E ardhmja e ndritur 3
Disa pyesin se si e ardhmja është e ndritur? Kur e dimë se shumë tregues social dhe kulturor në Iran nuk tregojnë një status të mirë.
Të shpresosh për një të ardhme të ndritshme nuk do të thotë të injorosh mangësitë dhe mungesat e Iranit në sektorë të ndryshëm, por rruga e përshkuar deri tani tregon aftësinë dhe mundësitë e vendit për të arritur përparim dhe zhvillim. Një nga karakteristikat e sistemit islam është kapaciteti dhe efikasiteti i sistemit. Sistemi i Republikës Islamike ka dëshmuar se modeli islamik iranian mund të ndjekë rrugën e përparimit dhe zhvillimit dhe të kthehet në një komb përparimtar dhe të zhvilluar i ndërtuar mbi baza fetare. Një vështrim i shkurtër mbi zhvillimet në këtë vend tregon qartë procesin e tij në rritje dhe zhvillim. Përparimet mahnitëse shkencore në fushën e mjekësisë, qelizat burimore, klonimi, nanoteknologjia, teknologjia bërthamore, hapësinore dhe pajisjet e avancuara ushtarake, etj., të gjitha demonstrojnë kapacitetin dhe efikasitetin e këtij sistemi. Rëndësia e sukseseve të arritura dhe e progresit të vazhdueshëm bëhet edhe më e qartë kur vihet re se sukseset dhe përparimet e arritura gjatë gjithë kësaj kohe, janë bërë përkundër të gjitha pengesave, armiqësive, sabotimeve, sanksioneve dhe propagandës së përhapur nga armiqtë vendas dhe ndërkombëtarë dhe një nga arsyet e armiqësisë së arrogancës botërore me sistemin islam është se Republika Islamike e Iranit, me kulturën e saj të pastër islamike, ka ngjitur majat e suksesit njëra pas tjetrës dhe po bëhet një model shembullor për vendet e lira dhe ato islamike. Irani sot është shumë i ndryshëm nga Irani i 40 viteve më parë. Një ditë, komandantët ushtarakë shqetësoheshin se aeroplanët iranianë mund të përdoren edhe deri në disa javë; Por sot, fuqia ushtarake e Iranit ka arritur atë pikë saqë ndjek dhe rrëzon avionët dronë më të përparuar spiunë. Dikur Republika Islamike i kërkonte Libisë disa raketa, por sot rrezja e raketave të saj është disa mijëra kilometra; Ishte një kohë kur Irani nuk ishte i përfillshëm në përllogaritjet e shumë udhëheqësve botërorë. Por tani fuqitë botërore pranojnë se pa ndërhyrjen e Iranit, shumë ngërçe në rajon nuk mund të zgjidhen. Mjafton të shikoni pozitën e Amerikës 40 vjet më parë dhe rënien e fuqisë së saj aktuale në Lindjen e Mesme. Ku ishte Irani para 40 vitesh dhe ku është Irani sot?
Lideri suprem i Iranit thotë: "Armiqësia e sistemit arrogant amerikan dhe çdo njeri arrogant në botë me sistemin islam është për shkak të ngritjes së flamurit të drejtësisë. Kjo është për shkak se ata e shohin se në emër të Islamit dhe me mësimet e larta të Islamit, një vend po shkon drejt rritjes dhe zhvillimit shkencor dhe teknologjik, duke e ditur mirë se kjo do të bllokojë influencën dhe depërtimin e tyre. Ata kundërshtojnë çdo vend që jashtë sferës së fuqisë së tyre përpiqet për të arritur zhvillimin shkencor dhe përparimin; ata kundërshtojnë çdo vend që garon me ta në fushën e shkencës dhe zhvillimit." Sic thekson edhe lideri suprem, armiqtë kanë bërë gjithçka që kanë mundur dhe nuk kanë mundur të realizojnë asgjë. Ajo që është e qartë është se Irani ynë i dashur do të shkëlqejë mbi çatinë e botës duke u mbështetur në dy krahët e Islamit dhe Republikës.