Me komandantët (3) (Gjeneral Ahmed Kazemi)
Gjeneral Ahmed Kazemi është një tjetër prej komandantëve i cili qysh në periudhën e rinisë ka luajtur rol të rëndësishëm në frontet e luftës kundër regjimit Ba’th të Irakut.
Historia e Revolucionit Islamik është me plotë të rinj me besim dhe dinjitet si dëshmor Hemat, Zejnudin, bagheri dhe Bakeri të cilët me martirizimit e tyre me vetëdije, u bënë komandantë të zemrave. Ata ashtu si Imam Husejni (a.s.), luftonin vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit dhe numëronin çastet për t’u takuar me Zotin. Lufta imponuese filloi më 22 shtator të vitit 1980 dhe vazhdoi për tetë vite me radhë. Një vështrim edhe pse kalimthi mbi komandantët iranianë në luftën imponuese, është një dëshmi e qartë që tregon rolin shumë të madh të të rinjve të cilët ndoshta edhe eksperiencën e parë serioze në jetën e tyre e përjetonin në frontet e luftës me ushtrinë Ba’th të Irakut, mirëpo me një trimëri dhe guxim aq të madh kanë vendosur këmbën në fushën e luftës thuajse ata kishin eksperiencë shumë vjeçare në luftë.
Gjeneral Ahmed Kazemi ishte një prej komandantëve i cili në periudhën e tij të rinisë ka luajtur rol të madh në frontet e luftës kundër regjimit Ba’th të Irakut. Ahmed Kazemi ka lindur në vitin 1958 në qytetin Naxhafabad të Esfahanit dhe ashtu si të rinjtë e tjerë, u përkushtua në shkollim. Me shfaqjen e dritave të para të Revolucionit Islamik, ai krah për krah me popullin ka marrë pjesë në veprimtaritë e ndryshme kundër regjimit diktator të mbretit, ndërsa në pranverën e 23-të të jetës së tij, në vitin 1980 shkoi në provincën Kurdestan. Pas agresionit të regjimit të Sadam Husejnit kundër Iranit, në zona të ndryshme të fronteve në jug të Iranit ka luftuar në vijën e parë të frontit kundër agresorëve të ish-regjimit Ba’th të Irakut dhe ka marrë pjesë në operacione të rëndësishme për të dëbuar armiqtë nga territori i Iranit dhe ka luajtur një rol aktiv dhe me ndikim shumë të madh. Janë shumë të rrallë operacionet në të cilat nuk ka marrë pjesë aktive Haxh Ahmed Kazemi. Ai konsiderohet një prej komandantëve më të dalluar të Mbrojtjes së Lavdishme.

Sipas gjeneral Rahim Safavi, ish-komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, “heroizmi dhe trimëria e divizionit 8 “Naxhaf Ashraf” në fushëbetejat e luftës me ushtrinë e Sadam Husejnit, është rezultat dhe fryt i zgjuarsisë, maturisë, trimërisë dhe forcës komanduese të dëshmor Ahmed Kazemi”. Ai që nga mosha e rinisë ka drejtuar poste të ndryshme si komandant i frontit Fejazije të Abadanit, komandant i divizionit 8 Naxhaf, komandant i divizionit 14 “Imam Husejn (a.s.)”, komandant i bazës ushtarake “Hamze Sejedu-Shuheda” dhe komandant i bazës “Ramazan” dhe komandant i forcave ajrore të Gardës Revolucionare.
Ai me pjesëtarët e Gardës Revolucionare dhe me luftëtarët vullnetar kishte lidhje shumë të afërta dhe të sinqerta. Gjeneral Sulejmani thotë: “Gjeneral Ahmed Kazemi kishte disa karakteristika kryesore të cilat që të gjitha i kishte marrë nga Imam Khomejni. Edukata e Ahmed Kazemi ishte e jashtëzakonshme dhe kjo edukatë e Ahmed Kazemi ishte çelësi kryesor për çdo gjë dhe i dha zhvillim shumë gjërave të tjera. Me të vërtetë ai ishte një njeri i çuditshëm. Do të thotë se njeriu sa më shumë që të largohet nga ai, mendon se Ahmed Kazemi ishte një maje e bjeshkës, ishte më ndryshe, kishte shumë virtyte të larta. Prandaj për këtë arsye po them se Ahmed Kazemi me të vërtetë ishte një përshkrim i shkurt i personalitetit të Imam Khomejnit (ra) në aspekte të ndryshme...!”.
Prania e drejtpërdrejtë e dëshmor Ahmed Kazemi në vijën e parë të frontit të luftës ishte deri në atë masë sa që ai shumë është plagosur në dorë, këmbë e në pjesë të tjera të trupit dhe një herë i është këputur njëri gisht. Mirëpo ai kurrë nuk ka folur në lidhje me këto ngjarje. Gjatë këtyre viteve, ai kulturën e rezistencës e mishëroi me shkencën. Ai kreu studimet në degën e gjeografisë dhe magjistroi në degën e administrimit të mbrojtjes dhe arriti të bëhet student i shkallës së doktoratës në degën e mbrojtjes kombëtare. Aftësia dhe trimëria e këtij luftëtari revolucionar ishte deri në atë masë sa që lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit i ka vendosur atij në gjoks tre medalje “Fet’h”. Ai në vitin 2005, nga komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare u emërua në postin e komandantit të forcave tokësore dhe gjeti rastin që përsëri të shërbej në një post tjetër të rëndësishëm.
