E ardhmja e ndritur 5
Një nga karakteristikat e spikatura të Revolucionit Islamik është prania, angazhimi dhe hyrja e rinisë në fushën e menaxhimit që në ditët e para të Revolucionit Islamik, ashtu edhe gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë.
Një nga karakteristikat e spikatura të Revolucionit Islamik është prania, angazhimi dhe hyrja e rinisë në fushën e menaxhimit që në ditët e para të Revolucionit Islamik, ashtu edhe gjatë tetë viteve të mbrojtjes së shenjtë. Kjo prani e jashtëzakonshme ishte pikërisht ajo që e bëri revolucionin e sapolindur të kombit iranian, të jetë në gjendje t’u rezistojë të gjitha llojeve të problemeve dhe kërcënimeve vendas dhe të huaj dhe të kalojë me krenari të madhe provime dhe testime të ndryshme. Tani popullsia e re nën moshën 40 vjeç, një pjesë e konsiderueshme e së cilës është rezultat i valës së rritjes së popullsisë në vitet 60 ( kalendari diellor), është një mundësi e vlefshme për sistemin islamik. 36 milion njerëz ndodhen në moshën 15-40 vjeç. Afro 14 milion kanë përfunduar arsimin e lartë dhe Irani mban renditjen e dytë në botë për nga numri I nxënësve në shkencë dhe inxhinieri. Gjatë një numër i madh I të rinjve janë rritur me frymën revolucionare dhe të gatshëm për përpjekje xhihadiste. E gjithë kjo është janë pasuri e madhe për Iranin dhe të ardhmen e tij, gjë e cila nuk mund të krahasohet me asnjë pasuri tjetër materiale.
Sic thekson lideri suprem: Veprimtaria fetare dhe morale e Republikës Islamike të Iranit, ka thithur zemrat e ndritura dhe në veçanti të të rinjve dhe në këtë mënyrë ambienti ndryshoi në favor të fesë dhe moralit. Lëvizjet e të rinjve në fusha të vështira si mbrojtja e lavdishme, të cilat janë shoqëruar me falje, lutje dhe shpirtin e vëllazërisë dhe të sakrificës, kanë bërë të mundur ringjalljen e ngjarjeve më të larta të islamit. Prindërit i lejuan ata që me ndjenjën e përgjegjësisë fetare të nxitojnë në fushën e Xhihadit dhe më as ata u përballën me trupat e përgjakur të fëmijëve të tyre, por përsëri shprehën falënderime. Xhamitë dhe qendrat fetare u gjallëruan tejmase. Radhët e mëdha për të shprehur lutje, janë të mbushur me të rinj, profesorë, studentë, femra dhe burra. Të gjithë ata janë angazhuar me mish e shpirt në lëvizjet për rindërtim ku mijëra forca vullnetare dhe të rinj kanë treguar sakrificë të jashtëzakonshme. Nama, haxhi, agjërimi, ceremonitë e pelegrinazhit në këmbë, ceremonitë e ndryshme fetare, etj., janë zgjeruar jashtëzakonisht shumë sidomos në mesin e të rinjve. E gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur perëndimi insistonte në eliminimin e etikës dhe moralit dhe njëkohësisht bënte propagandë të gjerë që burrat dhe gratë të anoheshin nga korrupsioni, imoraliteti, degjenerimi dhe eliminimi i fesë. Ringjallja fetare ishte një tjetër mrekulli e revolucionit dhe e sistemit islamik. Duke pasur parasysh këtë veprimtari dhe ndikim të madh, revolucioni islamik i Iranit ka ndikim të vazhdueshëm dhe botëror dhe ky ndikim ka shkuar deri aty saqë Alvin Tofelr, një sociolog i njohur thotë: Rreziku kryesor qëndron se të rinjtë, bile edhe ata në Amerikë, mund të priren për nga feja. Sot nëse studioni mesazhet e imam Khomeinit (ra) arrini të kuptoni se ai përpara se çdokush tjetër i ka kuptuar prirjet përtej kufitare të të rinjve dhe mesazhet e tij nuk janë vetëm për një komb. Khomeini është burri i shekullit të 21 edhe pse ai ka jetuar në shekullin e 20-të. Sot kur kanë kaluar 41 vjet nga fitorja e revolucionit islamik të rinjtë janë mbrojtësit kryesor të ideve dhe aspirata të revolucionit islamik dhe janë ata që me gjallëri dhe ambicie të lartë kryejnë përgjegjësinë për realizimin e aspiratave dhe objektivave të revolucionit. Ata duke bërë qëndresë përballë komploteve dhe sanksioneve, po ngrenë një të ardhme të ndritur dhe të pëlqyeshme. Këta të rinj janë mbështetur tek Zoti i cili në ajetin 139 të sures Ali Imran thotë:
« وَلاتَهِنوا وَلاتَحزَنوا وَ اَنتُمُ الاَعلَونَ اِن کُنتُم مُؤمِنین؛ »
139. E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.