Rinia iraniane ngjitet në kulmin e nderit
Skuadra iraniane e volejbollit e të rinjve mundi Italinë dhe fitoi finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2019.
Më 27 Korrik aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini(ra) pati një entuziazëm tjetër. Një turmë njerëzish dolën për të mirëpritur me buqeta lulesh skuadrën kombëtar për të vlerësuar rininë e fuqishme të Iranit dhe më gjerë, krenarinë e atyre që kishin bërë. Skuadra iraniane e volejbollit e të rinjve, e cila mundi Brazilin në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, gjithashtu fitoi kundër Italisë dhe fitoi kampionatin botëror në finale duke u shpallur kampion. Ajetollah Ali Khamenei, në një mesazh të shkurtër, vlerësoi arritjen e rëndësishme të volejbollistëve të rinj, duke thënë: "E dashur rini, urime për fitoren tuaj, keni lumturuar zemrën e kombit, faleminderit".
Kampionati i Volejbollit Nën-21 për Meshkuj është kampionati ndërkombëtar më prestigjioz i volejbollit nën moshën 21vjeçare (të rinj) i organizuar nga Federata Botërore e Volejbollit. Raundi i parë i turneut u mbajt në Jeniro, në vitin 1997 në Brazil. Nga viti 2007-2011 ai u mbajt vetëm për meshkujt, por pas këtij viti filloi edhe kampionati i volejbollit për femra nën moshën 21 vjeç.
Një përmbledhje e 40 viteve të kaluara të sportit iranian tregon se pas fitores së Revolucionit Islamik është bërë një investim i mirë në sportin e vendit. Mbështetja morale dhe shpirtërore e elitave revolucionare ndaj sportit bëri të mundur që atletët dhe sportistët nga fusha të ndryshme të përcjellin në botë shumë mesazhe dhe aspirata të revolucionit përmes terreneve sportive. Ngritja e Revolucionit Islamik në nivel rajonal dhe global ka bërë që sporti si një fenomen shoqëror të ketë ndikuar më shumë se kurrë më parë në zhvillimet politike në nivel aziatik, global dhe olimpik.
Megjithëse që nga fitorja e Revolucionit Islamik sporti i vendit ka pasur një sërë problemesh në sektorët e pajisjeve harduerike dhe softuerëve për shkak të sanksioneve të padrejta ndërkombëtare mirëpo ky sport i ka lënë në hije sanksionet dhe ato nuk i kanë penguar sportistët e rinj iranianë të marrin pjesë dhe të garojnë në garat sportive ndërkombëtare. Medaljet e fituara në sporte të ndryshme tregojnë përparimin e rinisë iraniane në sport.
Futbolli është një nga sportet më të njohura në Iran. Paraqitja e parë e Iranit në Kupën e Botës daton në epokën para-revolucionare, ku Argjentina në Buenos Aires organizoi turneun në 1978. Që nga Revolucioni Islamik, ekipi kombëtar iranian ka marrë pjesë pesë herë në Kupën e Botës. Në 1998, Irani për herë të dytë në 20 vjet mori pjesë në Kupën e Botës në Francë. Pjesëmarrja në Kupën e Botës FIFA-2006 në Gjermani, Brazili 2014 dhe Rusia 2018 kanë qenë sukseset e ekipit kombëtar iranian të futbollit.
Nëse shkojmë përtej sportit të parë të Iranit dhe reputacionit të tij të shkëlqyeshëm atë të mundjes, rritja sasiore dhe cilësore e sporteve në fushat e ndryshme të nivelit olimpik dhe para-olimpik pas fitores së Revolucionit Islamik ka çuar në shfaqjen e Iranit ndër të parët e sporteve, për shembull:
Për herë të parë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2017, Irani u shpall kampion bote në ngritjen e peshave.
Në (Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2018 ) për herë të parë, Irani fitoi titullin e Kampionit Ndër-Kontinental Botëror në futbollin e plazhit.
Irani për herë të parë mori 6 tituj të kampionatit të volejbollit ulur në turneun e volejbollit Para olimpik. Irani gjithashtu fitoi titullin kampion të Kupës së Botës në stilin Vushu në Kinë për herë të parë në vitin 2018.
Për herë të parë, volejbolli i Iranit u bë fuqia e parë e Azisë dhe pas pesë titujve nga ekipet iraniane të volejbollit në Kampionatin Aziatik të Klubeve, për herë të parë, skuadra e volejbollit të të rinjve fitoi Kampionatin Botëror 2019 në Bahrejn.
Në përgjithësi, ekipi kombëtar i volejbollit të Iranit është skuadra më e suksesshme sportive që nga Revolucioni Islamik. Në më pak se një dekadë, ekipi ka qenë në gjendje të shumëfishojë prirjen e tij rritëse. Pjesëmarrja në Olimpiadë, kampionatet e njëpasnjëshme aziatike, pjesëmarrja në Kupën e Botës, Kupa Ndër-Kontinentale dhe Liga Botërore janë të gjitha pikat kryesore të suksesit të ekipit iranian. Këto suksese nuk janë vetëm për ekipin kombëtar të volejbollit, por edhe për klubet e volejbollit të Iranit të cilat pas Revolucionit Islamik, fituan 11 tituj të Kampionatit të Klubeve Aziatike dhe morën pjesë në Kupën e Botës disa herë.
