Pikëpamjet e Lideri Suprem në mesazhin e Haxhit
(last modified Tue, 28 Aug 2018 09:17:46 GMT )
Gusht 28, 2018 11:17 Europe/Tirane

Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik në mesazhin e tij për pelegrinët e Haxhit, përcaktimin e një vendi të përhershëm për kryerjen e ritit të Haxhit e ka quajtur shembull të unitetit të myslimanëve dhe ummetit islam dhe pasi përmendi politikat luftënxitëse të Amerikës në mesin e myslimanëve tha: Me inteligjencë dhe vigjilencë kjo politikë djallëzore duhet neutralizuar dhe haxhi është një mundësi e madhe në këtë fushë.

Ceremonia madhështore e Haxhit, për ata që gjejnë mundësinë për të marrë pjesë në të dhe për të gjithë myslimanët ka interesa të shumta. Këto interesa dhe mirësi ndikojnë shumë në zhvillimin spiritual dhe fetar të haxhit. Mirëpo për të zhvilluar një haxh plot përmbajtje dhe me vlerë, duhet pasur njohuri mbi të gjitha karakteristikat dhe mirësitë e kësaj ceremonie. Mesazhi i Ajetollah Khamenei për haxhinjtë parashtron sekretet e haxhit dhe nga ana tjetër paraqet karakteristikat politike të këtij riti të madh fetar duke parashtruar gjendjen dhe situatën e botës islame dhe përballjen me komplotet e armiqve të islamti. Dërgimi i mesazheve për pjesëmarrësit në ceremoninë e Haxhit është një prej traditave e ndjekur që nga koha e lidershipit të imam Khomeinit (ra) dhe që  vazhdon deri më sot. Mesazhi i sivjetshëm i Ajetollah Khamenei përmban disa pika të rëndësishme, mesazh që është lexuar në ditën e Arafatit.

 

Lideri suprem i revolucionit islamik në mesazhin e tij për Haxin ashtu si vitet e kaluara në fillim ka shtjelluar karakteristikat fetare dhe shpirtërore të haxhit. Ai në fillim ka përmendur ajetin 27 dhe 28 të sures Haxh dhe ka thënë:

27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. 

28. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin.  

Ajetollah Khamenei duke shtjelluar këto ajete kuranore thotë: Ky tingull hyjnor, thërret të gjitha zemrat dhe për vite dhe shekuj me radhë ka mbledhur njerëzit duke i ftuar pranë monoteizmit. Me të tilla fjalë lideri suprem ka theksuar se boshti i haxhit përbëhet nga monoteizmit dhe në bazë të urdhëresave të Zotit, haxhi organizohet me pjesëmarrjen e milion myslimanëve. Ftesa e Zotit për pjesëmarrjen e botës në Haxh dhe zëri i monoteizmit, është një ftesë për të gjithë. Sigurisht kusht për pjesëmarrje në këtë ceremoni madhështore është fuqia financiare ku disa  njerëz mund të mos e kenë. Mirëpo ka edhe nga ata njerëz që për shkak të perceptimeve të tyre të gabuara dhe për shkak të varësisë tek kjo botë, nuk arrijnë të marrin pjesë në këtë ceremoni madhështore hyjnore. Pikërisht ashtu si ka theksuar edhe lideri suprem: I gjithë njerëzimi është dëgjues i kësaj thirrjeje ibrahimiane edhe pse disa veshë mund të mos e dëgjojnë, disa zemra të mbushura me flluskën e indiferencës mund të privohen, edhe pse disa njerëz mund të mos jenë të denjë për tu futur në këtë gosti botërore, edhe pse mund të privohen për çdo arsye tjetër. 

Ceremonia e haxhit në Arafat

Lideri suprem gjithmonë ka këshilluar vizitorët e Shtëpisë së Zotit që të shfrytëzojnë këtë mundësi të shtrenjtë që u është dhënë atyre në Haxh dhe në këtë kohë të shkurtër të përfitojnë sa më shumë nga vendet e shenjta dhe nga ceremonia e madhe hyjnore e Haxhit. Ai në një pjesë tjetër të mesazhit të tij për Haxhin ka thënë: Sot juve u ka ardhur ky rast dhe po ecni në vendin e shenjtë. Arafati, Mashari, Mena, Safa, Shtëpia e Zotit dhe xhamia e Profetit që të gjitha janë pjesë e kësaj ceremonie dhe një hallkë e zinxhirit spiritual dhe fetar për haxhinjtë të cilët e vlerësojnë këtë moment dhe e shfrytëzojnë atë në të gjithë jetën e tyre.  Për të pasur sukses në këtë ceremoni, duhet pasur përkushtim të plot tek Zoit dhe forca e pendimit është krejtësisht e domosdoshme. Ajetollah Khamenei thotë:  Të kujtosh Zotin, është shpirti i Haxhit. Zemrat t’i mbushim me këtë shi të mëshirës, jetën ta mbushim me frymën duke pasur besim tek Zoti, që është burimi i fuqisë, i bukurisë dhe i drejtësisë. 

