Thirrjet qiellore (Speciale për muajin e shenjtë të Ramazanit)
Në këtë edicion do të flasim rreth karakteristikave të atyre që njeriu besimtar ndjek udhëzimet e tyre
Miq të nderuar duke e lutur Zotin që të pranojë adhurimin dhe ibadetin tuaj në muajin e gostisë hyjnore, iu ftojmë të na ndiqni me edicionin e radhës së programit “Thirrjet qiellore”. Duhet ta dimë se filozofia e shpalljes së Kur’anit të shenjtë, është zbatimi i urdhëresave dhe ndalesave hyjnore dhe të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., rreth të cilave kemi folur në edicionet e kaluara. Tani në këtë edicion do të flasim rreth kësaj çështje se cili është rezultati i pranimit të nënshtrimit para urdhrave të Zotit dhe të Dërguarit të Tij? Në përgjigje ndaj kësaj pyetje, mund të thuhet se rezultati i çmuar i nënshtrimit para urdhrave të Zotit dhe të Dërguarit të Tij, Hazretit Muhamed s.a.v.s. në botë, është lumturia individuale dhe vendosja e unitetit në të gjitha sferat fetare, ideologjike, shoqërore dhe politike në mesin e të gjithë njerëzve në botën islame dhe parandalimi i përçarjeve dhe konflikteve si dhe ruajtja e forcës dhe dinjitetit të myslimanëve. Rezultati i nënshtrimit para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s. gjithashtu në botën e amshuar është arritje e një përfundimit të mirë për njeriut dhe shoqërimi i tij me shëmbëlltyrat më të larta që i përmendim për çdo ditë në namazet dhe lutjet tona pranë Fronit Hyjnor: “Na udhëzo neve në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilëve u ke dhënë mirësi!”
Tani shtrohet kjo pyetje se cilët janë ata persona që në namazet tona gjatë ditës dhe natës që i bëjmë për Zotin e madhëruar, dëshirojmë që Zoti i madhëruar edhe neve të na udhëzojë në rrugën e drejtë të tyre? Kur’ani i shenjtë në prezantimin e tyre thotë:
“Secili që nënshtrohet para urdhrave të Zotit dhe të Profetit (në botën e amshuar) do të shoqërohet me ata të cilët Zoti u ka dhënë mirësi si profetët, besimtarët e sinqertë, dëshmorët dhe njerëzit e mirë dhe ata janë shoqërues të mirë”. (Surja Nisa, ajeti 69). Prandaj, për të bërë hapa në rrugën e drejtë hyjnore dhe për të hyrë në mirësinë dhe mëshirën hyjnore, duhet të zbatojmë parimin themelor, do të thotë të nënshtrohemi para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s.. Ky nënshtrim nuk duhet të jetë periodik, por duhet të jetë i përhershëm në të gjitha baticat dhe zbaticat e jetës, në çdo kohë dhe në çdo vend. Folja në kohën e tashme që përdorët në ajet, tregon pikërisht këtë çështje themelore.
Tani mund të shtrohet edhe kjo pyetje se për çfarë arsye Zoti i madhëruar ka prezantuar këto katër grupe dhe cilat janë karakteristikat e tyre të veçanta? Me padyshim se të gjithë profetët e Zotit, jo vetëm që vet ata kanë ecur në rrugën e drejtë, por me që të gjithë qenien e tyre kanë bërë përpjekje për udhëzimin e shoqërisë njerëzore të kohës së tyre dhe për shpëtimin e njerëzve nga rruga e humbur dhe janë munduar që edhe njerëzit e tjerë t’i udhëzojnë në rrugën e drejtë. Vepër tjetër e profetëve në kuadër të besimit në një Zot ka qenë edhe lufta e tyre kundër sundimeve politeiste dhe përpjekja e tyre për ndërtimin e një sistemi hyjnor dhe të drejtë në shoqërinë njerëzve. Ata në bazë të misionit të tyre, kanë luftuar për ringjalljen e vlerave morale dhe njerëzore dhe kundër anti-vlerave dhe në këtë rrugë janë përballur me të gjitha kërcënimet. Pikërisht për shkak të këtyre karakteristikave, Zoti i madhëruar i prezanton profetët si shëmbëlltyrë dhe model për ata që dëshirojnë të udhëzohen në rrugën e drejtë të besimit në një Zot.
