Tridhjetë ditë, tridhjetë tregime (Tani ka ardhur koha)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i77316-tridhjetë_ditë_tridhjetë_tregime_(tani_ka_ardhur_koha)
Teobe-ja e plotë është pendimi nga mëkati. Kur kryen ndonjë mëkat, kërko falje nga Zoti i madhëruar dhe kurrë mos e përsërit më atë mëkat.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2018 07:04 Europe/Tirane

Teobe-ja e plotë është pendimi nga mëkati. Kur kryen ndonjë mëkat, kërko falje nga Zoti i madhëruar dhe kurrë mos e përsërit më atë mëkat.

Rrugica ishte e ngushtë dhe në atë rrugicë ndodhej një numër i vogël i shtëpive. Në fund të rrugicës, ndodhej një kopsht dhe degët e pemëve të tij ishin varur nga muri i kopshtit në rrugicë. Një dritë e vogël ndriçonte rrugicën dhe me shumë vështirësi mund të dallohej fytyra e kalimtarit në atë rrugicë. Atmosfera e rrugicës ishte një rast i përshtatshëm për Fadil bin Ajad. Ai ishte një djalosh i ri dhe cub e hajdut nga i cili kishin frikë të madhe të gjithë pronarët e karvanëve, sepse ai u zinte rrugën karvanëve dhe plaçkiste pasurinë e tyre.

****

Fadil bin Ajad kishte disa ditë që vëzhgonte qarkullimin e njerëzve në këtë rrugicë sidomos shkuarjen dhe ardhjen e banorëve të shtëpisë së fundit të asaj rrugice. Ai e dinte se banorët e asaj shtëpie ka disa ditë që ishin larguar nga aty. Priti deri në mesnatë dhe rrugica u zbraz tërësisht. Zëri i gjinkallave në atë kopsht kishte mbuluar të gjithë atmosferën e rrugicës. Fadil bin Ajad hyri në atë rrugicë. E shfrytëzoi errësirën e natës dhe hipi mbi mur, mirëpo kur deshi të kalojë dhe të hyjë në oborrin e shtëpisë, dëgjoi një melodi shumë të bukur. Ajo melodi bëri që ai të ndalej për disa çaste mbi mur. E dëgjoi pak me më shumë vëmendje dhe e kuptoi se ajo melodi ishte zëri i një burri besimtar dhe asket i cili në fqinjësi të asaj shtëpie ishte duke bërë ibadet dhe adhurimin e Zotit dhe në heshtje e në vetminë e natës ishte duke lexuar Kur’anin e shenjtë. Ai plak e lexonte Kur’anin e shenjtë më zë aq të bukur sa që e pasiononte çdo dëgjues. Fadil bin Ajad u shtang dhe nuk lëvizi nga vendi dhe dëgjonte zërin e bukur të atij asketi. Adhuruesi që lexonte Kur’anin, arriti në këtë ajet ku thuhet:

Leximi i ajetit 16 të sures Hadid:

۞ أَلَمْ یَأْنِ لِلَّذِینَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِکْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ وَلَا یَکُونُوا کَالَّذِینَ أُوتُوا الْکِتَابَ مِنْ قَبْلُ فَطَالَ عَلَیْهِمُ الْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ  وَکَثِیرٌ مِنْهُمْ فَاسِقُونَ

“A nuk ka ardhur koha që zemrat e besimtarëve të përulen përpara përmendjes së Zotit dhe të asaj çfarë është zbritur nga Zoti...”

Adhuruesi e lexonte këtë ajet aq bukur sa që Fadil bin Ajad i cili qëndronte akoma mbi mur, iu krijua ky mendim se është Zoti ai që po i drejtohet robit mëkatar Fadil bin Ajad:

“O Fadil, deri kur vjedhje dhe plaçkitje? Deri kur do ta kesh zemrën si guri? Deri kur do të mbesësh në neglizhencë dhe harresë? Deri kur do të hash gjëra të ndaluara dhe deri kur do të gënjen?”

Fadil bin Ajad përsëriste me vete:

“A nuk ka ardhur koha e asaj që zemrat e besimtarëve të përulën përpara përmendjes së Zotit dhe përpara asaj që është zbritur nga Zoti?”

A nuk ka ardhur ajo kohë?

Fadil bin Ajad u ngrit nga vendi dhe tha: “O Zot, pikërisht tani ka ardhur ajo kohë!”

*****

Fadil bin Ajad bëri Teobe dhe u pendua. U pendua me vendosmëri të plotë dhe më nuk u kthye në mëkat. Ai bëri një Teobe e cila u bë shkak që Fadil bin Ajad të bëhet një prej adhuruesve dhe asketëve të njohur. Ai u bë një asket aq besimtar sa që të gjithë njerëzit përuleshin me respekt përpara tij.

Në burimet historike transmetohet se Fadil bin Ajad kishte lindur në vitin 101 ose 105 hixhri kameri në rajonin Samarkand në qytetin Abivard dhe ka vdekur më 10 muharram në vitin 187 hixhri kameri në qytetin e Mekës.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:

“Teobe-ja e plotë është pendimi nga mëkati. Kur kryen ndonjë mëkat, kërko falje nga Zoti i madhëruar dhe kurrë mos e përsërit më atë mëkat”.