I’tikafi, shkëputja nga gjërat e tjera dhe lidhja me Zotin (1)
Një prej programeve spirituale që bënë ndryshim te njeriu gjatë muajit Rexheb të kalendarit mysliman, është programi i “I’tikafit” që realizohet më datë 13, 14 dhe 15 të muajit Rexheb të kalendarit hixhri kameri.
Këto ditë njihen me emrin “Ditët e Bardha”. Programi i I’tikaf zgjatë tre ditë. Besimtarët myslimanë që dëshirojnë, gjatë kësaj periudhe duke u vetmuar në xhamitë e qytetit, bëjnë lutjet e veta pranë Zotit të madhëruar. Me rastin e ditëve të I’tikafit janë paraparë tre programe të shkurta dhe në vazhdim po paraqesim edicionin e parë të këtyre programeve.
Bota e krijimit, është një botë plotësisht e sistemuar dhe e unifikuar. Nga lëvizja e elektroneve rreth bërthamës qendrore e deri te rrotullimi i sistemit diellor në rrugën galaktike qumështore, të gjitha këto tregojnë se sa sistematike është ky rruzulli tokësor. Të gjitha grimcat atomike të ekzistencës me dinamizëm të madh janë duke lëvizur në drejtim të destinacionit të vet. Edhe njeriu si një qenie rrugëtare lëviz drejt destinacionit të tij dhe adhuruesit të vërtetë të tije. Ai ashtu si krijesat e tjera nga çdo rrugë që të shkojë dhe çdo rrugë që zgjedhë në jetën e tij, më në fund do të arrijë të Zoti i vet.
Zot i madhëruar në ajetin 6 të sures Inshikak në Kur’anin e shenjtë vë në dukje këtë lëvizje të njeriut së bashku me përpjekjen dhe punën e tij dhe thotë: “O ju njeri! Ti më përpjekje dhe punën tënde po shkon drejt Zotit tënd dhe do t’a takosh atë”. Nga ky ajet i Kur’anit të shenjtë kuptojmë këtë se takimi me Zotin dhe prania e njeriut pranë Fronit Hyjnor, është destinacion përfundimtar i njeriut dhe njerëzit me çfarëdo lloj pune dhe verimi do të përfundojnë te Zoti. Mirëpo ky takim çfarë lidhje ka me zgjedhjen dhe rrugën të cilën e kalon individi? Njeriu i cili në rrugën e besimit bënë hapa për ndërtimin e vetës dhe për edukimin e egos, takon mëshirën e Zotit, mirëpo nëse njeriu e ndjek rrugën e mosbesimit dhe të së keqes, do të përballet me hidhërimin e Zotit. Prandaj ai i cili është në kërkim të dashurisë dhe mëshirës së Zotit, duhet të kryejë adhurim të vërtetë dhe të ndjekë rrugën e edukimin e egos në mënyrë që para takimit me Zotin, të përgatisë veten për t’u takuar me Zotin e madhëruar.

Njeriu për edukimin e egos ka nevojë që nganjëherë të vetmohet në një vend në mënyrë të vetmuar dhe të heqë dorë nga të gjitha lidhjet materiale të kësaj bote dhe të përkushtohet vetëm në të menduarin për Zotin dhe pastaj me dashuri dhe vaj të pastrojnë ndryshkun dhe urrejtjen nga shpirti i tyre. Pjesëmarrja në shoqëri dhe pjesëmarrja në veprimtaritë shoqërore, është pjesë e mësimeve të të gjitha feve qiellore. Mirëpo në të gjitha fetë qiellore, janë marrë parasysh edhe raste që njeriu të vetmohet dhe të merret me lutje dhe përmendjen e Zotit të madhëruar. Një prej këtyre rasteve është “I’tikafi”. I’tikaf në kuptimin etimologjik do të thatë qëndrim dhe mbetje në një vend dhe përkushtimi me një gjë, mirëpo në Islam ky term do të thotë qëndrimi në një vend të shenjtë me qëllim të kërkimit të afrimit pranë Zotit të madhëruar. Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. para shpalljes së tij profet ka qëndruar i vetmuar në shpellën Hira dhe është përkushtuar në kalimin e rrugës shpirtërore dhe në adhurimin e Zotit, ndërsa edhe pas shpalljes profet ai vetmohej në xhaminë e Medinës.
