Liridashësit e botës kërkojnë lirimin e Marzijeh Hashemi
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i85134-liridashësit_e_botës_kërkojnë_lirimin_e_marzijeh_hashemi
Qeveria e Amerikës dhe pretendimet e rrejshme për të drejtat e njeriut
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2019 08:41 Europe/Tirane
  • Liridashësit e botës kërkojnë lirimin e Marzijeh Hashemi

Qeveria e Amerikës dhe pretendimet e rrejshme për të drejtat e njeriut

Të dielën e kaluar Marzijeh Hashemi, gazetare dhe prezantuese e programeve të kanalit iranian Press Tv, gjatë udhëtimit në Amerikë u arrestuar dhe po mbahet në burg në kushte shumë të papërshtatshme. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke dënuar arrestimin e gazetares së  Press Tv në Amerikë dhe ka theksuar: "Kërkojmë që znj. Hashemi të gëzojë të gjitha të drejtat parësore dhe njerëzore dhe kërkojmë gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të saj nga arrestimi i paligjshëm.

Marzijeh Hashemi të dielën është arrestuar nga autoritetet amerikane përderisa ishte në aeroportin St. Luis dhe është trasnsferuar në Uashington. Sipas deklaratës së familjes së saj, Hashemi për 48 orë nuk ka mundur të informojë familjen e saj për këtë çështje. Sipas saj, në burg asaj me forcë ia kanë hequr hixhabin dhe ai nuk ka ushqim halla për t'u ushqyer. Sipas raporteve, Marzije Hashemi deri më tani së bashku me avokatin e saj, dy herë ka dal si dëshmitare para një gjykate në Uashington. Gjithashtu është raportuar se ajo është dërguar në një gjykatë në lidhje me disa hetime gjyqësore që tema e tyre nuk është zbuluar dhe nuk është ngritur kurrfarë akuze ndaj vet asaj.

Agjencia e lajmeve Reuters të premten në një lajm të shkurtë, ka shkruar se në bazë të kërkesës së Departamentit të Drejtësisë në Amerikë, gjykatësi Bril Hovel ka bërë publike një pjesë të arsyeve zyrtare të arrestimit të Marzije Hashemi në të cilën thuhet se ajo si "dëshmitar" është dërguar në gjykatë në lidhje me një proces të hetimeve gjyqësore, por tema e tyre nuk zbuluar.

Jack Gipson, gazetari i Fox News, ka shkruar: "Pritet se znj. Hashemi të lirohet menjëherë pas përfundimit të dëshmisë së saj para gjykatësit që lidhet me shkeljen e ligjeve të Amerikës". Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar një funksionarë shtetëror, ka shkruar se hetimet për të cilat Marzije Hashemi është dërguar në gjykatë të dëshmojë, i përket asaj se kanali televiziv Press Tv a është një media propaganduese e qeverisë së Iranit? Që në këtë mënyrë në bazë të ligjit për veprimtari të shteteve të huaja në territorin e Amerikës (FARA) me titull "Faktor i një shteti të huaj" në mënyrë zyrtare duhej të regjistrohet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë. Ky ligj i Amerikës është miratuar rreth 80 vite më parë.

Edhe pse autoritetet amerikane i kanë thënë agjencisë Associated Press se pritet që pas dëshmisë së Marzije Hashemi përpara komisionit të jurisë, ajo do të lirohet menjëherë. Djali i madh i Marzije Hashemi të premten ka shprehu në lidhje me dyshim dhe ka thënë se nuk dihet se sa do të zgjasin seancat e dëshmisë së saj në gjykatë. Husejn Hashemi i cili ishte jashtë seancës së gjykatës duke pritur të dëgjojë ndonjë lajm për nënën e vet, i ka thënë kësaj agjenci: "Ne shpresojmë që të përfundojë gjykimi dhe ajo të lirohet në këtë javë".

