Uniteti në pikëpamjen e Ajetullah Khamenei
Ajetullah Khamenei: "Ka ardhur koha që bota islame ta ruajë unitetin e vet dhe në mënyrë të bashkuar të qëndrojë dhe rezistojë përball armikut të përbashkët, do të thotë arroganca botërore dhe sionizmi, nga i cili kanë pësuar dëme të gjitha grupet islame".
Uniteti është prej faktorëve të rëndësishëm të jetës, zhvillimit dhe progresit të një shoqërie. Një shoqëri si rezultat i unitetit mes qytetarëve dhe funksionarëve shtetëror mund të shënojë progres dhe të arrijë në përkryerje. Kur uniteti të bëhet prej qëllimeve kryesore, atëherë atmosfera e shoqërisë mbushet me aromën e vëllazërisë, bashkëpunimit dhe koordinimit. Prandaj, nëse uniteti dhe integrimi mes shoqërive myslimane do të bëhet i qëndrueshëm, atëherë Umeti Islamik do të arrijë në madhëri dhe zhvillim të madh. Në mendimin e Ajetullah Khamenei, uniteti i myslimanëve dhe shmangia e tyre nga mosmarrëveshjet dhe përçarjet, krijon rrethana të përshtatshme për qëndresë dhe rezistencë kolektive përballë politikave të dhunshme të sistemit hegjemonist si dhe për mbrojtjen e interesave të të drejtave të shkelura të botës islame.
Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë thotë: "Bota islame sot ka vetëm një alternativë dhe ajo është uniteti. Edhe në nivelin e brendshëm të vendeve, ekziston vetëm kjo alternativë. Popujt duhet të bashkohen dhe të kenë unitet".
Ajetullah Khamenei: "Bota islame sot ka vetëm një alternativë dhe ajo është uniteti. Edhe në nivelin e brendshëm të vendeve, ekziston vetëm kjo alternativë. Popujt duhet të bashkohen dhe të kenë unitet".
Uniteti është një parime kryesore për të cilat theksuar feja e pastës Islame sepse uniteti krijon krenari, madhëri dhe qëndrueshmëri për myslimanët dhe shoqërinë islame. Uniteti i myslimanëve është në këtë kuptim që myslimanët duke u mbështetur në çështjet e përbashkëta, duhet të kenë integrim, solidaritet dhe sjellje vëllazërore me njëri-tjetrin. Ekzistenca e dallimeve në bindje është një çështje e natyrshme dhe ekzistenca e mendimeve të ndryshme dhe perceptimeve të ndryshme, nuk duhet të bëhet shkak për të penguar integrimin në umetin islam. Në pikëpamjen e Ajetullah Khamenei, myslimanët duhet të bëjnë përpjekje që me mirëkuptim reciprok, të afrohen me njëri-tjetrin dhe të bëhen më të afërt duke lënë anash mosmarrëveshjet dhe të jenë të bashkuar dhe unifikuar përball armiqve të Islamit dhe t'i koordinojnë veprimet e tyre në kuadër të realizimit të qëllimit kryesor dhe të rëndësishëm i cili është zhvillimi dhe progresi i Umetit Islamit.
Vendet islame nga pikëpamja strategjike, shtrihen në një zonë të rëndësishme në hartën e botës, prandaj pikërisht kjo çështje ka shtuar ambiciet dhe lakminë e shteteve arrogante të cilat nëpërmjet krijimit të mosmarrëveshjeve dhe përçarjeve mes popujve myslimanë, gjithnjë mundohet të shtojnë dhe të ruajnë ndikimin dhe depërtimin e tyre në vendet islame. Vendet islame të cilat janë të përqendruara më shumë në perëndim të Azisë, përveçse posedojnë rezerva të mëdha të naftës dhe gazit, janë edhe rajon që lidh Lindjen me Perëndimin. Karakteristikat e jashtëzakonshme dhe të pashembullta të vendeve islame dhe rezervat dhe resurset natyre jashtëzakonisht të mëdha të tyre, janë bërë shkak që arroganca botërore të përqendrohet në këto rajone. Armiqtë e botës islame nga krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes vendeve islame, përfitojnë më së shumit. Ata me shitjen e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake të tyre në këtë vende dhe duke hyrë në territoret e vendeve islame me pretekst të luftës kundër terrorizmit, synojnë ta shtojnë sa më shumë ndikimin e tyre në këtë vende dhe të krijojnë sa më shumë përçarje dhe konflikte mes Umetit Islam. Një shembull i këtyre veprimeve mund të vërehet në agresionin ushtarak të Amerikës ndaj Irakut në vitin 2003. Amerikanët me pretekst të luftës kundër terrorizmit, hyrën në Irak dhe plaçkitën resurset naftore dhe natyre të këtij vendi.