I’tikaf është një rast i mirë për njeriut që të shkëputet nga lidhjet e tjera të kësaj bote materiale dhe të përkushtohet vetëm në Zotin e madhëruar në mënyrë që përsëri të kthehet në shoqëri, mirëpo kësaj radhe me një vetëndërtim të brendshëm. I’tikafi është një udhëtim i brendshëm ku njeriu të lëviz para dhe përshkojë atributet dhe karakteristikat dhe veprimet e tij në mënyrë që të identifikojë të metat dhe mangësitë e veta dhe të bëjë përpjekje për kurimin e tyre. Njeriu në këtë rast mund të bëjë një vështrim kalimthi mbi të kaluarën e veprimeve të tij dhe të mendojë për përgatitjen që të kompensojë rastet e humbura. Zbatimi i kësaj tradite të mirë ushtron ndikim të madh në afrimin e njeriut pranë Fronit Hyjnor dhe në largimin e njeriut nga mëkatet për ta bërë shoqërinë më të shëndoshë dhe për ta pastruar sa më shumë atë nga veprimet e këqija. Sejed bin Tavus ishte një prej mendimtarëve të devotshëm i cili fal devotshmërisë që kishte disa herë kishte rastin të takohet me Imam Zaman (a.xh.). Ai në një rast duke iu drejtuar atyre që mbylleshin në I’tikaf, thotë: “Dijeni se I’tikafi më i mirë është ai që njeriu ta përkushtojë arsyen, zemrën dhe gjymtyrët e tij në kryerjen e veprimeve të mira. Njeriu që mbyllej në I’tikaf. Njeriu që mbyllet në I’tikaf duhet t’i vendosë nën kontroll mendimin, shpirtin dhe gjymtyrët e tij. Çdo person që mbyllet në I’tikaf duhet ta obligojë veten që të përkushtohet me të gjithë qenien e tij te Zoti i madhëruar dhe të heq dorë tërësisht nga rebelimi, neglizhenca dhe harresa e obligimeve hyjnore. Prandaj, çdo herë kur njeriu që mbyllet në I’itikaf e preokupon mendjen dhe shpirtin e vet në diçka tjetër përveç Zotit ose çdo herë kur ai të shfrytëzojë ndonjërën prej gjymtyrëve të trupit të tij në ndonjë veprim që nuk është adhurim dhe nënshtrim i Zotit, në po atë masë do të reduktohet e vërteta dhe përkryerja e I’tikafit të tij”.

Në të vërtetë I’tikafi është ai veprim që bëhet për t’u nënshtruar dhe përulur për ta fituar mëshirën e Zotit, për ta pastruar vetën nga mëkati, për ta pastruar regjistrin e veprave, për ta ndriçuar zemrën dhe për ta pastruar shpirtin. Në një transmetim, Imam Xhafer Sadik (a.s.) thitë: “A nuk është kështu që çdo njeri i dashuruar ka dëshirë të vetmohet me të dashuruarin e vet?!”.
Një prej kohërave më të mira për I’tikaf, është muaji rexheb. Një muaji ky të cilin e quajnë edhe fillim i stinës së pranverës spirituale. Muaji rexheb është muaji i parë i stinës shpirtërore dhe muaji i lulëzimit shpirtëror të njeriut. Në këtë muaj, krijohet një rast shumë i rrallë për pastrimin e shpirtit i cili ashtu si pranvera mund të krijojë rrethanat për ndryshimin dhe për një lindje të re për njeriun. Një muaj ky ngadalë, ngadalë i jep shpirtit një përkryerje dhe kjo përkryerje arrin kulmin e saj në “Ditët e Bardha”. Ditët e Bardha me karakteristikat e tyre të veçanta, konsiderohen një rast i veçantë për I’tikaf.