Garda Revolucionare, perlë e shkëlqyer e Revolucionit Islamik të Iranit
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i87608-garda_revolucionare_perlë_e_shkëlqyer_e_revolucionit_islamik_të_iranit
Garda e Revolucionit Islamik të Iranit u themelua më 2 ordibehesht të vitit 1358 sipas kalendarit iranian që përkon më 22 prill 1979, me dekretin e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 30, 2019 07:02 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare, perlë e shkëlqyer e Revolucionit Islamik të Iranit

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit u themelua më 2 ordibehesht të vitit 1358 sipas kalendarit iranian që përkon më 22 prill 1979, me dekretin e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Garda e Revolucionit Islamik të Iranit tani ka kaluar 40 vjet nga jeta e saj me plotë krenari dhe u shndërrua në një prej strukturave me ndikim permanent në ruajtjen dhe mbrojtjen e sukseseve të Revolucionit Islamik të Iranit. Imam Khomejni (ra) në lidhje me rolin dhe pozitën e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka thënë: “Struktura e Gardës së Revolucionit Islamik me të drejtë ka qenë dhe do të jetë një prej strukturave më të mëdha për mbrojtjen e vlerave hyjnore të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit”.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu në lidhje me rëndësinë dhe pozitën e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ka theksuar: “Thënia e njohur e Imam Khomejnit (ra) i cili ka thënë se “Nëse nuk do të ishte Garda Revolucionit, nuk do të ishte as shteti i Iranit”, është për këtë arsye se Garda e Revolucionit Islamik është si një pemë e mirë nga identiteti i të cilës buron besimi dhe lëvizja revolucionare, prandaj ruajtje e vendit dhe Revolucionit është e lidhur me vazhdimësinë e këtyre elementëve të rëndësishëm”.

Pozita dhe misioni i Gardës së Revolucionit Islamik

Në kapitullin e parë të statusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit thuhet: “Garda e Revolucionit Islamik të Iranit është një strukturë nën komandën supreme të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe qëllimi i saj është ruajtja e Revolucionit Islamik të Iranit dhe sukseseve të tij si dhe përpjekja e vazhdueshme në rrugën e realizimit të idealeve hyjnore dhe shtrirjes së sundimit të ligjit të Zotit sipas ligjeve të Republikës Islamike të Iranit dhe forcimi i plotë i bazave mbrojtëse të Republikës Islamike nëpërmjet bashkëpunimit me forcat e tjera të armatosura dhe trajnimi dhe organizimi i forcave popullore”.

Në kapitullin e dytë të statusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu është theksuar: “Misioni i kësaj strukture popullore është lufta legjitime me faktorët dhe lëvizjet të cilat synojnë kryerjen e veprimeve destruktive, rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike ose të kryejnë çfarëdo veprimi tjetër kundër Revolucionit Islamik të Iranit”. Në këtë kapitull dhe në nenin 7 të tij është theksuar: “Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me ushtrinë e Republikës Islamike të Iranit në raste të nevojshme bashkëpunojnë për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale dhe sistemit të Republikës Islamike të Iranit”.

Image Caption

Pjesëmarrja në operacione emergjente në raste të shfaqjes së fatkeqësive dhe katastrofave dhe ofrimi i shërbimeve emergjente, trajnuese, prodhuese dhe në rindërtimin e vendit me kërkesë të qeverisë; janë pjesë tjetër e misioneve të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit të cilat realizohen në periudhën e paqes. (Prania dhe aktiviteti i forcave të Gardës së Revolucionit Islamik dhe të forcave vullnetare popullore në rajonet e ndryshme të goditura nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit në rajonet veriore, jugperëndimore dhe perëndimore të Iranit dhe ndihma ndaj banorëve të këtyre rajoneve, është bërë pikërisht në kuadër të tij parimi).

