Tërheqja e SHBA nga Siria, lëvizje strategjike apo veprim taktik? (1)
Me fillimin e krizës siriane në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara, si udhëheqës i Perëndimit, së bashku me Britaninë dhe Francën në ndjekje të qëllimit të përgjithshëm të një koalicioni perëndimor-arab për të shtypur boshtin e rezistencës duke rrëzuar qeverinë siriane, i kanë përqendruar përpjekjet e tyre në ofrimin e asistencës gjithëpërfshirëse për grupet e armatosura terroriste.
Ata po ëndërronin që përmes këtyre grupeve të arrinin qëllimet e tyre për përmbysjen e qeverisë siriane dhe presidentit Bashar Asad, por tani ata kanë ndikimin më të vogël në gjendjen në Siri. Në të vërtetë, Amerika po i sheh të fashitura planet e saj për Sirinë, në veçanti, për të sjellë një qeveri të orientuar nga perëndimi. Nga ana tjetër, Uashingtoni që nga mesi i vitit 2014 ka krijuar një koalicion ndërkombëtar anti-ISIS me pretekstin e luftimit të grupit terrorist ISIS, por ky koalicion ka shkaktuar shumë viktima civile. Më pas, trupat amerikane u dislokuan në Sirinë veriore dhe verilindore. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 2,000 forca ushtarake në Siri, shumica e tyre operojnë si forca speciale dhe bashkëpunojnë me aleatët kurdë dhe milicitë arabe të quajtura Forcat Demokratike të Sirisë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai e konsideron të përfunduar misionin e SHBA-së në Siri, mirëpo Shtëpia e Bardhë nuk ka ofruar të dhëna se kur mund të ndodhë tërheqja e plotë. Në mesazhin dërguar Pentagonit, Trump ka deklaruar se ISIS është mposhtur dhe zgjatja e misionit ushtarak nuk është e nevojshme. Mediat amerikane komentuan se bëhet fjalë për një lëvizje surprizë të administratës Trump, zyrtarët e të cilës më herët kishin deklaruar se synonin të qëndronin edhe më tej në Siri për t’u siguruar që rrjeti terrorist të mos riorganizohet. Vendimi i Trump mund të analizohet nga një sërë dimensionesh: së pari, Trump është në thelb një personalitet i paparashikueshëm dhe ka marrë disa vendime të papritura gjatë presidencës së tij. Sa i përket Sirisë, Trump pretendon se lufta e SHBA me ISIS është në interes të armiqve dhe rivalëve rajonale dhe ndërkombëtarë të Amerikës - Iranit dhe Rusisë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump në një takim të anëtarëve të Kabinetit të tij theksoi: " Presidenti i SHBA Donald Trump tha se iranianët mund të "bëjnë ç'të duan" në Siri! I pyetur për afatin kohor të tërheqjes nga Siria, ai refuzoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë. "Nuk e di, dikush më tha katër muaj, por unë nuk e thashë këtë," tha Trump. "Ne nuk duam Sirinë, por Obama e ka braktisur Sirinë vite më parë, kur nuk e ka shkelur vijën e kuqe. Unë e bëra këtë kur kam qëlluar 59 raketa mbi Siri, por kjo ishte pas një kohe të gjatë. Trump gjithashtu duke folur për kurdët, tha: "Unë nuk jam i kënaqur me faktin se ata i shitën Iranit atë pak naftë që kishin, ndërkohë që u kërkuam atyre të mos e bënin këtë. Kurdët janë partnerët tanë, por ata i shesin naftë Iranit dhe ne nuk jemi të kënaqur për këtë. Ne duam të mbrojmë kurdët, por nuk dëshiroj të qëndrojmë përgjithmonë në Siri. Atje është rërë dhe vdekje". Më tej, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, theksoi:" Gjithkush beson se nëse ne nuk luftojnë ISIS-in, ata do të vijnë në vendin tonë, por kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë. Ata (ISIS) po ashtu mund të shkojnë në Iran, ndërsa ky vend e urren ISIS-in më shumë se ne. Ata mund të shkojnë në Rusi që e urren ISIS-in më shumë se ne. Kur është fjala për tërheqjen e trupave tona nga Siria, mediat raportojnë se Rusia është e kënaqur me këtë lëvizje. Jo, Rusia nuk është e kënaqur, sepse ata kënaqen kur ne vrasim ISIS-in. Ne vrasim ISIS-in për rusët dhe në favor të Bashar Asadit dhe në favor të Iranit".
