Speciale me rastin e ditës kombëtare të teknologjisë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i87530-speciale_me_rastin_e_ditës_kombëtare_të_teknologjisë_bërthamore
20 Farvardini i vitit 1385 sipas kalendarit diellor që përkon me 9 prillin e vitit 2006, është dita kur Irani arriti të posedojë ciklin e pasurimit të uraniumit. Në një ditë si kjo u vu në funksion cikli i plotë i pasurimit ë uraniumit . Pas dhënies së këtij lajmi dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, për të falënderuar përpjekjet e dijetarëve të rinj në Iranin Islamik 9 prill u caktua si dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 27, 2019 10:23 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e ditës kombëtare të teknologjisë bërthamore

20 Farvardini i vitit 1385 sipas kalendarit diellor që përkon me 9 prillin e vitit 2006, është dita kur Irani arriti të posedojë ciklin e pasurimit të uraniumit. Në një ditë si kjo u vu në funksion cikli i plotë i pasurimit ë uraniumit . Pas dhënies së këtij lajmi dhe me miratimin e Këshillit të Lartë të Revolucionit Kulturor të Iranit, për të falënderuar përpjekjet e dijetarëve të rinj në Iranin Islamik 9 prill u caktua si dita kombëtare e Teknologjisë Bërthamore.

Pas kësaj, Irani u rendit në rangun e vendeve poseduese të teknologjisë për pasurimin e uraniumit. Posedimi i teknologjisë dhe dijes bërthamore, sipas traktatit për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve atomike, është e drejtë e çdo vendi i cili ka nënshkruar dhe zbaton këtë traktat. Përdorimi i teknologjisë bërthamore për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, sot është një domosdoshmëri. Teknologjia bërthamore është fuqia e kthimit të uraniumit natyror në një uranium të pasuruar nëpërmjet procesit të shpërbërjes së atomit gjë e cila prodhon energji të madhe. Për momentin vetëm 10 vende të botës posedojnë këtë teknologji të avancuar. Energjia bërthamore ka përdorime të ndryshme. Në një klasifikim të përgjithshëm mund të thuhet se energjia bërthamore ka përdorim ushtarak dhe civil. Mirëpo progresi dhe suksesi në teknologjinë bërthamore pasohet nga progrese në degë të ndryshme të shkencës dhe dijes. Një prej përdorimeve të teknologjisë bërthamore është shfrytëzimi i kësaj teknologji në prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet centraleve bërthamore. Duke pasur parasysh se burimet fosilike si nafta dhe gazi, janë në burime të shterueshëm, Irani për të zhvilluar shoqërinë dhe ekonominë e vendit, përdorimin e teknologjisë bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike e konsiderojë nevojë të domosdoshme dhe për këtë është përkushtuar në ndërtimin e centraleve atomike. Shkenca bërthamore është e lidhur edhe me shkencën e mjekësisë.

