30 vite udhëheqje me urtësi (3)
(last modified Wed, 05 Jun 2019 07:29:17 GMT )
Qershor 05, 2019 09:29 Europe/Tirane
  • 30 vite udhëheqje me urtësi (3)

Ajetullah Khamenei: “Dekadat e ardhshme janë dekadat e juaja dhe ju jeni ata të cilët me eksperiencë dhe me plotë motiv, duhet të mbroni Revolucionin tuaj dhe ta afroni atë sa më shumë idealit të madh për krijimin e civilizimit modern islam dhe për përgatitjen e rrethanave për paraqitjen e Imam Mahdiut (a.xh.)”.

Përgjatë dyzetë viteve që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit, lidershipi ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në udhëheqjen e vendit dhe në tejkalimin e sfidave dhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme. Tre dekadat e udhëheqjes së Ajetullah Khamenei gjithashtu tregojnë se ai ka ushtruar ndikim shumë të madh në administrimin e çështjeve të vendit dhe në udhëzimin e shoqërisë dhe të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit në rrugën e duhur. Megjithëkëtë shtrohet kjo pyetje se çfarë është plani dhe programi i liderist suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për të ardhmen e vendit dhe çfarë masa ka paraparë ai për ta çuar vendin drejt progresit dhe zhvillimit në sfera të ndryshme? Përgjigjen e përgjithshme për këtë pyetje mund ta bëjmë të qartë duke përmendur disa çështje. Revolucioni Islamik i Iranit ka vlera dhe qëllime të larta të cilat janë marrë nga mësimet e fesë së pastër Islame dhe Ajetullah Khamenei si lider i këtij revolucioni popullor, ashtu si në të kaluarën që ka ndjekur me vëmendje të veçantë realizimin e idealeve të Revolucionit Islamik, edhe në të ardhmen do ta vazhdojë punën e tij me këtë metodë. Qëllimet si zhvillimi i spiritualitetit dhe përhapja e virtyteve morale, drejtësia, liria, demokracia fetare, forcimi i pavarësisë politike dhe ekonomike, progresi dhe zhvillimi i vendit dhe lufta kundër padrejtësisë dhe diskriminimit; konsiderohen prioritet më parësore në këtë drejtim. Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit si dokumenti kryesor i shtetit, ka përcaktuar kornizën dhe rrugën e progresit të vendit për të gjithë funksionarët e shtetit duke përfshirë edhe liderin suprem të Revolucionit Islamik. Rruga dhe funksioni i liderit suprem të Revolucionit Islamik në tre dekadat e kaluara, programet dhe fjalimet e tij të publikuara, gjithashtu janë faktor i rëndësishëm për të kuptuar planin e rrugës së tij për të ardhmen e Republikës Islamike të Iranit. Si për shembull në tetorin e vitit të kaluar, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit ka paraqitur një dokument me titull “Modeli bazë islamik dhe iranian për zhvillim” në të cilin janë përcaktuar bazat më të rëndësishme dhe idealet e progresit dhe horizontet e nevojshme të vendit për pesë dekadat e ardhshme si dhe janë paraparë masat dhe politikat për realizimin e këtyre objektivave në mënyrë që pas shqyrtimit nga ana e ekspertëve të fushave përkatëse, të fillon zbatimi i tyre.

E ardhmja e vendit dhe Republikës Islamike të Iranit nga pikëpamja e Ajetullah Khamenei, është e qartë dhe shpresëdhënëse dhe pikërisht për këtë arsye ai gjithnjë inkurajon të gjithë për të qenë optimistë dhe me shpresë në të ardhmen e qartë nën hijen e mbështetjes te Zoti dhe në përpjekjen e qytetarëve dhe funksionarëve shtetërorë. Morali optimist dhe shpresa realiste është bërë shkak që të gjithë me motive dhe përkushtim më të madh të bëjnë përpjekje për progresin dhe ndërtimin e vendit gjithashtu për përhapjen e vlerave hyjnore në shoqëri. Sugjerimi kryesor i Ajetullah Khamenei në deklaratën Hapi i Dytë i Revolucionit Islamik e cila u publikua kohë më parë me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, është shpresa dhe qëndrimi optimist në të ardhmen të cilën e ka quajtur faktor më të rëndësishëm për zgjidhjen e çdo problemi. Në bazë të kësaj, programet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për të ardhmen e vendit janë ndërtuar pikërisht në këtë shpresë dhe optimizëm të qartë.

