Speciale për javën e Mbrojtjes së Lavdishme (5)
Në këtë edicion do të flasim për Manuçehr Modegh, një tjetër luftëtar i njohur iranian dhe një prej komandantëve që theu rrethimin e Abadanit. Na ndiqni në vazhdim.
Radha e dashurisë – pjesa e dytë
Dashuria krijon shumë tregime mahnitëse. Mirëpo vetëm kur tregimet realizohet në jetën reale, atëherë zbulohet e vërteta e tyre, një e vërtetë e hidhur, por shumë e dashur.
Që nga çasti kur vendosa të shkruaj tregimet e dashurisë së luftës, u krijuan edhe kushtet edhe rrethanat e duhura. Thuajse këto tregime ishin në ekzistencë dhe ishin duke pritur me padurim në mënyrë që dikush të vjen dhe t'i transmeton ato në një mënyrë tjetër. Shumë është folur për trimëritë dhe shumë është folur për guximin e burrërinë e tyre, mirëpo të rrallë janë ata të cilët kanë gjetur guximin të shpalosin perdet e zemrës së luftëtarëve dhe të hulumtojë dashuritë dhe mallin e tyre dhe të krijojë vepra të pavdekshme nga dashuritë e tyre.
Çoj dorën që të marrë një libër nga kafazi i librave të letërsisë së Mbrojtjes së Lavdishme kur me pavetëdije më shkoj dora mbi librin "Ejnak Shokran" (Tani falënderues). Libri "Ejnak Sokran" përmban tregimin e burrave të cilët me përfundimin e luftës, me trupa të plagosur dhe të lodhur, kthehen në qytet. Burrat që plagët e tyre të marra gjatë luftës imponuese u bënë një shkak që ata të zhvillojnë krahët e tyre dhe të fluturojnë nga toka në qiell. Nga mesi i këtyre burrave numri i të cilëve nuk është i vogël, është edhe Manuçehr Modegh.
Fereshte e kujton jetën e saj çast më çast. Ndoshta këtyre ditëve ajo harron se çfarë ka thënë disa minuta më parë ose harron se më kë ka biseduar në telefon, mirëpo ajo vazhdon t'i mbajë parasysh të gjitha çastet të cilat i ka kaluar me Manuçehrin dhe ndjehet krenare për ato çaste.
Manuçehr ishte burri i parë që më hyri në jetën time, i pari dhe i fundit. Për herë të parë atë e pash më 9 nëntor 1978, në valën e protestave, atëherë kur forcat e gardës mbretërore penguan protestën dhe ne u arratisëm. Disa persona na ndoqën neve. Ata më hoqën çadorin dhe shaminë nga koka dhe filluan të më goditnin me shkop. Një person me motoçikletë që kalonte aty pranë, më kapi dorën në bërryl dhe më tërhoqi e më vendosi në motorin e tij dhe më shpëtoj mua nga ai tmerr. Gjithashtu edhe një herë tjetër e kam parë atë në protestat e 21 bahmanit. Në një qoshe të mendjes më kish ngelur kureshtja se kush ishte ai?! Më pas e kuptova se ai ishte Manuçehri, djali i fqinjit tonë. Kishim shkuarje e ardhje familjare dhe i kisha dëgjuar emrin atij, mirëpo kurrë nuk e kisha parë. Pas fitores së Revolucionit Islamik, ai ishte preokupuar me shkollim e studime. Kontaktet tona familjare vazhduan. Një herë kur shkuam së bashku me familje në kopshtin Fasham, unë me shoqet isha pranë lumit kur erdh edhe ai dhe tha: “Unë do të shkoj në Pave, do të thotë në çdo vend ku të ketë nevojë. Nuk mund të qëndroj pa lëviz”. Unë i thash: mirë mos qëndroni pa lëviz! Ai më tha: “Nuk e di si të them”. E ndjeva se çfarë dëshiron të thotë. Nuk më pëlqejnë fjalët me rrotulla, sidomos nëse ai njeri është përcaktuar të jetë partneri i jetës time. Ai duhet të mund të thyejë krenarinë e vet. Prandaj i thash: “Së pari shko dhe mësohu, pastaj eja e thuaj”. U ndal për një çast dhe shkoi. Më vonë e kuptova se ai i kishte marrë leje babait tim që të flasë me mua. Babai im e donte shumë atë dhe kishte besim te ai. Edhe pasi e kuptoi se ai më kishte pëlqyer mua, përsëri e lejoi atë që të më marrë mua e të shëtisim jashtë.
