Speciale për Javën e Mbrojtjes së Lavdishme (4)
Një vështrim mbi trashëgimin e Mbrojtjes së Lavdishme në veprat e shkruara (pjesa e dytë)
Deri më tani janë botuar shumë mendime të Ajetullah Khamenei në lidhje me libra dhe vepra me tematikë të ndryshme. Këto mendime janë deklaruar nganjëherë në kuadër të fjalimeve që ka mbajtur ai në takimet e përgjithshme ose private dhe nganjëherë në formën të një teme të shkruar në qoshe të një libër ose të një broshure të veçantë. Në vazhdim do të tregojmë se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit çfarë ka thënë në lidhje me veprat e Mbrojtjes së Lavdishme.
Faqja e epigramit është një faqe mbi vlerësimin e librit në të cilën vlerësohet dhe lavdërohet autori si dhe prezantohet libri dhe kryesisht kjo faqe vendoset në fillim të librit. Epigrami kryesisht përbënë një deklaratë ose një material të shkruar shkurtimisht, interesant dhe të paharrueshëm dhe nganjëherë çuditëse ose e përzier me satirë duke shfrytëzuar thënie të shkurtra dhe proverba. Kjo traditë letrar është e vjetër mbi 2000 vjet.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, është një lexues i madh i librave dhe shumë herë kanë thënë se në shumë raste në lidhje me librin që e lexonte, në faqen e parë ose në faqen e fundit të tij shkruante një shënim ose të paktën datën e leximit apo edhe disa pika interesante në lidhje me atë libër. Kjo traditë e mirë e tij në leximin e librave, sipas shumë dëshmive po vazhdon akoma dhe disa prej këtyre shënimeve në mënyrë të veçantë i përkasin veprave të shkruara në lidhje me Mbrojtjen e Lavdishme.
Në bazë të statistikave në periudhën kohore 1981-2018, 57 shënime të rëndësishme janë shkruar mbi veprat në gjuhën persiane me tematikë Mbrojtjen e Lavdishme dhe 53 prej këtyre shënimeve janë shkruar nga Ajetullah Khamenei. Përmbajtja e këtyre shënimeve përbënë tre element kryesorë: shprehja e ndjenjave dhe emocioneve, shprehja e mendimit dhe propozimi. Mirëpo në 100% të rasteve ka qenë shprehja e ndjenjave dhe pastaj shprehja e mendimit dhe një analizë e shkurtë e veprës me 86% pozicionohet në pozitën e dytë. Elementi i propozimit gjithashtu me 20%, shënon rastet më të pakta të këtij lloji të shënimit.
Është e nevojshme të kujtohet kjo çështje se qëllimi i shkrimit të shënimit mbi veprat në gjuhën persiane rreth Mbrojtjes së Lavdishme, më shumë bëhet për informimin e publikut për të lexuar, përhapjen e kulturës për leximin e librit, botimit dhe përhapjen e kulturës për hulumtim dhe shkrimin e librit. Shënimet e personaliteteve me ndikim bëhet shkak për shtimin e tirazhit dhe për përhapjen dhe zhvillimit të industrisë së botimit në vend dhe gjithashtu për shtimin e orëve të leximit dhe për zhvillimin e kulturës së leximit të librit.
Nga aspekti i përmbajtjes, në epigramet e Ajetullah Khamenei rreth veprave të shkruara për Mbrojtjen e Lavdishme paraqiten çështje shumë interesante dhe të rëndësishme për të cilat do të flasim në vazhdim. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Revolucionin Islamik të popullit iranian të udhëhequr nga Imam Khomejni dhe epopenë tetë vjeçare të Mbrojtjes së Lavdishme, i konsideron një thesar shumë të pasur dhe një kapital shumë të madh në historinë e Iranit, në historinë e botës dhe në historinë e Islamit. Ajetullah Khamenei vlerëson se publikimi i veprave letrare të zhanreve të ndryshme në lidhje me Revolucionin Islamik dhe sidomos rreth Mbrojtjes së Lavdishme është shenja më e mirë dhe gjithashtu faktor i nevojshëm për krijimin e rrethanave për revolucion të brendshëm dhe për një ndryshim të madh në zemrën dhe shpirtin dhe mendimin e të rinjve iranianë.
