E ardhmja e ndritur 11
(last modified Tue, 11 Feb 2020 09:31:24 GMT )
Shkurt 11, 2020 10:31 Europe/Tirane
  • E ardhmja e ndritur 11

Këto ditë dhe në muajt e fundit populli i Iranit më shumë se kurdoherë është entuziast dhe në hare për fitoren dhe  vazhdimin e Revolucionit Islamik.

Revolucioni islamik është futur në përvjetorin e 41-të të fitores së tij. Në këtë përvjetor populli merr pjesë me gjallëri dhe gëzim ashtu si në ditët e para të fitores së revolucionit. Në ato ditë themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini (ra) deklaroi se përgjegjësia e ruajtjes së revolucionit është e të gjithë njerëzve dhe pjesëmarrja e popullit në çdo skenë bëhet shkak për ngritjen e pastërtisë, fuqisë dhe forcës së revolucionit islamik. Imam Khomeini ka theksuar se të gjitha shtresat e shoqërisë pa dallime marrin pjesë dhe ndërhyjnë në çështjet e shtetit dhe ata duhet të jenë monitorues të punës së funksionarëve dhe t’i paralajmërojnë ata për gabimet e tyre. Imam Khomeini aktivizimin e popullit në çdo fushë e ka konsideruar të nevojshme për të eliminuar komplotet e armiqve dhe për mbrojtjen e revolucionit dhe të gjakut të martirëve dhe ka rikujtuar se derisa revolucioni të rrjedhë në venat e popullit ai nuk mund të dështojë kurrë.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik që është pasues i rrugës së imam Khomeinit(ra), qëndresën dhe pjesëmarrjen e popullit në çdo skenë e ka cilësuar rezultat të vetëdijesimit dhe njohjes së popullit me elementët anti-revolucionarë dhe komplotet e tyre si dhe me intrigat e të huajave. Sot kjo njohuri dhe shpirti solidarizues i popullit iranian ka habitur armiqve dhe revolucionit i ka dhënë horizont të ndritur. Si thotë lideri suprem: “Sot nga shumë media të huaja dhe nga gjuha e shumë politikanëve dhe diplomatëve dëgjohen fjalët ku thuhet se “ Iranin nuk mund ta gjunjëzosh me sanksionet, kërcënime apo veprime të tilla”. Ky nuk është gjykim i nxjerrë për një muaj, dy apo disa muajt e fundit por është nxjerrë si rezultat i 40 vjet lëvizje të kombit iranian. Kombi iranian u ngrit në kryengritje dhe bëri revolucion për të hequr nënshtrimin që i ishte bërë. Populli iranian theu tabunë dhe u zgjua dhe më pas u shfaq identiteti iranian dhe ai islamik. Populli tregoi që është në kërkim të fuqisë, pavarësisë progresit dhe dinjiteti dhe sado që armiku ushtroi presion ky popull nuk u nënshtrua dhe u thye. Shikojini këto tubime dhe marshime. Shikojeni këtë ditën e Kodsit, këtë 22 Bahmanin. Janë 40 vjet, nuk është shkaka. Shikojini këto zgjedhje. Kanë bërë kaq shumë intriga për të sabotuar zgjedhjet në vend, mirëpo populli me vetëdijesimin e tij dhe me vullnetin e tij të vërtetë ka qenë i pranishëm në skenën e zgjedhjeve. Sivjet në fund të vitit kemi zgjedhje. Me gjithë disa masave të marra nga disa persona, unë e di që populli iranian me entuziazëm dhe vetëdijesim do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Kjo është madhështia e kombit iranian”.

Më tutje lideri suprem ka thënë: Unë të ardhmen e shoh të ndritur në të gjitha fushat. Disa shikojnë një rast apo fenomen të caktuar që për ata nuk është i përshtatshëm dhe shumë shpejt demoralizohen. Unë në asnjë mënyrë nuk shoh kështu. Në çdo cep mund të ketë ndonjë fenomen të papërshtatshëm. Kjo ka qenë në të kaluarën është dhe do të jetë. Në kohën e profetit dhe të Amirul Mumenin gjithashtu ka qenë. Në këtë nuk ka dyshim. Mirëpo objektivi dhe drejtimi i përgjithshëm inshallah është i mirë dhe unë shpresoj që me ndihmën e zotit edhe ju inshallah do të zbatoni përgjegjësitë tuaja. Rruga jonë është rrugë e gjatë. Mirëpo e ardhmja jonë është shumë e qartë dhe tërheqëse. Vështrimi për në atë rrugë të çlodh dhe bindja për atë rrugë heq dyshimet dhe lëkundjet.