Revolucioni Islamik i Iranit, thirrës për drejtësi dhe progres
Imam Khomejni (ra), themeluesi i Revolucionit Islamik të Iranit, këtë revolucion e konsideronte më të dalluar nga revolucionet e tjera, sepse ky revolucion ishte i bazuar mbi idealet në të cilat drejtësia dhe spiritualiteti në kuptimin e gjerë të tyre, mund të vëreheshin në të gjitha zhvillimet e këtij revolucioni.
Ajetullah Khamenei gjithashtu për herë të parë në vitin 1387, diskursin e përgjithshëm në dekadën e katërt të Revolucionit Islamik të Iranit e ka përcaktuar diskursin e drejtësisë dhe zhvillimit me këtë qëllim që në këtë dekadë të realizohet një drejtësi e gjerë dhe një progres i gjithanshëm.
Në bazë të dëshmisë së Kur'anit të shenjtë, të gjitha fetë qëllimin e tyre e kanë vendosur drejtësinë dhe në bazë të kësaj Zoti i madhëruar në ajetin 25 të sures Hadid në Kur'anin e shenjtë thotë:
لَقَدْ أَرْسَلْنا رُسُلَنا بِالْبَیِّناتِ وَ أَنْزَلْنا مَعَهُمُ الْکِتابَ وَ الْمیزانَ لِیَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ
"Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që njerëzit ta zbatojnë drejtësinë".
Ky ajet i Kur'anit të shenjtë thotë se qëllimi i dërgimit të profetëve dhe shpalljes së librave të shenjtë dhe argumenteve të qarta, është zbatimi i drejtësisë dhe zgjerimi i saj në shoqërinë njerëzore. Fjala "Bej-jinat" në këtë ajet kur'anor do të thotë argumente të sigurta dhe të padiskutueshme të cilat i prezantojnë profetët e Zotit. Fjala "Kitab" ka për qëllim paraqitjen e Kartës së feve në lidhje me dituritë, dispozitat ligjore dhe parimet morale. Ndërsa fjala "Mizan" do të thotë ato kritere dhe standarde në bazë të të cilave zbatohet drejtësia dhe vendoset drejtësia në të gjitha fushat e zhvillimit shoqëror. Gjithashtu profetët hyjnor gjatë historisë janë pozicionuar përkrah njerëzve të shtypur dhe gjithnjë kishin brengën e zbatimit të drejtësisë në shoqëri.
Në Kur’anin e shenjtë thuhet se profetët përballen me tiranët, aristokracinë dhe njerëzit e dhunshëm dhe të padrejtë të cilët gjithnjë kundërshtojnë profetët e Zotit. Zoti i madhëruar në ajetin 34 të sures Sebe’a në Kur’anin e shenjtë thotë:
وَمَا أَرْسَلْنَا فِی قَرْیَةٍ مِنْ نَذِیرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ کَافِرُونَ
“Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga profetët e që aristokratet e atij vendi të mos u thoshin: ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar”. Përveç kësaj, të gjitha fetë kanë qëndrim të unifikuar në lidhje me këtë çështjeje se përfundimi i kësaj lëvizje dhe i këtij procesi të madh historik, është një përfundim optimist për vendosjen dhe zbatimin e drejtësisë dhe do të rezultojë me një periudhë të vendosjes dhe zbatimit të fesë së përkryer të Zotit. Në një lutja pas vizitës së “Ale Jasin” (Ehli Bejtit) thuhet: “Ai e mbush tokën me drejtësi në kohën kur ajo është mbushur me padrejtësi dhe dhunë”. Të gjithë profetët e Zotit, të gjitha fetë dhe të gjitha besimet kanë vë në dukje një përfundim të tillë dhe theksimi i të gjithë atyre në fillim, në vazhdimin e rrugës dhe në përfundim, është drejtësia. Feja e pastër e Islamit e cila është e vetmja fe e përkryer dhe e pranueshme pranë Zotit të madhëruar, është shkollë e drejtësisë dhe ekuilibrit dhe Umeti Islam gjithashtu është prezantuar si umet i rrugës së mesme dhe ekuilibrit në mënyrë që të bëhet shembull për umetët e tjerë.

Një prej qëllimeve afatgjate të Revolucionit Islamik të Iranit, është zbatimi në praktik i të menduarit të profetëve dhe realizimin e dëshirave dhe aspiratave të të gjithë besimtarëve të besimit në një Zot dhe të rrugës së vërtetë. Do të thotë formimi i një strukture ose shoqërie njerëzore e cila jeton në bazë të mësimeve të Islamit dhe mësimeve të profetëve të Zotit. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë çështjeje thotë: “Ne besojmë se rruga e lumturisë së njerëzve është rruga e mësimeve të profetëve të Zotit dhe mësimet më të përkryera, janë mësimet e Islamit. Njerëzimi pa mësime të profetëve të Zotit, nuk mund të arrijë as zhvillim materialist, e nuk bëhet fjalë fare për zhvillim spiritual dhe për qetësi psikologjike që krijon rrethanat për përkryerjen e njeriut dhe arritjen e tij në pozitën e lartë të përkryerjes. Kjo është rruga e lumturisë së njeriut. Për të zbatuar të menduarin e profetëve në shoqëri, ka nevojë për një lëvizje të afatgjate dhe të vazhdueshme. Ky revolucion është krijuar me këtë qëllim”.
