Speciale për Javën e Mbrojtjes së Lavdishme (3)
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i91247-speciale_për_javën_e_mbrojtjes_së_lavdishme_(3)
Radha e dashurisë është një program special në disa edicione që tregon “dashuritë” e luftës. Edicioni i parë i këtij programi prezanton dëshmorin Alireza Jasini.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2019 13:19 Europe/Tirane
  • Speciale për Javën e Mbrojtjes së Lavdishme (3)

Radha e dashurisë është një program special në disa edicione që tregon “dashuritë” e luftës. Edicioni i parë i këtij programi prezanton dëshmorin Alireza Jasini.

Radha e dashurisë (pjesa e parë)

Janë ditët e fundit të muajit dhe gjelbërimi i pemëve dal ngadalë po humb ngjyrën e vet. Zëri i gjetheve të thata në trotuaret të cilat i dorëzohen erës dhe thyen nën këmbët e tua, po japin lajmin e përfundimit të një stine tjetër. Vjeshta, mbretëresha e stinëve, po vjen me të gjitha ngjyrat e saj. Po vjen vjeshta dhe secila ngjyrë e saj ngjall një kujtim në ty.

Melodia e shtypjes së gjetheve vjeshtore nën hapat e mi gjithmonë më çojnë mua në kujtimet dhe memoriet që kam. I mbylli sytë e mi dhe me ngadalë eci mbi gjethet vjeshtore. Më vijnë dhe më ikin kujtimet: muaji shtator, shkolla, aroma e librave të reja, rrugët me plotë njerëz, nxënësit e klasës së parë, këpucët dhe rrobat e reja, predhat, plumbat, lotët, zimbajtja, gjaku, lufta. 

I hapi sytë, trotuari është i mbushur me gjethe të portokalltë të kuq. E marrë një gjethe nga toka. A sikur vjeshta të ma kujtojë vetëm shtatorin dhe risit e tij. Dëshiroj ta pastrojë fëmijërinë time dhe periudhën time të adoleshencës nga tymi, zjarri e baruti me të cilat është brumosur. Dëshiroj të jem i dashuruar. Vetëm i dashuruar. Dhe të shikojë dashuritë e botës.

I mbylli sytë dhe me majat e gishtërinjve përshkoj të gjithë sipërfaqen e gjethes. Mahnitëm me ngadhënjimin e së kuqes mbi të gjelbrën dhe të verdhës së gjethes. Është lufta, topi, pushka, plumbi dhe gjaku dhe shkatërrimi, mirëpo lufta a nuk merr identitet me njeriun dhe a mund të mendohet një njeri pa dashuri? Dashuria rrjedh me gjakun, a mund të ndalohet rrjedha e saj? Pikërisht si kjo gjethe, e gjelbra e saj a mund ta pengojë zgjerimin e së kuqes? Kështu që edhe njeriu lufton dhe është i dashuruar, vret dhe është i dashuruar, vritet dhe përsëri është i dashuruar.

Lufta është brumosur me të gjitha ngjyrat e mia vjeshtore, për arsye se ajo është jeta e të gjithë fëmijërisë dhe periudhës time të adoleshencës. Mirëpo këtë vit kam lidhur besën që hap pas hapi me vjeshtën, ta shijoj dhe jetoj dashurinë edhe duke kujtuar kalimthi luftën, vetëm dua ta jetoj dashurinë.

Varg poezie:

Thash o njeri të jetoj me zemër pak, të mos i jap zemrën asnjë pushtuesi të zemrës

O Sa’di kaloi periudha e emrit të mirë, tani është radha ta jetosh dashurinë për pak

*******

Po shikoj raftin e librave brenda në orman dhe e marr njërin prej tyre, është Dëshmor Alireza Jasini. Vetëm sa ishte kthyer nga Amerika dhe kishte përfunduar periudhën e trajnimit për pilot që një dashuri shumë e thjeshtë dhe e sinqertë trokiti në derën e shtëpisë së tij, edhe ai u dashurua.

Kësaj radhe dëshiroj ta lexoj këtë libër nga një këndvështrim tjetër. I ndërroj titullin e librit mbi kopertonin e shkruaj: “Jasini, një zog i dashuruar”.

