Korrik 14, 2019 12:48 Europe/Tirane
  • Konfiskimi i anijes iraniane, veprim i jashtëligjshëm i Anglisë

Bllokimi dhe konfiskimi i anijes iraniane me naftë në brigjet e Gjibraltarit nga forcat detare të Anglisë, sipas konventës për të drejtat juridike të deteve, nuk është veprim ligjshëm por një veprim krejtësisht politik.

Forcat detare të Anglisë më 5 korrik të vitit 2019, kanë pretenduar se anija iraniane me naftë në ujerat e Gjibraltarit ka shkelur sanksionet e Evropës kundër Sirisë dhe është bllokuar. Ky pretendim lëshohet në kohën kur Abas Eragçi, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një konferencë për shtyp më 7 korrik ka thënë se pretendimet që bëhen mbi naftëmbajtësen iraniane në ngushticën e Gjibraltarit, nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta. Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka përmendur thirrjen e ambasadorit të Anglisë në Teheran dhe lidhur me bllokimin e naftëmbajtëses iraniane në ngushticën e Gjibraltarit ka thënë: konfiskimi i anijes iraniane është veprim i jashtëligjshëm, tensionuese dhe një risi e rrezikshme. Paligjshmëria e këtij veprimi u bë akoma më i qartë kur Josep Borrell, ministër i jashtëm i Spanjës ka thënë: Forcat detare të Anglisë me kërkesë të Amerikës kanë bllokuar dhe konfiskuar anijen me naftë të Iranit në ngushticën e Gjibraltarit.

 

Veprimi i jashtëligjshëm i forcave detare të Anglisë

Naftëmbajtësja iraniane ndodhej në ujërat ndërkombëtare në kohën kur ajo u bllokua në ngushticën e Gjibraltarit me urdhër të Amerikës dhe me zbatimin e jashtëligjshëm dhe krejtësisht për motive politike nga forcat detare të Anglisë. Konventa për juridiksionin detar të vitit 1982 qartazi e cilëson këtë veprim të Anglisë si të jashtëligjshëm dhe që bie ndesh me këtë konventë. Neni 87 i konventës së juridiksionit detar të vitit 1982 lidhur me lirinë e qarkullit më ujërat e lira ndërkombëtare thotë: Anijet e të gjitha shteteve si ato ushtarake, qeveritare apo tregtare kanë të drejtë të lundrojnë në ujërat e lira ndërkombëtare dhe asnjë qeveri nuk mund të detyrojë anijet tregtare që të respektojnë anijet luftarake. Neni 88 i konventës për juridiksionin detar të vitit 1982, thotë: Ujërat e lira ndërkombëtare kanë përdorim vetëm paqësor. Ujërat e lira ndërkombëtare mund të përdoren nga forcat ushtarake detare mirëpo përdorimi i këtyre forcave me qëllim agresioni konsiderohet shkelje e nenit 88 të konventës së vitit 1982 dhe 4 pika të nenit 2 të konventës së OKB. Neni 301 i konventës për juridiksionin detar të vitit 1982 ndër të tjera sqaron: Shtetet anëtare duhet të parandalojnë çdo lloj kërcënimi apo përdorim force në ujërat e lira ndërkombëtare që bien ndesh me konventat e OKB. E drejta për kontroll dhe inspektim është një e drejtë e veçantë e përcaktuar në konventën e vitit 1982 dhe thuhet: Anijet luftarake në ujërat ndërkombëtare mund të bllokojnë dhe kontrollojnë një anije jo luftarake dhe jo shtetërore në kohën kur kjo anije të ketë kryer një prej veprimeve të tilla si pirateria detare, tregtia e skllevërve, transporti i lëndëve narkotike, transmetimi i programeve të jashtëligjshme radio-televizive dhe mospranimi i anijes nga ngritja e flamurit.

Veprimi politik i Anglisë

Siguria në ngushticën e Gjibraltarit është përgjegjësi e atij vendi që garanton sigurinë dhe është pjesë e ujërave territoriale të tij. vendet që garantojnë sigurinë në ngushticën e Gjibraltarit mund të kontrollojnë vetëm ato anije që janë futur në ujërat territoriale të tyre, por nuk mund të bllokojnë anijen. Duke qenë se anija iraniane transportonte vetëm naftë bruto, shkaku i bllokimit të saj është krejtësisht politik pasi nuk është raportuar asnjë shkelje mbi normat e lundrimit. Sa i përket kësaj autoritetet lokale në rajonin e Gjibraltarit me anë të një deklarate kanë thënë: anija iraniane e bllokuar nga forcat detare të Anglisë, transportonte vetëm naftë. Ky veprim politik i Anglisë është përballur me reagimin e fortë të Iranit dhe ambasadori anglez në Teheran është thirrur për sqarime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. Kreu i departamentit të tretë për Evropën perëndimore në Ministrinë e punëve të jashtme të Iranit, pas takimit me ambasadorin anglez në Teheran, veprimin e Anglisë e ka quajtur pirateri detare dhe ka thënë: Anija iraniane ishte duke lundruar në ujërat ndërkombëtare. Anglia pretendon se anija iraniane ka shkelur sanksionet e Evropës kundër Sirisë, mirëpo autoritetet e Iranit theksojnë se destinacioni i anijes me naftë nuk ishte Siria.