Image Caption

Në vendet e zhvilluara kjo shkencë përdoren në mjekësi dhe degët e saj. Teknologjia bërthamore përdoret në rrezet X dhe në aparate e ndryshme të radiografisë për zbulimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve me kancer. Teknologjia bërthamore përdoret edhe për zbulimin e burimeve ujore nëntokësore, administrimin e ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësor, zbulimin dhe kontrollimin e rrjedhjeve dhe sigurinë e digave, etj. Për kthimin e ujërave të detit në ujëra të ëmbël gjithashtu përdoret po kjo teknologji. Teknologjia bërthamore përdoret edhe në bujqësi dhe në industrinë e ushqimit. Përdorimi masiv i kësaj teknologjie është për përdorimi për parandalimin shfaqjes së sytheve në produktet ushqimore, kontrollimi dhe zhdukja e insekteve dëmtuese, vonimi i pjekjes së produkteve bujqësore, shtimi i kohës së ruajtjes së produkteve bujqësore, diagnostikimi dhe kurimi i sëmundjeve të kafshëve blegtorale, përdorimi në shtimin dhe shumëfishimin e kafshëve, ndryshimin e tyre gjenetik, përdorimi në higjienë dhe sigurinë e produkteve të nevojshme në blegtori dhe bujqësi. Irani ashtu si shumë vende të tjera nuk është vetëm importues i shkencës dhe teknologjisë por ai duke u mbështetur tek kapacitetet vendase ka arritur suksese të konsiderueshme duke forcuar infrastrukturën e vendit. Posedimi i teknologjisë bërthamore gjithmonë ka qenë një ëndërr e shumë vendeve. Sot emri i Republikës Islamike të Iranit, ndodhet në mesin e atyre vendeve që posedojnë këtë teknologji dhe sot Irani është futur në zbatimin e projekteve të mëdha teknologjike dhe të bashkëpunimit bërthamor në nivel botëror dhe ndërkombëtar. Kjo lëvizje e fuqishme kombëtare së bashku me dekretin fetar të liderit suprem të revolucionit islamik i cili e ka shpallur haram prodhimin, përhapjen dhe përdorimin e armëve atomike dhe armët e shkatërrimit në masë, ka arritur të neutralizojë të gjitha komplotet dashakeqe të armikut. Sot Irani është duke bashkëpunuar me vendet që kanë eksperiencë të gjerë në këtë fushë. Irani është vendi i katërt në botë dhe vendi i parë në Lindjen e Mesme që përfiton nga dobitë e kësaj teknologjie. Sot Irani po bën progrese edhe në teknologji të reja si nano-teknologjia, energjia e rinovueshme, mikro-elektronika dhe qelizat staminale. Me shtimin e kompanive novatore, në Iran janë shtuar shumë produktet e prodhuar me teknologji të mesme dhe teknologjinë e avancuar ose Hi-Tech. Politika që po ndjek Irani është e atillë se ky vend megjithëse ka burime të shumta natyrore, ai mundohet ta kthejë ekonominë e vet nga një ekonomi të bazuar në burimet natyrore në një ekonomi të mbështetur nga novacion dhe teknologji. Irani për të realizuar objektivat e zhvillimit në fushën e energjisë atomike ka ngritur qendra hulumtuese me dijetarë dhe studiues të fushave të ndryshme që kryejnë aktivitetet e tyre hulumtuese. 

Image Caption

Duke pasur parasysh dobitë e përdorimit të teknologjisë paqësore bërthamore, shumë vende anëtare dhe sidomos vendet në zhvillim, kërkojnë ndihmë nga ANEA për programe si mënyra e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore, trajnimi i ekspertëve në këtë fushë, si dhe trajnimi i ekspertëve në fushën e radioterapisë dhe administrimit të rrezatimeve atomike. Pas fitores së revolucionit islamik, sanksionet atomike dhe jo atomike gjithmonë kanë ushtruar presion mbi Iranin, mirëpo dijetarët dhe shkencëtarët iranianë me gjithë kushtet e sanksioneve kanë arritur suksese të konsiderueshme dhe të habitshme. Posedimi i teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore, është një prej sukseseve të këtyre dijetarëve dhe shkencëtarëve iranianë. Ali Akbar Salehi, kryetar i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit ka thënë: Në rast se Irani merr vendim për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore dhe kthimin në kushtet e mëparshme në aspektin bërthamore, përveçse do të nisë pasurimin e uraniumit në gradën 20% brenda 4 ditëve, por mund të nisë përgatitjet për vënien në funksion të fabrikës për prodhimin e metalit të uraniumit. Irani dhe vendet evropiane kanë arritur të bien dakord për ngritjen e sistemit INSTEX në bazë të të cilit kompanitë, institucionet financiare dhe bankat mund të bashkëpunojnë me bankat e Iranit në shkëmbimet tregtare. Pritej që ky sistem të shtonte bashkëpunimet dhe kontratat ndërkombëtare të Iranit në fusha të ndryshme, por kjo nuk ndodhi.  Ajetollah Khamenei në mesazhin e tij me rastin e vitit të ri, Nevruzit, hapjen e kanalit monetar dhe financiar të Evropës e konsideroi më shumë një shkak të hidhur që nuk ka asnjë kuptim. Historia dhe eksperienca e kaluar ka treguar se nga sjellja e perëndimorëve mund të pritet vetëm komplote, tradhti dhe thikë pas shpine dhe nuk mund të pritet ndihmë dhe sinqeritet prej tyre,- tha në fjalën e tij lideri suprem i revolucionit islamik. Në vazhdim të kësaj rruge krenare, dekreti fetar i Ajetollah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, për ndalimin e prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve bërthamore dhe të armëve të tjera të shkatërrimit në masë, ishte një dekret i ka asgjësuar shumë plane komplotistë të armiqve dhe ka hapur një horizont të ri në nivelin ndërkombëtar.