Lideri Suprem: Të rinjtë iranianë duhet të zgjerojnë kufijtë e shkencës
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, ditën e mërkurë në Husejnijen "Imam Khomejni", zhvilloi një takim me një grup të të rinjve elitë dhe talentëve shkencor të Iranit.
Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë në Husejnijen "Imam Khomejni", zhvilloi një takim me një grup të të rinjve elitë dhe talentëve shkencor të Iranit. Ai në këtë takim ka folur në lidhje me lëvizjen krenare shkencore në Iran gjatë dy dekadave të kaluara dhe theksoi se nëse shkenca do të ndahet nga kultura e drejtë, atëherë do ta gabojë rrugën. Ajetullah Khamenei ftoi komunitetin e elitës shkencore dhe intelektuale të vendit që duke krijuar një diplomaci të përgjithshme të bazuar në mbledhjen e të rinjve elitë nga rajonet e ndryshme gjeografik të botës, të krijojnë rrethanat për transmetimin e shkencës së pastës dhe mendimit të drejtë nën hijen e bashkëpunimit. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në pjesën tjetër të fjalës së tij në këtë takim, ka paralajmëruar edhe në lidhje me lëvizjet dashakeqëse dhe me qëllime të këqija të cilat po bëjnë përpjekje për të krijuar dilema dhe zhgënjim në mesin e të rinjve elitë të Iranit, ndërsa sugjeroi fondacionin e elitës së të rinjve dhe të gjitha organet përkatëse që tregojnë më shumë vëmendje në shkencat shoqërore si në juridik, ekonomi dhe administrim. Me këtë parathënie iu ftojmë të ndiqni në vazhdim temat më kryesore që u trajtuan në fjalën e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në këtë takim.
Ajetullah Khamenei në fillim duke iu dëshiruar mirëseardhje të rinjve elitë të Iranit, shprehu kënaqësi për aktivitetin e këtyre të rinjve në lidhje me çështje të ndryshme dhe tha:
"Të dashurit e mi! Ajo çfarë ka rëndësi është kjo që ky progres shkencor në vend i cili ka filluar nga dy dekada më parë, të vazhdoj me dinamizëm sa më të madh. Ne në disa fusha shkencore të reja ndodhemi në pozita të larta në renditjen botërore, do të thotë në pozitat nën 10, në pozitën pestë, gjashtë etj.. Kjo është një gjë për t'u krenuar shumë, mirëpo kjo në asnjë mënyrë nuk na bind neve. Tani ne në fushën e teknologjisë nano, në bioteknologji dhe në disa fusha të tjera, jemi shumë para, mirëpo kjo nuk mjafton. Lëvizja shkencore në botë është një lëvizje shumë dinamike, ndërsa ne kemi shumë prapambetje që janë grumbulluar nga e kaluar, prandaj duhet të vazhdojmë këtë dinamizëm që ekziston në lëvizjen e progresit shkencor".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë pjesë të fjalës së tij vuri në dukje edhe vizitën dy orësh të tij në panairin e sukseseve shkencore dhe teknologjike të kompanive me bazë shkencore dhe perceptimin e tij rreth këtij panairi e shpjegoi në këtë mënyrë:
"Unë këtë pasion dhe vetëbesim e kam vërejtur edhe në deklaratat e drejtuesve të këtyre kompanive me bazë shkencore të cilët dje ishin prezent këtu, por edhe në iniciativat e tyre që kanë marrë, edhe në veprimtarinë që kanë zhvilluar këto kompani. Prandaj besoj se ata do të shënojnë progres dhe do të arrijnë zhvillim për çdo ditë e më shumë dhe kanë motiv për zhvillim. Natyrisht se këto ishin drejtuesit e vetëm 30 kompanive nga mijëra kompani të tjera me bazë shkencore që veprojnë në vend. Tani mua më kanë dhënë statistika se ekziston mbi 4 mijë kompani me bazë shkencore në Iran. Janë pak. Këto katër mijë kompani në Iran përgjatë një periudhe të caktuar dhe të kufizuar duhet të arrijë të paktën deri në shifrën 400 mijë kompani dhe më shumë".
