E ardhmja e ndritur 10
Revolucioni Islamik i vitit 1979 shënoi fundin e periudhës së poshtërimit dhe nënshtrimit të botës islamike kundrejt kolonializmit dhe sundimit perëndimor dhe shënoi fillimin e zgjimit, vetëvlerësimit dhe kthimit në vetëkontrollin e myslimanëve.
Shumë ngjarje të mëdha historike nuk kufizohen vetëm në vendndodhjen e tyre gjeografike ose të lindjes dhe as nuk ndalen në një kohë të kufizuar. Disa ngjarje fillojnë nga një vend, por qëllimi dhe pasojat e tyre janë universale. Revolucioni Islamik i Iranit është një nga këto ngjarje. Dyzet vjet pas fitores së Revolucionit Islamik, ne jemi dëshmitarë të protestave të gjera në Lindjen e Mesme, duke treguar se Revolucioni Islamik është parë si një frymëzim për shumë njerëz në botë dhe ka përtërirë fuqinë e lëvizjeve dhe kryengritjeve popullore në këto vende.
Revolucioni Islamik i vitit 1979 shënoi fundin e periudhës së poshtërimit dhe nënshtrimit të botës islamike kundrejt kolonializmit dhe sundimit perëndimor dhe shënoi fillimin e zgjimit, vetëvlerësimit dhe kthimit në vetëkontrollin e myslimanëve. Ky fenomen unik i shekullit XX, që pas disa shekujsh largoi Islamin dhe shoqëritë islamike nga izolimi, praktikisht dhe objektivisht kombeve myslimane u riktheu guximin dhe vetëbesimin.
Sot, valët e zgjimit islam po përparojnë me shpejtësi në të gjithë botën dhe vlerat islamike po gjallërohen. Vala e zgjimit islamik ka mposhtur politikën koloniale dhe armiqtë e saj, të cilët ende po përpiqen t'i kundërvihen kësaj valë masive që në çdo mënyrë të mundshme po përhapet në të gjithë botën. Qeveria amerikane e kishte identifikuar Irakun si pikënisjen e Planit të Madh të Lindjes së Mesme dhe theksoi nevojën për një Irak liberal, laik dhe pro-perëndimor, si një model për të gjitha vendet arabe. Përgjatë viteve të pushtimit të këtij vendi, Shtetet e Bashkuara investuan me të gjitha mjetet kulturore dhe politike për të promovuar vlerat perëndimore në mesin e popullit Irakian. Sidoqoftë, ndikimi i natyrës fetare dhe vlerave njerëzore të Revolucionit Islamik në rajon bëri të mundur dështimin e këtij pani. Marshimi i miliona irakianëve kundër Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit ishte një miting i paparë kundër dominimit dhe arrogancës dhe një fillim për ringritjen e kombeve. Ky zgjim i mahnitshëm i islamit u nxit nga komandanti i madh i Revolucionit Islamik, martir gjeneral Kasem Sulejmani. Pas funeralit me pjesëmarrjen e miliona njerëzve për këtë komandant të madh iranian dhe shokun e tij irakian Abu Mahdi Muhandes, një marshim i madh u organizua nga grupet e rezistencës dhe kjo një ngjarje e rëndësishme në Irak krijoi përsëri terren për bashkimin e botës islame dhe boshtit të rezistencës. Fuqia shpirtërore dhe ushtarake e Hezbullahut në rajon dhe fitoret e lavdishme që ai arriti përballë forcave të armatosura sioniste, midis kombeve të tjera myslimanë dhe botës përhapi një mesazh frymëzues të kulturës së rezistencës dhe rriti inkurajimin për krijimin e një lëvizjeje për çlirimin e kombeve të shtypura nga e keqja e tiranisë dhe imperializmit. Nuk ka dyshim se nga bekimi i dëshmorëve të mëdhenj të Revolucionit Islamik, veçanërisht të dëshmorit Sulejmani, edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojnë marshimet, lutjet, proceset ligjore, zgjimi dhe depërtimi në Jemen, Liban dhe gjetkë, për të çuar në vdekje sistemin e arrogancës në Azisë Perëndimore.
Ky është premtimi i Zotit që ka thënë:
إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ یَنْصُرْکُمْ وَیُثَبِّتْ أَقْدَامَکُمْ
7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai iu ndihmon juve dhe iu forcon këmbët tuaja.
(ajeti 7 i sures Muhammed)