E ardhmja e ndritur 7
Revolucioni islamik dhe sistemi i Republikës Islamike të Iranit, gëzojnë një bekim të madh që buron nga drejtimi fetar i vilajetit.
Kjo nënkupton që në kohën e mangësisë së imamit të pastër, edhe pse njerëzit janë të privuar nga mungesa fizike dhe lidershipi i Ehli Bejtit të profetit (savs), mirëpo anija e drejtimit të shoqërisë është në dorën e dijetarëve dhe jurisprudentëve të cilët me vullnetin e mirë të imamëve, janë duke drejtuar dhe administruar shoqërinë.
Revolucioni i përhershëm islamik i Iranit është shembull i një revolucioni hyjnor i kryer nga imam Khomeini(ra) dhe ky udhëheqës i madh, drejtues i pashembullt, lider i pastër dhe dijetar i drejtë dhe sakrifikues, arriti të gjejë vend në zemrat e miliona njerëzve drejtësidashës duke i drejtuar ata drejt monoteizmit dhe perfeksionit.
Roli i imam Khomeinit në dekadën e parë të republikës islamike ishte si drejtimi i një anije në mesin e furtune të madhe. Secila nga krizat politike, separatiste, sanksionet ekonomike dhe agresionet ushtarake, ishin të mjaftueshme për të thyer një revolucion, mirëpo imam Khomeini (ra) me dhuntinë e tij të drejtimit dhe udhëzimit të pashoq, arriti të stabilizojë dhe forcojë sistemin e sapoformuar të Republikës Islamike. Pas ndërrimit jetë të imam Khomeinit, kuvendi i ekspertëve mbajti një takim të jashtëzakonshëm dhe në vend të tij zgjodhi Ajetollah Khamenei dhe sistemi islamik vazhdoi rrugën duke u drejtuar prej tij. Lideri suprem është një prej jurisprudentëve më të mëdhenj të botës shiite. Ai për herë të parë në historinë e shiizmit ka drejtuar një shtet fetar për 30 vjet me radhë dhe vazhdon ta drejtojë atë me vendosmëri të plotë. Ajetollah Khamenei në të vërtetë është një teoricien dhe mendimtar ku në vendimmarrjen e tij ndikojnë njëkohësisht logjika, koha dhe vendi. Ai teorinë e imametit e ka parashtruar në librat dhe shkrimet e tij shumë vite përpara fitores së revoluciononit islamik dhe sot ai është një prej mendimtarëve të mëdhenj në fushën e historisë së botës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të botës islame. Havier Porzdekujar, ish sekretari i përgjithshëm i OKB pas takimit me liderin suprem ka thënë: Unë gjatë misionit dhe detyrës time jam takuar me shumë personalitete politike, presidentë dhe liderë të shumë vendeve të botës. Mirëpo deri më sot nuk kam vënë re asnjë personalitet aq shumë politika dhe inteligjent si Ajetollah Khamenei.
Administrimi në kontrollimin e krizave dhe për të ngritur shpirtin e shpresës dhe të fuqisë, është një prej karakteristikave drejtuese të tij. Lideri suprem në pozitën e komandantit suprem të forcave të armatosura, ka luajtur rol themelor në parandalimin e armiqve dhe në garantimin e sigurisë për shtetin islamik. Nga pikëpamja e shumë mendimtarëve, siguria dhe qetësia që gëzon Iranin në rajonin e ndjeshëm dhe të destabilizuar të Azisë perëndimore, i dedikohet lidershipit dhe angazhimit unik të popullit pranë tij. Kjo është diçka, mangësia e së cilës vihet re në shumë vende të botës. Drejtimi i përkushtuar dhe i devotshëm, ulja e kërcënimeve, ruajtja e pavarësisë, zhvillimi i jetës dhe mbrojtja e vendit përtej kufijve gjeografikë, janë disa nga parametrat e rëndësishme të drejtimit të tij.
Me padyshim nën drejtimin e një lideri të këtillë, mund të pritet një e ardhme progresiste dhe me suksese shumë të larta. Kjo është një e ardhme e cila ndriçohet me shpresën që injekton lideri tek zemrat e njerëzve, duke thënë: “ Shumë herë kam theksuar se do të jemi dëshmitarë të një të ardhme shumë herë më të mirë, të ndritur dhe më shpresuese sesa në të kaluarën. Zoti i Madhërishëm, profetit të tij i ka thënë:
«وللاخرة خیر لک من الاولی»
Që do të thotë, 4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para ( ajeti 4 i sures Duha). Fryti i punës dhe i mundimit të imamit tonë të dashur së bashku me popullin në 10 vitet e kaluara, ishte një farë e mbjellë dhe që në të ardhmen do të japë frytet e saj. Rrugët e vështira që u kaluan me anë të dorës së fuqishme të imamit (ra), sot nuk janë të përsëritshme. Pra e ardhmja jonë do të jetë shumë e mirë, e ndritur dhe shpresuese.