Speciale për Javën e Mbrojtjes së Lavdishme (2)
Një vështrim mbi trashëgimin e Mbrojtjes së Lavdishme në veprat e shkruara (pjesa e parë)
Lufta imponuese tetëvjeçare kujtime shumë të gjëra i ka mbledhur në gjoksin e qindra mijëra luftëtarëve të gatshëm për t’u flijuar e sakrifikuar. Kujtimet të cilat kryesisht burojnë nga zemra e rreziqeve, nga sinqeriteti, trimëria, fisnikëria dhe njëkohësisht nga modestia e krijuesve të tyre, prandaj pushtojnë zemrën e çdo dëgjuesi dhe lexuesi. Shkrimi dhe regjistrimi i këtyre kujtimeve, është një pjesë e përpjekjeve të cilat duhet të bëhen për ta ruajtur trashëgiminë e Mbrojtjes së Lavdishme.
Data 31 shahrivar e vitit 1359 që përkon më 22 shtator të vitit 1980, është regjistruar në burimet dhe dokumentet historike si datë e fillimit të luftës imponuese të Irakut kundër Iranit. Luftë kjo e cila konsiderohet lufta më e gjatë klasike në shekullin 20 dhe lufta e dytë më e gjatë e këtij shekulli pas luftës së Vietnamit. Kjo luftë në fund pas 8 viteve, në muajin 1367 që përkon më muajin gusht të vitit 1988, përfundoi duke lënë mbrapa shumë humbje të mëdha njerëzore dhe materiale, mirëpo ngjarjet e saj janë regjistruar në memorien e historisë dhe gjithnjë dëshmojnë trimërinë dhe heroizmat e pashembullt të luftëtarëve iranianë.
Mbrojtja e Lavdishme është një periudhë e rëndësishme e historisë së vendit të madh të Iranit që ka luajtur rol të rëndësishëm dhe jetik në jetën dhe përcaktimin e rrugës të ardhmes për popullin e Iranit. Gjenerata aktuale duke përfshirë fëmijët, adoleshentët, të rinjtë iranianë por edhe të gjithë ata të cilët që janë jashtë kufijve të këtij vendi që dëshirojnë t’i njohin realitetet bashkëkohore historike; ka nevojë të shpjegojë të vërtetën e kësaj Mbrojtje të Lavdishme nga ana e historianëve, shkrimtarëve dhe artistëve.

Libri është një prej mjeteve më të mira për transmetimin e koncepteve të periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme dhe historisë së vërtetë për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme dhe tani pasi kanë kaluara gati tre dekada nga Mbrojtja e Lavdishme, lufta ka marrë një imazh tjetër në libra dhe veprat e shkruara.
Deri më tani, në lidhje me luftën imponuese të Sadam Husejnit kundër popullit të Iranit, janë publikuar me mijëra libra dhe vepra të ndryshme nga ana e tregut të botimit duke përfshirë botuesit shtetëror dhe privat. Këto libra nga aspekte të ndryshme kanë trajtuar këtë ngjarje historike dhe kanë ritreguar rrethanat historike, politike dhe gjithashtu ndikimet e luftës në dimensione të ndryshme. Librat përkatëse me Mbrojtjen e Lavdishme janë botuar dhe publikuar në mënyra të ndryshme si ritregim i kujtimeve, intervistave me luftëtarëve, komandantëve dhe familjeve të tyre e deri te veprat letrare, romanet dhe tregimet të cilat kanë trajtuar këtë luftë nga këndvështrimi i artistëve, shkrimtarëve dhe poetëve. Ajo që dihet në mënyrë të çartë është kjo që regjistrimi dhe incizimi i saktë i historisë, ka nevojë për ndjekjen e një metode të përshtatshme në shkrimin dhe përpilimin e këtyre veprave dhe shkrimi i historisë së luftës duhet të shoqërohet me analiza funksionale për t’u shndërruar në parime, themele dhe doktrina mbrojtëse”.
Moxhteba Rahmandust i cili ka shkruar shumë libra në lidhje me Mbrojtjen e Lavdishme, mendon se pjekuria e letërsisë së Mbrojtjes së Lavdishme në kalimin e kohës është arsyeja kryesore për mirëpritjen e këtyre veprave nga ana e publikut dhe thotë: “Shumë prej shkrimtarëve të fushës së Mbrojtjes së Lavdishme, personalisht kanë qenë luftëtarë të periudhës së luftës dhe kanë përjetuar nga afër ngjarjet e atyre viteve. Këto persona pas luftës, arritën pjekurinë dhe aftësinë e duhur në fushën e shkrimit të veprave letrar dhe kanë krijuar vepra të çmuara në këtë fushë”.