Rëndësia dhe pozita me ndikim e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në mbrojtjen e tërësisë territoriale të Iranit edhe në periudhën paqësore është aq shumë e konsiderueshme sa që në nenin 150 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit thuhet: “Garda e Revolucionit Islamik të Iranit që është themeluar në ditët e para pas fitores së Revolucionit Islamik, do të mbetet funksionale për të vazhduar rolin e saj në mbrojtjen e Revolucionit Islamik dhe në ruajtjen e sukseseve të tij”.

Qëndrueshmëria e Gardës Revolucionare të Iranit dhe bashkëpunimi i saj përkrah forcave të tjera të armatosura të Iranit, ka shumëfishuar forcën dhe fuqinë e sistemit të Republikës Islamike të Iranit dhe sot kjo forcë ka dalë edhe jashtë kufijve të Iranit dhe nuk është e kufizuar vetëm në kufijtë gjeografik të Iranit. Një vështrim kalimthi mbi historinë 40 vjeçare të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit tregon shumë mirë se Garda e Revolucionit Islamik të Iranit në të gjitha fazat e ndjeshme të Revolucionit Islamik ka luajtur një rol me ndikim dhe me suksesin e Revolucionit Islamik, aktualisht ka hyrë në dekadën e pestë të jetës së vet.

Garda e Revolucionit Islamik, një forcë e fuqishme

Lufta kundër elementëve depërtuese për të ruajtur sigurinë e shoqërisë dhe deri në praninë aktive dhe me ndikim në frontet e mbrojtjes tetë vjeçare përkrah forcave të ushtrisë së Iranit e dhe deri në pjesëmarrjen aktive në programin për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga agresioni ushtarak i ish-regjimit Ba’th të Sadam Husejnit dhe në fund prania me ndikim në nivelin rajonal në luftën kundër komploteve të armiqve të Revolucionit Islamik, e ka bërë Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit një forcë të fuqishme dhe me ndikim në zhvillimet e brendshme dhe rajonale.

Pozita e rëndësishme e Gardës Revolucionare në forcimin e bazave dhe kapaciteteve mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit është aq shumë strategjike sa që sot Irani në fushën e kapaciteteve raketore është një prej fuqive me ndikim në nivel global. Kapaciteti raketor dhe mbrojtës i Iranit përkrah ndikimit të tij në zhvillimet dhe ekuacionet në rajonin e Azisë Perëndimore, e ka shndërruar Republikën Islamike të Iranit në një faktor me ndikim. Armiqësia e qeverisë aktuale të Amerikës me Iranin dhe me Gardën e Revolucionit Islamik mund të analizohet gjithashtu pikërisht në këtë kuadër.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me rëndësinë e Gardës së Revolucionit Islamik, ka deklaruar se kjo strukturë popullore është një aparat i dalluar në vijën e parë të përballjes me armikun në fronte të ndryshme. Ai ka thënë: “Garda e Revolucionit Islamik në fusha të ndryshme operative dhe të përballjes me armikun në kufijtë e Iranit por edhe jashtë tyre me mijëra kilometra larg si në Siri, është pishtare dhe vepron vijën e parë të frontit”.

Garda e Revolucionit Islamik e cila me ndihmën e forcave të tjera të armatosura të Iranit ka neutralizuar vazhdimisht komplotet e armiqve në fusha të ndryshme politike, ushtarake, të sigurisë dhe ekonomike, është bërë objektiv i irritimit dhe armiqësisë së armiqve. Ndikimi i Gardës së Revolucionit Islamik në zhvillimet rajonale, armiqësinë e qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, me këtë strukturë popullore e ka quar deri në atë nivel sa që Uashingtoni e ka vendos këtë emrin e Gardës Revolucionare në listën e grupeve terroriste, ndërkohë që kjo strukturë ka qenë dhe vazhdon të jetë faktori më i fuqishëm në luftën kundër terrorizmit të mbështetur nga Amerikës dhe regjimit sionist.

Image Caption

Veprimi i Amerikës kundër Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit tregon rëndësinë dhe efikasitetin e kësaj force në rajonin strategjik të Azisë Perëndimore e cila ka bërë që të dështojnë politikat komplotiste të Amerikës. Garda e Revolucionit Islamik në luftën kundër terroristëve të ISIS në Siri, ka neutralizuar planet komplotiste të Amerikës dhe aleateve të saj dhe tregojë paaftësinë e qeverisë amerikane për të gjithë botën.