Padyshim, sezoni i rinisë në jetën e njeriut është pikë kthese në evolucionin e natyrës dhe identitetit njerëzor dhe për këtë arsye ai faktori vendimtar në shoqëritë. Pra, kjo kohë e jetës njerëzore është një moment ku të gjitha shoqëritë mund të kërcënohen nëse nuk planifikojnë siç duhet. Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, është mbështetësi më i madh i rinisë së Iranit në fusha të ndryshme të shkencës, fesë, kulturës, shoqërisë dhe madje edhe të skuadrave sportive. Ai thotë: "Nëse më pyetni me një fjali të shkurtër atë që dëshironi nga një i ri, unë do të them: arsim, ushqim dhe stërvitje”. Ai në një pjesë tjetër ka thënë:" Unë mendoj se sportet janë thelbësore për të rinjtë, ... sepse nëse ata kthehen në sport, ata do të kenë shëndet, gjallëri, gëzim dhe bukuri.
Në kulturën islame, njeriu ka nevojë për një trup të fortë dhe një shpirt të fortë për t'i shërbyer fesë dhe bashkësisë njerëzore dhe një shpirt të fortë për të kapërcyer ambiciet dhe për t'u bindur urdhërimeve hyjnore. Prandaj, përveç që i kushton vëmendje shpirtit njerëzor, Islami është përqendruar edhe në aftësinë fizike dhe ka theksuar se edhe përdorimin sporteve siç janë noti, alpinizmi, qitja, kalërimi etj. Profeti (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka kushtuar aq shumë vlera për trupin dhe shpirtin saqë ai përmend të drejtën e trupit në përputhje të së drejtës së Zotit dhe të drejtës së familjes, duke thënë: "Zoti juaj ka të drejtën për ju dhe trupi juaj ka të drejtë për ju ". Ai rikujton se një person mund t'i shërbejë më së miri Zotit dhe familjes së tij, duke pasur një trup të shëndetshëm dhe të fortë. Meqenëse besimet janë një faktor i rëndësishëm në shëndetin e trupit dhe të shpirtit, nga Profeti i dashur Muhamed(s.a.v.s), citohet të ketë thënë: "Një person me besim të fortë është më i mirë dhe më i dashur nga një person me besim të dobët"
Shumë studime kanë treguar gjithashtu se ushtrimi dhe stërvitja, përveçse është një mjet i vlefshëm për ruajtjen e shëndetit fizik, është i lidhur ngushtë me shëndetin mendor dhe veçanërisht në parandalimin e çrregullimeve mendore. Stërvitja zvogëlon ankthin dhe depresionin, rrit vetëvlerësimin dhe veçanërisht në fëmijëri dhe adoleshencë, ajo është një mënyrë e shëndetshme për të lëshuar rezervat e energjisë. Si rezultat i stërvitjes së rregullt, rrjedha e gjakut në tru rritet. Rritja e fluksit të gjakut çon në furnizim më të madh të oksigjenit dhe ushqim më të mirë të neuroneve të trurit dhe parandalon ngushtimin e enëve të gjakut. Këto efekte mund të parandalojnë harresën mendore në pleqëri.
Atletët apo sportistët kampionë janë si shtylla që i shtyjnë njerëzit, veçanërisht talentet e reja, drejt majave më të larta. Këta kampionë mishërojnë aftësitë e një kombi dhe kështu rrisin besimin dhe bindjen e njerëzve. Arritjet dhe sukseset e rinisë iraniane në sporte, tregojnë se aftësitë dhe talentet e të rinjve në fusha të ndryshme janë shumë të larta dhe investimet janë të nevojshme për të ushqyer këto talente dhe për t'i inkurajuar ata të bëhen kampionë. Padyshim se kur shumë ekspertë dhe studiues të rinj iranianë janë në gjendje të arrijnë suksese të mëdha dhe mahnitës në fusha të ndërlikuara shkencore, të rinjtë do të jenë në gjendje të zhvillojnë teori të reja edhe në fushën e sportit.
Përkulja në sexhde e sportistëve të ekipit iranian të volejbollit pas fitores në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Bahrejn tregon se: Fuqia kryesore e ekipit iranian në kampionatin e të rinjve është besimi në Zot dhe spiritualiteti. Ekipi iranian me këtë sexhde ka falënderuar Zotin për këtë fitore. Ky veprim i sportistëve pasqyron efektet shpirtërore të adhurimit, krahas sportit dhe aktiviteteve fizike që dyfishojnë bukurinë e tij dhe lënë në kujtesë një kujtim të ëmbël të Zotit.
Njëkohësisht me fitoren e titullit kampion të volejbollit nga ekipi iranian, presidenti iranian Hasan Ruhani dhe Ministri i Sporteve secili në mesazhet e tyre të ndara kanë theksuar se fitorja e rinisë iraniane në kampionatet botërore të volejbollit, është premtuese për një të ardhme të ndritshme për volejbollin iranian dhe ky sukses është arritur duke u përpjekur me dashuri, besim dhe planifikim për tu ngjitur në majat e suksesit dhe krenarisë. Në mesazhin e Massoud Soltanifar, Ministri i Sportit, thuhet:
Kushdo që është i dashuruar në çdo punë
Puna e tij qëndron për çdo ditë