Ai vlerëson se të qenit ndryshe, tërheqja dhe llojllojshmëria e ngjarjeve të viteve të Mbrojtjes së Lavdishme janë arsye të tjera të rëndësishme për suksesin e këtyre veprave dhe shton: “Në mbrojtjen tetë vjeçare të popullit të Iranit kishte elementë të cilët e kanë bërë këtë luftë më ndryshe. Për shembull, një pjesë e konsiderueshme e forcave të përfshira në luftë, nuk kanë qenë ushtarake, por kanë qenë vullnetare popullore të cilat në atë kohë ndjenin detyrë fetare dhe kombëtare dhe kjo ndjenjë i çoi ata në frontet e luftës.

Librat të cilat janë botuar në fushën e Mbrojtjes së Lavdishme ndahen kryesisht në disa kategori të cilat janë si në vijim: kujtime, librat historik, biografitë, satirat dhe veprat letrare si romanët, tregimet e shkurta, poezia, drama dhe skenarë të filmave.
Puna për shkrimin e historisë së luftës imponuese ka filluar që nga ato ditë fillestare të luftës dhe ka vazhduar në forma të ndryshme. Në atë kohë shprehjes së kujtimeve të hidhura dhe të bukura për të mbajtur gjallë kulturën e sakrificës dhe martirizimit në shoqëri dhe për ta transmetuar atë te gjenerata e re, i është kushtuar më shumë vëmendje në historinë e shkruar të Mbrojtjes së Lavdishme. Në fund të viteve 1980-ta dhe në fillim të viteve 1990-ta, tekstet e autorëve më tepër ishin të prira në hulumtimin e rrënjëve dhe zbërthimin dhe analizimin e luftës ndërsa tani ka disa vite që në mënyrë më të saktë janë përcaktuar fushat e shkrimit të historisë së luftës.
Muhamed Dorudjan, shkrimtar dhe studiues i fushë së Mbrojtjes së Lavdishme, në lidhje me qasjet dhe metodat e shkrimit të historisë së luftës Iran-Irak, thotë: “Shkrimi i historisë është një përmbledhje e bindjeve, perceptimeve dhe ndjenjave të shoqërisë ndaj një ngjarje. Logjika e shkrimit të historisë së një ngjarje dhe të një veprimi, është e lidhur me atë ngjarje historike. Pas një ngjarje historike, formohet bindjet në lidhje me atë ngjarje dhe rreth asaj ngjarje dhe fillon kritika ndaj bindjeve ekzistuese rreth ngjarjes dhe kështu arrihet në perceptime të reja rreth saj. Prandaj lindin edhe qasjet e reja”.
Të gjithë e dimë se lufta është një fenomen i keq i cili gjithnjë e ka shoqëruar njerëzimin. Mirëpo shqyrtimi dhe analizimi i rrënjëve të luftërave, është një prej funksioneve të historisë që ka tërhequr gjithnjë përkushtimin e disa studiuesve dhe hulumtuesve. Shkenca e shkrimit të historisë për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve dhe për përpunimin e ngjarjeve të luftës dhe shkaqeve të ndodhjes së saj, shfrytëzon metoda të ndryshme që një prej tyre është historia gojore. Historia gojore është një metodë e re për mbledhjen dhe transmetimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve të luftës gjatë tetë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme të Iranit përball agresionit ushtarak të ish-regjimit Ba’th të Irakut, e cila për shkak të mungesës së burimeve të dokumentuara në atë kohë, mund të konsiderohet si metodë plotësuese për dokumentimin e të dhënave.
Qendra e Dokumenteve Kombëtare për Mbrojtjen e Lavdishme në bazë të detyrës qenësore të saj që ka në fushën e Mbrojtjes së Lavdishme, për shënimin dhe incizimin e historisë gojore nga gjuha e të gjithë luftëtarëve të asaj periudhe, ka hartuar politika dhe programe të gjëra dhe është përkushtuar në mbledhjen dhe ruajtjen e kapitaleve dhe kujtimeve të luftës. Kjo qendër synon të mbledhë kujtimet nga dëshmitarët okularë të zhvillimeve të Mbrojtjes së Lavdishme dhe në formën të shkruar si trashëgimi e çmuar e kësaj ngjarje historike, t’ua dorëzojë ato gjeneratave të ardhshme. Në këtë fushë, deri më tani janë shkruar dhe botuar me dhjetëra libra dhe janë ofruar në treg.

