Tridhjetë ditë, tridhjetë tregime (Begatia e përpjekjes)
Njeriu nuk merr shpërblim tjetër, përveç asaj që bënë përpjekje.
Ai ishte një prej sahabeve të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai kalonte ditë të hidhura dhe të vështira. Ai ishte bërë aq shumë i varfër sa që nuk kishte mundësi të siguronte ushqimin ditor për gruan dhe fëmijët e tij. Kur ai shikonte fytyrën e pafajshme dhe të uritur të fëmijëve të tij, i nxihej e gjithë jeta e tij. Nuk e dinte se çfarë duhej të bënte! Nuk kishte kurrfarë kapitali që të merrej me tregti ose të sigurojë ndonjë mjet për ta shfrytëzuar atë në ndonjë zeje dhe profesion. Ai bisedoi me gruan e tij. Ai më nuk mund ta vazhdonte më këtë situatë. Gruaja e tij i tha: “Hazreti Muhamed s.a.v.s. është njeriu i dashur dhe bujar dhe u ndihmon njerëzve nevojtarë për t’i zgjidhur problemet e tyre. Nëse do të informohet për gjendjen tonë, patjetër se do të ndihmojë. Burri e pëlqeu propozimin e gruas dhe shkoi pranë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..
****
Ai shkoi pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s., por mbante kokën ulur. Nuk e dinte se si të paraqiste çështjen dhe të kërkonte ndihmë. Ai akoma nuk kishte folur asgjë kur Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: “Çdo kush që kërkon ndihmë nga ne, ne do të mundohemi t’i ndihmojmë atij, por nëse dikush tregon se nuk ka nevojë dhe nuk i shtrinë dorën para dikujt tjetër, Zoti i madhëruar e bën atë të panevojshëm”. Burri kur dëgjoi këto fjalë të Hazretit Muhamed s.a.v.s., më nuk mund të paraqesë çështjen e tij dhe u kthye në shtëpinë e vet.
****
Varfëria akoma lëshonte hijen e rënd të saj mbi kokën e burrit dhe të familjes së tij. Ai kaloi edhe disa ditë të tjera më vështirësi të mëdha, mirëpo përsëri nuk kishte zgjidhje tjetër dhe presioni i jetës ia humbi durimin atij. Për të dytën herë shkoi pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Dëshiroi të hapë gojën dhe të tregojë problemin që kishte dhe të kërkojë ndihmë nga Profeti i nderuar i Islamit, mirëpo akoma pa fol ndonjë fjalë, Hazreti Muhamed s.a.v.s. përsëri përsëriti të njëjtat fjalë duke thënë: “Çdo kush që kërkon ndihmë nga ne, ne do të mundohemi t’i ndihmojmë atij, por nëse dikush tregon se nuk ka nevojë dhe nuk i shtrinë dorën para dikujt tjetër, Zoti i madhëruar e bën atë të panevojshëm”. Burri përsëri u kthye në shtëpinë e vet pa paraqitur fare nevojën e vet.
****
Ai nuk dinte më se çfarë të bënte sepse vështirësitë e jetës ishin bërë të padurueshme. Ai tha: “Kësaj radhe kur të shkoj pranë Profetit të nderuar i Islamit s.a.v.s. sidoqoftë do të kërkoj ndihmë nga Hazreti Muhamed s.a.v.s.”. Kështu ai shkoi për të tretën herë shkoi pranë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., mirëpo përsëri nuk mundi të paraqesë kërkesën e tij. Hazreti Muhamed s.a.v.s. përsëri përsëriti atë fjali të mëparshme duke thënë: “Çdo kush që kërkon ndihmë nga ne, ne do të mundohemi t’i ndihmojmë atij, por nëse dikush tregon se nuk ka nevojë dhe nuk i shtrinë dorën para dikujt tjetër, Zoti i madhëruar e bën atë të panevojshëm”. Kësaj radhe kur dëgjoi përsëri këtë fjali, ai ndjeu se rrugëzgjidhjen e problemeve të tyre e gjeti në këtë fjali. Mendoi me vete duke thënë do të mbështetem te Zoti dhe të shfrytëzojë aftësitë dhe forcën që më ka dhuruar Zoti i madhëruar dhe po e lus Zotin e madhëruar që të më ndihmojë në punën time.
****
Burri tha me vete: “Çfarë mund të bëjë? Mendoi që të shkojë në fushë dhe të mbledh dru për zjarr dhe pastaj t’i shesë ato në treg”. Prandaj mori sëpatën dhe shkoi në fushë, mblodhi dru për zjarr dhe i çoi ato në treg dhe i shiti. Ai siguroi pak para dhe bleu disa artikuj ushqimorë dhe u kthye në shtëpi. Rezultati i punës së vet ishte aq shumë i kënaqshëm për atë sa që edhe në ditët e tjera me motiv më të madh shkonte në fushë, mblidhte dru dhe i shiste ato në treg. Ai zgjohej herët në mëngjes në mënyrë që të ketë kohë më shumë për të mbledhur dru. Ai një pjesë të të ardhurave shpenzonte për nevojat e familjes dhe një pjesë e rezervonte. Pastaj bleu edhe mjetet që i nevojiteshin për punë dhe me përpjekjen që bëri, Zoti i madhëruar e bëri atë të panevojshëm për ndihmën nga të tjerët dhe pas një kohe ai arriti të krijojë kapital dhe punëtorë për punë. Një ditë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. shkoi panë tij dhe me një buzëqeshje të bukur i tha: “A nuk kam thënë se çdo kush që kërkon ndihmë nga ne, ne do të mundohemi t’i ndihmojmë atij, por nëse dikush tregon se nuk ka nevojë dhe nuk i shtrinë dorën para dikujt tjetër, Zoti i madhëruar e bën atë të panevojshëm?”.
***
Zoti i madhëruar në ajetin 39 të sures Naxhm të Kur’anit të shenjtë tha:
وَأَن لَّیْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى
“Për njeriun nuk do të ketë shpërblim tjetër, përveç asaj për të cilën bënë përpjekje”.