Prania me ndikim e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në Siri dhe Irak me kërkesë të këtyre dy shteteve arabe e zhduku ëndrrën e grupit terrorist ISIS dhe mbështetësve të tij për krijimin e khalifatit të vetquajtur me qëllim të ndryshimit të kufijve gjeografik në rajonin e Azisë Perëndimore.

Ajetullah Khamenei ka theksuar: “Amerikanët sipas mendimit të tyre, po thurin komplote kundër Gardës së Revolucionit Islamik dhe kundër Iranit, por me siguri se këto djallëzi nuk do të kenë kurrfarë rezultati dhe intrigat e tyre do t’u kthehen vet atyre. Armiqtë e Republikës Islamike si Trump dhe budallenjtë që e kanë rrethuar atë po shkojnë drejt dekadencës”.

Armiqësia e Amerikës me Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit

Veprimi i Amerikës për ta shpallur organizatë terroriste Gardën e Revolucionit Islamik të Iranit që tregon paaftësinë e Amerikës në përballje me Iranin, nuk është mbështetur nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe vendet e pavarura të botës e kanë dënuar këtë veprim të Amerikës kundër Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

Leonid Salvatoski, zv/kryetar i Dumas së Rusisë dhe kryetari i komisionit për çështje ndërkombëtare në Duman e Rusisë, në reagim ndaj këtij veprimi të Trump, ka deklaruar: “Autoritetet dhe deputetët e Dumas së Rusisë kundërshtojnë futjen e Gardës Revolucionare të Iranit në listën e grupeve terroriste dhe populli i Iranit duhet ta dijë se ky është qëndrimi i të gjithë Parlamentit të Rusisë”.

Gazeta “Global Times” e Kinës gjithashtu më datë 10 prill 2019, në reagim ndaj këtij veprimi të qeverisë së Amerikës kundër Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ka shkruar: “Rajoni i Lindjes së Mesme është varrezë e ambicieve të Amerikës dhe ky vend ka zgjedhur një vend të gabuar për ta ekspozuar forcën e vet”. Kjo gazetë kineze shkruan: “Amerika duke keqshfrytëzuar termin “terrorizëm”, po mundohet që me këtë pretekst të dobësojë vendet që nuk i do”.

Përdorimi i terrorizmit si vegël nga ana e Amerikës është bërë i qartë për të gjithë botën, për arsye se Garda e Revolucionit Islamik të Iranit si një forcë në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit, ka ndihmuar në garantimin e sigurisë edhe në kufijtë e Evropës. Në lidhje me këtë çështje, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka theksuar: “Nëse Garda e Revolucionit Islamik të Iranit nuk do të luftonte përkrah popullit trim të Irakut dhe Sirisë, grupi terrorist ISIS do t’i pushtonte dy kryeqytete arabe dhe do ta dërgonte një ushtri terroriste në portat e Evropës”.

Image Caption

Thyerja e grupit terrorist ISIS në Siri dhe Irak neutralizoi një plan të tillë, ndërkohë që grupi terrorist ISIS në atë kohë ishte duke bërë planin për territorin e tij gjeografik në nivel global, territor që arrinte deri në portat e Evropës.

Me pa dyshim se roli i dalluar i Iranit në luftën kundër terrorizmit ka larguar hijen e rëndë të pasigurisë së terrorizmit të ISIS nga kryeqytetet evropiane dhe në rrethana të tilla, veprimi i njëanshëm dhe jashtë normave dhe ligjeve ndërkombëtare i qeverisë së Trump kundër Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit nuk mbështetet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Me rrëzimin e pushtetit fals të grupit terrorist ISIS dhe vendosjen e sigurisë në Siri dhe Irak, aktualisht evropianët janë më të sigurt falë kontributit të shteteve siç është Irani që kanë luftuar me sinqeritet me forma të ndryshme të terrorizmit.