Lutja e Haxhit

Mirëpo një pyetje e cila lind për çdo njeri mendimtar është se përse Haxhi kryhet në një vend të shenjtë dhe të caktuar dhe në një kohë të caktuar për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë brezat në të gjitha vitet? Pjesëmarrja e myslimanëve në ditë të caktuara dhe në vende të caktuara si Shtëpia e Zotit, Mena, Arafat dhe Mashir, krijon dyndje të madhe të njerëzve, vështirësi dhe probleme. Megjithatë Zoti thekson se të gjithë vizitorët e Shtëpisë së Zotit ceremoninë e Haxhin duhet ta kryejnë në një kohë dhe vend të caktuar dhe këtë nuk mund ta bëjnë në formë graduale përgjatë gjithë vitit. Shkaku i mbledhjes së hanxhinjve në një vend dhe kohë të caktuar është pikërisht ai shkak i mbledhjes së myslimanëve në faljen e namazit të xhumasë dhe ku shkak është njohja e tyre me njëri tjetrin dhe me shpirtin e unitetit mes tyre. Ajetollah Khamenei në mesazhin e tij për Haxhin ka thënë: Ky unitet vendi dhe kohe është një prej sekreteve kryesore të ceremonisë së Haxhit. Me padyshim shembulli më i qartë i përfitimit për të gjithë është pikërisht mbledhja e ummetit islam përreth Shtëpisë së Zotit. Ky është sekreti i unitetit islam dhe shëmbëlltyrë e formimit të ummetit në islam që duhet të qëndrojë nën petkun e Bejtullahut. Shtëpia e Zotit u përket të gjithëve.  Haxhi në këtë  vend dhe në një kohë të caktuar, gjithmonë përgjatë gjithë viteve, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme dhe me një logjike të hapur, i thërret myslimanët për unitet. Kryerja e haxhinit në disa ditë të muajit Dhilhaxhe, për myslimanët anembanë botës krijon mundësi që të njihen me njëri-tjetrin dhe me anë të ceremonisë së haxhit të prezantojnë unitetin dhe vëllazërinë mes tyre. Këta haxhinj janë përfaqësues të ummetit islam nga e gjitha bota dhe haxhi është shembull i ummetit islam. Zoti në ajetin 52 të sures Mumenin të Kuranit thotë:

52. Kjo feja juaj është e vetmja fe e unë  jam Zoti juaj, ruhuni nga dënimi im.

Haxhi vend për formimin e unitetit në islam

Bashkimi dhe integrimi i myslimanëve është aq shumë i rëndësishëm për botën islame, saqë armiku është i irrituar prej saj. Bashkimi dhe uniteti janë ato faktorë që i bën myslimanët të mbrojnë dhe përkrahin njëri-tjetrin dhe t’i mbrojnë ato nga intrigat dhe kurthet e armiqve. Pra nëse ceremoninë unifikuese të haxhit e kryejmë ashtu siç duhet, atëherë fronti i armiqve të islamit përballë myslimanëve do të dobësohet akoma më shumë. Lideri suprem i revolucionit islamik këtë çështje e ka trajtuar në mesazhin e tij për Haxhin dhe ka thënë: Haxhi në këtë  vend dhe në një kohë të caktuar, gjithmonë përgjatë gjithë viteve, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme dhe me një logjike të hapur, i thërret myslimanët për unitet. Kjo është pika e kundërt e kërkesës së armiqve të islamit, të cilët gjatë gjithë periudhave i kanë nxitur myslimanët që t’u kundërvihen njëri-tjetrit. Sot, shikoni Amerikën arrogante dhe kriminale. Politika kryesore e saj përballë islamit dhe myslimanëve është luftë-nxitja. Përpjekjet e saj të ndotura janë përqendruar në vrasjen e myslimanëve nga dora e njëri-tjetrit. Sundimtarët u janë kundërvënë nevojtarëve, mbështesin anën e arrogancës, shtypin nevojtarët në formën më të pashpirt dhe përhapin zjarrin e përçarjes.

Krimet e terroristëve të mbështetur nga Amerika

Shembull i kësaj politike kriminale të Amerikës është situata në rajonin e Azisë perëndimore. Kjo qeveri sundimtare, ka mbështetur terroristët takfiristë dhe është bërë shkak për vrasjen mizore të dhjetëra mijëra myslimanëve në Irak, Siri, Libi, Afganistan dhe Pakistan. Sigurisht që në Jemen Amerika në një formë tjetër po vret njerëzit dhe duke shfrytëzuar prirjet luftënxitëse dhe lakmitare të qeverisë saudite, ka ndezur zjarrin e luftës kundër popullit të përvuajtur të Jemenit. Mirëpo lideri suprem është i mendimit se vigjilenca dhe vetëdija e myslimanëve sidomos në ceremoninë e haxhit mund të neutralizojë të gjitha politikat luftënxitëse dhe ndërhyrëse të Amerikës dhe thotë: Myslimanët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilent dhe të neutralizojnë këtë politikë djallëzore. Haxhi krijon mundësi në këtë fushë dhe kjo është pikërisht filozofia e mohimit dhe e kundërshtimit të politeistëve dhe arrogantëve në Haxh. Ndikimi i zgjimit dhe i vetëdijësimit të myslimanëve në neutralizimin e planeve përçarëse të Amerikës, mund ta shohim në Iran, Liban, Siri dhe disa vende të tjera islamike. Nga ana tjetër myslimanët në duart e tyre kanë një mjet të fortë që është lutja, që me vetëdije dhe vigjilenca ka rol të madh në neutralizimin dhe bllokimin e armikut, pikërisht ashtu siç ka theksuar edhe Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s): Lutja është arma e besimtarit. Për këtë arsye Ajetollah Khamenei në fund të mesazhit të tij për haxhin, ka këshilluar haxhinjtë duke thënë; Haxhinj të dashur. Mos harroni të luteni për ummetin islam dhe të pavuajturit në Siri, Irak, Palestinë, Afganistan, Jemen, Bahrejn, Libi, Pakistan, Kashmir, Mianmar dhe vende të tjera të botës dhe prej Zotit kërkoni tu presë duart Amerikës dhe arrogantëve të tjerë si ajo.

 

 

Tags