Regjistrimi, transmetimi dhe publikimi i kujtimeve të luftëtarëve, robërve të liruar dhe grupeve të tjera të pranishme në epopenë e Mbrojtjes së Lavdishme nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik, është si një damar i lëndëve të çmuara të cilat zbulohen në një minierë dhe duke ndjekur atë, arrihet deri te një thesar i madh i veprave letrare dhe transmetuese të Mbrojtjes së Lavdishme. Një thesar ky që sipas tij, e bënë frytdhënëse historinë dhe i shtonë mësimet nga kjo ngjarje. Natyrisht lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, disa prej veprave të botuara në fushën e Mbrojtjes së Lavdishme sidomos kujtimet e luftëtarëve i vlerëson si një burim shumë të pasur dhe të çmuar nga i cili mund të prodhohen me dhjetëra libra, skenarë e biografi.
Ajetullah Khamenei në një shënim mbi një prej veprave të Mbrojtjes së Lavdishme, pasi tregon rëndësinë dhe vlerën e epopesë së Mbrojtjes së Lavdishme, shkruan: “Dhe ne... a nuk duhet që me zgjuarsi dhe mençuri t’i njohim burimet e mëshirës hyjnore të cilat kurrë nuk ndalen dhe çdo herë burojnë në një formë dhe në një rrjedh dhe me ndihmën e Zotit, ta shuajmë etjen tonë?”.
Prej çështjeve më të rëndësishme në lidhje me shënimet e Ajetullah Khamenei mbi veprat e Mbrojtjes së Lavdishme, është mënyra e vështrimit të tij ndaj rëndësisë, madhërisë dhe ndikimit të Mbrojtjes së Lavdishme mbi luftëtarët dhe mbi grupet e tjerë me ndikim në tetë vitet e Mbrojtjes së Lavdishme. Nga vështrimi i Ajetullah Khamenei, luftëtarët e Islamit kanë shfrytëzuar në maksimum rastin e veçantë dhe hyjnor të Mbrojtjes së Lavdishme dhe me ndihmën e vullnetit dhe besimit kanë arritur shkallët e larta të virtyteve njerëzore. Ai ka numëruar shumë atribute dhe virtyte të larta të luftëtarëve dhe shërbyesve në mbrojtjen e Lavdishme siç janë: trimëria, pastërtia, morali fetar, ndjenja e humorit, sinqeriteti, spiritualiteti, përkushtimi, durimi, qëndresa, lufta, flijimi, iniciativa, asketizmi etj..
Nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, prezantimi i atributeve dhe sukseseve të luftëtarëve nuk përfundon këtu. Ai luftëtarët e kësaj lufte i ka përshkruar me shprehjen “Kthyesit nga Mi’raxhi” dhe ata i konsideron njerëz të cilët kanë kaluar rrugën “nga Zoti te krijesa” dhe me një thesar të çmuar spiritual janë kthyer në mesin e njerëzve për t’i ndihmuar ata në rrugën drejt Zotit.
Ajetullah Khamenei në disa shënime të tij kujton ndjenjat e tij dhe ndikimin që ka pësuar nga libri dhe për shembull ka shkruar: “Ky libër më ka tërhequr aq shumë sa që jam ulur dhe e kam lexuar deri në fund, pastaj e pash që kjo nuk mjafton dhe e kam marrë atë e kam çuar në shtëpi dhe u kam thënë lexojeni këtë libër. Në mesin e familjes disa herë e kam hapur vet këtë libër dhe kam lexuar disa pjesë prej tij. Në realitet thash se ky libër duhet të jetë në atmosferën e librit dhe të gjithë duhet të kenë këtë libër përgjithmonë”.
Ajetullah Khamenei në një shembull tjetër shpreh ndjenjat e tij që i ka ngjall leximi i një vepre tjetër e këtij zhanri dhe shkruan: “Disa ditë e disa net në çastet e fundit para set fle, kam udhëtuar nëpër atmosferën shpirtërore që krijojnë fjalët e këtij libri për lexuesin dhe për këtë e kam falënderuar Zotin”.