Shumë prej ditëve kur shkonim në shkollë me shoqen time Marjamin, koha përkonte me kthimin e Manuçehrit nga puna dhe ai na çonte neve me makinë. Një ditë kur desha të dalë nga makina, ai e mbylli derën e makinës dhe tha: “Derisa nuk më dëgjon të gjitha fjalët e mia, nuk lejoj që të shkosh”. Pasi e hapi temën pak, tha: “Ti më ke pëlqyer mua. Unë të ndaloj ty nga studimet, nga puna e nga veprimtaria jote me kusht që edhe ju të mos më ndaloni mua”. I thash: “Së pari më lejoni që t’u konfirmoj juve, e pastaj vendosni kushte!”. Sytë e tij ishin plotë me lot. I thash: “Nëse të japë përgjigje menjëherë, a nuk thua se kjo vajzë sa shumë ka pritur për këtë propozim timin?!” Më shikoi. Unë i thash: “Unë kam shumë kohë që po pres derisa ju t’i thoni këto fjalë”. Nuk i besohej. E hapi derën dhe unë zbrita nga makina. Më pyeti: “Prej kur ke pritur?”. I thash: “Që nga 21 Bahmani e deri më tani”.
Më në fund erdhi dita e pritur. Babai dhe nëna e Manuçehrit erdhën në shtëpinë tonë për të kërkuar dorën time. Nëna ima gjithashtu kërkoi një javë kohë për t’i dhënë përgjigje. Njëkohësisht me Manuçehrin, e kisha edhe një kërkues i pasur dhe i shkolluar. Mirëpo Manuçehri nuk kishte as pasuri dhe as nuk kishte shkollim universitar. Ai nuk kishte arritur të marrë as diplomën e shkollës së mesme dhe kishte shkuar të punojë. Ai punonte në një dyqan mekaniku. Çdo kush që dëgjonte këtë, më qortonte mua. Mirëpo unë e doja Manuçehrin. Përveç babait tim, të gjithë ishin kundër kësaj martese. Insistova dhe më në fund me rastin e festës së Kurban Bajramit bëmë kurorë. Ai ishte burri i ëndrrave të mia, ishte i besueshëm, i pëlqyeshëm dhe guximtar. Kishim dëshirë t’i kalonim të gjitha çastet pranë njëri-tjetrit. Jo që të flasim, por e pëlqenim edhe heshtjen e njëri-tjetrit. Po në atë lagjen tonë e morëm një shtëpi me qera dhe filluam jetën tonë. Shkuam në muajin e mjaltit dhe për një muaj e gjysmë e shëtitëm të gjithë veriun e Iranit. Në çdo vend që arrinim dhe që na pëlqente, vendosnim tendën dhe qëndronim aty. Vetëm sa patëm filluar jetën bashkëshortore, filloi lufta dhe Manuçehr duhej të shkonte në luftë.
Në atë natë Manuçehrit nuk iu mbyllën sytë fare për gjumë. Ajo kurrë nuk e kuptoi se sytë e tij çfarë ngjyre kishin. Ishin ngjyrë kafe, të zi apo të kaltër? Thuajse ata ndërronin ngjyrën çdo çast. Ajo kapi duart e tij me duart e veta dhe preku gishtërinjtë një nga një.
Manuçehr tha: “Vetëm një gjë është në këtë botë që mund të ndajë ty nga unë. Ajo është një dashuri tjetër, dashuria ndaj Zotit, jo asgjë tjetër”. E gëlltita pikëllimin dhe thash: “Më premto që të shkruash shumë!”. Mirëpo Manuçehrit nuk i pëlqente të shkruajë. Edhe lufta nuk i linte njeriut shumë rast për këtë punë. Me ngadalë thash: “Të paktën më shkruaj një rresht!” Manuçehri më shtrëngoi dorën time e cila kishte humbur në duart e tij burrërore dhe më premtoi se do të shkruajë. Derisa të ketë mundësi, do të shkruajë. Shkruante shumë, por çdo herë kur arrinte letra e tij, kur dëgjoja zërin e tij nëpërmjet telefonit, më merrte malli më shumë. Mendoja se Manuçehri më nuk është i imi. Më ka shkuar. Nga kjo kisha frikë.
