Tridhjetë ditë, tridhjetë tregime (Mos u irrito)
Ata të cilët japin lëmoshë kur kanë kushte të mira ekonomike dhe kur ndodhen në varfëri dhe mbajnë brenda irritimin dhe hidhërimin dhe falin gabimet e njerëzve. Zoti i madhëruar i do bamirësit.
Burri shikoi rreth vetes. Vetëm sa kishte ardhur në Medine. Ai e pyeti një kalimtar të rastit për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Me vete tha: “Unë jam një beduin dhe nuk kam mundësi që rregullisht të takohem me Hazretin Muhamed s.a.v.s., prandaj më mirë është që tani kur të shkoj e të takohem me Profetin s.a.v.s., të kërkoj nga ai që të më japë disa këshilla të cilat do të më zgjidhin problemet në jetën e përditshme”. Ai ishte në këtë mendim kur Hazreti Muhamed s.a.v.s. erdhi aty. Ai i tha o i Dërguari i Zotit më jep ndonjë këshillë! Hazreti Muhamed s.a.v.s. i hodhi një vështrim atij dhe i tha: “Mos u irrito!”
****
Burri u kthye te fisi i tij. Ai u informua se disa të rinj të fisit të tij kishin vjedhur një pjesë të pasurisë nga një fis tjetër dhe ai fisi ishte përgjigjur me të njëjtin veprim dhe situata kishte shkuar deri në një nivel që të dy fiset ishin pozicionuar përball njëri-tjetrit dhe ishin përgatitur për luftë. Burri u irritua shumë dhe menjëherë mori shpatën e tij dhe u vendos në radhët e fisit të tij dhe u përgatit për luftë. Ai shikonte radhët e të dy fiseve dhe shikonte njerëzit e armatosur dhe të irrituar dhe nuk kishte mbetur edhe shumë kohë derisa të fillonte lufta mes të dy palëve dhe vetëm Zoti e dinte se sa njerëz do të vriteshin e do të plagoseshin dhe kush mund ta dinte se sa do të zgjaste kjo armiqësi. Ashtu siç ishte duke shikuar rreth e rrotull, iu kujtua se ai kishte qenë në Medine dhe Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e kishte këshilluar atë që të mos irritohej.
*********
Burri u zhyt në mendime. Unë pse u irritova kaq shumë? Pse u bëra gati të vras dhe të vritem? Tani është koha që të veproj sipas këshillës së Hazretit Muhamed s.a.v.s.! Në atë çast hodhi shpatën në tokë, shkoi para dhe iu drejtua prijësve të fisit përball: “Për çfarë është ky pozicionim përball njëri-tjetrit dhe për çfarë është kjo lufte? Nëse kjo luftë është për këtë arsye se të rinjtë tanë të paditur kanë bërë një gabim, unë jam i gatshëm që pasurinë e dëmtuar të paguaj nga pasuria ime personale. Nuk është e drejtë që kur kemi mundësi të zgjidhim problemin me dialog dhe të paguajmë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, të luftojmë dhe të derdhim gjakun e njëri-tjetrit”. Prijësit e fisit kur dëgjuan fjalët e burrit, thanë: “Edhe ne nuk jemi më pak se ti në burrëri dhe bujari. Ne heqim dorë nga pretendimi ynë dhe do ta falim gabimin e të rinjve”.
****
Në këtë mënyrë të dy fiset hoqën dorë nga lufta, u pajtuan mes vete dhe u kthyen në vendbanimet e veta. Zbatimi i këshillës së çmuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe kontrolli i irritimit, pengoi luftën e përgjakshme dhe të padobishme e cila nuk do të kishte rezultat tjetër përveç mëkatit dhe shkatërrimit.
Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë një prej virtyteve të besimtarëve të devotshëm e ka prezantuar mbajtjen e irritimit dhe hidhërimit brenda në vete.
Ajetet 133 dhe 134 të sures Ali Imran:
Leximi i ajeteve 133 dhe 134 të sures Ali Imran
وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّکُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِینَ
الَّذِینَ یُنفِقُونَ فِی السَّرَّاء وَالضَّرَّاء وَالْکَاظِمِینَ الْغَیْظَ وَالْعَافِینَ عَنِ النَّاسِ وَاللّهُ یُحِبُّ الْمُحْسِنِینَ
“Bëni konkurrencë me njëri-tjetrin për të arritur në atë parajsë sepse gjerësia e saj është sa krejt qiejt dhe toka dhe është përgatitur për besimtarët e devotshëm.”
“Ata të cilët japin lëmoshë kur kanë kushte të mira ekonomike dhe kur ndodhen në varfëri dhe mbajnë brenda irritimin dhe hidhërimin dhe falin gabimet e njerëzve. Zoti i madhëruar i do bamirësit”.