Memorial me rastin e vdekjes së Ajetullah Shahrudi
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i84621-memorial_me_rastin_e_vdekjes_së_ajetullah_shahrudi
Ajetullah Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi ishte një prej figurave politike, revolucionare, shkencore dhe politike të Republikës Islamike të Iranit, i cili të hënën në mbrëmje më 3 dej të vitit 1397 të kalendarit iranian (24 dhjetor 2018), vdiq pas një vuajtjes së gjatë nga një sëmundje e rëndë. Në këtë edicion do të mundohemi të paraqesim pjesë nga jeta dhe vepra  me plotë batica dhe zbatica e të ndjerit Ajetullah Shahrudi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Memorial me rastin e vdekjes së Ajetullah Shahrudi

Ajetullah Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi ishte një prej figurave politike, revolucionare, shkencore dhe politike të Republikës Islamike të Iranit, i cili të hënën në mbrëmje më 3 dej të vitit 1397 të kalendarit iranian (24 dhjetor 2018), vdiq pas një vuajtjes së gjatë nga një sëmundje e rëndë. Në këtë edicion do të mundohemi të paraqesim pjesë nga jeta dhe vepra  me plotë batica dhe zbatica e të ndjerit Ajetullah Shahrudi.

Me vdekjen e Ajetullah Hashemi Shahrudi, Republika Islamike e Iranit ka humbur një prej figurave të rëndësishme revolucionare, shkencore dhe politike të saj. Ajetullah Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi kishte një personalitet shumëdimensional dhe në secilën prej këtyre dimensioneve, ai ishte një figurë e dalluar. Përgjegjësia e fundit të cilën e ka drejtuar ky personalitet i dalluar i Republikës Islamike të Iranit, ishte udhëheqja e kryesisë së Asamblesë për Përcaktimin e Interesit të Shtetit të Iranit.  

Ajetullah Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi

Ajetullah Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi ka lindur në vitin 1327 sipas kalendarit iranian (1948), në qytetin Qerbela dhe në një familje fetare dhe konsiderohet një prej anëtarëve të lozes së familjes së Imam Husejnit (a.s.). Gjyshi i Ajetullah Shahrudi me profesion ishte këpucëtar. Ai ishte shpërngulur nga Irani në Qerbela për të jetuar dhe vepruar aty pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.), ndërsa djali i tij Sejed Ali, babai i Sejed Mahmud, kishte filluar të punojë në këtë profesion si babai i tij. Pas një kohe, Sejed Ali përkrah profesionit si këpucëtar, filloi të ndjek edhe mësime në shkollën fetare dhe ai arriti të bëhet sekretari i parë i shkollës fetare me përgjegjësi shkrimin e dekreteve fetare dhe gjyqësore në shkollën fetare të Nexhefit në Irak. Ai gjithashtu ka shkruar dhe edituar Fikhun dhe Usulin e Ajetullah Khuij, një prej autoriteteve të mëdha fetare shiite, duke hartuar atë në dy vepra me titull "Dirasat fil-Usul" dhe "Muhadirat fil-Fikh el-Xhaferi". Sejed Ali nuk është ndarë nga klasa e mësimit as edhe për një ditë dhe ka shkruar të gjitha mendimet dhe mësimet e Ajetullah Khuij deri në vdekjen e tij. Mirëpo kishte një jetë të shkurtë dhe vdiq në moshën 40 vjeçare dhe Sejed Mahmud ishte vetëm 8 vjeç kur humbi babanë. Sejed Mahmud gjithashtu duke vazhduar rrugën e të atit, ndoqi mësimet në shkencat islame dhe duke marrë parasysh zgjuarsinë e veçantë që kishte, ai në moshën 20 vjeçare arriti të hyjë në klasat e mësimit të autoriteteve të mëdha fetare si Imam Khomejni dhe Ajetullah Khuij në shkollën fetare në Nexhef të Irakut. Ajetullah Hashemi Shahrudi gjithashtu ishte prej nxënësve të dalluar të Ajetullah Sejed Muhamed Bagher Sadr, një prej dijetarëve të dalluar fetarë të shkollës shiite me ide novatore. Ajetullah Sejed Muahmed Bagher Sadr në lidhje me nxënësin e ri të tij Sejed Mahmud Shahrudi, ka thënë: "Ai është një prej dijetarëve të dalluar të jurisprudencës dhe shkencave të tjera Islame i cili do të japë një kontribut të madh për Islamin dhe myslimanët. Prandaj e lusim Zotin e madhëruar që ta ruajë atë nën mëshirën hyjnore!".  

Ajetullah Hashemi Shahrudi i treti nga ana e djathtë dhe Ajetullah Muhamed Bagher Sadr, i pari nga ana e djathtë.