Grupi tjetër përbëhet nga besimtarët e sinqertë (do të thotë ata të cilët kanë shumë sinqeritet). Ata janë të cilëve Zoti i madhëruar u ka dhënë mirësi dhe janë udhëzuar në rrugën e drejtë të Zotit. Ata janë njerëzit të cilët kanë besuar me sinqeritet, janë nënshtruar para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s. dhe me sinqeritet të plotë kanë luftuar krah për krah me profetët për të mbrojtur vlerat e besimit në një Zot dhe për asnjë çast nuk janë dorëzuar përball kërcënimeve ose lakmive të tjerë. Sistemet dhe pushtetet shtetërore politeiste të cilët i shikonin të rrezikuara interesat dhe pozitën e vet, për t’i shkatërruar sistemet që bazohen në besimin në një Zot, fillonin luftëra dhe bënin gjakderdhje. Në rrethana të tilla, është paraqitur dhe ka shkëlqyer fytyra e dëshmorëve të cilët për të ruajtur dhe zhvilluar sistemet e bazuara në besimin në një Zot të udhëhequr nga profetët, kanë rezistuat deri në pikën e fundit të gjakut të tyre dhe me sakrificën që kanë bërë, kanë hyrë në mëshirën dhe mirësinë hyjnore. Ata janë bërë shembull për veprim për ata të cilët me sinqeritet kanë vendosur të pranojnë nënshtrimin para urdhrave të Zotit dhe Profetit s.a.v.s. dhe janë udhëzuar në rrugën e drejtë hyjnore.
Grupi i fundit i njerëzve të cilët Kur’ani i shenjtë i përmend në të njëjtën pozitë me profetët, besimtarët e sinqertë dhe dëshmorët, janë njerëzit e mirë të cilët gëzojnë mirësinë e nënshtrimit para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s. dhe janë udhëzuar në rrugën e drejtë hyjnore. Njerëzit e mirë jo vetëm që vet janë të mirë, por bëjnë përpjekje edhe në korrigjimin dhe përmirësimin e shoqërisë dhe për ruajtjen e vlerave të cilat i kanë themeluar dhe ruajtur profetët dhe dëshmorët kanë derdhur gjakun e vet për ruajtjen e tyre. Ata përbëjnë grupin e njerëzve të cilët në vepër dhe fjalë, posedojnë moralin për të pranuar nënshtrimin para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s.. Ata në parajsën e përhershme hyjnore kanë mundësi të shoqërohen me profetët duke marrë për shembull profetët e Zotit, udhëzohen dhe ecin në rrugën e drejtë hyjnore dhe gëzojnë mirësinë e madhe të Zotit. Edhe pse përpjekja e tyre luan rol në kalimin e kësaj rruge, mirëpo nëse nuk do të jetë mëshira dhe mirësia hyjnore, ata nuk mund të udhëzohen dhe të bëjnë hapa në rrugën e drejtë të të zgjedhurve të Zotit. Pikërisht për këtë arsye në frazën e fundit të ajetit thuhet: “Dhe kjo është një mirësi e madhe e dhuruar nga Zoti i cili ka dituri të mjaftueshme (për njohjen e njerëzve)”.
Vlen të theksohet se mirësia hyjnore, nuk dhurohet pa qëllim dhe pa merita. Njerëzit të cilët bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive individuale dhe shoqërore, gëzojnë mirësinë dhe mëshirën e Zotit të madhëruar. Ashtu si në fillim të ajetit që është theksuar pranimi i nënshtrimit para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s., gjithashtu thuhet se ata të cilët arrijnë në këtë pozitë të lartë, në të vërtetë kanë arritur një fitore të madhe shpirtërore dhe të qëndrueshme. Kur’ani i shenjtë thotë: “Ai i cili vazhdimisht nënshtrohet para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s., me padyshim ka arritur në një fitore të madhe”. (Surja Ahzab, ajeti 71).
A e ekziston fitore më e madhe se kjo që njeriu në botën e amshueshme të ketë shoqërues si profetët, besimtarët e sinqertë, dëshmorët dhe njerëzit e mirë? Prandaj e lusim Zotin e madhëruar që të na mundësojë edhe neve që të vendosemi në shoqërim të shëmbëlltyrave të rrugës së drejtë hyjnore!