Besimi dhe mbështetja te Zoti, sekreti i fitores dhe qëndresës
https://parstoday.ir/sq/radio/iran-i94667
Karakteristika e Revolucionit Islamik të Iranit në krahasim me revolucionet e tjera të botës, ishte spiritualizmi, besimi dhe mbështetja te Zoti e cila është ruajtur deri më tani dhe po vazhdon në një njëjtën mënyrë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Shkurt 10, 2020 17:20 Europe/Tirane
  • Besimi dhe mbështetja te Zoti, sekreti i fitores dhe qëndresës

Karakteristika e Revolucionit Islamik të Iranit në krahasim me revolucionet e tjera të botës, ishte spiritualizmi, besimi dhe mbështetja te Zoti e cila është ruajtur deri më tani dhe po vazhdon në një njëjtën mënyrë.

Përshëndetje miq të nderuar. Ndodhemi në “Dhjetëditëshin e Faxhrit”. Dhjetëditëshi i Faxhrit quhen ditët nga 12 deri në 22 bahman të vitit 1357 të kalendarit iranian (1 deri 11 shkurt të vitit 1979) në historinë e Republikës Islamike të Iranit të cilat përkojnë me kthimin e Imam Khomejnit (ra) në Iran pas një dëbimi 14 vjeçar nga vendi deri në fitoren përfundimtare të Revolucionit Islamik të Iranit. Imam Khomejni (ra) këto ditë përcaktuese në historinë e Iranit i ka quajtur “Ejamu All-llah” (Ditët e Zotit). Ai në lidhje me Ditët e Zotit ka thënë: “Ngjarjet që kanë ndodhur gjatë Ditëve të Zotit, janë mësimdhënëse për historinë dhe njerëzit përgjatë gjithë historisë dhe zgjojnë ndërgjegjen e njeriut. Ngjarjet e mëdha të historisë për disa prej të cilave i ka përmendur edhe Kur’ani i shenjtë, janë shëmbëlltyrë shumë e mirë për ndërtimin e shoqërive dhe personaliteteve dhe shoqërisë së epokës tonë e cila është epokë e revolucionit... dhe jemi dëshmitarë të shumë ngjarjeve të mëdha të cilat duhet t’i konsiderojmë “Ditë të Zotit” dhe duhet t’i kujtojmë ato dhe t’ua tërheqim vëmendjen të tjerëve në lidhje me ato ngjarje”. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu ditë të cilat bëhen kthesë e madhe e historisë dhe ditët gjatë të cilave njeriu shikon dorën e fuqisë së Zotit të madhëruar gjatë ngjarjeve, i quan “Ejamu All-llah” (Ditë të Zotit).

Imam Khomejni dhe Ajetullah Khamenei

Në epokën bashkëkohore, kanë ndodhur revolucione dhe zhvillime të mëdha në të gjithë botën që rezultat i shumicës së tyre ka qenë vetëm zhvendosja e pushtetit. Mirëpo Revolucioni Islamik i Iranit është shfaqur duke mohuar varësinë nga fuqitë botërore dhe vetëm duke u mbështetur në forcën hyjnore dhe duke theksuar mbi parimet dhe bazat e Islamit si një fe shpëtimtare. Ky revolucion ka arritur në fituar nën udhëheqjen e një autoriteti fetar dhe duke u mbështetur në vlerat islame, edhe atë në rrethana në të cilat dy superfuqitë botërore, Amerika dhe ish-BRSS, kurrë nuk mendonin se një zhvillim ose revolucion të ndodhë jashtë ideologjive dhe jashtë sferës së ndikimit të tyre. Në ideologjinë komuniste të ish-BRSS, feja konsiderohej si faktor i neglizhencës dhe mosvetëdijesimit të popujve kurse të menduarit liberalist e konsideronte fenë të ndarë nga politika dhe si një faktor që kufizohet vetëm me adhurimet individuale. Mirëpo me ndodhjen e Revolucionit Islamik në Iran, bota ishte dëshmitare e një lëvizje e cila mësim të veprimtarisë së vet e kishte vendosur besimin dhe mbështetjen te Zoti i madhëruar. Imam Khomejni (ra) në shpjegimin e këtij të menduari, ka thënë: “... Dhe Zoti i madhëruar iu ka premtuar juve fitoren duke thënë: “Nëse e ndihmoni Zotin, Ai do t’iu ndihmojë juve”. Qëndroni të palëkundur dhe ruani grushtet e mbledhur fortë sepse ata janë grushte hyjnore dhe mos keni frikë nga asnjë superfuqie dhe mos u shqetësoni nga çfarëdo lloj propagande të jashtme dhe të brendshme. Ne e vazhdojmë rrugën tonë dhe ajo është rruga e Zotit”.