Ajetullah Hashemi Shahrudi gradualisht u bë nxënësi më i njohur i Ajetullah Muhamed Bagher Sadr dhe lidhja e tyre ishte si një lidhje mes babait dhe fëmijës. Ajetullah Hashemi Shahrudi pa përmendur veten far, në lidhje me këtë ka thënë: "Me të vërtetë nxënësit e Ajetullah Muhamed Bagher Sadr, ndjenin se ai është më i afërt me ata se sa babai i tyre dhe ushtron ndikim më të madh mbi jetën e tyre". Ish-regjimi Al-Bahth i Sadam Husejnit në Irak, Ajetullah Muhamed Bagher Sadr e konsideronte prej armiqve më të përbetuar të tij, prandaj ai vendosi nën përndjekje të gjithë nxënësit e këtij dijetari të njohur. Në këtë kuadër strukturat e shërbimit inteligjent dhe të sigurisë së regjimit të Sadam Husejnit duke sulmuar shkollën fetare në Naxhaf, arrestuan disa nxënës të Ajetullah Muhamed Bagher Sadr që në mesin e tyre ishte edhe Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi. Përgjatë 40 ditëve që Sejed Mahmud Shahrudi qëndroi në burgjet e regjimit të Sadam Husejnit, përjetoi shumë tortura të rënda, gjurmët e të cilave akoma ndodhen mbi duart e tij. Sejed Mahmud pasi u lirua nga burgu, përsëri u kthye në klasat mësimore të profesorit të tij dhe vazhdoi studimet në shkenca të ndryshme islame. Natyrisht ai gjatë kësaj periudhe përfaqësoi Ajetullah Sadr në Konferencën e Bankës Islamike që u zhvillua në atë kohë në Xhideh të Arabisë Saudite ku idetë ekonomike të paraqitura nga ai, tërhoqën vëmendjen e shumë funksionarëve të Arabisë Saudite dhe të vendeve të tjera myslimane. Gjatë atyre viteve, protesta e popullit të Iranit nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra) kishte marrë një dinamizëm më të madh kundër regjimit despotik të mbretit Muhamed Reza Pahlavi dhe Imam Khomejni u detyrua të largohej nga Naxhafi dhe në fund u nis drejt Parisit të Francës. Ajetullah Sejed Muhamed Bagher Sadr në atë kohë i shkruan një letër Imam Khomejnit në Paris dhe mbështet protestën dhe luftën e Imam Khomejnit dhe popullit iranian kundër regjimit despotik të mbretit Muhamed Reza. Pas vitores së Revolucionit Islamik të Iranit, Sejed Mahmud Shahrudi së bashku me përkrahësit e Ajetullah Sadr, organizojnë një protestë përpara xhamisë së Ajetullah Khuij në mbështetje ndaj revolucionit të Imam Khomejnit, mirëpo forcat e regjimit Ba'th të Irakut e kuptojnë se kush ishte iniciatori i kësaj proteste dhe gjatë një kontakti kërcënues me familjen e Ajetullah Sadr, deklarojnë se do të arrestojnë Sejed Mahmudin. Si pasojë e kësaj ngjarje dhe kërcënimi, Ajetullah Hashemi Shahrudi shkoi në Kuvajt dhe më pas në mars të vitit 1979, kthehet në Iran. Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi ishte i vetëdijshëm për armiqësinë dhe urrejtjen e regjimit Ba'th ndaj Ajetullah Sejed Muhamed Bagher Sadr dhe e dinte se nuk do ta linin të qetë atë, prandaj bëri shumë përpjekje për ta larguar mësuesin e tij nga Iraku, por të gjitha ato ishin të pasuksesshme.

Ajetullah Hashemi Shahrudi i dyti nga e majta dhe Ajetullah Sejed Muhamed Bagher Sadr, në mes

Ajetullah Hashemi Shahrudi edhe pse nuk arriti të sjell në Iran Ajetullah Muhamed Bagher Sadr, por vazhdonte të kishte një admirim të madh për mësuesin dhe shfrytëzonte çdo mundësi për të kontaktuar me atë. Ajetullah Hashemi Shahrudi ka mbajtur kontakte të ngushta me Ajetullah Sadr dhe familja e tij deri në fillimin e luftës Iran-Irak, shkëmbente letrat mes këtyre dyve. Ajetullah Hashemi Shahrudi jo vetëm që ishte përfaqësues i plotë i Ajetullah Sadr në Iran, por ai ishte edhe një kanal ndërlidhës mes Ajetullah Khomejnit dhe autoriteteve fetare të Naxhafit, sidomos me Ajetullah Sadr. Kjo lidhje ishte në atë mënyrë sa që Ajetullah Shahrudi ka thënë: "Personi i vetëm që Ajetullah Sadr e ka autorizuar në mënyrë zyrtare për t'iu përgjigjur çështjeve të ndryshme fetare, isha unë, por nuk e kam paraqitur këtë çështje në asnjë vend".

