Tridhjetë ditë, tridhjetë tregime (Sjellja e mirë, rruga e shpëtimit)
Në këtë edicion po paraqesim një tregim mësimdhënës nga Kur’ani i shenjtë.
Hazreti Sulejman është i biri i Hazretit Davud a.s. dhe të dy ishin prej profetëve të Zotit të madhëruar. Perandoria e Hazretit Sulejman a.s. përfshinte një territor shumë të gjerë. Hazreti Sulejmani a.s. e kuptonte gjuhën e kafshëve dhe era ishte nën urdhrat e tij. Një ditë engjëlli i vdekjes (Azrail) shkoi të vizitojë Hazretin Sulejman. Një burrë ishte pranë Hazretit Sulejman a.s.. Azraili e shikoi me një shikim të veçantë atë. Kur engjëlli i vdekjes u larguar, ai burrë e pyeti Hzaretin Sulejman a.s.: kush ishte ky person që më shikonte në mënyrë të ashpër? Hazreti Sulejman tha: ai ishte Azraili. Burri me frikë th: O Sulejman të lutem urdhëroje erën që të më çojë mua në territorin e Indisë. Kam frikë se më është afruar vdekja. Nëse ekziston një distancë e madhe mes meje dhe engjëllit të vdekjes, ndoshta mund t’i shpëtojë vdekjes.
****
Hazreti Sulejman a.s. e urdhëroi erën që ta dërgojë atë burrë në territorin e Indisë. Pas disa ditëve, engjëlli i vdekjes shkoi të takohet me Hazretin Sulejman a.s.. Hazreti Sulejman e pyeti atë: në atë ditë pse e shikove në mënyrë të ashpër atë burrë?
Azrail tha: unë e shikova me çudi atë, jo në mënyrë të ashpër. Zoti i madhëruar më kishte urdhëruar mua që t’i marrë shpirtin atij njeriu në Indi, ndërsa atë ditë e pash që ai është në prani tënde. Prandaj mendova me vete, distanca nga këtu deri në Indi është një vit kohë, si t’i marrë shpirtin atij në Indi. Kur erdhi koha e vdekjes së tij, shkova dhe e gjeta atë në Indi dhe i mora shpirtin.
Zoti i madhëruar në ajetin 78 të sures Nisa thotë:
“Ku do që të jeni, do t’iu arrijë vdekja, edhe nëse jeni në kështjella të fortifikuara”.
۞ أَیْنَمَا تَکُونُوا یُدْرِکْکُمُ الْمَوْتُ وَلَوْ کُنْتُمْ فِی بُرُوجٍ مُشَیَّدَةٍ
Leximi i ajetit 78 të sures Nisa
Zoti i madhëruar në ajetin 8 të sures Xhum’e thotë:
“Thuaj: kjo vdekja nga cila po ikni, më në fund do t’iu takojë juve; pastaj ktheheni drejt Atij i cili është i di çështjet e fshehura dhe të hapura. Pastaj Ai do t’iu informojë juve për atë çfarë keni vepruar”.
۞ قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِی تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِیکُمْ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَى عَالِمِ الْغَیْبِ وَالشَّهَادَةِ فَیُنَبِّئُکُم بِمَا کُنتُمْ تَعْمَلُونَ
Leximi i ajetit 8 të sures Xhum’e
Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë:
“Para se t’u vije vdekja, përgatituni për atë!”