Sanandaxh dhe Bandarabas në listën e qyteteve kreative të UNESCO
(last modified Mon, 25 Nov 2019 13:34:13 GMT )
Nëntor 25, 2019 14:34 Europe/Tirane
  • Sanandaxh dhe Bandarabas në listën e qyteteve kreative të UNESCO

Qytetet Sanandaxh (në muzikë) dhe Bandar Abas (në artizanale dhe arteve popullore), pas qytetit Rasht (në ushqim) dhe Esfagan (në artizanale), janë regjistruar në rrjetin e qyteteve kreative të botës në organizatën UNESCO. Një sferë e re për qytetet e Irani për të shfrytëzuar eksperiencën botërore dhe për të prezantuar potencialet e veta më shumë dhe më mirë për të gjithë botën.

Rrjeti i qyteteve kreative të UNESCO-s është themeluar në vitin 2004 për të shtrirë bashkëpunimin mes qyteteve të cilët e shfrytëzojnë kreativitetin si faktor strategjik për progres dhe zhvillim të qëndruar urbanistik. Me dhjetëra qytete të cilat kanë krijuar këtë qytet, punojnë së bashku për të realizuar qëllimin e përbashkët: vendosjen e kreativitetit dhe zejtarinë kulturore në qendër të programeve për zhvillimin urbanistik dhe për bashkëpunim aktiv në nivel ndërkombëtar.

Me bashkimin me këtë rrjet, qytetet zotohen që t’i vendosin aktivitetet e tyre pozitive në dispozicion të njëri-tjetrit dhe të krijojnë bashkëpunim mes sektorëve privat dhe publik dhe shoqërisë civile në mënyrë që të forcojnë kreativitetin, prodhimin dhe shpërndarjen e aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve kulturore, si dhe të zgjerojnë gjithnjë e më shumë qendrat e kreativitetit dhe zhvillimit. Përveç kësaj, qytetet në këtë rrjet zotohen edhe për të përmirësuar qasjen në jetën kulturore dhe pjesëmarrjen në atë, sidomos për grupet dhe individët e mbetur larg shoqërisë dhe për grupet e dobëta, ndërsa kultura dhe kreativiteti integrohen tërësisht në projektet e zhvillimit të qëndrueshëm. Rrjeti i qyteteve kreative të UNESCO-s mbulon shtatë sfera të kreativitetit: artizanalet, artet vendore, artet mediale, filmin, projektimin, njohjen e ushqimeve, letërsinë dhe muzikën.

Qytetet kreative të UNESCO-s shtojnë zhvillimin e qëndrueshëm urbanistik me kreativitet në nivel ekonomik, kulturor, social dhe ambientalist, prandaj qytet që synojnë për të marrë pjesë në këtë program, duhet të kenë zotim aktiv për të ecur drejt qëllimeve dhe objektivave të rrjetit të qytete kreative të UNESCO-s. Audrey Azoulay, drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s, thotë: “Në të gjithë botën këta qytete, secili prej tyre me metodën e vetë, e vendosin kulturën si shtyllë të strategjisë së tyre dhe jo rezultatin e saj. Kjo është në favor të novacionit politik dhe shoqëror dhe gëzon një rëndësi të veçantë për gjeneratat e reja”.  

Në një raport të cilin e ka publikuar UNESCO ditën e mërkurë më 30 tetor, me rastin e Ditës botërore të qyteteve, vërehen edhe emrat e qyteteve Sanandaxh dhe Bandarabas si qytete kreative të botës. Para kësaj, qyteti Rasht  si qytet kreativ në ushqime dhe qyteti Esfahan si qytet kreativ në artizanale, janë regjistruar në listën e qytete kreative të botës dhe tani katër qytete të Iranit janë vendosur në qendër të vëmendjes së dashamirësve të kulturës.

Kurdistani është një rajon i bukur, tërheqës dhe me plotë befasi dhe kreativitete artistike në perëndim të Iranit dhe njihet si vendi i këngës dhe muzikës dhe në çdo zonë të kësaj province ekzistojnë me qindra melodi, këngë, vargje dhe ninulla. Shfaqja e muzikës kurde nuk është si ajo e popujve dhe grupeve të tjera etnike, ajo ka filluar nga legjendat kurde dhe epopetë kurde kanë krijuar rrezet e para të artit kurd. Legjendat ishin në formë të këngëve kurde dhe këto këngë në kulturën e kurdistanezëve njihen me emrin “Teranehaje Divani”.  

Kurdët e konsiderojnë muzikën si pjesë të jetës së tyre dhe muzika në jetën e kurdëve ka rrënjë të forta dhe të pashkëputura. Prandaj në shumicën e ceremonive dhe ritualeve, ata realizojnë muzikën e veçantë dhe përkatëse me atë ceremoni. Shumë njerëz besojnë se muzika është inspiruar nga natyre dhe duke marrë parasysh faktin se natyra e rajoneve kurde është shumë e larmishme, kjo larmi ka ushtruar ndikim të madh në muzikën kurde, prandaj edhe muzika e Kurdistanit është shumë më e larmishme në krahasim me rajonet e tjera.  

