Me komandantët (4) (Dëshmor Mahdi Bakeri)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i91244-me_komandantët_(4)_(dëshmor_mahdi_bakeri)
Dëshmor Mahdi Bakeri, është po ai inxhinieri i mekanikës trim i cili me fillimin e luftës, iu bashkua Gardës Revolucionare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2019 13:05 Europe/Tirane
  • Me komandantët (4) (Dëshmor Mahdi Bakeri)

Dëshmor Mahdi Bakeri, është po ai inxhinieri i mekanikës trim i cili me fillimin e luftës, iu bashkua Gardës Revolucionare.

Deri më tani, nuk e kisha parë Mahdi Bakeriun kaq shumë nervoz. Atij i ishin fryrë damarët e qafës. Me një fytyrë të ndezur, ai tha: “Çfarë është zjarri i ashpër? Djemtë janë duke rezistuar nën zjarr... Atëherë ti më thua mua buldozeri çfarë nuk mund të shtyjë para!? Unë tani po vij”. Derisa Mahdi Bakeri ngritët në këmbë, edhe unë mora radiolidhjen dhe vrapoj prapa tij duke dal nga bunkeri. Mahdi Bakeri startoi motoçikletën. Pa thënë asnjë fjalë, u ula mbrapa. Motoçiklete lëviz me shpejtësi nëpërmes plumbave dhe predhave. Dukej se po dridhej toka nën këmbët tona sikur të ishte djep. Predhat dhe plumbat vinin duke fshikulluar dhe shpërthenin.   

Dëshmor Mahdi Bakeri

Papritur u rrëzuam në një gropë të thellë dhe secili u hodhën në një anë. Lëkura e gjunjëve dhe e duarve tona ishte ulur në gjak. Vrapova drejt Mahdi Bakeri. Disa fishekë ndriçues ndizem mbi kokat tona. Mahdi Bakeri u ngrit nga vendi. Përsëri hipëm në motoçikletë dhe arrijmë në zonë ku ishin të parkuar buldozerët. Shoferët ishin ulur në vendstrehim. Mahdi Bakeri thotë: “Nxitoni... jeta e djemve është në rrezik. Duhet të nisemi”. Asllani, përgjegjësi i buldozerëve thotë: “Por z. Mahdi...” Nuk ka por. Nxitoni! Unë po prij përpara dhe ju ejani pas meje. Buldozerët bëjnë zhurmë të madhe dhe plotë pluhur, por vijnë prapa motoçikletës tonë. Përsëri rrëzohemi në një grupe dhe hidhemi në tokë. Gjunjët më dhëmbin dhe nuk mundem më me bë asnjë hap. Aslani më kap për krahu. Mahdi Bakeri e fërkon bërrylin dhe thotë: “Ule lugën e buldozerit!” Pa varësisht të gjitha vështirësive, shkojmë dhe ulemi në lugën e buldozerit. Luga ngritët lartë. Predhat godasin trupin e hekurt të lugës së buldozerit. Papritur ramë në një gropë dhe buldozeri ul lugën pranë neve. Asllani thotë: “Z. Mahdi, zjarri është shumë i ashpër. Nuk mund të shkojmë para!”

Z. Mahdi zbret nga luga. E dëgjoj zërin e tij duke thënë: “Djemtë nën zjarrin e armikut dhe pa mburojë dheu dhe pa strehë, po luftojnë, ndërsa ju po keni frikë të shkoni para? Ku iu mbeti mbështetje te Zoti?”

Asllani thotë: “Për Zotin nëse do të mund të kalonim, nuk do të kishim fjalë”.

Z. Mahdi Bakeri tha: Çfarë janë këto fjalë? Zoti i madhëruar Hazretin Ibrahim a.s. e ka nxjerr nga zjarri shëndosh e mirë. Ky zjarre nuk është asgjë”.

Mahdi Bakeri kërcen në lugë të buldozerit. Buldozeri përsëri filloi të lëviz. Papritur dëgjohet zëri i gëzimit të tij duke thënë: “Faleminderit Zotit... arritëm”. Z. Mahdi Bakeri zbriti nga luga e buldozerit. Unë ngritëm me shumë vështirësi. Djemtë me gëzim na mirëpriten neve. E di se të shikosh z. Mahdi Bakeri nën zjarrin e plumbave dhe në vijën e parë të frontit, nuk e besojnë. Njëri prej djemve më ndihmon që të zbres. Buldozeristi fillon të gërmojë dheun me seriozitet të madh përgjatë vijës së frontit. Duke çaluar e më radiolidhje mbi supe, shkoja prapa z. Mahdi Bakeri i cili i vizitonte të gjithë djemtë në frontin e luftës. Z. Mahdi Bakeri e kuptoi se unë po çaloja në këmbë dhe më tha: “Çfarë ke Ibrahim... je plagosur?” Më mori radiolidhjen nga supet dhe më tha: “Pse nuk më tregove më parë o burrë? Shko dhe pusho. Me ndihmën e Zotit më nuk ka rrezik. Kur të kthehemi, të thërras”. Me patjetër e gjej një bunker të shkatërruar dhe futem aty. Një person i ndihmës së shpejtë më afrohet mua dhe më lidh plagën. Nga lodhja e ashpër, më zuri gjumi.

