Masakra e sulmit kimik në qytetin Sardasht
(last modified Sun, 14 Jul 2019 09:41:36 GMT )
Korrik 14, 2019 11:41 Europe/Tirane
  • Masakra e sulmit kimik në qytetin Sardasht

Raporti i krimeve të Perëndimit mbi rolin e turpshëm të Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane në dërgimin e armëve kimike në Irak gjatë viteve të luftës së imponuar të regjimit Bath të Sadamit kundër Iranit dhe heshtja kundër përdorimit masiv të armëve kimike nuk do të harrohet asnjëherë.

Më 28 qershor të vitit 1988 regjimi i Sadamit bombardoi qytetin Sardasht në Iranin Perëndimor duke përdorur bomba kimike. Në këtë sulm kimik, 120 iranianë ranë dëshmorë dhe më shumë se 8,000 njerëz u plagosën dhe u ekspozuan ndaj mbetjeve toksike vdekjeprurëse. Në këtë fatkeqësi, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dhe kompanitë të armëve kimike që u përkisnin politikanëve të tyre duke shitur të tilla armë kanë marrë përfitime të pista. Në këtë tregti të tmerrshme dhe anti-njerëzore, mijëra njerëz të pafajshëm ranë viktima të armëve kimike jo vetëm në Sardasht ose Halabçe në Kurdistanin Irakian, por edhe në shumë rajone ku u bënë luftëra të drejtpërdrejta ose indirekte. Më 28 qershor të vitit 1987, regjimi i Sadam Huseinit, pasi mori dritën jeshile të perëndimit sulmoi rajonin Sardasht me armë kimike duke lënë të  vrarë mbi 120 njerëz të thjeshtë. Pasojat që lë përdorimi i armëve kimike nuk kufizohen në një afat të caktuar pasi ato ndihen edhe pas shumë vitesh. Kjo masakër u bë në kohën kur perëndimi ndjek politika të dyfishta. Pas shumë vitesh ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe ka pohuar dhe konfirmuar sulmet kimike të regjimit Bath të Sadam Huseinit në luftën e Irakut kundër Iranit, duke i quajtur ato tragjedi.  Në mesazhin e ministrisë së jashtme të Britanisë së Madhe të titulluar “ Jo armëve kimike” është theksuar se me mijëra ushtarë iranianë në luftën e Irakut kundër Iranit, janë bërë pre e sulmeve kimike të Sadam Huseinit. Ministria e jashtme e Britanisë së Madhe, ka konfirmuar sulmet kimike të Sadamit kundër ushtarëve iranianë në luftën 8-vjecare të regjimit Bath të Irakut kundër Iranit në kohën kur qeveritë perëndimore si Hollanda, Britania, Gjermania dhe Amerika ishin ndër mbështetësit kryesor të regjimit Bath të Irakut të cilin e kanë pajisur me teknologjinë e prodhimit të armëve kimike. Me fjalë të tjera kompanitë evropiane ishin ato që garantuan armët kimike për regjimin e Sadamit dhe shumë autoritete evropiane kanë mbështetur këtë veprim dhe me heshtjen e tyre i kanë dhënë dritë jeshile regjimit të Sadamit që të përdorë armët kimike. Mirëpo regjimi i Sadamit, armët e tij kimike nuk i ka përdorur vetëm kundër ushtarëve dhe civilëve iranianë por edhe kundër civilëve në Irak duke lënë me mijëra viktima kryesisht fëmijë dhe femra, sidomos në sulmet kimike kundër qytetit Sardasht të Iranit dhe Halabçe të Irakut. Ali’reza Xhahangiri, ambasador i Iranit në Hollandë dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në organizatën për ndalimin e  armëve kimike, Iranin e ka quajtur viktimën kryesore të sulmeve me armë kimike dhe ka thënë: Irani jo vetëm që është viktimë e përdorimit të armëve kimike, por edhe viktimë e heshtjes botërore. Qëndrimi ynë gjithmonë konsiston në dënimin e armëve kimike nga çdokush dhe në çdo kohë. OKB në një prej raporteve të saj ka përmendur ndihmën e vendeve perëndimore për pajisjen e Irakut me armë kimike dhe ka thënë: Iraku, armët e tij kimike i ka marrë nga 150 kompani gjermane, amerikane dhe angleze. Sipas këtij raporti, Iraku në vitin 1975 ka marrë pajisje dhe armatime nga 80 kompani gjermane, 24 kompani amerikane, 12 kompani angleze, disa kompani zvicerane, japoneze, italiane, franceze, suedeze, braziliane dhe argjentinase. Një