Muzika e rajoneve malore është plotë me ritëm dhe Kurdistani i cili është një rajon malor, me ritmin e muzikës së vetë, ka ushtruar ndikimin më të madh mbi muzikën iraniane dhe disa ritme të caktuara që ekzistojnë në muzikën iraniane, janë të veçanta dhe i përkasin rajoneve kurde.  

Sanandaxh, qyteti kreativitetit muzikor të Iranit

Muzika e Kurdistanit realizohet në shumicën e ceremonive dhe ritualeve si kalorësinë, ceremonitë mortore dhe zimbajtjet tradicionale etj., ashtu sikur që muzika ka rrënjë të thella në jetën e kurdëve.

Me fjalën “muzikë kurde” e kemi fjalën për këngët dhe meloditë të cilat këndohen në gjuhën kurde dhe tregojnë historinë, kulturën, bindjet dhe besimet e tyre. Koncepti dhe përmbajtja e muzikave kurde mund të ndahet në dy pjesë: këngët që burojnë nga legjendat dhe tregimet heroike dhe të dashurisë.

Legjendat kurde janë diçka me të cilën është formuar muzika kurde. Në këtë pjesë, legjendat në formën e këngëve heroike, kryesisht janë paraqitur në formë epike. Këngët e tregimeve heroike dhe të dashurisë gjithashtu ndahen në dy pjesë: këngët heroike që i përkasin heroizmave dhe luftërave të një heroi dhe këngët e dashurisë që i përkasin dashurisë dhe përmallimit të dy personave për njëri-tjetrin.

Muzika kurde ka edhe një pjesë tjetër e cila është muzikë pa instrumente. Ashtu sikur që kuptohet nga vetë emri i saj, në këtë lloj të muzikës përdoret vetëm poezia dhe fjalët dhe nuk përdoret asnjë instrument. Ky lloj i muzikës është në formë të këndimit të elegjisë dhe në mënyrë ritmike dhe vargjet poetike që përdoren në këtë muzikë, tregon çështjet e përditshme të njerëzve, si shpjegimi i biografisë së individëve dhe ose përshkrimin e çështjeve emocionale, artistike, ekonomike dhe politike. Gjithashtu këto poezi trajtojnë edhe dashurinë dhe përmallimin e individëve. Në këtë mënyrë ky lloj i muzikës quhet “Hure” dhe çdo fshat dhe rajon duke marrë parasysh zakonet dhe traditat e veta, ka Hure-n e vetë të veçantë.

Stilet e muzikës kurde ndahet në disa kategori që disa prej tyre janë si në vijim: “Bejt” që përdoret në luftëra dhe në heroizma, “Sijah Çamane” që këndohet në formën e persianëve të lashtë dhe në raste të pikëllimit dhe mërzisë. Hure është një melodi shumë e bukur në raste të zisë dhe është e përzier me epin, ndërsa “Hejran” është një melodi dashurie dhe me plotë pasion. Mirëpo stili më madhështor dhe më i madh i muzikës kurde, është stili “Gurani” i cili përmban pjesët më të lashta të letërsisë muzikore kurde. Në mënyrë të përgjithshme gjithashtu të gjitha metodat dhe meloditë e muzikës kurde quhen “Gurani”.

Instrumentet që përdoren në muzikën kurde janë instrumente goditëse si defi, rrethi, darabuku e tupani apo daullja, instrumentet me ajër si fyelli me dy gypa, kavalli, surlja si dhe instrumentet me tela sharkia, çiftelia dhe lahuta.  

Shahram Nazeri, Sohrab Purnazeri, Kejkhosrov Purnazeri, Hasan Zirek, Hasan Kamkar dhe bijtë e tij, Khalil Alinezhad dhe Kejhan Kolhar janë prej artistëve të njohur në fushën e muzikës së Iranit dhe të muzikës kurde.

Versioni i vjetër i artizanaleve dhe lashtësia e tyre daton që nga Persia e Lashtë dhe është zhvilluar dhe manifestuar përgjatë historisë nga periudhat e vjetra e deri më tani, që nga koha e madhërisë së pallateve e deri te grumbullimi i njerëzve në rrugë dhe tregje duke u shfaqur në secilën periudhë në një lloj të veçantë. Këto gjendje dhe ndjenja të buta janë regjistruar nganjëherë me duart e mjeshtërve të enëve të dheut dhe nganjëherë mbi copa e pllaka guri. Kanë krijuar qilimin dhe tapetin me figura të ndryshme dhe kanë zënë vend dhe janë qetësuar në mesin e veprave të ndryshme artistike këto ndjenja kanë filluar të komunikojnë me njerëzit me anë të simboleve dhe enigmave.

