E ardhmja e ndritur 4
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i94664
Një nga tiparet e Revolucionit Islamik është se ai është një prej lëvizjeve hyjnore të kryera nga profetët.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shkurt 10, 2020 17:10 Europe/Tirane
  • E ardhmja e ndritur 4

Një nga tiparet e Revolucionit Islamik është se ai është një prej lëvizjeve hyjnore të kryera nga profetët.

Një nga tiparet e Revolucionit Islamik është se ai është një prej lëvizjeve hyjnore të kryera nga profetët. Në këtë nivel, Revolucioni Islamik ka qenë në përputhje me vullnetin hyjnor për të zgjuar njerëzit dhe për t’i kthyer ata drejt vlerave fetare. Është e qartë se para Revolucionit Islamik, procesi i historisë së njerëzimit kishte arritur kulmin e distancimit nga mësimet hyjnore. Kjo kishte shkuar deri në atë masën saqë disa mendimtarë perëndimorë, si Nietzsche, flisnin për vdekjen e Zotit, dhe sociologët klasikë, me përjashtim të disa prej tyre, prisnin që feja të zhdukej me lindjen e diellit të shekullit  të XX-të. Në të kundërt, Revolucioni Islamik, siç e quajnë studiuesit perëndimorë, shënoi kthimin e Zotit në jetën njerëzore. Ata besonin se me Revolucionin Islamik po zhvillohej një revolucion i heshtur në të menduar dhe me arsyetim se Zoti po kthehej. Sipas fjalëve të Bobby Said, autor i librit "Frika Themelore", Ringjallja Islame, është ajo që përfaqëson rilindjen e një perëndie që u vra nga perëndimorët në mënyrë që njeriu të jetonte më të mirë. Ringjallja e Islamit është e lidhur me kthimin e besimit.

Revolucioni Islamik në fjalimet e drejtuesve të tij ka një nivel të tillë kuptimi. Imam Khomeini beson se “zgjimi i kombit iranian u arrit nga Zoti dhe se qeniet njerëzore nuk mund ta bëjnë këtë", sepse një kryengritje e tillë është e pashembullt në histori. Në përshkrimin e tij, ky revolucion "është një mendim hyjnor, dhe një fuqi e mbinatyrshme është udhëzuesi i tij. Kjo ishte dora e Zotit që vloi nga mesi i kombit”. Lëvizja për Zotin, që është udhëzimi i vetëm i Zotit për tërë njerëzimin, nga këndvështrimi i Imam Khomeinit (ra), sjell lumturinë e shoqërisë në botë dhe ahiret dhe përfshin udhëzimet e të gjithë profetëve dhe evliave të mëdhenj. Ai duke cituar ajetin kuranor ( ajeti 46/surja Sebe) dhe duke iu drejtuar myslimanëve të botës, thotë:

 46. Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”. 

Fjala "Lëvizje" këtu nuk do të thotë qëndresë dhe kryengritje, por që të jesh i përgatitur, i motivuar, i gatshëm, me vullnet dhe i vendosur për të bërë punën. Gama globale e mesazhit të Revolucionit Islamik vjen nga ky nivel i të kuptuarit të revolucionit dhe zgjimi i gjithë njerëzimit, i cili është qëllimi i Revolucionit Islamik, gjen kuptim në këtë botë kuptimi. Mbi këtë bazë, Revolucioni Islamik ka një aftësi dhe proces të veçantë. Ndërsa kanë kaluar dyzet vjet nga shfaqja e tij, ky revolucion ka të njëjtën gatishmëri, motivim, vullnet dhe vendosmëri për vendim dhe veprim në punën e tij. Kjo aftësi dhe ky proces e bën të ardhmen e Revolucionit Islamik shumë më të ndritshëm, më premtues dhe më të suksesshëm. Sigurisht, ajo që është për Zotin bëhet e qëndrueshme dhe e vazhdueshme. Kryengritja e Ashures duke qenë se kishte nuanca hyjnore, u bë e qëndrueshme dhe e përjetshme.