30 vite udhëheqje me urtësi (2)
(last modified Wed, 05 Jun 2019 07:26:49 GMT )
Qershor 05, 2019 09:26 Europe/Tirane
  • 30 vite udhëheqje me urtësi (2)

Khuxhetul-islam Muhamedi Golpajgani, shefi i zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit: “Qëndrimi zgjuar gjatë natës për të kryer adhurimet, është prej karakteristikave të jashtëzakonshme të liderit suprem të Revolucionit Islamik".

Khuxhetul-islam Muhamedi Golpajgani shtoi: "Ajetullah Khamenei bënë shumë dua, lutje dhe adhurimin e Zotit dhe gjithmonë zgjohet para ezanit të agimit në mënyrë që para namazit të mëngjesit, të bëjë lutje dhe dua pranë Zotit të madhëruar. Ai është i dashuruar shumë në Ehli Bejtin (a.s.) dhe lutet shumë nëpërmjet ndërmjetësimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a.) dhe Imam Mahdi (a.xh.), imamit të fundit të myslimanëve shiitë”.

Në suksesin e personaliteteve, dy faktorë luajnë rol të rëndësishëm. Faktori i parë përbënë karakteristikat e personaliteti dhe faktorit të dytë përbëhen nga faktorët e ambientit që e rrethojnë. Disa mendimtarë faktorët e kategorisë së parë, do të thotë aftësitë dhe privilegjet e personalitetit i konsiderojnë më të rëndësishme dhe me ndikim më të madh. Një individ që të ketë pozitë sa më të rëndësishme, karakteristikat pozitive ose dobësitë e tij manifestohen më shumë në veprimet e tij. Në bazë të kësaj, karakteristikat e personalitetit të Ajetullah Khamenei si lideri dhe autoriteti më i lartë i Republikës Islamike të Iranit, luajnë rol të rëndësishëm dhe më efikas në mënyrën e drejtimit dhe lidershipit të shtetit dhe manifestimi i tyre dallohet më tepër në vendimet, në marrjen e qëndrimeve dhe veprimet e tij.

Nëse dëshirojmë të përmendim karakteristikën më të rëndësishëm të liderit suprem të Revolucionit Islamik, duhet të përmendim aspektin shpirtëror, adhurimin dhe mbështetjen e tij te Zoti. Në realitet, devotshmëria është një prej kushteve të Veli Fakih në Kushtetutën e Iranit, pozitë kjo që e mbanë lideri suprem i Republikës Islamike. Në bazë të kësaj, përfaqësuesit e Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit duke marrë parasysh asketizmin, devotshmërinë dhe virtytet morale të Ajetullah Khamenei, e kanë përcaktuar atë të merituar për të marrë pozitën e liderit suprem.  Khuxhetul-islam Muhamedi Golpajgani, shefi i zyrës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit: “Qëndrimi zgjuar gjatë natës për të kryer adhurimet është prej karakteristikave të jashtëzakonshme të liderit suprem të Revolucionit Islamik. Ajetullah Khamenei bënë shumë dua, lutje dhe adhurimin e Zotit dhe gjithmonë zgjohet para ezanit të agimit në mënyrë që para namazit të mëngjesit, të bëjë lutje dhe dua pranë Zotit të madhëruar. Ai është i dashuruar shumë në Ehli Bejtin (a.s.) dhe lutet shumë nëpërmjet ndërmjetësimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a.) dhe Imam Mahdi (a.xh.), imamit të fundit të myslimanëve shiitë”. Me padyshim asketizmi dhe devotshmëria e liderit suprem të Revolucionit Islamik është shëmbëlltyrë për qytetarët dhe shoqërohet me ndihmën hyjnore në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të mëdha të udhëheqjes nga ana e tij. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë çështje thotë: “Pa ndihmën dhe mëshirën hyjnore nuk mund të bëjmë asgjë, ndërsa ndihma hyjnore nuk realizohet ndryshme përveçse me përkushtim dhe devotshmëri, përveçse me pastrimin e zemrës, përveçse me pastrimin e qëllimit, përveçse me lënien anash të qëllimeve të ulëta dhe të vogla personale”.