Melany Franklin, prezantuese me origjinë amerikane e kanalit televiziv Press Tv të Iranit, e cila pasi ka pranuar fenë Islame, e ka marrë emrin Merzijeh Hashemi, ka lindur në shtetin Ohaio dhe pasi është martuar me një burrë iranian, i është shtuar interesimi për Islamin dhe Revolucionin Islamik të Iranit dhe ajo ka shkuar në Iran. Ajo u arrestuar nga policia në Uashington DC, ndërkohë ai kishte shkuar në Amerikë për ta vizituar familjen e saj dhe vëllain e sëmurë. Hashemi në bisedë me anëtarët e familjes së vet, ka thënë se pavarësisht kundërshtimit të saj, autoritetet e burgut i kishin hequr asaj hixhabin, i kishin lidhur duart dhe këmbët me zinxhir dhe e kanë trajtuar si një kriminel.  

Kanali Press Tv lajmin për arrestimin e znj. Marzije Hashemi për herë të parë e ka publikuar ditën e mërkurë. Mosinformimi në lidhje me shkakun e arrestimit të saj në disa ditët e kaluara, është përballur me reagime të qarqeve të ndryshme mediale dhe intelektuale që prej tyre mund të përmendet reagimi  i Shoqatës "Pena" e Amerikës dhe Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve që kanë kërkuar informimin e opinionit publik në lidhje me shkakun e arrestimit të saj.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve IFG edhe ditën e enjte më 17 janar, në llogarinë e vet ka shkruar: "Marzije Hashemi, gazetarja iraniane, është arrestuar në Amerikë ndërkohë që akuzuat e saj nuk janë publikuar. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe kërkojmë nga autoritetet e Amerikës që sa më shpejtë të bëjnë transparent këtë proces".  

Brenda në Amerikë gjithashtu drejtori ekzekutiv i shoqatës "Pena" e këtij vendi, gjatë një deklarate ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të znj. Hashemi dhe ka shprehur shqetësim se Amerika këtë gazetare të kanalit Press Tv e ka arrestuar në lidhje me tensionet politike të krijuara mes Teheranit dhe Uashingtonit.

Suzan Nasel në deklaratën e kësaj shoqate letrare, ka shkruar: "Mungesa e informimit dhe transparencës në lidhje me shkakun e arrestimit të znj. Hashemi është bërë shkak që të forcohen këto spekulime se a është arrestuar ajo në lidhje me dokumentarin të cilin ajo e ka përgatitur "Jeta e zezakëve është e rëndësishme".

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu duke e quajtur politike arrestimin e znj. Hashemi, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, deklaroi: "Duke marrë parasysh se bashkëshorti i znj. Hashemi është një iranian, ajo konsiderohet qytetare e këtij vendi".

Komisioni i të Drejtave Islame të Njeriut ka publikuar fotografinë e Marzijeh Hashemi e cila është arrestuar pa ndonjë akuzë të qartë në Uashington, e ka paraqitur me videoprojektor mbi ndërtesën qendrore të BBC në Londër.

Komisioni i të drejtave islame të njeriut në lidhje me këtë veprim simbolik, duke protestuar ndaj qeverisë së Amerikës, ka kritikuar ashpër heshtjen e mediave perëndimore sidomos të rrjetit informativ BBC dhe të institucioneve perëndimore të të ashtuquajtura për të drejtat e njeriut ndaj arrestimit të Marzije Hashemi dhe atë e ka quajtur në kundërshtim me vlerat njerëzore dhe parimet e demokracisë.

Komisioni i të drejtave islame të njeriut me anë të këtij veprimi duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të znj. Hashemi, ka publikuar materiale si "Pse jeni të heshtur?", "Zbulimi ynë, ka ngjallur krimin e tiranëve!", "Gjyshja e cila është burgosur për shkak të hixhabit të saj"

Komisioni i të drejtave islame të njeriut ka theksuar se qëllimi i këtij veprimi  është protesta ndaj sjelljeve çnjerëzore të qeverisë së Amerikës dhe heshtjes së mediave ndaj këtij krim si dhe informimi i opinionit publik.