Besimi dhe mbështetja te Zoti u bë çelës i fitores së Revolucioni të madh Islamik dhe vendosi dhe forcojë themelet e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Në të vërtetë çdo kush që në rrugën e tij duke vazhduar përpjekjen dhe lëvizjen e vet, mbështete te Zoti, kurrë nuk i lëkundën hapat e tij dhe kurrë nuk i dobësohet vullneti i tij. Në ajetet kur’anore dhe në transmetimet fetare gjithashtu është theksuar kjo çështjeje. Në tregimin e Profetit Musa a.s. thuhet se në kohën kur ai dhe ndjekësit e tij natën u nisën nga Egjipti në drejtim të Palestinës, Faraoni u informua. Ai dërgoi ushtarët e vet rreth e rrotull për t’i kërkuar. Ai i detyroi njerëzit që t’i bashkohen ushtarëve të tij dhe formoi një ushtri të madhe dhe ndoqi popullin Beni Israil në mënyrë që t’i kapë ata para se të arrijnë në Palestinë. Faron dhe ushtria e tij ndoqi Hazreti Musain a.s. dhe ndjekësit e tij. Kur populli Beni Israil arriti në brigjet e Detit të Kuq, shikuan mbrapa kokës dhe e panë ushtrinë e armatosur të Faraonit të armatosur deri në dhëmbë e cila vinte drejt tyre. Zhurma dhe britmat e popullit Beni Israil arritën në kupë të qiellit dhe në kohën kur ata ishin duke vdekur nga frika e madhe, i thanë Profetit Musait a.s.: “O Musa! Ushtria e Faraonit gati arriti te ne dhe ne nuk kemi aftësinë dhe forcën që të përballemi me ushtrinë e Faraonit dhe tani para neve është deti dhe pas neve është ushtria e armikut, çfarë duhet të bëjmë?” Profeti Musa a.s. u tha atyre: “Mos keni frikë! Zoti është me mua dhe do të më udhëzojë mua drejt rrugës së shpëtimit”. Kjo është një çështjeje të cilën e ka vë në dukje shumë herë Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka thënë: “Republika Islamike e Iranit duke u mbështetur në fuqinë hyjnore dhe duke besuar në fuqinë e pranisë së popullit, nuk ka frikë nga asnjë fuqi në botë dhe nëse dikush duke imituar moralin e dobët të popullit Beni Israil thotë: “Me të vërtetë ne do të shkatërrohemi”, edhe ne duke imituar Hazreti Musain a.s., u themi atyre: “Zoti është me ne””.

Revolucioni Islamik i Iranit dhe fitorja e tij, ka shumë ngjashmëri me kryengritjet e profetëve hyjnor dhe ndjekësve të tyre dhe ka qenë i mbushur me spiritualitet, besim dhe mbështetje te Zoti i madhëruar dhe po vazhdon deri më tani. Ky spiritualitet buron nga bindjet dhe besimi i popullit mysliman të Iranit dhe i udhëheqjes fetare të Imam Khomejnit (ra). Një udhëheqës i cili rrugën dhe metodën e profetëve hyjnor e kishte vendosur program të lëvizjes së vet dhe kishte kombinuar spiritualitetin me politikën dhe kishte prezantuar një metodë të re në rrugën e luftës së vet. Imam Khomejni kishte arritur që me duar boshë dhe pa kërkuar ndihmë nga fuqitë e tjera të botës, të krijojë një revolucion të madh në botë. Një revolucion i cili ishte ndërtuar në bazë të detyrës hyjnore dhe zbatimit të urdhrit të Zotit dhe vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit. Në të vërtetë, zemra e liderit të madh të Revolucionit Islamik ishte e mbushur me besim te Zotit, prandaj edhe fjala dhe vepra e tij ishte hyjnore dhe kishte ndikim shumë të madh dhe depërtonte deri në thellësinë e zemrës së njerëzve. Populli mysliman i Iranit me të dëgjuar thirrjen e liderit të vet, iu bashkua atij për ta mbrojtur fenë dhe për t’u përballur me korrupsionin e regjimit mbretëror Pahlavi. Qytetarët iranianë me duar bosh, por me zemër me plotë besim dhe mbështetje te Zoti, dolën në skenën e veprimit dhe qëndruan përball regjimit të fuqishëm dhe despotik i cili duke u mbështetur në forcën ushtarake dhe të sigurisë, i shtypte ata dhe gëzonte mbështetjen e plotë të fuqive të mëdha si Amerikës dhe shteteve evropiane. Qytetarët iranianë sipas udhëzimeve të Imam Khomejnit (ra), për ta rrëzuar këtë regjim despotik dhe tiran, shembull të luftës së tyre e vendosen kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.). Në më mënyrë që protestat më të mëdha të Revolucionit u organizuan në ditët si Tasua, Ashura dhe Arbainit të Imam Husejnit (a.s.). Kjo mbështetje në Imam Husejnin (a.s.) është bërë shkak që morali për të luftuar kundër dhunës dhe morali i martirizimit të forcohet në masë shumë të madhe në mesin e popullit të Iranit. Ky moral gjithashtu ka vazhduar të zhvillohet në mesin e popullit revolucionar të Iranit dhe shembulli më i mirë i manifestimit të këtij morali, ishte periudha tetë vjeçare e Mbrojtjes së Lavdishme të luftëtarëve të Islamit përball agresionit ushtarak të regjimit Ba’th të Sadam Husejnit. Gjatë zhvillimit të kësaj lufte të pabarabartë, luftëtarët e Islamit me mbështetje dhe besim te Zotit dhe nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra), ngadhënjyen kundër ushtrisë së armatosur deri në dhëmbë të Sadam Husejnit.

