30 vite udhëheqje me urtësi (1)
(last modified Wed, 05 Jun 2019 07:24:37 GMT )
Qershor 05, 2019 09:24 Europe/Tirane
  • 30 vite udhëheqje me urtësi (1)

Ajetullah Khamenei: “Ne kemi lidhur besë me Zotin se do të ndjekim rrugën e Imam Khomejnit e cila është rrugë e Islamit dhe Kur’anit dhe rrugë e dinjitetit të myslimanëve dhe nuk do të tërhiqemi nga asnjë prej idealeve që ka caktuar Imam Khomejni”.

Po kalojnë 30 vite që nga koha kur Kuvendi i Ekspertëve të Lidershipit në rrethana shumë të ndjeshme dhe të tensionuara, zgjodhi Ajetullah Khamenei në postin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Që nga ajo kohë kur Revolucioni Islamik i Iranit arriti në fitore në shkurt të vitit 1979, armiqtë e tij duke marrë parasysh rolin e pashembullt të Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në udhëheqjen e Revolucionit dhe në bashkimin e popullit iranian, prisnin me padurim vdekjen e tij dhe kohë pas kohe publikonin spekulime të ndryshme në këtë drejtim. Mirëpo kjo pritje e tyre zgjati dhjetë vjet dhe gjatë kësaj periudhe Imam Khomejni jo vetëm që forcoi themelet e sistemit shtetëror të Republikës Islamike, por e nxori kryelartë dhe ngadhënjimtar Iranin nga lufta tetë vjeçare të cilën e kishte imponuar ish-diktatori irakian Sadam Husejn dhe mbështetësit e tij. Pas vdekjes së Imam Khomejnit (ra) më 4 qershor të vitit 1989, armiqtë e gëzuar nga kjo ngjarje e hidhur, synonin rrëzimin e sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Radio e Amerikës me gëzim në atë kohë deklaroi: “Vdekja e Ajetullah Khomejnit me padyshim se do të rezultojë me trazira dhe destabilizim të madh në Iran dhe disa parashikojnë se këto rrethana me siguri do të ndezin zjarrin e një lufte të brendshme në Iran”. Mirëpo ky gëzim djallëzor nuk zgjati shumë vetëm disa orë. Kuvendi i Ekspertëve të Lidershipit i cili zgjidhet nga ana e qytetarëve për të përcaktuar liderin dhe mbikëqyrjen mbi punën e tij, në mënyrë urgjente mbajti mbledhje dhe pas diskutimeve intensive dhe të gjera, me shumicë votash zgjodhi Ajetullah Sejed Ali Khamenei në postin e liderit të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë mënyrë, u neutralizua komploti i armiqve dhe u hap një kapitull i ri në historinë e Republikës Islamike të Iranit.

Ajetullah Khamenei zëvendësues i Imam Khomejnit (ra)

Natyrisht se meritat e Ajetullah Khamenei për të qenë lider i cili ishte prej nxënësve të dalluar dhe prej ndjekësve besnikë të Imam Khomejnit (ra), qysh më parë ishin konfirmuar nga ana e Imam Khomejnit (ra) dhe Imam Khomejni edhe pse këtë qëndrim të tij nuk e kishte deklaruar në mënyrë publike, mirëpo disa prej të afërmve të tij ishin të informuar për qëndrimin e tij. Ajetullah Hashemi Rafsanxhani i cili në atë kohë ishte kryetar i Parlamentit Islamik dhe anëtar i Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit të Iranit, ka cituar këtë fjali nga Imam Khomejni (ra) i cili ka thënë: “Zotëri Khamenei është personi më i mirë për udhëheqjen e Revolucionit Islamik të Iranit”. Gjithashtu Khuxhetul-islam Sejed Ahmed Khomejni djali i Imam Khomejnit, ka cituar një thënie të babait të tij të nderuar i cili ka thënë: “Me të vërtetë ai (Ajetullah Khamenei) ka të gjitha meritat për të qenë lider”. Megjithëkëtë armiqtë e Revolucionit Islamik kanë bërë përpjekje që ta dobësojnë pozitën e liderit suprem Ajetullah Khamenei dhe në fund të largojnë atë nga kjo pozitë. Ata mendonin se Ajetullah Khamenei nuk gëzon mbështetjen qytetare dhe aftësinë e duhur për të vazhduar rrugën e Imam Khomejnit. Mirëpo që nga fillimi i punës së tij, qytetarët, autoritetet fetare, funksionarët e lartë dhe institucionet e ndryshme shtetërore bërën besëlidhje me atë dhe deklaruan mbështetjen e plotë të tyre ndaj udhëheqjes së Ajetullah Khamenei si zëvendës i merituar dhe i duhur i Imam Khomejnit (ra). Natyrisht udhëheqja me maturi, maturi e me zgjuarsi e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka luajtur rolin kryesor në vërtetimin e themeleve të udhëheqjes së tij.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit

Një prej çështjeve në të cilat kishin mbledhur shpresat armiqtë e Revolucionit Islamik të Iranit ishte kjo që Ajetullah Khamenei të mos vazhdojë rrugën dhe idealet hyjnore, popullore, të luftës kundër dhunës dhe idealin e unitetit të popullit pse të mos kenë aftësinë e duhur për këtë dhe Revolucioni Islamik do të largohet nga rruga e vet. Mirëpo Ajetullah Khamenei që nga fillimi theksoi: “Rruga jonë është rruga e Imam Khomejnit”. Ndërsa në fjalimin e tij të parë në postin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei tha: “Ne kemi lidh besë me Zotin se do ta vazhdojmë rrugën e Imam Khomejnit e cila është rruga e Islamit dhe e Kur’anit dhe rruga e dinjitetit të myslimanëve, ndërsa nuk do të heqim dorë nga asnjë prej idealeve të cilat i ka skicuar Imam Khomejni”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik edhe në veprim ka treguar se më të gjithë forcën po ndjekë pikërisht atë plan të rrugës dhe pikërisht atë qëllim që ka hartuar dhe përcaktuar Imam Khomejni dhe në këtë drejtim Ajetullah Khamenei ka qenë plotësisht i suksesshëm. Në këtë mënyrë, armiqtë e Revolucionit Islamik të Iranit u zhgënjyen dhe humbën shpresat nga ndryshimi i rrugës së Revolucionit apo të paktën nga bërja e kompromisit me armiqtë. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë ka thënë: “Në ditën e parë pas vdekjes së Imam Khomejnit (ra), armiqtë kanë parashikuar se përfundoi çdo gjë... Armiqtë tanë shpresonin se ndoshta nga këndvështrime të ndryshme të çështjeve dhe ose nga deklaratat e qëndrimet e brendshma do të ndjejnë diçka të cilën do të mund ta shfrytëzonin e të pretendonin se Revolucioni ka devijuar rrugën dhe drejtimin e vet. Falënderojmë Zotin se ata u zhgënjyen nga ajo në të cilën kishin shpresuar”. Një vështrim në 30 vitet e udhëheqjes së liderit suprem të Revolucionit Islamik tregon qartë se jo vetëm që është vazhduar rruga e Imam Khomejnit, por pavarësisht vështirësive dhe sabotimeve të shumta, janë realizuar shumë prej qëllimeve të larta të Imam Khomejnit.

Gjatë këtyre periudhave me plotë batica dhe zbatica, fuqia dhe qëndrueshmëria e institucioneve shtetërore të Iranit u shtua edhe më shumë. Kjo fuqi është rezultat i sukseseve ekonomike, politike, shkencore, kulturore, ushtarake dhe sidomos të unitetit dhe solidaritetit të brendshme. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në tre dekadat e kaluara vazhdimisht ka bërë përpjekje që t’i mbajë të bashkuar qytetarët dhe subjektet e lëvizjet politike rreth boshtit të vlerave dhe qëllimeve të Revolucionit. Gjithashtu, Ajetullah Khamenei ka mbështetur funksionarët shtetërorë me pikëpamje të ndryshme, mirëpo me metoda të ndryshme, ua ka tërhequr vërejtjen atyre për gabimet apo shkeljet e ligjeve. Një prej çështjeve në të cilat vazhdimisht ka theksuar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ishte zbatimi i reformave në sektorin ekonomik të vendit dhe zhvillimi i progresit serioz drejt ekonomisë pa varësi nga të ardhurat naftore. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë çështje ka propozuar planin “Ekonomia Rezistente” dhe në dokumentin në të cilin janë shpjeguar politikat e përgjithshme, ekonominë rezistente e ka cilësuar të bazuar në shkencë dhe teknologji, në drejtësi fondamentale, në kapacitete të brendshme dhe të jashtme, si dhe në progresin dinamik. Realizimi i qëllimeve të këtij plani, mund të neutralizojë ndikimin e sanksioneve ekonomike dhe të presioneve politike, mund të shënojë progres të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetës së shtresave të privuara të popullit në zona të largëta të vendit, të shtojë prodhimin bujqësor, të blegtorisë, si dhe të shtojë prodhimin industriale dhe mineral. Mirëpo nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, ky progres duhet të ecë para me një shpejtësi dhe zhvillim më të gjerë në të gjitha fushat.