Një ditë në aeroport e pash dëshmor Haxh Ahmed Kazemi. Ai pas përshëndetjes, më pyeti: Haxh Morteza si e ke dorën? Apo kujdesesh për atë? U përgjigja: Po, kam vendosur një dorë artificiale në mënyrë që të mos më dëmtohen nervat e këputura dhe të mos më dhembë shumë.
Haxh Ahmed Kazemi tha: “Të mëshiroftë Zoti babanë tënd! Nuk e pata fjalën për këtë. Po them a po kujdesesh që të mos e ndërrosh me ndonjë makinë, me ndonjë ngritje shkalle apo me ndonjë post pushteti?
E ula kokën poshtë dhe heshta.
Ai pastaj vazhdoi: nëse ke një monedhë floriri në xhep, kur të ngasësh makinën nëse do të shkon mendja te ajo, me nxitim e heq dorën nga timoni dhe e fut në xhep që ta shikosh se a është ajo në vendin e vet apo jo. Prandaj kjo dora të cilën e ke sakrifikuar në rrugën e Zotit, nuk ka vlerë sa një monedhë floriri që për çdo natë ta shikosh se a është në vendin e vet apo e ke ndërruar me ndonjë gjë tjetër? Kështu që ke kujdes që të mos e ndërrosh me ndonjë gjë tjetër. (Haxh Morteza Haxh Bagheri rob nga kampi 12 i cili është invalid lufte nga ana e dorës).
Gjeneral dëshmor Ahmed Kazemi gjithnjë e konsideronte veten se ka mbetur mbrapa nga karvani i madh i dëshmorëve dhe e kishte kapluar një mall madh për shokët e tij dëshmorë. Ai gjithnjë i kujtonte ata me një mall shumë të madh dhe në ditët e fundit të jetës së tij kujtonte shumë dëshmorët Bakeri dhe Kharazi dhe gjithnjë derdhte lotët e zilisë që nuk kishte rënë dëshmor si ata.
Ajetullah Khamenei tregon një kujtim nga ky dëshmor i madh dhe thotë: “Dëshmor Ahmed Kazemi një herë erdh te unë dhe më tha: kam dy kërkesa nga ju, njëra është kjo që lutuni që unë të jem faqebardhë dhe tjetra është kjo që lutuni për mua që të martirizohem. Unë i thash, me të vërtetë është dëshpërim që ju të vdisni. Ju të cilët keni kaluar gjithë ato periudha të vështira, nuk duhet të vdisni. Ju të gjithë duhet të martirizoheni, mirëpo tani është akoma herët, sepse vendi she sistemi shtetëror akoma ka shumë nevojë për ju. Pastaj i thash se atë ditë kur mora lajmin për vdekjen e gjeneral Sajad Shirazi, thash se Sajadi e ka merituar martirizimin, ishte e drejtë e merituar e tij, mirëpo dëshpërim që ka vdekur! Kur e thash këtë fjali, sytë e dëshmor Ahmed Kazemi u mbushen me lot dhe ai tha: lutem që t’u japin juve edhe lajmin tim!”
Ajetuallah Khamenei më pas tha: “Distanca mes jetës dhe vdekjes është një distancë shumë e vogël, është vetëm një çast. Ne jemi të preokupuar me jetën dhe nganjëherë e harrojmë lëvizjen që të gjithë ecin drejt takimit me Zotin. Të gjithë takohen me Zotin, secili person në një mënyrë të veçantë. Disa me të vërtetë me fytyrë të bardhë takohen me Zotin që Ahmed Kazemi dhe këta vëllezër të tjerë me siguri që ishin të këtij grupi. Ata kanë dhënë kontribut. Prandaj ne duhet të përkushtohemi dhe të mundohemi që faqebardhë të takohemi me Zotin, sepse nga tani e deri në çastin tjetër, nuk e dimë fare që ne do të kalojmë këtë kufij apo jo. Ekziston mundësia që deri në një orë tjetër ose në një ditë tjetër të vjen radha jonë që ta kalojmë këtë kufij. Prandaj e lusim Zotin e madhëruar që edhe vdekja jonë të jetë një vdekje në të cilën me ndihmën e Zotit, do të jemi faqebardhë!”
Më në fund edhe ky komandant hero, shpirti i të cilit më nuk mund ta duronte këtë rruzull tokësor, realizoi dëshirën e vet dhe më 9 janar 2006 dhe në përvjetorin e operacionit “Qerbelaja 5”, pas shumë viteve pritjeje, u martirizua. Ai së bashku me disa bashkëpunëtor të tij si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rrethinën e Orumijes, vdiq dhe shkoi në takim me Zotin dhe mori shpërblimin për punën e tij të palodhshme.