Ajetullah Hashemi Shahrudi kur arriti në Iran ishte 30 vjeçar dhe duke vazhduar studimet e veta pranë profesorëve të mëdhenj si Imam Khomejni (ra), shumë shpejt mori shkallën e ixhtihadit. Ai në fillim ishte përkushtuar në punën si mësues jashtë shkollës fetare. Mirëpo më vonë Imam Khomejni (ra) i kishte thënë atij se duhet të përkushtohet më shumë në dhënien e mësimit në shkollën fetare në Kum dhe duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë çështjeve juridike islame me theksim të veçantë ringjalljen e dispozitave të fikhut islam për qeverisje dhe administrim duke u bazuar në argumente dhe konkludime të drejta. Ajetullah Shahrudi deri para marrjes së detyrës së kreut të sistemit gjyqësor të Iranit, kishte punuar si mësimdhënës në shkollën fetare në Kum dhe klasat mësimore më vonë i vazhdoi në Tehera.

Ajetullah Shahrudi përkrah mësimdhënies në shkolla fetare, ka zhvilluar edhe një veprimtari të gjerë politike kundër regjimit Bath të Sadam Husejnit. Ajetullah Hashemi Shahrudi pasi ka hyrë në Iran, së bashku me disa bashkëpunëtorë irakianë dhe iranianë të dëbuar nga Iraku, themeloi subjektin politik "Kuvendi i Lartë i Revolucionit Islamik të Irakut". Ajetullah Shahrudi në fillim përgjatë 3 muajve ishte kryetar i këtij kuvendi ndërsa më pas përgjatë 30 muajve ishte zëdhënës i këtij subjekti politik të myslimanëve shiitë që vepronte si opozitë e fuqishme e regjimit diktarial të Sadam Husejnit. Prania e tij në Kuvendin e Lartë, bëri që regjimi Ba'th i Irakut të reagojë dhe të marrë masa ndëshkuese kundër familjes së tij në Irak dhe si pasojë tre vëllezërit e tij me emra Hadi, Mustafa dhe Muhsen u arrestuan dhe më pas u vranë nga regjimi Ba'th i Irakut.

Vëllezërit e Ajetullah Hashemi Shahrudi që u vranë nga regjimi Ba'th i Irakut

Ajetullah Hashemi Shahrudi deri në vitet e 1980-ta, vepronte në mesin e opozitarëve të regjimit të Sadam Husejnit në mënyrë që të mos tregohet indiferent ndaj vrasjes së mësuesit të tij Ajetullah Sejed Muhamed Bagher Sadr. Në mënyrë gradues veprimtaria e Ajetullah Shahrudi u përqendrua në çështjet e jurisprudencës islame dhe në fund të viteve 1980-ta ai ishte drejtues i një instituti me emrin "Enciklopedia e Fikhut Islam sipas shkollës së Ehli Bejtit (a.s.)", detyrë kjo në të cilën ai ishte emëruar nga Ajetullah Khamenei. Ajetullah Khamenei në një pjesë të dekretit të tij të nënshkruar në vitin 1991, duke iu drejtuar Ajetullah Shahrudit, shkruan: "Zotëria juaj që jeni një figurë e shkëlqyer në dituri dhe vepra dhe gëzoni një pozitë të lartë në shkencat e jurisprudencës Islame, posedoni të gjitha meritat për kryerjen e një përgjegjësia të madhe dhe unë po ua jap detyrën e formimit dhe drejtimit të një instituti për përgatitjen e një enciklopedie". Ajetullah Hashemi Shahrudi në janar të vitit 1995, me anë të një dekreti nga Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, u emërua anëtarë i juristëve fetarë të Këshillit të Rojave. Me anë të një dekreti tjetër të lëshuar nga Ajetullah Khamenei më datë 23 korrik të vitit 1999, Ajetullah Hashemi Shahrudi emërohet në krye të sistemit gjyqësor të Iranit. Ai mbanë këtë përgjegjësi përgjatë dhjetë viteve, do të thotë deri në vitin 2009. Ajetullah Hashemi Shahrudi përveç kësaj, ka mbajtur edhe funksionit anëtarit në Këshillin e Ekspertëve dhe funksionin e kryetarit të Asamblesë për Përcaktimin e Interesit të Shtetit në sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Të gjithë personalitetet politike dhe grupet e partitë politike të Iranit e njihnin Ajetullah Shahrudi si njeri moderator që ndiqte rrugën e ekuilibrit dhe arsyes në qëndrimet e tij politike dhe ishte një figurë e dalluar nga aspekti i zotërimit të shkencave islame. Kjo karakteristikë e personalitetit të Ajetullah Shahrudi kishte ndërtuar nga ai një figurë më të ndryshme nga aspekti i zotërimit të shkencave islame.

Edhe njëherë iu shprehim ngushëllime për vdekjen e këtij dijetari të madh islam!