Ali Asgeri, kryetari i Radiotelevizionit, në reagim ndaj lajmit për arrestimin e Marzije Hashemi, ka thënë: "Me patjetër se do të ndjekim çështjen e arrestimit të kësaj gazetare".

Ndërkohë brenda në Iran Nadir Talebzade, figurë e njohur e kinemasë dhe televizionit të Iranit, nga pikëpamja i tij arrestimi i znj. Hashemi ishte plan i John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë me qëllim të krijimit të rrethanave për përballje me Iranin. Talebzade ka thënë: "Zonja Hashemi ishte balli i Press Tv dhe ishte një prej gazetareve dhe prezantuesve më të dalluar të Press Tv, për arsye se ajo ishte me origjinë amerikane dhe përveç kësaj është edhe zezake, prandaj ajo ka tërhequr vëmendjen e shumë media perëndimore sepse ajo flet shumë e vendosur dhe i qëndron besnike bindje dhe qëndrimeve të saj. Ndoshta këto ishin prej faktorëve që kanë zbuar ndjeshmërinë e këtyre organeve dhe dhomave të mendimit që projektojnë arrestime të këtij modeli".

Nader Talibzade ka shtuar se duke marrë parasysh veprat që ka bërë më parë znj. Marzije Hashemi, filmat dhe dokumentarët që ka prodhuar në Amerikë, si dhe praninë e fuqishme të saj në botën mediale, mediat në përgjithësi mund të manovrojnë shumë në sferën virtuale.

Pejman Xhebeli, shefi i departamentit për jashtë të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, deklaroi: "Nuk ekziston kurrfarë arsye për arrestimin e Marzijeh Hashemi në Amerikë, përveçse ajo është një grua myslimane amerikane dhe që nga viti 2003 punon në kanalin televiziv Press Tv të Iranit".

Z. Xhebeli duke thënë se Amerika po mundohet në forma të ndryshme që të pengojë publikimin e zërit të mediave të Iranit, theksoi: "Presionet e Amerikës nëpërmjet sanksioneve të Iranit tregojnë më së miri progresin e Boshtit të Rezistencës dhe ky veprim dërgon një mesazh për të gjithë botën për ngadhënjimin e Boshtit të Rezistencës ndaj Amerikës".

Shefi i departamentit për jashtë të Radiotelevizionit të Republikës Islamike gjithashtu duke qortuar sjelljen e autoriteteve amerikane ndaj Marzijeh Hashemi dhe heqjen me dhunë të hixhabit të saj, këtë veprim e ka quajtur shkelje dhe përdhosje të simboleve të shenjta islame dhe vlerave islamike.

Z. Xhebeli gjithashtu ka organizuar një konferencë për shtyp dhe ka folur në lidhje me rrugët që do të ndiqen dhe veprimet që do të bëhen për të liruar znj. Marzijeh Hashemi. Xhebeli në këtë konferencë për shtyp tha: "Ne nuk do të kursejmë asnjë rrugë për të ndihmuar lirimin e znj. Hashemi, mirëpo duke marrë parasysh njohjen që kemi rreth amerikanëve të cilët kryesisht arrestojnë persona pa kurrfarë arsye, procedurat ligjore nuk i konsiderojmë të vetmen rrugë. Çështja e saj nuk është vetëm çështje e një personi të thjeshtë. Ajo është një grua, një nënë, një gjyshe dhe një myslimane amerikane. Ne kërkojmë nga autoritetet amerikane që sa më shpejtë të publikojnë arsyen e arrestimit të znj. Hashemi".