Kur e kuptova se po bëhesha nënë, u shqetësova shumë. Manuçehr tha: “A nuk dëshiron të bëhesh nënë?” I thash: Jo! Nuk dëshiroj që diçka të krijojë ndarje mes meje dhe ty. Asgjë, as fëmija ynë. Ai më shikoi në sy dhe më tha: “Aspak mos mendo se dikush mund ta zë vendin tënd as edhe për një pikë të zezë në zemrën time. Ti je engjëlli im në këtë botë dhe në botën tjetër”.
Djali ynë ishte 14 ditësh kur Manuçehri përsëri shkoi në frontin e luftës. Isha e brengosur. Sa shumë sillnin trupat e dëshmorëve. Vazhdimisht organizonin marshime të operacioneve. Papritur i kishte pushtuar zemrën një shqetësim. Bëri lutje që t’i mos ndodhë asgjë Manuçehrit. Dëshironte që të jetonte me atë, të jetonte gjatë dhe përgjithmonë. Ajo u lut që Manuçehri të qëndrojë. Le të ndodhë çfarë të ndodhë, vetëm ai të qëndrojë.
Trupi i tij ishte mbushur me copëza predhash, mirëpo nuk mund të bënte asgjë. Ato ishin futur në pjesë të ndjeshme, prandaj duhej të duronte. Kur i shikoje fotografimin e gjoksit, ai ishte vrima-vrima. Unë ia kisha zili copëzave të predhave që ishin futur afër zemrës së tij. Thoshte: “Zonja ime, ju jeni në zemrën time”. Më nuk mund të largohesha nga ai. Aq shumë insistova derisa të gjithë shtëpinë e jetën tonë e transferuam në qytetin Dezful. Manuçehrin e takoja më shpesh, mirëpo dituat dhe rrethanat në qytet përkeqësoheshin për çdo ditë e më tepër. Qyteti bombardohej vazhdimisht dhe sulmohej me raketa dhe Manuçehri ishte shumë i brengosur për mua dhe djalin tonë, Aliun. Më në fund u pajtuam që të kthehemi në Teheran. E shikova atë në sy dhe i thash: “Mos bëj plane për vete që të biesh dëshmor, hë!” Unë nuk jam fare e përgatitur për këtë. Je i sigurt se derisa të mos dëshiroj unë, ti nuk mund të biesh dëshmor”. Manuçehr tha: “Jam i sigurt. Kur predha të bie mbi kokën time, por të mos shpërthejë, vetëm më shkurton flokët me gërshërë dhe unë mbes shëndosh, atëherë dihet se përsëri ti ke ndërhy. Nuk më lejon që të shkoj, Fereshte. Nuk më lejon”. Morra frymë lirshëm. Dhe duke qeshur, e ngrita gishtin para fytyrës së tij dhe i thash: “Atëherë mblidh mendjen zotëri Manuçehr! Unë të dashuroj aq shumë sa që nuk mund të bëjë një tregti të tillë me Zotin”.
Sa e rëndë ishte ajo natë. Ne e kishim mësuar vetëm dashurinë dhe të jemi të dashuruar. Kurrë nuk patëm mundësi të përjetonin kënaqësinë e saj. Kurrë nuk kemi qëndruar së bashku aq shumë sa që të ngopeshim.
Një herë kur bisedova me telefon me atë, i thash atij që po frikësohem. Ai më tha: “Edhe kjo është një luftë. A mendoje se unë nuk frikësohem?!” Manuçehri dhe frika?! Ai ishte një hero i madh në mendjen time. Më tha: “Njeriu aq sa e kërkon martirizimin, po aq e dëshiron edhe jetën në këtë botë. Pikërisht kjo bëhet shkak që ai të frikësohet. Vetëm ajo që është, është kjo që ne e dorëzojmë zemrën tonë te Zoti”. Fjalët e tij gjithnjë ishin qetësuese për mua. Çdo ditë që kalonte, unë bëhesha më shumë e varur për atë.