Dëshmor Alireza Jasini

Aliu ishte djali i dajës tim, mirëpo ato nuk e njoha shumë mirë. Vetëm sa ishte kthyer nga Amerika dhe kishte përfunduar periudhën e trajnimit për pilot dhe ishte punësuar në bazën ajrore në Shiraz. Herën e parë kur erdhi në shtëpi, nëna ime nuk e kishte njohur atë. Ajo e kishte pyetur atë “çfarë po do?”. Ai vetëm kishte buzëqeshur. Nëna kur e kishte shikuar pak më mirë në fytyrë, e kishte parë se sytë e tij sa shumë i ngjanin vëllait të saj. E mori në përqafim dhe i puthi tërë fytyrën. Edhe pas shumë vitesh, ishte hera që e takoja atë. Ali që nga ajo ditë, vazhdimisht vinte të na vizitonte neve. Vishte rroba shumë të rregulluara dhe të mira. Kishte flokë të drejta dhe me ngjyrë të bukur. Kishte një ngjyrë bronz dhe dhëmbë të bardhë dhe të bukur. Gjithnjë hidhte parfum. Kur shkonte, për një kohë të gjatë aroma e parfumit të tij mbetej në shtëpinë tonë. Dal ngadalë ishte bërë si me qenë një prej anëtarëve të familjes tonë. Kishte krijuar një vend shumë të mirë në zemrën e babait dhe të nënës time. 

Nëna kishte dëshirë që Aliu të bëhej dhëndëri i saj dhe këtë çështje e thoshte edhe me gojën e saj. Ndërsa unë qeshja dhe thosha: “Oj nënë e dashur, ne ku jemi e Aliu ku është? Tipi ynë nuk përshtatet me tipin e Aliut. Ai duhet të shkojë e ta gjejë një siç është vet”.

Aliu ishte pilot. Jeta e tij ishte shumë dinamike dhe me plotë të papritura. Pikërisht për këtë arsye, kurrë nuk mendoja për atë. Aliu për mua duke i pa arritshëm. Në një natë vere kur gjyshja erdhi në shtëpinë tonë, Aliu para nënës e babait tim, më kërkoi dorën time për martesë. Unë të nesërmen kisha provim, mirëpo më nuk munda të mësoj. Mendoja me vete se me të vërtetë një pilot i bukur që nuk e lë as për një çast parfumin dhe otkolonin dhe që ka studiuar në Amerikë, a mund të jetë njeriu i përshtatshëm për jetë?! Zemra ime ishte trazuar, nuk mundesha ta paramendoja veten me një njeri siç ishte Aliu. Gjithnjë e paramendoja një jetë të qetë me një burrë të qetë, një mësues siç jam vet.

Alireza Jasini

Në mëngjes isha përgatitur të shkoja në universitet kur ai papritur më tha: “Më lejo që të çoj unë!”. Unë i lëshova poshtë vetullat dhe në mënyrë shumë serioze i thash: “Unë duhet të bisedoj me ty në lidhje me një çështje të rëndësishme”. Ndërsa ai me gjakftohtësi dhe ashtu siç ishte duke qeshur, më tha: “Edhe unë kam shumë fjalë për të biseduar me ju, prandaj më lejo që të çoj!”. Ai i kërkoi nënës leje që të më çojë mua në Universitet dhe nëna me gëzim tha: “Po mori hallë. Nuk e huaja, është vajza e hallës tënde”.

Unë kërkoja një rast që t’i them atij se në nuk jemi të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Së bashku me familje shkuam në kopshtin “Husejn Abad” i cili është një kopshteve të gjelbëruara dhe të bukura të Shirazit. Kishte edhe një lum me plotë ujë. Në fillim që të dy ishim të heshtur, ndërsa më pas Aliu filloi të flasë në lidhje me moralin, turpin dhe sjelljen e mirë dhe harmoninë. Ai kur fliste më shikonte mua në sy. Deri në atë ditë, ai kurrë në më ka shikuar në atë mënyrë. Qëndronte para meje, më tha: “Parvane kur të pash ty herën e parë, m’u ndal zemra së rrahuri. Aty e kuptova se ti je ajo që dua unë. Pasi u ktheva nga Amerika, dëshirova të martohesha, kam shikuar shumë vajza, mirëpo nuk munda të largohesha nga shtëpia juaj. Kur të pash ty, porta e zemrës më është mbyllur dhe nuk hapet për askënd tjetër. Unë jam një pilot. Shkoj shumë në misione e punë të ndryshme. Dëshiroj që kur të shkoj në punë, ta kem mendjen e qetë për shtëpinë e familjen time. Dëshiroj që t’i të jesh bashkëshortja ime, të bëhesh nëna e fëmijëve të mi, të qëndrosh gjithmonë përkrah meje”.

Ai pasi përfundoi fjalët e tij, përfundoi edhe i gjithë trazimi që kisha në zemrën time dhe u qetësova. E ndjeja se Aliu mund të jetë burri i duhur për jetën time. Unë mund të mbështetem te ai. Ta dashuroj atë. Ndoshta edhe Zoti më kishte dashur mua që e bëri Aliun të jetë fati im. Në fund të shtatorit bëmë kurorë. Sa më shumë që kalonte koha, aq më shumë dashuroheshim në njëri-tjetrin. Kurrë nuk u bëmë rob të jetës së përditshme. Puna e Aliut u bë shkak që vazhdimisht të transferonin jetën tonë nga një qytet në tjetrin. Pikërisht kjo çështje e bënte jetën të vështirë. Mirëpo me të gjitha vështirësitë që kishte jeta jonë, përkrah Aliut çdo gjë bëhet bëhej e lehtë.