Revolucioni Islamik i Iranit është i vetmi revolucion i cili është ndërtuar mbi baza të spiritualitetit dhe mësimeve udhëzuese fetare islame dhe pikërisht për këtë arsye, është e natyrshme që Ajetullah Khamenei si lider fetar që quhet “Veli Fakih”, të theksojë përhapjen dhe zhvillimin sa më të madh të vlerave islame dhe virtyteve morale dhe të përgatisë programe të caktuara për realizimin e këtij qëllimi të lartë. Ashtu sikur që në dokumentin “Modeli bazë islamik dhe iranian për zhvillim në 50 vitet e ardhshme”, është paraparë shtimi i fetarizmit, ndjekja dhe zbatimi i Kur’anit, i sunetit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe i rrugës së Ehli Bejtit (a.s.) dhe zhvillimi i stilit të jetës dhe familjes islame iraniane. Në këtë mënyrë, lideri suprem i Revolucionit Islamik pret që përball sulmeve kulturore të perëndimit ndaj fesë, ndaj bazave morale dhe ndaj institucionit të shenjtë të familjes, në Iran të zhvillohet stili i jetës islame, sidomos respektimi i vlerave hyjnore dhe respektimi i virtyteve morale në jetën individuale, familjare dhe shoqërore.

Zhvillimi i kulturës islame dhe kur’anore në Iran

Nuk ka dyshim se një prej prioriteteve më të rëndësishme të liderit suprem të Revolucionit Islamik për të ardhmen e Iranit, është ekonomia e zhvilluar dhe rezistente. Sidomos kur merret parasysh fakti se Irani posedon resurse dhe potenciale të mëdha dhe Ajetullah Khamenei në deklaratën Hapi i Dytë i Revolucionit Islamik këto resurse dhe potenciale i përshkruan në këtë mënyrë: “Çështje e rëndësishme të cilën duhet ta kenë parasysh autoritetet që ndërtojnë të ardhmen e vendit dhe sidomos të rinjtë, është kjo që ata jetojnë në një vend i cili nga aspekti i potencialeve natyrore dhe njerëzore është i pashembullt dhe shumë prej këtyre potencialeve për shkak të neglizhencës së autoriteteve përkatëse, deri më tani kanë mbetur të pashfrytëzuar ose janë shfrytëzuar në nivel shumë të ulët. Të rinjtë me vullnet të madh dhe me motive revolucionare me padyshim do të mund t’i aktivizojnë këto potenciale dhe të krijohet një lëvizje dinamike në zhvillimin material dhe spiritual të vendit me kuptimin e vërtetë të fjalës”. Plani i ekonomisë rezistente në zbatimin e të cilit Ajetullah Khamenei thekson për vite me radhë, luan rol kryesor për shfrytëzimin e mirë të këtyre resurseve dhe potencialeve për ngritjen e nivelit ekonomik të Republikës Islamike të Iranit.  Në këtë ekonomi, prodhimet e brendshme dhe zhvillimi me bazë shkencore, mbështeten tërësisht dhe marrëdhënia ekonomike me botën e jashtme bëhet me qëllim që të ndihmohet ekonomia e brendshme, të gjenden tregje të jashtme dhe të sigurohen më shumë interesa. Në ekonominë e zhvilluar sipas pikëpamjes së Ajetullah Khamenei, shitja e naftës së papërpunuar nuk ka kurrfarë pozite, por prodhohen vetëm produkte naftore me vlerë të shtuar. Në dokumentin “Modeli bazë islamik iranian për zhvillim” që u propozuar nga Ajetullah Khamenei, gjithashtu është paraparë ruajtja e ambientit, siguria ushqimore, zbulimi i resurseve, krijimi i privilegjeve dhe rasteve të reja dhe është theksuar se në 50 vitet e ardhshme duhet të zhduket varfëria, korrupsioni dhe diskriminimi mes shtresave.