Kur lufta përfundoi, nganjëherë shkonte në zonat e luftës për spastrimin e lëndëve shpërthyese ose për ruajtjen e kufijve. Çdo herë që kthehej, dukej më i dobët në shëndet. Nuk mund të hante ushqim. Thoshte se i djeg stomaku e zorrët. Të gjitha ushqimet i dukeshin me djegës. Akoma nuk e dinim se çfarë do të thotë të plagosësh me armë kimike dhe nuk e dinin se çfarë pasoja ka. As mjekët nuk mund të përcaktonin diagnozën. Derisa pas shumë kontrollimeve mjekësore dhe pas shumë medikamenteve, mjekët e përcaktuan diagnozën dhe ai kishte kancer në zorrë. Në mëngjes para operacionit kirurgjik, ishim vetëm. Më kapi dorën dhe e vendosi mbi gjoksin e vet, pastaj më tha: “Zemra ka dëshirë që të qëndrosh, mirëpo arsye më thotë se kjo vajzë që nga mosha 15 vjeçare është djegur me dashurinë tënde. Zoti i ka krijuar bukuritë e kësaj jete për robërit e vet. Edhe njeriu duhet t’i shfrytëzojë këto bukuri. Të jetë i gëzuar dhe i lumtur”. Unë thash: “Unë kam pasur shumë çaste të lumtura. Kthimet e tua nga fronti i luftës, qëndrimi gjallë, frymëmarrjet tua, të gjitha janë lumturia e jetës time. Kjo që të shikoj ty, jam e lumtur”. Para dhomës së operacionit kirurgjik, ai më puthi dorën dy-tre herë dhe më tha: “Këto duar janë munduar shumë. Tani e tutje do të mundohen edhe më shumë”. Më shikoj dhe më pyeti: “A je deri në fund?”. I thash: “Jam”. Dhe shkoi. Nga ajo ditë operacioni kirurgjik dhe spitali për ne u bë një kapitull i jetës. Manuçehri për shumë ditë qëndronte në spital edhe unë nuk largohesha nga ai as për një çast. Me kurim kimike i kishin rënë të gjithë flokët, edhe vetullat dhe qerpikët. Në sytë e mi, ai nuk kishte kurrfarë dallimi nga Manuçehri i mëparshëm. Ishte pranë meje. Merrte frymë. Ai ishte bërë e gjithë jeta ime dhe përkujdesja e tij ishte tërë jeta ime. Për çdo ditë në mëngjes merrja frymë më qetë pasi që kishte kaluar edhe një natë, mirëpo natën tjetër isha e tmerruar.
Ai ishte në gjendje shumë të keqe, ishte shumë i sëmurë. E dërgova atë në spital. Mjeku i tij më tha se deri në mbrëmje, nuk mund të zgjasë më tepër. Mëlçia në anën e majtë kishte rënë nga funksioni, zemra e tij po rritej gjithnjë e më e madhe dhe copa e predhës po i futet thellë në zemrën e tij. Më nuk munda të shtirëm se jam e qëndrueshme. Që nga ai çast nuk m’u terën sytë nga lotët. E vendosa kokën time mbi dorën e tij. Më tha: “Lutu!” E përqafuam njëri-tjetrin dhe qamë së bashku. Ai më tha: “Të betohem në Zotin! Të betohem në shpirtin e dashur të Zahrasë, heqë zemrën më nga unë!”.
Unë u bëra egoiste. E kisha ndalur për vete Manuçehrin. Ishe pajtuar që ai të vuante edhe dhimbjet më të rënda, por të qëndrojë me mua. Çova duart lartë dhe thash: “O Zotë unë jam e kënaqur me kënaqësinë tënde. Zemra ime nuk dëshiron që Manuçehri të vuajë më shumë!” Manuçehri buzëqeshi, falënderoi Zotin dhe shkoi.
Po vjen pendimi. Nganjëherë si një erë e freskët më kalon pranë fytyrës time. Aroma e trupit të tij e pushton tërë shtëpinë. E ndjejnë edhe fëmijët. Jep përshëndetje dhe ne e dëgjojmë. E di që edhe atje ai nuk kalon mirë. Ai atje është i vetmuar dhe unë këtu e vetmuar. Derisa ishte Manuçehri kurrë nuk e kam përjetuar fundin e pikëllimit. Tani nuk po kuptoj gëzimin.