ASEAN dhe sfidat në vitin 2019
Unioni i Juglindjes së Azisë (ASEAN), me një popullsi prej 600 milion banorësh dhe faktori i gjashtë në botë për nga pozita ekonomike, në vitin 2018 ka kaluar sfida të ndryshme.
Cunami në Indonezi, vërshimi I terroristëve takfiristë të ISIS në disa vende të rajonit si Indonezi, konkurrenca e Kinës me Amerikën dhe ndikimi negative i saj në ASEAN, kriza e myslimanëve Rohingya, ishin ndër sfidat e ASEAN gjatë vitit të kaluar. Gjatë vitit 2019, ky union pritet të përballet me sfida akoma më të vështira.
Sfida më e rëndësishme e unionit për vitin 2019 është konkurrenca mes Kinës dhe Amerikës në sektorë si tregtia dhe ndikimi i saj. ASEAN si një aktor i madh në sferat ekonomike dhe komerciale globale pritet të pësojë dëmtime në tregti dhe fushën e prodhimit. Duke qenë se 89% e vëllimit të prodhimit dhe tregtisë në vendet e ASEAN është në duart e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është fakt se dobësia e tyre ndaj mosmarrëveshjeve tregtare dhe krizave të tjera rajonale dhe globale është jashtëzakonisht e lartë. Mosmarrëveshja e disa anëtarëve të ASEAN-it me Kinën mbi detin e Kinës Jugore është një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet unioni në vitin 2019. Ishtiaq Pasha Mahmud, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit, në një intervistë për Reuters ka thënë: "Pretendimet e Kinës mbi zonat në detin e Kinës Jugore përputhen me pretendimet e Brunei Darussalam, Malajzisë, Filipineve dhe Vietnamit". Kjo çështje është e rëndësishme sepse raportet e fundit tregojnë se deti i Kinës Jugore përmban burime të mëdha të naftës dhe gazit. Sipas burimeve kineze, deti i Kinës Jugore ka 213 miliardë fuçi naftë dhe 190 trilion kub këmbë gaz natyror. Për më tepër, mundësia e intensifikimit të konfrontimit midis Kinës dhe ASEAN-it në Detin e Kinës Jugore ka rritur qasjen ushtarake të Kinës dhe përpjekjen e saj për të ndërtuar ishuj artificial në rajon. Në vitin 2019, ASEAN ka të ngjarë të përballet me sfida të mëdha të brendshme dhe të jashtme për të finalizuar integrimin ekonomik rajonal me gjashtë ekonomi të mëdha aziatike, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Australinë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut.
Eyes Ariffin, një analist i revistës ASEAN Post, shkruan: "Në vitin 2018 pas bisedimeve të gjata anëtarët e ASEAN nuk arritën të finalizojnë partneritetin e tyre gjithëpërfshirës ekonomik rajonal me gjashtë partnerët e tyre dhe në vitin 2018 bashkimi ka qenë objektiv themelor për Tajlandën si mikpritësi i samitit të ASEAN". " Në një periudhë ku ka zëra të qëndrueshëm kundër tregtisë së lirë në mbarë botën arritja e një marrëveshjeje të tillë është objektivi shumë i rëndësishëm ". Nëse në vitin 2019, ASEAN dhe gjashtë vende të Azisë-Paqësorit do të arrijnë një marrëveshje të tillë, ajo do të jetë marrëveshja më e madhe tregtare në botë. Të 10 vendet në ASEAN dhe gjashtë vendet që negociojnë për këtë marrëveshje përbëjnë 25% të GDP-së botërore, 45% të popullsisë dhe 30% të tregtisë botërore. Një sfidë tjetër me të cilën përballen anëtarët e ASEAN në vitin 2019 është qasja e Kinës ndaj rajonit dhe investimet e saj të mëdha në vendet e ASEAN. Ndërsa konkurrenca globale e Kinës dhe SHBA-së po rritet, Kina po përpiqet të afrohet me anëtarët e ASEAN në mënyra të ndryshme. Në të njëjtën kohë dhe brenda kuadrit të hartimit të korridori lidhës, Kina ka investuar shumë tek vendet e rajonit si Malajzia, Indonezia, Kamboxhia dhe Mianmari. Por Malajzia, si anëtare e unionit në vitin 2018, në mënyrë të qartë mori qëndrim kundër disa prej planeve investuese të Kinës dhe i përshkroi ato si të padrejta. Ndërsa të tjerët, si Kamboxhia, Mianmari dhe Filipinet, i kanë mirëpritur këto investime. Duke pasur parasysh përpjekjet shkatërruese të Shteteve të Bashkuara në rajon, kjo do të jetë një nga sfidat më serioze brenda ASEAN për vitin 2019 dhe disa nga anëtarët e saj do të jenë më të pozicionuar përpara planeve të Kinës. Futja e ISIS-it në disa vende të rajonit, përfshirë Filipinet dhe Indonezinë në vitet e fundit dhe operacioni i këtij grupi terrorist në Indonezi, ka futur kërcënimin e terrorizmit në zemër të ASEAN. Duke pasur parasysh disa ngjarje terroriste në Indonezi në vitin 2018, ka të ngjarë që kjo të jetë një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet unioni rajonal në 2019.