Megjithatë, transmetimi i kujtimeve të periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme ka pak dallim me transmetimet të cilët quhen histori gojore. Ritregimi i kujtimeve është një prej çështjeve tërheqëse dhe me plotë simpatizues në mesin e luftëtarëve dhe gjithashtu në mesin e lexuesve të librit në Iran. Gjatë viteve të fundit, kanë qenë libra të cilat për shkak të transmetimit të bukur dhe të lexueshëm të luftëtarëve të asaj periudhe, janë ribotuar shumë herë dhe janë mirëpritur nga një numër i madh i lexuesve.
Kujtimet ditore në ditarët e komandantëve, ushtarëve dhe në përgjithësi të luftëtarëve në fushëbetejat e luftës të cilët i kanë shkruar që nga çastet e para të pranisë së tyre në fronte dhe në vijat e luftës, janë prej këtyre veprave. Shumica e kujtimeve të cilat janë publikuar në formë të librit ose në shtypin ditor gjatë viteve 1980-1988, kanë ndjekur gjithmonë një metodë të veçantë. Këto kujtime edhe pse shkruheshin nga luftëtarët e rinj, mirëpo para se të botohen zakonisht pësonin disa ndryshime. Predikimi i motove dhe idealeve të luftës dhe Revolucionit Islamik, poshtërimi i armikut, tregimi i moralit më të lartë të forcave vendore dhe marrja parasysh e këtij fakti se në kohën e luftës nuk duhet publikuar ndonjë material i cili do të dëmtojë moralin e popullit; ishin prej karakteristikave të këtyre kujtimeve. Mirëpo tani kur kanë kaluar shumë vite që nga përfundimi i Mbrojtjes së Lavdishme, shkrimi i kujtimeve për atë deri diku ka pësuar një dallim të konsideruar. Në veprat e tanishme tregohen shumë ngjarje nga periudha e Mbrojtjes së Lavdishme dhe për lexuesin dhe publikun në përgjithësi shpjegohen më shumë ndikimet e luftës mbi jetën e përditshme të popullit, gjendjen dhe moralin e luftëtarëve dhe të familjes së tyre etj., deri në atë masë sa që ky lloj i veprave mund të konsiderohet një burim i besueshëm për artistët e fushave të ndryshme.
Është e njohur kjo thënie e cila thotë se çdo epope përbëhet nga dy pjesë ose nga dy faza të rëndësishme. Pjesa e parë është krijimi i epopesë që realizohet në fushëbetejën e luftës, pjesa e dytë dhe më e rëndësishme, është publikimi i mesazhit të epopesë dhe kjo është një detyrë të cilën duhet ta kryejnë një grup i cili pas çdo epopeje e lëshon armën dhe krijon një mekanizëm të re dhe serioz për të kryer këtë mision.
Gjeneral Ameri, kryetar i Organizatës për Histori dhe Letërsi të Mbrojtjes së Lavdishme, thotë: “Për çdo vit botohen dhe dalin në treg rreth 2500 libra në fushën e Mbrojtjes së Lavdishme dhe koha e qëndrueshmërisë së epopeve mbi faqen e historisë dhe përhapja e kulturës së asaj epopeje në gjeneratat e ardhshme, varët pikërisht nga përpjekja të cilën e bëjnë njerëzit që kanë përjetuar ato ngjarje dhe dëshmitarët okularë të atyre skenave të asaj epopeje për përshkrimin e asaj epopeje. Shpjegimi i epopeve dhe heroizmave të periudhës së Mbrojtjes së Lavdishme me gjuhën e lapsit, me shprehjen e oratorisë dhe aftësinë e artit për gjeneratat e ardhshme, ka tre dobi kryesore dhe të mëdha: gjeneratat e ardhshme i lidh me epopetë dhe ngjarjet të kohës së tyre; ato i bënë të panevojshme për përsëritjen e eksperiencave të njëra-tjetrës; si dhe barrën e detyrës e cila ka mbetur nga gjenerata e mëparshme dhe rrugën e cila akoma nuk është kaluar tërësisht, e bartë në gjeneratën e mëpasshme”.
Morteza Sarhangi i cili për shumë vite ka punuar në fushën e Mbrojtjes së Lavdishme, në regjistrimin dhe shkrimin e ngjarjeve të asaj periudhe, thotë: “Unë besoj se një ushtar i cili nuk shkruan kujtimet e kohës së luftës së vet, ai e lë luftën në gjysmë ndërsa ushtari që shkruan kujtimet e luftës së vet, përgjithmonë mbetet njëzet vjeçar. Fjalët e këtij njeriu njëzet vjeçar i kuptojnë të gjithë njerëzit njëzet vjeçar”.