Të qenit rob i sinqertë i Zotit, është rezultat i besimit dhe mbështetjes te Zoti. Këtyre ditëve kur po manifestohet 41 vjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, e gjithë bota po shikon manifestimin e pashembullt të spiritualitetit në shoqërinë e Iranit. Me martirizimin e Haxh Kasem Solejmani si një komandant ushtarak me sinqeritet dhe devotshmëri, me miliona qytetarë myslimanë dhe revolucionarë kanë dalë në rrugë dhe duke shprehur simpatinë e vet ndaj këtij burri besimtar, kanë deklaruar urrejtjen e madhe ndaj terrorizmit shtetëror të Amerikës. Kjo pjesëmarrje e pamenduar e qytetarëve iranianë ka çuditur të ata të cilët përgjatë më shumë se 40 viteve sulmonin popullin e Iranit jo vetëm me armë ushtarake dhe kimike, por e bombardonin edhe në aspektin intelektual dhe kulturor me mjete të ndryshme mediale të sofistikuara dhe gjithëpërfshirëse në mënyrën më të pamoralshme. Imam Khomejnit (ra) shumë vite më parë ka thënë: “Populli ynë ka ndryshuar rrugën e historisë. Ata (armiqtë tanë) bënin llogarinë e çdo veprimi, përveçse nuk e bënin llogarinë e një çështjeje dhe ajo është spiritualiteti”. Lideri i ndjerë i Revolucionit Islamik të Iranit duke shpjeguar këtë çështjeje se vullneti hyjnor i përket fitores së popullit të Iranit, lajmëron popullin iranian duke thënë: “Cili faktor mund të tregonte një mrekulli të tillë, përveçse fuqisë hyjnore? Ata të cilët nuk mund ta shikojnë dorën e fuqisë së Zotit në këto ngjarje dhe bëjnë analiza materialiste në lidhje me këto çështjeje, mbesin mbrapa”.

Aktualisht në prag të 41 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, populli i Iranit me besim dhe mbështetje te Zoti, po vazhdon rrugën e zhvillimit dhe progresit të vet. Një revolucion ky i vili jo vetëm ka rrënjët e veta në bindjet islame të popullit iranian, por ai edhe qëllimin dhe dinamizmin e vet e kërkon në fenë Islame. Ky revolucion është themeluar mbi bazën e besimit në Zotin një dhe pranimin e sundimit vetëm të Zotit dhe mbi nevojën e dorëzimit të njeriut para Zotit, mbi besimin në shpalljen hyjnore dhe mbi rolin themelor të shpalljes hyjnore në shpjegimin e ligjeve. Në këtë kuadër, ky revolucion me një vizion të tillë, ka ndërtuar sistemin shtetëror politik demokratik të bazuar mbi baza të kulturës dhe civilizimit iranian dhe parimeve, vlerave dhe ligjeve të Islamit, çështje kjo e cila vetvetiu ka prishur të gjitha llogaritë e fuqive të mëdha botërore.  

Miq të nderuar duke uruar Dhjetëditëshin e Faxhrit, po ua tërheqim vëmendjen juve në një deklaratë të Ajetullah Khamenei në lidhje me Revolucionin Islamik i cili ka thënë: “Ky Revolucion është krijuar nëpërmjet popullit, me vullnetin e popullit, me forcën revolucionare të popullit, me besimin e popullit, me po këtë forcë e ka mbrojtur veten dhe me këtë forcë ka qëndruar dhe ka zhvilluar rrënjët e veta. Ishte populli ai i cili nuk është frikësuar, ishte populli i Iranit i cili rezistoi dhe manifestoi domethënien e këtij ajeti kur’anore: “E atyre (shokëve të Profetit) dikush u tha : “Njerëzit (idhujtarët) janë tubuar t’ju sulmojnë, pra kini frikë!” Kjo vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahun, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Ali Imran 173). Populli iranian vazhdimisht është kërcënuar, armiqtë vazhdimisht kanë thënë se do t’iu sulmojmë, vazhdimisht kanë thënë se do t’iu sanksionojmë. Mirëpo populli iranian kurrë nuk u frikësua as nga kërcënimet ushtarake, as nga sanksionet dhe as nuk u paralizua nga sanksionet, por pa frikë dhe me guxim e trimëri të plotë vazhdoi rrugën e vet”.