Prej karakteristikave të devotshmërisë dhe të spiritualitetit është modestia dhe largimi nga jeta luksoze. Ajetullah Khamenei pavarësisht se është personaliteti numër një i vendit, niveli i jetës së tij është shumë më i thjeshtë se sa i pjesës më të madhe të popullit dhe gjithnjë thekson largimin nga jeta luksoze dhe mos shfrytëzimin e disa mjeteve dhe gjëra të cilat i posedojnë shumë qytetarë. Ajetullah Khamenei plotësisht tregon vëmendje që në jetën e tij personale të mos futet asgjë nga pasuria e “Bejtul-Mal” dhe arka shtetërore. Ky stil i jetës pa kurrfarë luksi, mund të vërehet edhe në ambientet ku zhvillohen takimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik me funksionarë të lartë të huaj dhe të brendshëm e me shtresa të ndryshme të qytetarëve. Në mënyrë që shumë prej liderëve dhe presidentëve të shteteve të tjera pas takimit me liderin suprem të Revolucionit Islamik, janë befasuar nga jeta modeste dhe e thjeshtë e liderit suprem të Revolucionit Islamik. Modestia dhe jeta e thjeshtë e liderit suprem të Revolucionit Islamik, konsiderohet një lloj solidariteti me shtresat e privuara të shoqërisë dhe është një shëmbëlltyrë për inkurajimin e të gjithëve drejt një jete modeste, të thjeshtë dhe larg luksit. Devotshmëria dhe jeta modeste e Ajetullah Khamenei është bërë shkak për shtimin e reputacionit dhe përkrahjes së tij në mesin e qytetarëve dhe qytetarët e konsiderojnë atë një lider shpirtëror më lartë se sa një pozitë zyrtare politike. Kjo çështje është bërë shkak që udhëzimet dhe dekretet e tij pranohen me dëshirë dhe simpati të madhe nga ana e qytetarëve.

Një prej takimeve të Ajetullah Khamenei me qytetarët

Mirëpo simpatia e qytetarëve ndaj liderit suprem të Revolucionit Islamik një është e njëanshme, sepse edhe Ajetullah Khamenei në deklarata dhe në veprim, gjithnjë ka qenë mbrojtës i të drejtave të populli dhe gjithnjë ka qëndruar përkrah qytetarëve dhe gjithnjë u tërheq vërejtjen autoriteteve përkatëse për të përmirësuar gjendjen e qytetarëve dhe sidomos të shtresave të privuara të shoqërisë. Asnjë lider në botë nuk ka takime me qytetarë aq sa ka lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit. Në këto takime, Ajetullah Khamenei përveç dhënies së udhëzimeve në bazë të kërkesave të kohës dhe nevojave të situatës, dëgjon me vëmendje edhe problemet dhe brengat e tyre dhe brenda kompetenca që posedon, i shqyrton ato. Lideri suprem i Revolucionit Islamik beson se: “Republika Islamike nuk ka identitet tjetër përveç identitetit të popullit dhe besimit të qytetarëve dhe vullnetit të qytetarëve”. Ai gjithashtu konsideron se forca dhe vullneti i vendosur i popullit është thyes i çfarëdo pengese dhe i çfarëdo muri.

Një prej shembujve të mbrojtjes së Ajetullah Khamenei ndaj të drejtave të qytetarëve është theksimi i tij për organizimin e drejtë dhe të shëndoshë të zgjedhjeve të ndryshme dhe për mbrojtjen e votës së qytetarëve si një amanet, sepse ai beson se: “Zgjedhjet me të vërtetë janë respekt për votën e qytetarëve, respektim i përcaktimit dhe vendimit të qytetarëve”. Përkushtimi në rolin e qytetarëve në qeverisje është nevojë në bazë të teorisë së demokracisë fetare të cilën ai e ka deklarua shumë vite më parë. Në bazë të kësaj teorie, në Shtetin Islamik, vota dhe opinioni i qytetarëve në kuadër të kornizës së vlerave islame, i jep qeverisë potencialin e qëndrueshmërisë dhe i forcon themelet e shtetit. Në këtë mënyrë, mësimet e larta islame dhe vota e opinioni i lirë i qytetarëve, përbëjnë themelet e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit.

Pjesëmarrja e qytetarëve të Iranit në zgjedhje

Ajetullah Khamenei në mesin e shtresave të ndryshme të popullit, tregon respekt të veçantë për gjeneratat e reja si ndërtuesit e vendit dhe të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei beson: “I gjithë populli dhe secili qytetarë i vendit kanë mision për ta ruajtur revolucionin e tyre. Kjo është detyrë e të gjithë neve, mirëpo të rinjtë janë pionier në këtë rrugë dhe motor shtytës i kësaj lëvizje”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vlerëson lartë entuziazmin, energjinë dhe optimizmin e të rinjve dhe e konsideron atë faktor të shumë progreseve dhe sukseseve të mëdha të cilat janë arritur në Republikën Islamike të Iranit dhe ky proces akoma po vazhdon. Në deklaratën e tij për hapin e dytë të Revolucionit Islamik gjithashtu, Ajetullah Khamenei u drejtohet të rinjve si një forcë e plotfuqishme e shoqërisë për të realizuar qëllimet e Revolucionit Islamik në të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye, ai gjithnjë i porosit funksionarët e institucioneve shtetërore që të shfrytëzojnë në maksimum forcën e të rinjve me plotë motiv.

