Thirrjet qiellore (Speciale për muajin e shenjtë të Ramazanit)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i77312-thirrjet_qiellore_(speciale_për_muajin_e_shenjtë_të_ramazanit)
Miq të nderuar duke e lutur Zotin që të pranojë adhurimin dhe ibadetin tuaj në muajin e gostisë hyjnore, iu ftojmë të na ndiqni me edicionin e radhës së programit “Thirrjet qiellore”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2018 07:06 Europe/Tirane

Miq të nderuar duke e lutur Zotin që të pranojë adhurimin dhe ibadetin tuaj në muajin e gostisë hyjnore, iu ftojmë të na ndiqni me edicionin e radhës së programit “Thirrjet qiellore”.

Ashtu siç thamë në edicionet e kaluara, një prej përgjegjësive të rëndësishme të atyre që kanë besuar, është posedimi i një morali për të pranuar nënshtrimit para urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s. Kjo gatishmëri morale nuk krijohet vetvetiu, por ka nevojë për krijimin e rrethanave përkatëse. Një çështje e cila luan rol kyç në këtë drejtim, është zbatimi i parimit i të qenit rob dhe robërimit para Zotit të madhëruar. Zoti i madhëruar në ajetin 77 të sures Haxh thotë:

“O ju që keni besuar, përuluni në ruku’ dhe në sexhde dhe adhurojeni Zotin tuaj dhe manifestoni robërinë tuaj para Zotit dhe kryeni vepra të mira në mënyrë që të jeni të shpëtuar!” (Surja Haxh, ajeti 77).

Të qenit rob i Zotit, do të dorëzim dhe nënshtrim absolut, adhurimi vetëm i Zoti dhe nënshtrimi para urdhrave të Tij dhe një prej shenjave më të rëndësishme të kësaj është përulja në ruku’ dhe vendosja e kokës në sexhde si përulje më absolute. Njeriu i cili e ndjen robërimin para Zotit, nuk “rebelohet” përpara urdhrave të Zotit, por përulet para tyre. Një njeri i tillë nuk ndjenë arrogancë, por me modestinë dhe përuljen e plotë, vendos ballin në tokë dhe nëse një moral i tillë nuk gjendet te njeriu dhe ai nuk përulet përpara madhërisë hyjnore, ai nuk mund të jetë i pranishëm në atmosferën hyjnore dhe shpëtues të robërisë para Zotit. Për këtë arsye, në këtë ajet së pari është folur për përulje në ruku’ dhe sexhe dhe më pas është lëshuar urdhri për robërinë e njeriut vetëm para Zotit.

Kur’ani në kohën kur përshkruan rrugën e atyre që i kanë besuar të Dërguarit të Zotit, në një frazë të ajetit 29 të sures Fat’h thotë:

“... Gjithmonë ata i shikoni në gjendje të përulur në ruku’ dhe sexhde dhe vazhdimisht luten pranë Fronit Hyjnor për të fituar mirësi, mëshirë dhe kënaqësinë e Zotit, në fytyrën e tyre vërehen shenjat e përuljes në sexhde”. Natyrisht se qëllimi i Kur’anit të shenjtë nuk është ky që atë që i kanë besuar Profetit s.a.v.s. ulën në një qoshe dhe gjithmonë qëndrojnë në namaz dhe në adhurimin e Zotit ose gjithmonë janë të përulur në ruku’ dhe sexhde dhe anashkalojnë përgjegjësitë e tjera të mëdha shoqërore. Qëllimi i Kur’anit të shenjtë është ky që ata duke marrë shembull Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. në të gjitha baticat dhe zbaticat e jetës së tyre, manifestojnë robërinë e vet para Zotit të madhëruar dhe me të gjitha veprat që bëjnë, mendojnë vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të madhëruar. Është interesant se Kur’ani i shenjtë në këtë ajet urdhëron: “Shenjat e përuljes që është gjendja në ruku’ dhe sxhde, mund t’i vëreni në fytyrën e tyre”. Do të thotë se të gjitha veprat e tyre tregojnë këtë se duke ndjekur rrugën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ata manifestojnë robërinë e vet para Zotit të madhëruar.

Ai i cili e ndjen robërinë e vete përball Burimit të Ekzistencës, pa kurrfarë dileme nënshtrohet para urdhrave të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. të cilat burojnë nga urdhrat hyjnor. Sipas porosive të Kur’anit të shenjtë, një njeri i tillë pranon të gjitha urdhrat që i jep atij Profeti s.a.v.s. dhe i zbaton ato me përpikëri dhe largohet tërësisht nga të gjitha ata vepra të cilat i ndalon Profeti s.a.v.s.. Kjo karakteristik vendoset në qenien e njeriut në rast se ai nuk lejon kurrfarë dileme në zbatimin e urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s.. Morali i robërimit para Zotit depërton aq thellë në brendësinë e një personi të tillë sa që duke se ai nuk ka kurrfarë liria ne vetja e tij. Kur’ani i shenjë në lidhje me këtë thotë:

“Për asnjë burrë besimtar dhe grua besimtare nuk është mirë që kur Zoti dhe i Dërguari i Tij të japin urdhër në lidhje me një veprim, të konsiderojnë veten të lirë për zbatimin ose moszbatimin e tij dhe qëndrimin e vet ta marrin për bazë në kryerjen e atij veprimi. Çdo kush që nuk nënshtrohet para urdhrave të Zotit dhe të Dërguarit të Tij, me padyshim se ai është në rrugën e humbur”. (Surja Ahzab, ajeti 36).

Prandaj, mohimi i lirisë dhe mosrebelimi ndaj urdhrave të Zotit dhe të Profetit s.a.v.s., është kriter i qartë për të dalluar ata të cilët kanë besuar me sinqeritet dhe ata të cilët kanë besuar me hipokrizi dhe në mënyrë të pavërtetë.

Mund të shtrohet kjo pyetje se për çfarë arsye njeriu duhet të jetë rob vetëm i Zotit? Kur’ani i shenjtë në lidhje me këtë çështje thotë: “Me të vërtetë që Zoti është Zoti im dhe Zoti i juaj, prandaj adhurojeni atë dhe bëhuni rob vetëm të Tij. Kjo është rruga e drejtë”. (Surja Ali Imran, ajeti 51/surja Merjem, ajeti 36/surja Zuhruf, ajeti 64). Prandaj domethënia e parë e të qenit rob i Zotit në bazë këtij ajeti është kjo që Zoti është Perëndia jonë, Perëndia që ka krijuar të gjitha kushtet dhe rrethanat e zhvillimit tonë në të gjitha sferat materiale dhe shpirtërore në botë. Arsye tjetër që paraqet Kur’ani është kjo që Zoti është Krijuesi ynë. Ai na ka krijuar neve nga hiqi dhe na ka dhuruar qenien ton. Ai e ka krijuar njeriun në formën më të bukur dhe më të përkryer dhe e ka bërë atë mëkëmbës të Tij në tokë dhe i ka dhënë superioritet atij ndaj të gjitha krijesave të tjera dhe i ka fisnikërinë më të lartë. Kjo është fjala e Zotit që thotë: “O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj dhe bëhuni rob të Tij! Me të vërtetë Ai iu ka krijuar juve dhe ata të cilët kanë qenë para juve...” (Surja Bekare, ajeti 21).

Në fund e lusim Zotin, Krijuesin e gjithësisë që të na mundësojë neve të jemi rob të Tij!