Progresi dhe zhvillimi i ekonomisë

Ajetullah Khamenei thellësisht beson se Irani pa zhvillimin e shpejtë ose me fjalë të tjera, pa zhvillimin dinamik shkencor, nuk mund të arrijë në pozitën e merituar në botë. Pikërisht për këtë arsye, Ajetullah Khamenei në mënyrë serioze mbështet përpjekjet dhe punën shkencore në fusha të ndryshme dhe thotë: “Unë në mbrojtjen ndaj elitës shkencore dhe lëvizjes shkencore në vend, nuk do të heqë dorë aspak derisa jam gjallë, sepse e di që kjo lëvizje është një lëvizje me begati dhe me ndihmën e Zotit do të sjellë rezultate të mira”. Në bazë të kësaj, është e qartë se programet strategjike të liderit suprem të Revolucionit Islamik për të ardhmen, synojnë krijimin e një dinamizmi më të madh në lëvizjen dhe zhvillimin shkencor të vendit. Kjo është për arsye se lideri suprem i Revolucionit Islamik e konsideron të domosdoshme zhvillimin shkencor dhe teknologjik për të arritur deri në një ekonomi të zhvilluar dhe thekson në zhvillimin e ekonomisë me bazë shkencore. Gjithashtu prodhimi i armatimeve të sofistikuara për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit, ka nevojë për një teknologji të komplikuar dhe moderne. Në dokumentin “Modeli bazë islamik iranian për zhvillim”, në lidhje me perspektivën e pozitës shkencore të Iranit thuhet: “Deri në vitin 1444 të kalendarit iranian që përkon me vitin 2065, Irani do të shndërrohet në një vet pionier në prodhimin e shkencave shoqërore islame dhe kulturën e zhvilluar në nivel ndërkombëtar dhe do të pozicionohet në mesin e pesë vendeve të zhvilluara të botës në prodhimin e mendimit, shkencës dhe teknologjisë dhe nga aspekti i ekonomisë me bazë shkencore, do të ketë një zhvillim të mjaftueshëm për nevojat e veta dhe të bazuar në racionalizëm dhe moral islam dhe Irani do të ketë një prej dhjetë ekonomive më të zhvilluar të botës”.

Përshpejtimi i zhvillimit shkencor të Iranit

Revolucioni Islamik i Iranit ka mision global dhe mendimi islamik dhe revolucion që sundon mbi atë, ka tërhequr vëmendjen e vendeve të tjera, sidomos të popujve të shtypur nga politika hegjemoniste e arrogancës botërore. Në bazë të kësaj, pritet që në të ardhmen, me mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e Ajetullah Khamenei, kultura islame dhe revolucionare, të përhapet më shumë se në të kaluarën në mbarë botën. Një prej kritereve të rëndësishme të kulturës, është lufta kundër dhunës dhe agresionit dhe në këtë kuadër, rezistenca përball politikës hegjemoniste të arrogancës botërore është formuar në vende të ndryshme si në Palestinë, Liban, Jemen, Irak etj. dhe ka rezultuar me krijimin e Frontit të Rezistencës Islame në Azinë Perëndimore. Lideri suprem i Revolucionit Islamik thekson se kjo lëvizje kundër despotizmit të brendshëm dhe kundër depërtimit dhe agresionit të faktorëve të huaj, duhet të vazhdojë derisa popujt myslimanë të arrijnë pavarësinë dhe lirinë e tyre dhe në mënyrë të lirë të mund të përcaktojnë fatin e tyre. Gjithashtu në të ardhmen, politika e përhershme e Ajetullah Khamenei është e bazuar mbi unitetin e botës islame dhe përballja e unifikuar dhe e bashkuar kundër armiqve, do të vazhdojë dhe zgjerohet për të parandaluar mosmarrëveshjet dhe dobësimin e vendeve islame.

Revolucioni Islamik i Iranit, krijon rrethanat për paraqitjen e Imam Mahdi (a.xh.)

Në lidhje me horizontet e të ardhmes së Republikës Islamike të Iranit, ekziston një çështje e rëndësishme dhe shpresëdhënëse në fjalimet e Ajetullah Khamenei , në të cilën para tij ka theksuar edhe Imam Khomejni (ra). Në bazë të kësaj pikëpamje strategjike, Revolucioni Islamik i Iranit në realitet krijon rrethanat për revolucionin botërore dhe drejtësidashës të Hazreti Imam Mahdi (a.xh.) dhe pikërisht për këtë arsye, rrugën të cilat e ka përcaktuar lideri suprem i Revolucionit Islamik për të ardhmen e Iranit dhe Republikës Islamike, është në koordinim dhe në kuadër të kësaj lëvizje të mëdha hyjnore. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në deklaratën Hapi i Dytë i Revolucionit Islamik duke iu drejtuar të rinjve, ka thënë: “Dekadat e ardhshme janë dekadat e juaja dhe ju jeni ata të cilët me eksperiencë dhe me plotë motiv, duhet të mbroni Revolucionin tuaj dhe ta afroni atë sa më shumë idealit të madh për krijimin e civilizimit modern islam dhe për përgatitjen e rrethanave për paraqitjen e Imam Mahdiut (a.xh.)”. Shtimi i fuqisë dhe kapaciteteve të Republikës Islamike të Iranit në fusha të ndryshme ekonomike, politike, kulturore, shkencore dhe ushtarake duke u mbështetur në forcën, novacionin dhe punën e gjeneratës së re dhe realizimi sa më shpejtë i idealit të civilizimit të madh islamik, në realitet është krijimi i rrethanave dhe përgatitje për paraqitjen e Imam Mahdi (a.xh.) dhe themelimin e qeverisjes botërore të tij.