Ajetullah Khamenei thotë: “Sot rajoni gjeografik i myslimanëve, konsiderohet prej rajoneve më të rëndësishme të botës. Vendet e këtij rajoni nga aspekti natyror, konsiderohen prej vendeve më të pasura të botës... Ky rajon nga aspekti i tregut ushtarak dhe vendet me plotë begati që janë dispozicion të myslimanëve, sot përmban në vete burime dhe resurse të mëdha si naftën, gazin dhe resurse të tjera për të cilat ka nevojë civilizimi njerëzor në jetën e tij të përditshme. Një miliardë disa qindra miliona myslimanë janë në botë, do të thotë më shumë se një e pesta e popullsisë së botës. I gjithë ky numër i madh i njerëzve në një rajon të tillë, edhe atë me ngritjen e flamurit të Islamit në zemër të këtij rajoni, do të thotë në Iran që sot është zemra dhe qendra kryesore e botës islame, pse të mos mund të shfrytëzojë këto potenciale? Këto janë potenciale të mëdha që ndodhen në dispozicion të myslimanëve”.

Bota islame ka shkolla të ndryshme fetare që më të rëndësishme janë sunite dhe shiite. Në Iran, myslimanët shiitë dhe sunitë jetojnë në mënyrë vëllazërore dhe paqësore përkrah njëri-tjetrit. Në pikëpamjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik, kjo ngjarje pozitive mund të jetë një model i mirë dhe për vendet e tjera islame në mënyrë që dallimet në bazë të shkollave fetare të mos i konsiderojnë arsye për armiqësi dhe urrejtje dhe myslimanët shiitë dhe sunitë në çdo vend që të jenë në botë, duke u mbështetur në çështjet e përbashkëta, të jetojnë përkrah njëri-tjetrit në mënyrë vëllazërore dhe paqësore. Në pikëpamjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik, qëllimi nga uniteti i myslimanëve shiitë dhe sunitë, është të mos krijohen konflikte për shkak të dallimit në bindje të tyre fetare. Ata (myslimanët sunitë dhe shiitë) njëkohësisht me ekzistencën e dallimeve në bindje, sa i përket çështjeve të përgjithshme dhe ndërkombëtare, mund të kenë bashkëpunime të sinqertë dhe të kenë qëndrime të koordinuara dhe të mos i shfrytëzojnë potencialet e veta kundër njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë bota islame dhe myslimanët do të jenë krenarë dhe të fuqishëm.
Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit dhe një prej thirrësve të unitetit në botën bashkëkohore islame, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Irani ka sistemin e tij shtetëror, Iraku ka sistemin e tij të veçantë, Egjipti ka sistemin e tij shtetëror të veçantë etj., shtetet le të jen në vendin e vet, mirëpo të gjithë së bashku të punojmë për Islamin dhe të jetojmë nën flamurin e Islamit. Të gjithë myslimanët të jenë një dorë e vetme përball armiqve të tyre. Secili në ambientin e vet me çfarëdo shteti që të jetë dhe me çfarëdo medhhebi islam që të jetë, në ambientin ku jeton të jetë i pavarur, mirëpo duke marrë parasysh se është mysliman, të ketë marrëdhënie vëllazërore me myslimanët e tjerë dhe të ketë lidhje miqësore. Ushtritë e të gjitha vendeve islame të jenë mbështetëse e njëra-tjetrës”.
Pasojat negative të përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve, janë shumë të dëmshme. Mungesa e unitetit mes Umetit Islam rezulton me shtimin e problemeve të botës islame dhe prapambetjen e vendeve islame. Kur qëllimi i qeverive të vendeve islame të jetë përçarja dhe konflikti, atëherë më nuk do të ketë rast për vëllazëri, për miqësi, për të ndihmuar njëri-tjetrin, si dhe as për të zhvilluar aftësitë dhe potencialet shkencore. Ajetullah Khamenei duke kritikuar sjelljet e këtilla, thotë: “Kur’ani i shenjtë nga gjuha e Profetit tenderuar të Islamit s.a.v.s., i drejtohet të krishterëve të asaj kohe dhe i thotë: “O ithtarët e librit, ejani të qëndrojmë pranë një fjale e cila është e përbashkët mes neve dhe juve që të mos adhurojmë tjetër përveç Zotit dhe të mos i bëjmë shoq asgjë atij” (Ali Imran, ajeti 64). Ndërkohë që shkollat myslimane që i besojnë një Zoti, që kanë një Profet, që kanë një Kur’an, që kanë një Kible, që kanë një adhurim, pra që kanë të gjitha këto çështje të përbashkëta; disa çështje sekondare për të cilat kanë mosmarrëveshje t’i bëjnë pretekst për urrejtje e armiqësi! Vallë a nuk është kjo tradhti? Vallë a nuk është kjo me qëllime të caktuara politike dhe neglizhencë e njerëzve që nuk kanë maturi?”