Në lidhje me pyetje një gazetari për këtë se a do të japin rezultat përpjekjet e kanalit Press Tv dhe departamentit për jashtë të Radiotelevizionit të Iranit për lirimin e saj, z. Xhebeli tha: "Ne do të bëjmë detyrën tonë me seriozitetin më të madh, mirëpo kjo që a do të japin rezultat këto përpjekje apo jo, nuk jemi të sigurt. Mirëpo kemi besim se me ndjekjen e çështjes nga aspekti media dhe nëpërmjet mediave, do të ndihmojmë lirimin e saj".

Xhebeli në fund ka thënë: "Kjo ngjarje është një sprovë e madhe edhe për mediat edhe për Radiotelevizionin e Iranit dhe duhet të kenë qëndrim të qartë. Znj. Hshemi edhe nëse ka kryer ndonjë krim, a duhet të futet në burg pa i kumtuar kurrfarë akuze? A është krim kritika ndaj qeverisë së Arabisë Saudite dhe mbrojtja e të drejtave të myslimanëve? Ata të cilët pretendojnë se janë mbrojtës të lirisë së shprehjes dhe të të drejtave të njeriut, duhet të përgjigjen në lidhje me këtë çështje.

Shtabi i të drejtave të njeriut në Iran duke reaguar ndaj arrestimit të padrejtë të znj. Marzije Hashemi, gazetares së kanalit Press Tv, në Amerikë, ka lëshuar një deklaratë. Në këtë deklaratë thuhet: "Znj. Marzije Hashemi, gazetarja e njohur e kanalit Press Tv, është arrestuar nga FBI në rrethana në të cilat keqtrajtimi, sjelljet e dhunshme dhe poshtëruese që janë bërë ndaj saj, janë shembull të arrestimeve arbitrare, torturave dhe shkeljes së hapur të lirisë së shprehjes dhe besimit.

Natyrisht se nga qeveria e Amerikës e cila ka një të kaluar të gjatë në kryerjen e krimeve të mëdha kundër njerëzimit dhe ka duart e lyera me gjakun e mijëra njerëzve të pafajshëm sidomos me gjakun e fëmijëve, në asnjë mënyrë nuk konsiderohet e çuditshme shkelja e standardeve dhe të drejtave njerëzve dhe ndërkombëtare.  

Ne kërkojmë nga shteteve evropiane të cilat pretendojnë se janë mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe sidomos kërkojmë nga OKB dhe Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe nga vet komiari i lartë sa më shpejtë dhe në mënyrë të qartë të dënojnë këtë veprim çnjerëzor dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet për lirimin e znj. Marzije Hashemi", thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.

Natyrisht duhet shtuar se ky nuk është i vetmi rast i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe i shkeljes së lirisë së shprehjes dhe i të drejtave të aktivistëve të mediave në Amerikë. Kohë më parë Organizata e Gazetarëve Pa Kufi në raportin e saj vjetor i cili u publikua në fund të vitit 2018, Amerika është renditur në mesin e vendeve më numrin më të madh të vrasjes së gazetarëve.

Në këtë raport thuhet se Amerika në vitin 2018, ishte një arenë e shtimit të sulmeve kundër gazetarëve, deri në atë masë sa që në këtë vit në këtë vend janë vrarë gjashtë gazetarë. Në raportin e kësaj organizate, Amerika pas Afganistanit, Sirisë, Meksikës, Jemenit dhe Indisë, është pozicionuar në vendin e gjashtë të listët së vendeve më të rrezikshme për gazetarët në të gjithë botën.

Në bazë të deklaratës së Gazetarëve Pa Kufi, në përgjithësi një numër më i madh i gazetarëve dhe aktivistëve të mediave janë vrarë në të gjithë botën gjatë vitit 2018 në krahasim me një vit më parë. Gazetarët pa kufi këtë nivel të dhunës ndaj gazetarëve e cilëson të paparë dhe kujton se vrasje, burgosja, pengmarrja dhe zhdukja e detyrueshme e gazetarëve dhe aktivistëve të mediave në vitin 2018, është shtuar në masë të konsiderueshme në krahasim me një vit më parë.