Imam Khomejni (ra), themeluesi i Revolucionit Islamik të Iranit, këtë revolucion e konsideronte më të dalluar nga revolucionet e tjera, sepse ky revolucion ishte i bazuar mbi idealet në të cilat drejtësia dhe spiritualiteti në kuptimin e gjerë të tyre, mund të vëreheshin në të gjitha zhvillimet e këtij revolucioni. Ajetullah Khamenei gjithashtu për herë të parë në vitin 1387, diskursin e përgjithshëm në dekadën e katërt të Revolucionit Islamik të Iranit e ka përcaktuar diskursin e drejtësisë dhe zhvillimit me këtë qëllim që në këtë dekadë të realizohet një drejtësi e gjerë dhe një progres i gjithanshëm.
Drejtësia është një koncept që e vërteta e të cilit ka rrënjë në natyrën qenësore hyjnore të njeriut. Çdo person në ndërgjegjen e ndritur të tij, është i etur për drejtësi. Edhe një njeri jobesimtar, kur të për përjetojë padrejtësi, ngreh zërin dhe proteston. Me padyshim se zbatimi i drejtësisë krijon rrethanat kryesore jetësimin e dinjitetit dhe fisnikërisë njerëzore. Për këtë arsye, zbatimi i drejtësisë është themeli dhe fondamenti i lëvizjes dhe veprimit të profetëve të Zotit.
Drejtësia ka qenë aspiratë e vjetër e njerëzve të shtypur përgjatë gjithë historisë. Sot kur njeriu ka arritur në kulmin e pakënaqësisë nga ideologjitë njerëzore dhe nga sundimi i pasurisë dhe forcës në sistemet shoqërore, në masë shumë të madhe ka nevojë dhe është i etur për drejtësi, ndërkohë që po e kërkon atë sikur të ishte një perlë shumë e rrallë. Kjo është për arsye se njeriu në botën e sotshme është i arratisur nga padrejtësia dhe veprimet e dhunshme dhe të padrejta të cilat ia kanë bërë jetën atij si një ferr. Për këtë arsye Ajetullah Khamenei thotë: “Nëse sigurohet zbatimi i drejtësisë, sigurohen edhe të drejtat e njeriut edhe dinjiteti njerëzor dhe njerëzit mund të gëzojnë të drejtat dhe liritë e veta. Prandaj, drejtësia është bosht i çdo gjëje”.
Drejtësia do të thotë vendosja e çdo gjëje në vendin e vetë dhe dhënia e të drejtës çdo gjëje dhe çdo personi. Prijësi i besimtarëve Imam Aliu (a.s.), ishte prijësi i të drejtëve dhe simbol i devotshmërisë dhe drejtësisë. Ai nuk e konsideruar të mundshme zbatimin e drejtësisë në nivel të gjerë të shoqërisë, përveçse duke filluar nga vetë individi dhe nga brendësia e vetë individit. Imam Aliu (a.s.) në një rast ka thënë: “Ai i cili bëhet prijës i njerëzve, para se t’i mësojë të tjerët, duhet ta edukojë veten e vet”. Imam Aliu (a.s.) qëllimin e udhëheqjes së shtetit dhe pranimin e kësaj përgjegjësie nga ana e tij, e konsideron qëndresën dhe përballjen me padrejtësinë dhe luftimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e të shtypurve. Në këtë mënyrë drejtësia është elementi më i dalluar në metodën e tij politike dhe në udhëheqjen e shtetit dhe në logjikën praktike të tij. Duke marrë parasysh faktin se Republika Islamike e Iranit modelin teorik dhe praktik të saj e konsideron qeverisjen e Imam Aliut (a.s.), atëherë të gjithë qytetarët dhe funksionarët shtetëror duke ndjekur rrugën teorike dhe praktike të Imam Aliut (a.s.), duhet ta respektojnë këtë parim bosht se drejtësia nuk mund të mohohet dhe asnjë prej interesave individuale dhe shoqërore nuk mund të shkëmbehen me drejtësinë.