Ajetullah Khamenei në një pjesë tjetër të fjalës së tij vuri në dukje edhe lëvizjet dashakeqëse të armiqve të cilat po bëjnë përpjekje që duke mohuar vetë lëvizjen shkencore në Iran, të krijojnë zhgënjim dhe pesimizëm në mesin e të rinjve, ndërsa tha:
"Ne, sot ku jemi në shkencë, ndërsa ku ishim 20 vite më parë? Është bërë një dallim shumë i madh... Kjo është prej aftësive të Revolucionit. Revolucioni Islamik në Irani krijoi këtë aftësi duke i dhënë guxim burrit e gruas, të riut e të moshuarit që të hyjnë në fusha të vështira dhe me iniciativat e tyre të shënojnë progres. Sot ekziston ky guxim. Të rinjtë tanë me plotë guxim po hyjnë në fusha shumë të vështira dhe të komplikuara shkencore, por kryejnë punë të rëndësishme. Të tjerët, por edhe vetë armiqtë po vlerësojnë dhe lavdërojnë këto punë të rëndësishme".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim të fjalës së tij vuri në dukje një artikull të publikuar në një revistë sioniste dhe tha:
"Unë e kujtoj mirë disa vite më parë, natyrisht është përsëritur edhe kohëve të fundit por tani nuk dua të marrë shembull këtë të viteve të fundit, një autor, një shkencëtar sionist ka folur në lidhje me një raketë të cilën ne në atë kohë e kemi testuar dhe kishte shkruar një artikull në një gazetë sioniste dhe më sollën mua artikullin origjinal, ai autor kishte shkruar: "Unë jam armik i Iranit, por përkulem përball atij burri që ka prodhuar këtë raketë. Këta pavarësisht sanksioneve, pavarësisht të gjithë këtyre problemeve, mbylljes së dyerve për bashkëpunime shkencore, pavarësisht të gjitha këtyre, kanë arritur të prodhojnë një kryevepër të tillë!" Ky është gjykimi i armiqve tanë... Mbi 200 hulumtues dhe shkencëtar iranianë janë pjesë e 1% të shkencëtarëve më të mirë në botë. Kjo është një gjë për t'u krenuar. Mirëpo natyrisht se fushat, talenti, potencialet dhe aftësitë janë shumë fish më shumë".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim dhe se shtimi i artikujve me referenca të mëdha të shkencëtarëve iranianë në 8 vitet e fundit (nga 2010 deri në vitin 2018) është 6 herë më i madh (nga 78 artikuj ka shkuar 461 artikuj). Ne kemi gati 1% të popullsisë së botës dhe 1% të territorit gjeografik të zhvilluar në botë, mirëpo prodhimi ynë shkencor është gati 2%, do të thotë kemi dyfishin e prodhimit shkencor që mund të pritet nga vendi. Forca mbrojtëse e vendit (në bazë të shkencës moderne), mjekësia e zhvilluar dhe niveli i lartë i kurimeve mjekësore në rajon, kontrolli i sëmundjeve, kryerje e punëve të mëdha teknike dhe inxhinierike, prodhimi i produkteve me qëndrueshmëri me anë të teknologjisë NANO, teknologjia paqësore atomike; janë vetëm disa shembuj të begative shkencore të Republikës Islamike të Iranit të cilat lëvizjet dashakeqëse po bëjnë përpjekje të gjera t'i mohojnë këtë progres të rëndësishëm shkencor. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë pjesë të fjalës së tij duke iu drejtuar të rinjve elitë, tha: "Unë këtë po ua them juve në mënyrë që ju ta vazhdoni këtë lëvizje me plotë pasion, me përkushtim edhe më të madh dhe në mënyrë të fuqishme përballë këtyre lëvizjeve devijuese".
Ajetullah Khamenei në pjesën tjetër të fjalës së tij kërkoi nga Fondacioni i Elitës së të Rinjve dhe nga të gjitha organet përgjegjës në këtë drejtim që t'i kushtojnë vëmendjen e duhur edhe shkencave shoqërore. Ai në lidhje me rëndësinë e kësaj çështje tha se në fushën e çështjeve ekonomike dhe çështjeve shoqërore me iniciativën e të rinjve elitë, mund të gjenden rrugëzgjidhje shumë të mira. Ai shtoi:
"Nëse do të bëhet një gjë e tillë, atëherë zhvillimi shkencor i vendit, do të jetë një zhvillim i përshtatshëm dhe do të ekzistojë një përshtatshmëri e duhur në të gjitha fushat. Nuk është zhvillimi i përshtatshëm shkencor ky që në një fushë ne të arrijmë zhvillim të jashtëzakonshëm, ndërsa në një fushë tjetër të kemi zhvillim të dobët dhe të jemi të paaftë. Zhvillimi shkencor duhet të gjejë një nivel të përshtatshëm në të gjitha fushat pikërisht ashtu siç është respektuar kjo çështje në hartimin e planeve për zhvillim shkencor të vendit".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke thënë se nëse shkenca të jetë e ndarë nga kultura e drejtë, do të shkojë në rrugë të gabuar, vuri në dukje shkencën atomik e cila është një shkencë shumë e komplikuar dhe shumë e dobishme, mirëpo pasi që nuk ishte e shoqëruar me kulturën e drejtë humaniste, por ishte shoqëruar me kulturën e gabuar të ambicieve për pushtet, ai rezultoi me bombën bërthamore, armë kjo e cila deri më sot akoma vazhdon ta kërcënojë botën dhe njerëzimin. Ai theksoi: "Ishte shkenca pa kulturë të drejtë ajo e cila industrinë shumë të dobishme dhe të ndjeshme atomike për njerëzimit, e çoi në rrugën jo paqësore, e çoi në rrugën e gabuar nga e cila doli bomba bërthamore. Shkenca është e tillë që nëse nuk shoqërohet me kulturën e drejtë dhe me rrugën e drejtë mendore, ajo do të bëhet një çështje shumë e rrezikshme. Ne pikërisht për këtë arsye besojmë se në strukturat e elitës shkencore qëndrimi besnikë nga zotimeve fetare dhe dinjitetit e fisnikërisë kombëtare, duhet të ndiqet në mënyrë serioze. Shkencëtari iranian kur të përzihet me kulturën islame dhe iraniane, atëherë është një pjesë jetike nga jeta e kombit, në realitet i jep shpirt tërë strukturës kombëtare, i jep aftësi dhe kapacitet më të madh kësaj strukture".