Në pikëpamjen e Ajetullah Khamenei, neglizhencën ndaj çështjes së Palestinës, neglizhencën ndaj problemeve të vendeve myslimane, neglizhenca ndaj qëllimeve të larta islame dhe humbje e nderit dhe identitetit islam; të gjitha këto janë pasoja negative të mungesës së unitetit mes myslimanëve. Ai në lidhje me këtë thotë: “Nëse myslimanët të jenë të bashkuar, gjendja e Palestinës nuk do të ishte siç po e shikojmë sot. Sot gjendja e Palestinës është një gjendje e vështirë. Rripi i Gazës ka një gjendje të veçantë, Bregu Perëndimor ka një gjendje të tjetër të veçantë. Populli i Palestinës aktualisht është nën presion të madh për çdo ditë. Ata dëshirojnë ta heqin çështjen e Palestinës nga mendja e opinionit publik dhe që të harrohet kjo çështje. Ata dëshirojnë rajoni i Azisë Perëndimore (Lindjes së Mesme) në të cilin ndodhen këto vende tona dhe i cili është një rajon jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe strategjik, do të thotë edhe nga aspekti gjeografik edhe nga aspekti i resurseve natyrore, edhe nga aspekti i korridoreve ujor është një rajon i rëndësishëm, gjithnjë të jetë i preokupuar me çështje të veta. Ata dëshirojnë që myslimanët të luftojnë kundër myslimanëve, të arabët të luftojnë kundër arabëve dhe të sulmojnë njëri-tjetrin dhe të shkatërrojnë njëri-tjetrin në mënyrë që ushtritë e vendeve myslimane sidomos ushtritë e atyre vendeve që janë në fqinjësi me sionistët, të dobësohen për çdo ditë e më tepër. Qëllimi i atyre është ky”.

Në pikëpamjen e liderit të Revolucionit Islamik, sot për fat të keq bota islame është e privuar nga uniteti dhe po përballet me probleme dhe konflikte. Ajetullah Khamenei me keqardhje në lidhje me këtë çështje, thotë: “Kur të shfaqen trazirat, kur të krijohen konflikte mes myslimanëve, natyrisht humbet ose reduktohet edhe spiritualiteti dhe virtytet morale. Spiritualiteti dhe besimi sipas logjikës së Kur’anit, deri në një masë të mashe ka nevojë për qetësi.
هُوَ الَّذى اَنزَلَ السَّکینَةَ فى قُلوبِ المُؤمِنینَ لِیَزدادوا ایمانًا مَعَ ایمانِهم
“Ai është i cili vendos qetësinë në zemrat e besimtarëve në mënyrë që të shtohet më shumë besimi i tyre” (Surja Fet’h, ajeti 4) Dhe kur të ekzistojë qetësia, kur të ekzistojë siguria, atëherë i vije radha kësaj që njerëzit të shtojnë besimin e tyre. Kjo bëhet me vepra të mira, me përkushtim dhe me përkujtimin e Zotit. Kur në një vend islam dhe një shoqëri islame, njerëzit kanë frikë për jetën e tyre, për pasurinë e tyre dhe për sigurinë e tyre, pra nuk janë të sigurt, atje nuk ka as qetësi. Kur të mos ekzistojë qetësia, atëherë nuk mund të ekzistojë edhe shtimi i besimit. Aktualisht myslimanët po përballen me një gjendje të këtillë”.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit i cili vëllazërinë mes myslimanëve e konsideron prej parimeve kryesore të Revolucionit Islamik dhe gjithnjë ka treguar qëndrime dhe sjellje vëllazërore dhe me dashuri ndaj shkollave të ndryshme islame, të vetmen rrugë për zgjidhjen e problemeve të botës islame dhe formimin e një umeti të unifikuar islam, e konsideron unitetin dhe solidaritetin mes myslimanëve. Ai të gjithë vëllezërit myslimanë pavarësisht se cilës shkollë i përkasin i porosit duke thënë: “Tani ka ardhur koha që bota islame të vetëdijesohet dhe të zgjedhë Islamin si rrugë të drejtë hyjnore rrugë të shpëtimit dhe të ecë me hapa të sigurt në këtë rrugë. Tani ka ardhur koha që bota islame ta ruajë unitetin e vet dhe të qëndrojë e bashkuar dhe njëzëri përball armikut të përbashkët nga i cili kanë pësuar dëme të gjitha shkollat dhe grupet islame, do të thotë përball arrogancës botërore dhe sionizmit. Myslimanët të japin moto të unifikuar, të bëjnë predikim të unifikuar dhe të ecin në një rrugë të unifikuar. E lusim Zotin e madhëruar që kjo përpjekje e myslimanëve të mbështetët dhe të ndihmohet nga ligjet dhe tradita hyjnore dhe të shkojë përpara!”