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit më 8 korrik në një mesazh të tij në Twitter ka përmendur bllokimin e anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit dhe ka thënë: Irani nuk është as anëtar i BE dhe nuk është nën sanksionet e Evropës kundër shitjes së naftës. Derisa unë jam në dijeni, BE është kundër sanksioneve jashtë-territoriale. Vendosja e sanksioneve jashtë-territoriale, është veprim i jashtëligjshëm të cilin e përdor Amerika kundër Iranit dhe bllokimi i anijes në rajonin e Gjibraltarit tregon se Anglia ndjek këtë  veprimtari të jashtëligjshme. Anglia konfirmon sanksionet jashtë-territoriale të Amerikës në një kohë kur BE gjithmonë i ka kundërshtuar këto sanksione. Konfirmimi i veprimeve destruktive dhe të njëanshme nuk ndihmon në zbatimin e ligjit në arenën ndërkombëtare dhe vetëm sa shton tensionet akoma më shumë.

Veprimi i Anglisë kundër marrëveshjes bërthamore

Disa ekspertë të çështjeve ndërkombëtare janë të mendimit se bllokimi i anijes iraniane me naftë nga Anglia, mund të analizohet edhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani kohët e fundit për shkak se Evropa ka neglizhuar në garantimin e interesave të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka ndërmarrë politikën e uljes së zotimeve të tij në këtë marrëveshje. Problemet e krijuara në procesin e tregtisë së naftës bie ndesh me politikat e deklaruara nga Evropa për garantimin e interesave ekonomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Sipas marrëveshjes në fjalë Iranit i krijohet mundësia që të shesë naftën e tij pa asnjë problem dhe të ardhurat t’i transferojë brenda në vend. INSTEX është kanali tregtar i Evropës me Iranin. Ai është funksional në kohën kur të veprojë në përputhje me marrëveshjen bërthamore dhe të mos lejojë që sanksionet amerikane të bllokojnë eksportin e naftës iraniane. Në të tilla kushte veprimi i forcave detare të Anglisë dhe bllokimi i anijes iraniane bie ndesh me pretendime e evropianëve për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore sepse kushti i ruajtjes së kësaj marrëveshjeje është garantimi i interesave ekonomike të Iranit sidomos në shitjen e naftës dhe eksportin e saj. Ministria e jashtme e Rusisë më 6 korrik në një deklaratë të saj ka thënë: Veprimi i Anglisë në bllokimin e anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit bie ndesh me pretendimet e Evropës mbi domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore. Saadullah Zarei ekspert i çështjeve ndërkombëtare gjithashtu thotë: çështja e bllokimit të anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit mund të analizohet në kuadër të marrëveshjes bërthamore, pasi pika kryesore e kësaj marrëveshjeje është nafta dhe banka. Veprimi i jashtëligjshëm i Anglisë kundër anijes iraniane dhe përpjekjet për të ndikuar në veprimet e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore nuk do të bëhen shkas për penguar politikat e drejta të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani me deklarimin e hapit të dytë të tij për uljen e zotimeve në marrëveshjen bërthamore ka njoftuar ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit. Irani më herët i kishte dhënë Evropës 60 ditë afat kohë që ajo të zbatojë zotimet e saj por Evropa nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe për këtë Irani ka paralajmëruar për zbatimin e fazës së tretë të uljes së zotimeve të tij. I vetmi hap që ndihmon në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore është zbatimi i zotimeve nga palët e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje dhe veprimet politike apo të jashtëligjshme të Evropës mes tyre të Anglisë nuk janë në interes të marrëveshjes bërthamore. Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Iranit pasi vuri në dukje se procesi i uljes së zotimeve nuk nënkupton daljen e Iranit nga marrëveshja bërthamore dhe shtoi: Ekziston mundësia që procesi i uljes së zotimeve të përfundojë me fundin e pranisë së Iranit në marrëveshjen bërthamore.

 

Tags