E ardhmja e ndritur 2
Shteti i ngritur nga revolucioni islamik është i bazuar në parimet dhe dispozitat themelore dhe të pastra njerëzore dhe islame dhe buron tek brendësia e njeriut që me kalimin e kohës nuk vjetërsohet asnjëherë.
Revolucioni islamik në Iran, hapi një fazë të re të identitetit kulturor dhe historik të kësaj toke së cilës i dha një civilizim të ri të mbështetur tek aspiratat dhe parimet e shenjta të fesë islame. Shkaqet dhe arsyet e këtij revolucioni janë faktorë që mund të krijojnë ndryshim thelbësor dhe serioz në jetën e njerëzor sot dhe për këtë arsye revolucioni islamik mund të quhet një fenomen historik dhe me ndikim në ndryshimin e epokës bashkëkohore. Revolucioni islamik me këndvështrimin e tij në rrugën e Zotit dhe mbështetjes tek udhëzimet e fesë islame, në përgjithësi përkufizohet si lufta e së mirës ndaj së keqes, që ecën në rrugën e tij të zhvillimit.
Një pikë e rëndësishme është fakti se shteti i ngritur nga revolucioni islamik është i bazuar në parimet dhe dispozitat themelore dhe të pastra njerëzore dhe islame dhe buron tek brendësia e njeriut që me kalimin e kohës nuk vjetërsohet asnjëherë dhe është gjithmonë tërheqës për brezat e rinj. Vlera si kërkimi i Zotit, kërkesa për drejtësi, pavarësi, liri, përballjen me padrejtësitë dhe mbrojtjen e të përvuajturve..., janë disa nga sloganet dhe objektivat kryesore të revolucionit islamik. Mund të thuhet se revolucioni islamik i Iranit ishte një lëvizje e pashoq në historinë politike të botës, që ka karakteristika që e bëjnë atë të veçantë në krahasim me revolucionin e vitit 1789 në Francë dhe revolucionin e tetorit 1917 në Rusi.
Që të dy ato revolucione nuk arritën të realizojnë objektivat e tyre të përgjithshme. Revolucionarët e Francës që kërkonin të realizonin një shtet demokratik dhe bolshevikët e Rusisë që synonin politika socialiste, pa mundur të prezantojnë parajsën e tyre, përfunduan rrugën e nisur. Liberalët në vend të lirisë reale, njerëzve u kanë prezantuar një perde materialiste të shoqërisë industriale, ndërsa socializmi nuk arriti të vendosë drejtësinë sociale. Mirëpo njeriu sot nga njëra anë kërkon realizimin e aspiratave si qetësia fizike dhe shpirtërore e tij dhe nga ana tjetër kërkon që liritë politike dhe drejtësia sociale të mos bien viktima të njëri-tjetrit. Të tilla kërkesa nuk janë realizuar kurrë në teorinë ideale materiale të kësaj bote në revolucionet e Francës dhe Rusisë. Qëndresa dhe zhvillimi i revolucioneve varet nga ideja kryesore e shfaqjes së atij revolucioni. Nëse idetë e një revolucioni arrijnë të bindin brezat e ardhshëm për nga origjinaliteti dhe vërtetësia e tij, atëherë ai revolucion do të jetë i përhershëm. Idetë e Revolucionit Islamik janë ide të përhershme. Kërkesa për drejtësi, liri, pavarësi dhe përballjen me ndërhyrjet e të huajve, janë faktorë që nuk vjetërsohen asnjëherë dhe që janë gjithmonë tërheqëse për brezat e ndryshëm. Lideri suprem i revolucionit islamik thotë: Një shtet që është i bazuar tek morali dhe etika, i bazuar tek parimet islame dhe aspiratat e brendshme, edhe nëse ka kaluar me qindra vite nga jeta e tij, ai nuk vjetërsohet kurrë, mund të qëndrojë gjithmonë i gjallë dhe i freskët dhe progresist. Shtetin e Republikës Islamike të Iranit shikojeni me këtë këndvështrim. Sigurisht shteti ynë që ka lënë pas 40 vite, ndodhet në fillesat e jetës së tij. D.m.th. në përballje me regjimet që mbizotërojnë botën. 200 apo 300 vjet të tjera ai do të vazhdojë të jetë një shtet i ri. Shteti ynë gëzon gjallëri rinore me kuptimin e plotë të fjalës. Nëse hedhim një vështrim mbi të ardhmen, kjo gjendje është një gjëndje e vazhdueshme dhe e përhershme. Ky është një shteti progresist, i gjallëruar, që ecën përpara dhe që nuk mplaket kurrë, ky është shteti i Republikës Islamike të Iranit.