Thirrjet qiellore (Speciale për muajin e shenjtë të Ramazanit)
Në këtë edicion do të flasim rreth vështrimit të njeriut besimtar drejt të ardhmes dhe përkushtimin e tij ndaj botës tjetër.
Miq të nderuar duke e lutur Zotin që të pranojë adhurimin dhe ibadetin tuaj në muajin e gostisë hyjnore, iu ftojmë të na ndiqni me edicionin e radhës së programit “Thirrjet qiellore.
Një prej temave themelore në shkencën e administrimit, është “hulumtimi për të ardhmen” dhe “vështrimi ndaj të ardhmes”. Shumë prej politikave ekonomike, kulturore, ushtarake, inteligjente dhe të sigurisë në botë, hartohen dhe përpilohen mbi këtë bazë. Disa vende për 20 vite, disa për gjysmë shekulli dhe disa të tjera për një shekull hartojnë programet e perspektivën e tyre. Në kulturën dinamike dhe konstruktive të Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., këtij parimi i është kushtuar një vëmendje e veçantë mirëpo ky vështrim ndaj të ardhmes nuk ka kufizime kohore dhe ai është hartuar për botën e amshuar dhe të përhershme nën titullin “Mead” që do të thotë kthimi i njerëzve drejt botës së pafund dhe të përhershme.
*****
Islami i mëson këtë të menduar dhe këtë vizion njeriut se ai nuk është krijuar për këtë botë të kufizuar, prandaj duhet të kalojë nga ky korridor dhe të përgatitet për jetën në botën e përhershme. Kur ne planifikojmë dhe hartojmë programe për jetën afatshkurtër dhe të ardhmen e saj dhe në përputhje me atë program mundohemi t’i krijojmë kushtet e nevojshme, atëherë a nuk duhet të kemi plan dhe program për jetën tonë të përhershme? A mund të qëndrojmë indiferentë dhe të kalojmë jetën pa ndonjë vështrim për të ardhmen duke mos siguruar kurrfarë kontributi për të ardhmen e përhershme?
Kur’ani i shenjtë kërkon nga të gjithë dhe sidomos nga besimtarët e devotshëm që të mos jenë në këtë mënyrë dhe para se të përfundojë jeta e tyre, të bëjnë plan dhe program për jetën e tyre të përhershme duke bërë veprime themelore dhe duke respektuar devotshmërinë dhe duke ruajtur kufijtë hyjnorë, të përgatisin një kontribut të çmuar për jetën e tyre të përhershme. Zoti i madhëruar në lidhje me këtë thotë:
“O ju që besuat, ndiqeni devotshmërinë hyjnore dhe secili duhet të shikojë se çfarë kontributi ka dërguar për të nesërmen e tij (në ditën e Kiametit dhe botën e amshuar) çfarë vepra ka bërë”. (Surja Hashr, ajeti 18)
Në bazë të këtij ajeti, besimtarët në Zotin Një përveç besimit që kanë në Zotin Një, duhet të kenë besim edhe në ditën e kthimit të njeriut, në ditën e Kiametit. Edhe pse besimi në Zot dhe devotshmëria hyjnore luajnë rol përcaktues në ndërtimin e personalitetit të njeriut, mirëpo besimi në botën tjetër, do të thotë në ditën kur miliarda njerëz ringjallen për të qenë prezentë në gjykatën e drejtësisë hyjnore dhe për t’u përgjigjur për veprat e tyre dhe kur nuk ekziston kurrfarë korridori për arratisjen e njeriut, nëse themi se ka rol më të madh në ndërtimin e njeriut, nuk e kemi tepruar në këtë drejtim. Në këtë botë, ekziston mundësia që njeriu të paraqitet se ka besim dhe devotshmëri, mirëpo në botën tjetër zbulohen sekretet dhe natyra e vërtetë e njerëzve. Ndoshta pikërisht për këtë arsye në fund të këtij ajeti kur’anor thuhet: “Ndiqeni devotshmërinë hyjnore (dhe keni frikë nga mosnënshtrimi) sepse me padyshim Zoti i di të gjitha veprimet që ju keni bërë!”.
Duke marrë parasysh frazën e fundit të këtij ajeti, arrihet ky rezultat se në ditën e Kiametit ajo çfarë luan rol përcaktues në fatin e njeriut, janë veprat e tij. Sa më shumë që niveli i veprave të njeriut të jetë pozitiv dhe i merituar, në po atë nivel i jepet pozita e lartë njeriut, prandaj kontributi më i madh i njeriut që ka rol themelor është pikërisht devotshmëria. Kur’ani i shenjtë në lidhje me këtë çështje në një pjesë të ajetit 197 të sures Bekare thotë:
“Çdo vepër të mirë që e kryeni, Zoti i e di, prandaj bëni sa më shumë vepra të mira dhe kontributi më i mirë është devotshmëria dhe o të zotët e mendjes, keni frik nga mosnënshtrimi para meje!”.
Një prej faktorëve të rëndësishëm që e drejton më shumë njeriun drejt përpjekjeve më të mëdha dhe forcon motivin e tij, është përfundimi i punës dhe rezultati i saj. Sa më i frytshëm që do të jetë përfundimi i punës së njeriut, në po atë masë forcohet morali i njeriut për të ardhmen. Zoti i madhëruar në përshkrimin e punës së atyre që ndjekin devotshmërinë, në Kur’anin e shenjtë thotë: “Dhe ata të cilët para Zotit kanë ndjekur devotshmërinë, grupe – grupe dërgohen në parajsë derisa të arrijnë në atë nivel që portat e parajsës dhe të mëshirës hyjnore janë të hapura për ata dhe rojet (e parajsës) i thonë atyre: paqja qoftë mbi ju, u pastruat (nga të gjitha mëkatet), prandaj hyni në parajsë përgjithmonë”. (Surja Zumer, ajeti 73).
Falënderimi i mirësive që ka dhënë Zoti, gjithashtu është një prej karakteristikave të atyre që ndjekin devotshmërinë. Ata e dinë shumë mirë se nëse kanë bërë hapa në rrugën e nënshtrimit para urdhrave hyjnorë, nëse janë zbukuruar me virtyte të larta morale dhe njerëzore dhe nëse nën dritën e udhëzimit të besimit në Zot dhe ndjekjes së devotshmërisë hyjnore kanë mbetur të mbrojtur përball dekadencës në humnera dhe përball devijimeve në bindje dhe në vepra individuale dhe shoqërore, e gjitha është për shkak të mirësisë dhe mëshirës hyjnore. Prandaj pikërisht për këtë arsye ata kur hyjnë në parajsën e përhershme hyjnore, thonë: “Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Zotit të madhëruar që neve na ka treguar se premtimet e tij kanë qenë të vërteta dhe parajsën e ka bërë trashëgimi tonën. Tani qëndrojmë në çdo vend të parajsës që dëshirojmë. Pra shikoni se sa i mirë është shpërblimi i vepruesve të mirë!”. (Surja Zumer, ajeti 74).
E lusim Zotin e madhëruar që edhe neve të na fusë në mëshirën dhe mirësinë e hyjnore dhe të na vendosë në parajsë së bashku me besimtarët dhe ata që ndjekin devotshmërinë.