Papritur zgjohem me zhurmën e një shpërthimi. Qielli ishte ndriçuar dhe zhurma e buldozerëve nuk ndalët as edhe për një çast. Me vështirësi ngritëm në këmbë. Gërmimi i dheut kishte vazhduar dhe ishte hapur vija e frontit sa shikonin sytë. Pyeta për z. Mahdi Bakeri. Një prej djemve luftëtarë më thotë: “Z. Mahdi? Është atje. Po gërmon dheun”. Mbeta pa fjalë! Komandanti i frontit po gërmon dheun?!!! Duke u rrëzuar e u ngritur përsëri, arrij deri te buldozeri. E pash z. Mahdi Bakeri i cili me shkathtësi drejton timonin, ndërron shpejtësitë e buldozerit dhe e mbush lugën me dhe duke ndërtuar murin e vijës së fronti. Unë e thirra atë. Ai më përshëndet me dorë. Papritur një predhë shpërthen pranë buldozerit. Shpejtë shtrihem për toke, ndërsa copëzat e predhës fishkëllejnë mbi kokën time. E ngeha kokën dhe e pas që z. Mahdi Bakeri kishte rënë mbi timon. U trondita! E harrova dhimbjen e këmbës. Duke bërtitur, nxitova me vrap drejt buldozerit. Z. Mahdi Bakeri ishte ulur në gjak dhe kishte mbetur mbi timon duke marrë frymë shpejt-shpejt. Disa djem me nxitim vrapuan drejt nesh. Fillova të bërtas. Z. Mahdi Bakeri hapi sytë dhe me zë të ngulfatur thotë: “Për ta çliruar këtë vend, janë flijuar shumë njerëz. Asnjë pëllëmbë e këtij vendi nuk duhet të bie në dorën e armikut. Mbaroni operacionin e gërmimit të dheut”.

Erdhi një makinë te ne. Me shumë vështirësi, z. Mahdi e vendosim në makinë. Djemtë fillojnë të qajnë e të bërtasin. Unë u ula afër z. Mahdi Bakeri dhe e mora në përqafim. Duart mu ulën në gjak. Z. Mahdi e jep një buzëqeshje të pangjyrë dhe më thotë: “E shikove Ibrahim? Zoti edhe neve na kaloi nëpër zjarrit të Namrudit!” Vazhdoj të qaj dhe i nguli sytë në rrugë”.

Dëshmor Mahdi Bakeri

Z. Mahdi Bakeri është pikërisht ai inxhinieri trim i mekanikës i cili me fillimin e luftës, iu bashkua forcave të Gardës Revolucionare. Ai ishte njeri me talent, maturi dhe me ndjenja të mëdha dhe ka marrë pjesë aktive dhe ka luajtur rol me ndikim në operacionet “Fat’hul-Mubin”, “Ramazan”, “Bejtul-Mokades”, “Muslim bin Akil”, “Val-Faxhr”, “Val-Faxhr-1, 2, 3 dhe 4” dhe në operacionet “Khejbar”.

Dëshmor Bakeri ishte një komandant me sakrificë të madhe, ishte një shërbëtor i sinqertë, ishte një ndjekës i sinqertë dhe me dashuri ndaj Imam Khomejnit dhe Revolucionit Islamik. Ai besonte se fjalët e Imam Khomejnit ishin të inspiruara nga ajetet kur’anore, prandaj me të gjithë qenien e tij mundohej ta rregullonte jetën në bazë të udhëzimeve dhe mësimeve të Imam Khomejnit dhe tregonte ndjeshmëri aq të madhe ndaj kësaj çështje sa që e kishte porositur familjen e tij të incizojnë fjalimet e Imam Khomejnit dhe nëse nuk mund ta bëjnë këtë, t’i ndjekin ato nëpërmjet gazetave ditore.

Dëshmor Bakeri ai nuk shfrytëzonte as kushtet dhe mundësitë të cilat ishin e drejtë natyrore e tij. Thjeshtësia dhe modestia e tij bëhej shkak që shumica të mos e njohin atë. Ai i kishte pushtuar zemrat dhe luftëtarët me shpirt e zemër i dëgjonin urdhrat e tij. Edhe ai i donte luftëtarët vullnetarë dhe thoshte: “Kur eci me luftëtarët vullnetarë, kam një gjendje tjetër. Çdo herë kur lodhem, shkoj te luftëtarët vullnetarë që më forcohet morali dhe të çlodhem”.

Me armiqtë e Islamit dhe të Revolucionit ishte si një kështjellë e hekurt dhe e pathyeshme, ndërsa me miqtë e Zotit, ai kishte gjithmonë një fytyrë të qeshur dhe me plotë mëshirë.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në lidhje me këtë komandant martir, ka thënë: “Dëshmor Mahdi Bakeri është një prej këtyre të rinjve. Unë atë dëshmor e njihesha nga afër edhe para Revolucionit. Ky i ri besimtar dhe i sinqertë, erdhi te unë në Mashhad. Ai e meritonte që pas Revolucionit të bëhet një prej gjeneralëve të këtij Revolucioni, për arsye se ai ishte i sinqertë dhe i drejtë dhe ishte e drejta e tij që të martirizohet”.

Ky komandant trim në operacionet “Badr” në vitin 1984, u godit drejtpërdrejtë nga plumbat e snajperistëve të armikut. Trupi i tij i pastër transferohej nëpërmjet korridorit ujor “Hurul-Azim”, por varka që e transportonte trupin e tij të pajetë u qëllua me predha të armikut dhe trupi i tij iu bashkua detit.

Pamjet e fundit para martirizimit të Mahdi Bakeri