Megjithatë, Trump ka harruar se gjatë fushatës së tij zgjedhore ai pranoi se ISIS është krijuar nga administrata e Obamës dhe se prania e paligjshme amerikane në Siri, nën pretekstin e luftimit të ISIS, ishte në të vërtetë në përputhje me qëllimet rajonale të Uashingtonit. Në thelb, prania e forcave amerikane në Siri nuk ka qenë me kërkesën e qeverisë siriane, as nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit, ndërsa qeveria siriane i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Uashingtonit për t'i dhënë fund pranisë së tij të paligjshme në Siri. Administrata Trump ka nisur një ofensivë të plotë diplomatike për të qartësuar konfuzionin për tërheqjen e paralajmëruar të Shteteve të Bashkuara nga Siria. Deri më tani, megjithatë, konfuzioni po fiton. Që nga njoftimi fillestar i Presidentit Trump në twitter, kur ai tha se tërheqja do të bëhet “tani”, u bënë mbi 30 ditë, pastaj 120 ditë, dhe më e fundit është tërheqja e planifikuar amerikane nga Siria “nuk ka afat” dhe do të vazhdojë me një “ritëm të duhur”. Përkundër të gjitha paqartësive rreth asaj se ku qëndron SHBA, konfuzioni mbi qëllimet dhe planet e SHBA nuk është unik për administratën Trump, tha për mediat Rami Khouri, gazetar i Universitetit Amerikan të Bejrutit. “Pothuajse çdo synim i politikës amerikane që ka deklaruar kohët e fundit në Lindjen e Mesme ka dështuar keq,” tha Khouri, “duke përfshirë ndërmjetësimin e një paqeje arabo-izraelite, reduktimin e ndikimit iranian dhe rus, nxitjen e stabilitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe reduktimin e terrorizmit, kriminalitetit dhe flukseve të refugjatëve”. “Duhet të shohim mos-përputhshmërinë aktuale të politikës ndaj Sirisë, si një manifestim më i dukshëm i papërshtatshmërive të fshehura që janë formuar gjatë politikave amerikane të Lindjes së Mesme”. Në fund, politika amerikane e Lindjes së Mesme tani është në mëshirën e një njeriu me një kuptim të pakët të një rajoni të komplikuar dhe të paqëndrueshëm, mjeti i preferuar i të cilit është komunikimi në Twitter.
Deklaratat e bëra gjatë vizitës në Izrael nga John Bolton këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit amerikan Trump si dhe nga sekretari i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Mike Pompeo, përpara vizitës së tij në Lindjen e Mesme e cila për më tepër duken se janë një çështje që kanë më shumë lidhje se si Uashingtoni të mbajë në kontroll strukturën terroriste PKK/PYD/YPG se sa debatet në Shtëpinë e Bardhë për të ardhmen e pranisë ushtarake amerikane në Siri. Taktika e qëllimshme e SHBA-ve e cila nuk i jep fund pranisë së saj ushtarake në të gjithë territorin e Sirisë dhe e cila ka apo jo shanse për të jetuar dhe gjithashtu e cila nuk përckaton kohën e politikës me objektiv për të përdorur PKK/YPG-në kundër Iranit, tashmë është e vetmja temë për të cilën duhet menduar. Përcaktimi i fatit të këtij manovrimi taktik të tërheqjes që kuptohet se ka për qëllim të shkaktojë kaos edhe në procesin e Astanas që udhëhiqet nga Rusia, Turqia dhe Irani. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se tërheqja e plotë e trupave amerikane nga Siria, e njoftuar nga presidenti Donald Trump muajin e shkuar, do të ndodhë pavarësisht kritikave. Kryediplomati amerikan zhvilloi një turne në Lindjen e Mesme, me qëllim kryesor për të sheshuar shqetësimet e aleatëve rajonalë për planin e papritur të tërheqjes amerikane nga Siria. Pompeo tha se Uashingtoni do të vazhdojë të përfundojë luftën kundër militantëve të grupit ISIS, duke shtuar se Amerika do të mbetet partnere e palëkundur në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ka nisur tërheqja e trupave të tyre ushtarake nga Siria, por Rusia hodhi dyshime mbi pretendimet duke thënë se Uashington kërkon të mbetet në vedin arab. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov reagoi duke thënë se gjithsesi besonte se SHBA do të kërkojë të mbetet në vendin arab. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, tha se pretendimet amerikane do të vlejnë vetëm kur territoret e kontrolluara më parë nga SHBA t’i kalojnë qeverisë së Sirisë.