Një tjetër parim i lidershipit të Ajetullah Khamenei që edhe ai konsiderohet mbrojtje e të drejtave të qytetarëve, është theksimi dhe obligimi për zbatimin e ligjit. Prej karakteristikave të personalitetit të Ajetullah Khamenei gjithashtu është respektimi i ligjeve në jetën e tij private dhe politike. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit beson se: “Askush nuk është më lartë se ligji dhe askush nuk është më i privilegjuar para ligjit”. Ai në bazë të kësaj thekson se të gjithë duhet të dorëzohen para ligjit dhe ta zbatojnë atë në mënyrë që të garantohet drejtësie. Disa kanë kërkuar nga ai që në lidhje me disa çështje ai të vepron jashtë kompetencave ligjore të tij, mirëpo ai gjithnjë ka kundërshtuar këtë kërkesë. Në anën tjetër, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu pret nga qeveria dhe nga institucionet e tjera shtetërore që të zbatojnë me përpikëri detyrat e tyre ligjore dhe në rast të shkeljes së ligjeve, do të hetohen nëpërmjet organeve përkatëse të drejtësisë.

Ajetullah Khamenei është prej atyre i cili shumë vite para Revolucionit Islamik, ka luftuar për fitoren e këtij Revolucioni dhe pas themelimit të Republikës Islamike ka kontribuar në funksione të ndryshme për ruajtjen dhe forcimin e themeleve të saj. Pikërisht për këtë arsye, ai thellësisht u beson idealeve të Revolucionit Islamik dhe e konsideron të nevojshëm zbatimin e plotë të tyre për zhvillimin material dhe moral të popullit dhe vendit. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në 30 vitet e kaluara, ka vendosur prioritet ideale dhe qëllime si pavarësinë, lirinë, drejtësinë, spiritualitetin, zhvillimin dhe progresin e vendit, shqyrtimin e problemeve të shtresave të privuara etj., ndërsa ku ka dhënë sugjerimet dhe udhëzimet përkatëse autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të çdo sektori. Një prej idealeve të rëndësishme të Revolucionit Islamik që bazohet mbi vlerat islame, është mbështetja ndaj shtresave të privuara dhe popujve të shtypur gjë që është theksuar edhe në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei gjithnjë i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbështetjes dhe mbrojtjes ndaj popujve të shtypur dhe në këtë kuadër mbështet popujt e Palestinës, Jemenit, Bahrejnit dhe rajone të tjera. Ajetullah Khamenei gjithashtu është i informuar mirë edhe në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet globale, gjë që vërehet në takimet e tij me krerët e vendeve të ndryshme si dhe në fjalimet e tij. Njohja e armikut dhe njohja intrigave dhe komploteve të tyre, është karakteristikë tjetër i liderit të Revolucionit Islamik që tregon zgjuarsinë dhe largpamësinë e tij dhe përgjatë 30 viteve të kaluara ai e ka shpëtuar vendin nga shumë rreziqe të mëdha. Ajetullah Khamenei ashtu si Imam Khomejni (ra), e konsideron Amerikën armik kryesor të popullit iranian dhe faktor të cilit nuk mund t’i besohet, ndërsa regjimin sionist e konsideron rrezik për Iranin dhe për botën islame. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithnjë ka parasysh çlirimin e myslimanëve nga hedhemonizmi dhe ndikimi i perëndimit, sidomos i Amerikës dhe pikërisht për këtë arsye ndjek në mënyrë serioze bashkimin dhe unitetin e botës islame. Veprime të tilla të lidershipit burojnë nga ajeti i fundit i sures Fat’h i cili thotë: “Muhamedi është i dërguari i Zotit; dhe ata të cilët janë me atë, janë të ashpër përball jobesimtarëve, ndërsa mes vete ata janë të butë...”.

Përballja e Iranit dhe Amerikës

Një prej karakteristikave të çmuara të udhëheqjes së Ajetullah Khamenei, është shpresa në të ardhmen pavarësisht kushteve të vështira globale dhe problemeve të brendshme. Kjo pikëpamje është ndërtuar në bazë të një parimi kur’anor që çdo kush që ndihmon fenë e Zotit, në shkëmbim Zoti e ndihmon atë dhe premtimi i Zoti të madhëruar në shkelet dhe Ajetullah Khamenei në bazë të këtij parimi thekson: “Ne as për një çast nuk kemi humbur shpresën në ndihmën hyjnore dhe shpresoj që deri në fund as për një çast të mos humbim këtë shpresë”.