Natyrisht se Ajetullah Khamenei në leximin e veprave rreth Mbrojtjes së Lavdishme, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë elementeve të fuqishme të këtyre veprave dhe në shënimet e tij i ka vlerësuar këta element. Disa prej karakteristikave të cilat i ka vlerësuar Ajetullah Khamenei janë: gjuha e qartë, e thjeshtë dhe reflektuese e moralit dhe sjelljes së luftëtarëve, vëmendja ndaj detajeve që duken të parëndësishme, por janë të rëndësishme, modestia e autorit, morali humorist dhe satirik në vepër, raporti profesional dhe artistik, si dhe përshkrimet e bukura të natyrës ose ngjarjeve të luftës.
Ajetullah Khamenei ka një vëmendje të veçantë ndaj veprave të shkruara rreth Mbrojtjes së Lavdishme, prandaj rëndësia që i ka dhënë ai zhvillimit të prodhimit dhe publikimit të këtij lloji të veprave, ndikimi i jashtëzakonshëm i këtyre veprave që kanë patur në transmetimin e kulturës dhe vlerave islame dhe revolucionare si dhe aspektet teknike dhe formale të librave; janë karakteristika të cilat mund të vërehen shumë mirë në këtë shënime.
Vlerësimi i përpjekjeve të shkrimtarëve dhe transmetuesve të veprave të Mbrojtjes së Lavdishme dhe rritja e rolit të tyre në ruajtjen dhe publikimin e këtyre veprave dhe tregimi i karakteristikave të çmuara të punës së tyre dhe inkurajimi i tyre për të vazhduar këtë punë; janë prej karakteristikave të tjera që mund të vërehen në shënimet e Ajetullah Khamenei.
“Një prej shembujve të tilla: “Nxjerrja e këtyre kujtimeve nga kujtesa dhe memoriet e njerëzve dhe shkrimi i tyre me lapsin e artit dhe dramës, është një kontribut i madh”.
“Historia jonë më pas... do t’i lavdërojë këto zemra dhe këto ndërgjegje të zbuara dhe kërkuese të vërtetës të cilat nuk lejuan tregimi i asaj lufte të madhe të humbet nëpër përrallat e kohës. Përshëndetje për shkrimtarët e këtyre veprave”.
Në shënimet e Ajetullah Khamenei të cilat i ka shkruar ai për veprat e Mbrojtjes së Lavdishme, vërehen çështje dhe shprehje shumë interesante.
Për shembull, në një prej këtyre shënimeve ai ka shkruar: “Ishte dhe është shumë e nevojshme që ata të cilat kanë shërbyer në fronte të luftës në detyra të tjera dhe jo si luftëtarë siç janë grupet e emergjencës, shoferët, kuzhinieret etj., që secili prej tyre kishte një botë të veçantë dhe nganjëherë sakrifica e tyre nuk ka qenë më pak se ajo e luftëtarëve, të shkruajnë kujtimet e tyre ose të tregojnë dhe dikush tjetër t’i shkruajë ato”.
Në fund po transmetojmë një prej shënimeve të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me vlerën dhe pozitën e rëndësishme të Mbrojtjes së Lavdishme në historinë e Iranit dhe të popullit heroik të Iranit. Ai në lidhje me këtë ka shkruar:
“Rezultat i të gjitha këtyre kujtimeve është një gjë: të gjitha flasin për madhërinë e ngjarjes tetë vjeçare të Mbrojtjes së Lavdishme dhe ndryshimin e madh që ka bërë ajo në zemrën, shpirtin, mendimin dhe veprimin e të rinjve të këtij vendi. Dimensionet e pafund të kësaj mrekullie hyjnore paraqesin përafërsisht historinë. Dëshpërim për ato ditë të paharrueshme, dëshpërim për ato aventura që tregonin mrekulli, dëshpërim për atë eksperiencë mësimdhënëse dhe për ata shpirtra të cilat krijuan atë eksperiencë... dhe dëshpërim për kalimin e atij lumi të mëshirës dhe mirësisë hyjnore që shumë njerëz me maturi dhe zgjuarsi shuan etjen e tyre!”.