Progresi shkencor i Iranit

Theksimi i Ajetullah Khamenei në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë është bërë shkak që gjatë periudhës së udhëheqjes së tij, shkenca dhe studiuesit e shkencës fituan një pozitë dalluar dhe Irani në shumë fusha si në shkencat mjekësore, teknologjinë nano, teknologjinë bërthamore, në qelizat fondamentale, në sektorin ajror-hapësinor dhe në shumë fusha të tjera, të shënojë progres të dukshëm dhe të rëndësishëm. Është interesant se shumica e këtyre progreseve janë arritur vetëm për shkak të mbështetjes së ekspertëve të rinj të cilët gjithnjë janë inkurajuar dhe janë mbështetur nga Ajetullah Khamenei.

Nga ana tjetër, gjatë tre dekadave të kaluara, janë krijuar shumë probleme dhe çështje të ndryshme brenda në vend të cilat i ka zgjidhur Ajetullah Khamenei me maturinë dhe zgjuarsinë e tij. Në këtë drejtim mund të përmenden mosmarrëveshjet mes partive politike të cilat nganjëherë janë keqshfrytëzuar nga armiqtë. Si për shembull në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, shtetet perëndimore filluan të shfrytëzon për interesat e tyre atmosferën e tensionuar e cila ishte krijuar për shkak të pretendimeve të pabaza për parregullsi në procesin e numërimit të votave dhe shtetet perëndimore bërën komplote dhe u munduan të rrëzonin sistemin shtetërore të Republikës Islamike të Iranit. Pavarësisht faktit se ata mobilizuan të gjithë potencialin politik, propagandistik dhe inteligjent të tyre për realizimin e qëllimeve të veta, por maturia dhe urtësia e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit neutralizoi të gjitha komplotet e tyre.

Me udhëzimet e Ajetullah Khamenei si komandant suprem i të gjitha forcave të armatosura, përgjatë tre dekadave të kaluara pavarësisht sanksioneve dhe kërcënimeve, Irani është shndërruar një prej fuqive ushtarake të botës. Aktualisht Irani posedon lloje të ndryshme të raketave, dronëve, anijeve luftarake, nëndetëseve, tankeve, avionëve, sisteme të mbrojtjes kundërajrore, pajisje të luftës elektronike si dhe lloje të ndryshme të armëve të lehta dhe gjysmë të rënda dhe të gjitha këto i prodhon me ndihmën e ekspertëve me aftësi të mëdha vendorë. Ekzistenca e këtyre armëve të llojllojshme dhe të sofistikuara në dispozicion të qindra mijëra forcave të trajnuara, me trimëri dhe motive të larta është bërë shkak që armiqtë e Revolucionit Islamik të lënë anash planin për agresion ushtarak kundër Iranit.

Në fushën e politikës së jashtme, Ajetullah Khamenei tre parim: dinjitetin, urtësinë dhe interesat e vendit i ka caktuar udhëzime kryesore për politikanët iranianë. Gjithashtu lufta kundër padrejtësisë dhe mbrojtja e të shtypurve që janë prej parimeve të Islamit dhe të Revolucionit Islamik të Iranit, gjithnjë janë marrë ndjekur nga Ajetullah Khamenei. Në këtë kuadër, mbështetja ndaj popujve të shtypur të Palestinës, Jemenit, Libanit, Irakut, Sirisë, Afganistanit, Bahrejnit etj., është vendosur prioritet i politikës së jashtme të Iranit.

Progresi ushtarak i Iranit

Në këtë mënyrë, 30 vite pas zgjedhjes së Ajetullah Khamenei në postin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, nën udhëheqjen dhe lidershipin e tij, Revolucioni Islamik i Iranit po e vazhdon rrugën e përcaktuar nga ana e Imam Khomejnit (ra) dhe po ecën para dhe tani ka kaluar dyzetvjetorin e fitores dhe Irani është shndërruar në fuqinë më të madhe të rajonit dhe në një vend me ndikim të konsiderueshëm në botë.