Ajetullah Khamenei në vazhdim tha:
"Ne nuk dëshirojmë që universiteti ynë të jetë përsëritje dhe riprodhim i filan universitetit amerikan; nuk e dëshirojmë këtë. Dëshirojmë shkencën, por edhe mësojmë si nxënës dhe nuk kemi fare turp që të jemi nxënës, mirëpo nuk dëshirojmë që universiteti ynë të jetë përsëritje dhe riprodhim i filan universitetit amerikan në Teheran ose në qytetet e tjera të vendit; nuk dëshirojmë që ajo kulturë të imitohet përsëri këtu. Atmosfera shkencore e vendit duhet të jetë atmosferë shkencore iraniane dhe islamike. Ne duhet të jetojmë me kulturën tonë, të jetojmë si iranianë, duhet të mendojmë si iranian dhe natyrisht duhet të respektojmë progresin islamik-iranian".
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke ftuar komunitetin e elitës së të rinjve që të luajnë rol në diplomacinë e përgjithshme, kërkoi nga ata që duke mbledhur të rinjtë elitë të vendeve fqinjë, të vendeve të Azisë Perëndimore, Afrikës Veriore, por edhe të rinjtë elitë që kërkojnë të vërtetën nga shtetet evropiane dhe Amerika, të bëjnë përpjekje që nëpërmjet bashkëpunimeve në fusha të ndryshme të transmetojnë shkencën e pastër dhe mendimin drejtë duke krijuar kështu edhe një mirëkuptim dhe lidhje mes njëri-tjetrit.
Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë takim kërkoi nga të rinjtë elitë që me optimizëm të vazhdojnë lëvizjen e rëndësishme të progresit shkencor dhe tha:
"Këto aftësi dhe këto potenciale që po shikoni sot ju në Iran, nuk janë shfaqur sot, këto aftësi dhe këto potenciale iraniane janë diçka e natyrshme. Pse para Revolucionit Islamik nuk është bërë kaq prodhim shkencor? Pse gjithë ky progres shkencor nuk është arritur para Revolucionit Islamik?... Ishte Revolucioni Islamik i Iranit dhe sundimi i një të menduari revolucionar dhe islamik i cili e futi në lëvizje vendin dhe e çoi para dhe e ka çuar deri këtu dhe me ndihmën e Zotit, do të arrijë edhe në kulmin e zhvillimit. Ne akoma jemi në fillim të rrugës. I riu iranian duhet të ecë para me këtë shpresë... Puna shkencore nuk është punë e lehtë. Natyrisht se për ata që janë kërkuar të diturisë, ajo është punë me pasion, por është një punë e vështirë, mirëpo nëse bëhet me shpresë, do të shkojë para edhe kjo punë e vështirë".
Ajetullah Khamenei në fund të këtij takim mbështetjen te Zoti i madhëruar e konsideroi një prej kapitaleve të rëndësishme të shpresës dhe tha:
"Kur ju të jeni njerëz që ndjekin devotshmërinë, pastërtinë dhe prej atyre që respektojnë urdhëresat dhe ndalesat hyjnore, atëherë edhe Zoti është me ju. Kur Zoti është me njeriun, do të thotë që fitorja është në anën e atij njeriu, suksesi është në anën e atij njeriu, lumturia është në anën e njeriut dhe kënaqësia shpirtërore gjithashtu është në anën e njeriut. Unë në mënyrë të theksuar u sugjeroj juve që sa më shumë të shfrytëzoni këtë pastërti, këtë devotshmëri dhe këtë dritë shpirtërore dhe gjithmonë ta keni Zotin e madhëruar në zemrat tuaja, në mendjen tuaj, në veprën tuaj dhe me ndihmën e Zotit do të ecni para!"