Artizanalet e provincës Hormozgan me një historik mbi 3500 vjeçare, janë një trashëgimi e mbetur nga artizanalet e banorëve të rajonit jugor të Iranit që nga periudhat e lashta e deri më tani ashtu sikur që provincën Hormozgan e quajnë “Parajsa e Artizanaleve”. Kjo degë e artit, ka një pozitë të veçantë në kulturën dhe traditat e banorëve të provincës Hormozgan. Për shembull, qëndisjet tradicionale është prej degëve të artizanaleve të këtij rajoni dhe konsiderohet pjesë e pandashëm e veshjes tradicionale të grave dhe vajzave të rajonit. Kjo çështje duke marrë parasysh pozitën kufitare të provincës dhe përballjen e banorëve me kulturat e huaja, sidomos në veshjen e femrave, është shumë e rëndësishme dhe tregon përkushtimin dhe vëmendjen e banorëve të provincës Hormozgan ndaj këtij lloji të artizanaleve dhe ruajtjen e simboleve tradicionale dhe vendore të këtij rajoni.

Tregu i artizanaleve në Bandarabas

Rezultati i studimeve të antropologëve dhe studiuesve të artit tregon këtë çështje se artizanalet e Bandarabasit, tregojnë traditat dhe zakonet gjithashtu kulturën e pasur të popullatës së Hormozganit që përveç degëve të shumta të këtij arti, duke marrë parasysh edhe klimën dhe pozitën e këtij rajoni në brigje të detit, mund të vërehet një larmi shumë e madhe në mesin e këtyre artizanaleve. Artizanalet më të rëndësishme të provincës Hormozgan përbëjnë artet të cilat krijohen nëpërmjet produkteve detare siç janë guacat etj.. Një grup tjetër i përket artizanaleve si rrjetave e peshkimit dhe ndërtimit të anijeve dhe një grup tjetër përket zbukurimit të rrobave tradicionale të banorëve të këtij rajoni. Degët e tjera si qëndisja e trëndafilave, thurja me gërshetim, qëndisja me gjergjef me të gjitha llojet e saj; konsiderohen pjesë të artizanaleve tradicionale të këtij rajoni. Gjithashtu thurja e tapeteve të ndryshme, është prej artizanaleve të rëndësishme të qytetit Bandarabas që është i përhapur shumë në mesin e artistëve të këtij qyteti.

Thurja e matit, punimi i enëve prej dheut dhe thurja e qilimit gjithashtu janë prej degëve shumë të admiruara të artizanaleve në rajonin jugor të Iranit dhe në provincën e Hormozganit.

Produktet e artizanaleve në këtë rajon të Iranit më së shumti kanë konsumim vendor dhe mbi 90% e tyre prodhohen nga femrat e provincës Hormozgan. Nga 42 degë të artizanaleve aktive, degë të artizanaleve janë autoktone të këtij rajoni.

Artizanalet që nga kohërat e lashta kanë qenë burim i të ardhurave të familjeve të banorëve të provincës Hormozgan. Mbi 40 punishte të përqendruara të artizanaleve dhe 68 mijë punishte shtëpiake dhe individuale veprojnë në provincën Hormozgan dhe rreth 100 mijë persona punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në këtë fushë.

Aktualisht dega e artizanaleve është e hapur edhe në Universitetin e Hormozganit dhe dy degë janë funksionale në shkollat teknike dhe profesionale në rrethet Minab dhe Bandarabas dhe mirëpresin studentët vullnetarë Gjithashtu vepron edhe kurse trajnimi në periudha të shkurta teknike dhe profesionale për studentët vullnetarë që kërkojnë trajnimi të cilat punojnë në periudha të caktuara të vitit. Vlen të theksohet se 30% e artizanaleve të provincës Hormozgan eksportohen dhe përkrah potencialit të punësimit në këtë sektor, krijohet edhe një mundësi e mirë për eksport dhe sigurimin të ardhurave valutore. Gjithashtu degët e qëndisjes së trëndafilave dhe thurja e qilimit në dy sektorë kanë arritur të marrin vulën e origjinalitetit nga UNESCO dhe janë regjistruar 17 vepra në listën e trashëgimisë kombëtare.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se arsyeja më e rëndësishme për ruajtjen e ekzistencës dhe për zhvillimin e artizanaleve në provincën Hormozgan dhe sidomos në provincën Bandarabas, është përkushtimi i popullatës së këtij rajoni ndaj artizanaleve dhe lidhja e ngushtë e këtyre artizanaleve me jetën e përditshme të banorëve të këtij rajoni, me jetën në të cilën mund të vërehen pamje të bukurisë artistike në qoshe-qoshe të saj.