Faza më e vështirë e çdo revolucioni dhe e çdo sistemi qeverisës, është zbatimi i drejtësisë dhe zbatimi i drejtësisë ka nevojë për hartimin e politikave dhe programeve të caktuara dhe ka nevojë për të paguar çmime të larta dhe për të përjetuar vështirësi të mëdha. Populli i Iranit në bazë të kërkesës për zbatimin e fesë dhe drejtësisë e kanë çuar në fitore revolucionin e tyre dhe pikërisht ky shpirti drejtësidashës i Revolucionit Islamik është bërë shkak që arroganca botërore të ngritët kundër tij. Prandaj, vigjilenca dhe qëndresa e popullit dhe autoriteteve të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit përball armiqve konsiderohet një prej elementeve më serioze dhe më të nevojshme në rrugën e zbatimit të drejtësisë. Në këtë mënyrë, identifikimi i shembujve të padrejtësisë dhe përpjekja për mënjanimin e tyre, konsiderohen prej veprimeve të domosdoshme. Çështje të tilla si aristokracia, luksi, mungesa e qasjes së përshtatshme në kushte, burime dhe raste, shpërndarja e padrejtë e pasurisë dhe të ardhurave, pabarazia në shoqëritë urbane dhe fshatare për të pasur qasje në mirëqenie dhe kushte të nevojshme jetësore etj., janë prej shembujve të padrejtësisë dhe përpjekjet për mënjanimin e tyre janë të domosdoshme.
Ashtu siç thamë, Ajetullah Khamenei diskursin e përgjithshëm të vendit në dekadën e katërt të Revolucionit Islamik, e ka përcaktuar diskursin e drejtësisë dhe progresit dhe këto dy parime janë të mishëruara me njëri-tjetrin dhe e plotësojnë njëri-tjetrin. Interpretimi i progresit dhe zhvillimit në çdo shoqëri varët nga vizioni që sundon në atë shoqëri. Progresi në vizionin materialist i cili e përmbledh njeriun nga djepi deri në varrë, ka shumë dallim me progresin dhe zhvillimin në vizionin fetar i cili e konsideron njeriun si një qenie të pavdekshëm. Në vizionin fetar, posedon shpirt të pavdekshëm i cili është si një epruvetë ku ndodhet të menduarit, bindjet, emocionet dhe prirjet e egos si dhe konsiderohet zanafillë e të gjitha veprimeve dhe sjelljeve të njeriut. Nga kjo pikëpamje, bazë e progresit dhe zhvillimit në vizonin fetar është shpëtimi i njeriut dhe rruga e drejtë të cilën duhet ta vazhdojë dhe ky shpëtim mund të arrihet vetëm nën dritën e edukimit të shpirtit. Kështu që edhe progresi dhe zhvillimi i në Revolucionin Islamik të Iranit infrastrukturën e të cilit e përbën vizioni kur’anor dhe vizioni fetar, është i bazuar në progresin dhe zhvillimin e në aspektin ideologjik, të besimit dhe praktik në kuadër të mësimeve fetare. Ndërkohë që progresi nga pikëpamja e perëndimit, është për qëllim progresi materialist, domethënia e progresit dhe zhvillimit të cilin e synon perëndimi është shtimi fitimit, pasurisë dhe pushtetit. Në këtë mënyrë kur progresi bëhet material, atëherë morali dhe spiritualiteti bëhen viktimë e këtij progresi materialist.
Prandaj, infrastrukturë e progresit islamik-iranian e përbën vizioni i Islamit i cili bazohet në Kur’anin e shenjtë dhe në jetën dhe veprën e Ehli Bejtit (a.s.) dhe qëllimi i tij është fitimi i njerëzit, drejtimi i tij është arritja e përkryerjes njerëzore dhe korniza e tij janë dispozitat dhe rregullat e Islamit. Progresi i cili përkufizohet dhe gjen kuptim në bazë të Islamit dhe të menduarit islamit, nuk është i dobishëm vetëm për njeriun mysliman, por ka funksion për të gjithë njerëzimin.
Në bazë të asaj që folëm për drejtësinë dhe progresin, fjalët e Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë çështje mund ta qartësojnë plotësisht konceptin e progresit dhe drejtësisë. Ajetullah Khamenei thotë: “Ne, ashtu si disa shtete dhe sisteme shtetërore politike të botës, nuk mendojmë vetëm për progres e zhvillimi, ne progresin dhe zhvillimin e kërkojmë të binjakëzuar me drejtësinë. Janë shumë vende të cilat nga aspekti shkencor kanë arritur zhvillim dhe progres të madh dhe për shembull të ardhurat vjetore për kokë banori në ato vende janë shumë të larta, mirëpo çështja e rëndësishme është kjo që këto të ardhura për kokë banori si shpërndahen në mesin e popullit?! Kjo është një çështjeje të cilës nuk i kushtojnë vëmendje sistemet jo fetare dhe hegjemoniste. Mirëpo ne nuk mund të mos i kushtojmë vëmendje. Ne dëshirojmë që përkrah progresit e zhvillimit, edhe vendi të administrohet me drejtësi dhe në mënyrë të drejtë. As drejtësia pa progres e zhvillim nuk është e pranuar dhe as progresi e zhvillimi pa drejtësi nuk ka dobi”.