prej kompanive amerikane në vitet 80 pasi ka marrë leje nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, i ka dërguar Irakut kampione të lëndëve biologjike dhe mikrobike të cilat mund të shumoheshin. Kompania petrokimike Philips që është degë e një kompanie ameirkane në Belgjikë, në vitin 1983 me porosi të një kompanie hollandeze ka dërguar lëndën e parë për prodhimin e lëndës toksike Mustard dhe në total ka porositur 500 ton lëndë TDG. Hauard Thacher ish anëtar i këshillit të sigurisë kombëtar enë Amerikë gjatë presidencës së Reiganit ka thënë: William Keisi, ish kreu i CIA-s amerikane ka qenë përgjegjës për monitorimin e armëve kimike të Irakut dhe ai i ka dhënë Irakut rreth 1.5 miliard dollarë aparate të ndjeshme që përdoreshin për prodhimin e armëve kimike. Haiko Kafman zëdhënës i organizatës përkrahëse të emigracionit në Gjermani thotë se asnjë vend si Gjermania nuk ka mbështetur Irakun në masë aq të madhe për prodhimin e armëve kimike. Chals Filip David shkrimtar i librit ‘ Lufta e gjirit Persik, edhe ti je fitues” shkruan: Kompania gjermane Karl Kulamp në kompleksin e Sameras ka ndërtuar 6 linja për prodhimin e armëve kimike të quajtur Ahmed, Muhamed, Isa, Ani, Medai dhe Gazi. Linja e parë përfundoi në vitin 1983 ndërsa linja e fundit në vitin 1986. Në këtë kompleks janë prodhuar gazra helmues Khardel, acid prosik, sarin etj. dhe ato janë vendosur nëpër raketa dhe predha. Një kompani belge e quajtur 6-Co ka ndërguar 4-17 baza ajrore dhe ushtarake në Irak. Kanali televiziv amerikan ABC në një raport të 11 shtatorit 1990 ka raportuar se Amerika, Anglia dhe Gjermania janë mbështetësit kryesorë të regjimit të Sadamit të cilin e kanë pajisur edhe me armë kimike. Edhe pse ish regjimi i Iraku në luftën e imponuar ka përdorur armë kimike në të paktën 300 raste, as vendet perëndimore dhe as KS i OKB nuk kanë dënuar hapur këto krime dhe as dosjen nuk e kanë dërguar në KS të OKB. P.sh. në raportin e parë të grupit hetimor të OKB që përbëhet nga ekspertë të armëve kimike nga Suedia, Australia, Spanja dhe Zvicra, grup që u formua me kërkesë të Iranit dhe me aprovimin e OKB në mars të vitit 1984, është folur për përdorimin e gazit helmues mustrad dhe gazit helmues nervor kundër ushtarëve iranianë. Mirëpo KS i OKB pa përmendur emrin e Irakut si përdoruesin e armëve kimike, nga palët ndërluftuese ka kërkuar të respektojnë protokollin 1925 të Gjenevës. Abas’ali Kad’khodai profesor i universitetit të juridiksionit ndërkombëtar në Teheran dhe anëtar i këshillit të ekspertëve, lidhur me dyanshmërinë e perëndimit në artikullin e emëruar “ Standardet e dyanshme, kriter i përhershëm i Amerikës dhe Perëndimit”, thotë: Në këto sulme përpara se sa të sulmoheshin ushtarakët, bombat kimike janë lëshuar mbi kokat e civilëve dhe njerëzve të thjeshtë. Në 378 sulme kimike të Sadamit përgjatë luftës 8-vjecare kundër Iranit, banorët e rajoneve Bane, Marivan, Sardasht, Pirnashahr, Sumar dhe të rajoneve Halabçe, Fau, ishujt e mrekullisë në Irak, janë sulmuar me armë kimike dhe për shkak të këtyre sulmeve mbi 50 mijë njerëz janë martirizuar dhe plagosur. Monitoruesit e KS të OKB pasi kanë analizuar situatën në Mars të vitit 1986 kanë thënë se numri i viktimave të sulmeve kimike është i tmerrshëm. Ata thonë se numri i sulmeve kimike nga viti 1984 deri në vitin 1985 është shtuar dukshëm. Në mars të vitit 1988, Iraku ka përdorur armë kimike edhe ndaj rajone Halabçe të Kurdistanit të Irakut. Në atë sulm më shumë se 5 mijë njerëz humbën jetën për shkak të gazrave helmues. Amerika dhe aleatët e saj jo vetëm që nuk u mërzitën nga përdorimi i armëve kimike nga ana e Irakut por ajo duke përdorur influencën e saj në KS të OKB ka penguar dënimin e Irakut për shkak të përdorimit të të tilla armëve.

 

Tags