistemit në rajonin e Azisë Perëndimore nga pikëpamja e Iranit dhe Amerikës” seminar që u organizua në Teheran, foli mbi rrjedhën politike të jashtme të Amerikës nga viti 2002 deri në vitin 2017 dhe tha: Ndryshimi i regjimi është kthyer në një prej themeleve kryesore të politikës së jashtme të Amerikës dhe kjo është zbatuar në Afganistan, Irak, Siri, Libi dhe Egjipt. Si rezultat i këtyre politikave destruktive, Azia Perëndimore u kthye në qendrën e shfaqjes dhe krijimit të grupeve radikale dhe ekstremiste që kryesisht janë islame. Së pari, veprimet destruktive të grupeve takfiriste dhe së dyti vërshimi i vendeve perëndimore për gjoja shtypjen e këtyre grupeve që vetë ata i kanë krijuar, kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për sigurinë e rajonit.
Lideri suprem i revolucionit islamik, në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e Intifadës Palestineze në Teheran, ka rikujtuar faktin se janë ata që kanë krijuar regjimin sionist në rajon dhe janë ata të cilët duke imponuar konflikte afatgjata pengojnë vendosjen e stabilitetit në rajon dhe progresin e rajonit dhe janë ata që qëndrojnë mbrapa elementëve përçarës dhe komplotues. Mirëpo sot Irani si një prej faktorëve të fuqishëm të rajonit, po luan rolin më të madh në stabilizimin e rajonit dhe në formimin e strukturave politike, ekonomike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme. Padyshim të gjitha përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit në rajon janë bazuar në parimet dhe dispozitat ndërkombëtare dhe të kartës së OKB dhe kanë për qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve të ligjshme për stabilizimin dhe forcimin e sigurisë në rajon. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, takim që u mbajt në muajin dhjetor në qytetin Suci të Rusisë ka thënë: Republikës Islamike të Iranit është shteti i parë që i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së kombit dhe qeverisë siriane për ndihmë në përballje me terroristët. ... Ne jemi serioz në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar dhe jemi të gatshëm që në rast se parashtrohet ndonjë kërkesë nga vendet e rajonit, të japim kontributin tonë në këtë çështje.