Në vitin 1979 kur fitoi Revolucioni Islamik, jetonim në bazën ajrore në qytetin Bushehr. Kishte kaluar një kohë e shkurt pas fitores së Revolucionit Islamik dhe kishim filluar ta përjetonim qetësinë kur papritur një zhurmë e tmerrshme tronditi të gjithë ndërtesën. Avionët luftarakë ngjyrë hiri të Irakut fluturonin aq afër sa që mund të shikoja flamurin e tyre me tre yje dhe vet pilotin në avion. Para avionit kishin instaluar mitraloz. Ata hapën zjarr të madh në rrugët e bazës ajrore dhe asfalti ishte bërë tërësisht vrima-vrima. Xhamat e dritareve thyheshin dhe hija e avionëve errësonte shtëpinë. Pemët ishin përfshirë në zjarre. Menjëherë u ndalë uji dhe rryma elektrike. Dy-tre minuta më vonë, baza u zhytë në heshtje. U zhytë në heshtje dhe në errësirë u bë si me qenë varrezë.

Unë nuk kisha kurrfarë paramendimi në lidhje me luftën. E gjithë bota ime ishte Aliu dhe fëmijët e mi. Pas asaj dite Aliu ishte më pak në shtëpi. Për çdo ditë qëndroja duke e pritur. Ai më nuk shikonte në tokë, gjithnjë shikonte lartë në qiell, pikërisht atje ku fluturonte. Në sytë e tij ishte diçka që unë nuk e kuptoja. Kur martirizoheshin shokët e tij, ai thoshte: “Lum ata! U çliruan!” Nuk e kuptoja se vdekja dhe çlirimi, të dyja së bashku çfarë kuptimi kanë? Ai ishte akoma i ri, mirëpo i buzëqeshte vdekjes. Për çdo ditë në mëngjes kur Aliu dilte nga shtëpia, e shikoja shumë mirë, mendoja që sot është radha ime.

Fluturonte në vend të shumë të tjerëve. Fluturime të gjata dhe njëri pas tjetrit. Për çdo ditë sytë i kishim në qiell që a po kthehen apo jo. Kishte aq shumë fluturime jashtë kufijve sa që atë e quanin “shofer taksie të lindjes speciale për Irakun”.

Spikeri femër...

Lufta përfundoi. Ishe e gëzuar me faktin se lufta përfundoi dhe Aliu ishte akoma gjallë. Ai u bë komandant i bazës ajrore të Shirazit. Ai më kapi dorën dhe larg syve të fëmijëve, të dy së bashku shkuam në bazën ushtarake. Pikërisht atje ku shkonim gjatë kohës kur ishim të fejuar. Disa herë u shëtitëm rreth e rrotull bazës ajrore. Unë e kisha nxjerrë fytyrën jashtë makinës, dëshiroja të marrë frymë lirisht. Një frymëmarrje e cila kishte aromën e atyre ditëve. Aromën e njëzet viteve më parë. U kapëm përdore dhe ecëm në errësirën e natës. Ishim kthyer pikërisht në ato ditë kur sapo kishim gjetur njëri-tjetrin. Aliu ishte i imi dhe kjo më mjaftonte mua.

Plaku hodhi një shikim në fytyrën me plotë rrudha të plakës. Pastaj kapi duart e saj që dridheshin dhe kaluan matanë rrugës. Parvane ishte ndalur i shikonte ata dy. Tani ishte e sigurt se ajo edhe këto ditë do t’i përjetojë pranë Aliut. Kur mbaroi lufta, ajo qetësoi mendjen. E dinte se më asgjë nuk mund ta ndante atë nga Aliu. Tani pas tetë viteve të gjata dhe me plotë shqetësime e brengosje, përsëri ishin kthyer në Shiraz. Kësaj radhe me Aliun, por jo për punë e mision ushtarak. Kishin shkuar që të jetonin aty deri në fund të kësaj bote. Aq shumë se që të kompensonin gjithë ato vështirësi dhe atë kohë larg njëri-tjetrit.

Në kohën e namazit lutesha duke thënë o Zot, nëse ekziston mundësia më sjell mua vdekjen vetëm dy minuta para Aliut! Unë nuk mund ta durojë vetminë pa atë. Si duken njerëzit të cilët jetojnë pranë njëri-tjetrit deri në fund të jetës? Ndoshta ata nuk kanë qenë të dashuruar sikur ne! Jetoja me dashuri dhe nuk e dija se çfarë fati ishte përcaktuar për mua. Të enjten më 15 të muajit dej, ishte fluturimi i fundit, ishte përshëndetja e fundit. Ndjenja e fundit e përqafimit të tij dhe fluturimi i tij i përhershëm. Kur atë e vendosen në dhe, në realitet edhe mua më varrosen me atë dhe përfundoi çdo gjë.