Arisman, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studimet e Azisë Juglindore, për faqen e internetit Vietnam Plus ka thënë: "Influenca e ISIS-it është e përhapur në këtë rajon dhe po zë rrënjë dhe kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për Indonezinë". "Ajo që ndodhi në qytetin Marawi në jug të Filipineve mund të jetë një paralajmërim për stabilitetin e rajonit dhe parashikimet falsin se do të ketë ngjarje të ngjashme në Indonezi, Malajzi dhe vende të tjera të rajonit". Në vitin 2019, tre anëtarë të ASEAN-it do të organizojnë zgjedhje të rëndësishme elektorale. Rezultati i zgjedhjeve në Indonezi, Tajlandë dhe Filipine si tre anëtarët kryesorë të aleancës mund të çojë në kthimin e politikës së jashtme të secilit prej këtyre vendeve dhe të ndikojë në unitetin dhe koherencën e të treve. Eyes Ariffin, një analist në revistën ASEAN Post, shkruan: "Në zgjedhjet presidenciale indoneziane, edhe pse presidenti aktual Jokes Vidudo ka shanse të mëdha për të fituar, disa vëzhgues thonë se zgjedhjet mund të çojnë në fitoren e Jokowi-Prabowo nga lëvizja konservatore". Në Tajlandë, një tjetër anëtar i rëndësishëm i ASEAN-it, zgjedhjet që do të organizohen pas shumë vitesh vonese janë vendimtare për këtë vend dhe për unionin e ASEAN-it. Shumë besojnë se kryeministri aktual i Tajlandës, i cili ka udhëhequr grushtin e shtetit të vitit 2014, po synon të kandidatojë. Pyetja është se me futjen në garë të kryeministrit të tanishëm, do të ketë hapësirë që partitë e tjera të konkurrojnë ose a do të pranojë partia në pushtet fitoren e mundshme të partive opozitare? Filipinet në 2019 gjithashtu përballen me zgjedhjet parlamentare afatmesme. Megjithëse rëndësia e këtyre zgjedhjeve nuk është aq shumë sa zgjedhjet presidenciale, ato kanë rëndësi në perspektivën e vendit pasi do të qartësohet se cila parti do të kontrollojë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve.
Unioni ASEAN në vitin 2019, do të përballet me një numër sfidash të tjera. Këtu përfshihet kriza e refugjatëve Rohingya në Mianmar, kontestet kufitare, sulmet kibernetike dhe siguria kufitare. Ishtiaq Pasha Mahmud, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit, përmend rritjen e vazhdueshme të popullatës urbane, disnivelin e zhvillimit midis anëtarëve të unionit, numrin gjithnjë në rritje të përdoruesve të internetit dhe bizneset e reja që kërcënojnë bizneset tradicionale, si pjesë e sfidave që do të hasë unioni ASEAN gjatë këtij viti.