E ardhmja e ndritur 1
E ardhmja e ndritur është një program i shkurtër me 11 emisione që është përgatitur me rastin e dhjetëditëshit të Faxhrit dhe që flet për perspektivën e qartë dhe shpresëdhënëse.
Revolucioni Islamik i Iranit, që tani hyn në vitin e 41-të të fitores së tij, është një revolucion që rrjedh nga vullneti i masës popullore. Ky revolucion u bazua në bindjet dhe besimet e një kombi që nuk lejonte heshtjen kundër tiranisë dhe padrejtësisë dhe qëllimi i tij kryesor ishte të ballafaqohej me padrejtësitë dhe shtypjen. Por ajo që çoi në mobilizimin e masës së popullit ishte porosia e Zotit që dyert e fitores dhe horizonti do të hapen në të ardhmen. Në ditët e para të revolucionit, ky ajet u përdor në shumicën e parullave dhe njoftimeve që thotë:
«إِنَّ اللّهَ لاَ یُغَیِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى یُغَیِّرُواْ مَا بِأَنْفُسِهِمْ؛»
11. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All-llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij. ( ajeti 11- sure Rra’ad)
Njerëzit për të përcaktuar fatin e tyre dolën në skenë dhe krijuan një revolucion të madh. Ata e kanë kuptuar udhëzimin Kuranor se tradita hyjnore e të gjitha epokave ka qenë se kudo që të shtypurit janë nënshtruar nga sundimtarët, vullneti i Zotit është realizuar kur ata kanë shijuar shijen e ëmbël të triumfit mbi të keqen dhe përfundimisht atyre u jepet mundësia e adminsitrimit dhe udhëheqjes së tokës.
«ونُرِیدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِینَ اسْتُضْعِفُوا فِی الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِینَ»
5. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. ( ajeti 5-sure Kasas)
Ky ajet, i cili është një prej surve të Mekës, është shprehur në Kuran dhe thuhet se është zbritur aty në vitin e njëmbëdhjetë të Hixhretit, kur myslimanët po kalonin tortura dhe persekutime të rënda dhe ishin nën rrethim e Kurejshëve dhe në kohën kur dy përkrahës të Profetit të Islamit(SAVS), Ebu Talib dhe Khatixheja, kishin ndërruar jetë. Në të njëjtën kohë, udhëtimi i Profetit të Islamit (SAVS), në Taif gjithashtu kishte dështime, duke rezultuar në dobësimin dhe pasigurinë e popullit musliman që mund të shkaktonte dëshpërim dhe mungesë shprese. Zoti rrëfen historinë e shtypjes së Faraonit dhe lëvizjes së Profetit Musa (as), në mënyrë që frika e tyre të kthehet në shpresë dhe të dinë se pas çdo ashpërsie ekziston një vullnet hyjnor dhe vullneti hyjnor mbizotëron mbi gjithçka.
Ajetet e Kuranit theksojnë se rezistuesit dhe kryengritësit mund të humbasin njerëz mirëpo në fund nuk do të thyhen dhe nuk do të munden. Kurani të grithë atyre që rezistojnë në këtë rrugë u jep atyre mesazhin shpresëdhënës. Sot bota islame ka një perspektivë të qartë dhe të ndritur përpara. Sot jo vetëm Republika islamike e Iranit është një shtet i fuqishëm dhe me stabilitet në rajon, por edhe armiqtë e mëdhenj dhe hegjemonistët e dhunshëm të cilët kanë në dorë të gjithë botë, janë të pafuqishëm përballë kryengritjes së popujve myslimanë dhe zgjimit të këtyre popujve. Rruga përballë tyre është e bllokuar dhe kjo tregon premtimin hyjnor që thotë:
«وَ نُرِیدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِینَ اسْتُضْعِفُوا فِی الْأَرْضِ وَ نَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَ نَجْعَلَهُمُ الْوارِثِینَ»
5. E Ne duam t’i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t’i bëjmë udhëheqës dhe t’i bëjmë trashëgues. ( ajeti 5-sure Kasas)
Ky premtim hyjnor jepet si shpërblim për zgjimin dhe lëvizjen e myslimanët të cilët gradualisht po i afrohen të ardhmes së ndritur të tyre.